Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, “bien” 3 kandidatët e LVV
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, “bien” 3 kandidatët e LVV
KosovëLajmi i fundit

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, “bien” 3 kandidatët e LVV

Published: August 24, 2025
Shpërndaje

Gjatë vazhdimit të seancës konstituive, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje s’arritën të siguronin 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.

Kjo ishte hera e dytë që Murati u propozua për këtë post, dhe hera e parë për Nagavcin dhe Bashkën.

Për Muratin dhe Nagavcin votuan 55 deputetë, 46 ishin kundër dhe katër abstenuan. Ndërkaq, Basha mori 57 vota për, 25 ishin kundër dhe 24 abstenuan.

- Publicitet -

Seanca konstituive u ndërpre dhe do të vazhdojë më 26 gusht, duke filluar nga ora 11:00.

Pas seancës, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se kërkuan nga kryesuesi Avni Dehari pauzë 10-minutëshe me partitë e tjera para se të votohej për Bashën, por kjo nuk iu dha.

“Shpresoj që pasnesër Dehari të mos ketë arrogancë. Nëse ka një propozim që mund të marrë votat e PDK-së të japë një pauzë 10-minutëshe”, tha ai.

PDK-ja ka thënë se nuk voton ministrat e Qeverisë së Albin Kurtit, kujtoi Krasniqi, por Basha është deputet dhe tha se mund të marrë vota të partisë së tij.

“Rezerva kam për secilin”, tha Krasniqi, por shtoi se Basha sot edhe mund të zgjidhej kryeparlamentar nëse do të kishte një konsultë para votimit.

Para seancës, përfaqësuesit e partive politike – që mandatin e kaluar ishin në opozitë – përsëritën qëndrimet e tyre sa i përket çështjes së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimeve Musliu tha se ka marrë vendim që të mos e votojë asnjë kandidat të propozuar nga LVV-ja, pasi argumentoi se kjo parti “është duke e mbajtur peng shtetin” që nga 9 shkurti, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Ky ishte vazhdimi i tretë i seancës konstituive që nga publikimi i aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese më 18 gusht.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • ce says:
    August 24, 2025 at 2:12 pm

    Vetem antishqiptaren me te eger te Ballkanit Serbulena Haqiun mos e zgjidhni kurre ne asnje funksion shtetetor se ka demtuar rende marrdhenjet mes popullit te kosoves dhe te Shqiperise me thirrjen publike qe beri per popullin e kosoves per te braktisur pushimet ne Shqiperi sa kohe ketu
    eshte ne pushtet gjigandi EdiRama.

    Reply
  • Golemi Kavajes says:
    August 24, 2025 at 3:45 pm

    Kush me thote: Ku fle lepuri me keto qe po ndodhin ne parlamentin e Kosoves, kur me ne fund, Albin Kurti u terhoq nga kandidatura e zj. Haxhiu?
    Kush fshihet ndaj kesaj maskarade ne Kosove?
    Dhe pyetja e fundit qe kam per lexuesit e kesaj gazete:
    A i behet qejfi Serbise me keto qe ndodhin ne kuvendin e Kosoves?

    Reply
  • demo says:
    August 24, 2025 at 4:00 pm

    Presidentja e Kosoves te shpalle zgjedhje te reja parlamentare,Mos rrije pa Qeverri Kosova.Keta njeri tjetrin e urrejne me shume se Serbin.Sa te shkaterrohet Kosova,,Le te shkaterrohen Partite politike,se lodra jane.

    Reply
  • Lymi says:
    August 24, 2025 at 7:55 pm

    Deri ne periudhen kur LVV sillte vetem nje kandidature, e justifikoj mos pelqimin ndaj saj. Por tani qe ishin 3, une nuk e kuptoj cfare presin forcat e tjera politike te zgjedhin njeren e te zgjidhin ngercin politik ne Kosove?! Ta cosh vendin ne zgjedhje te tjera eshte nje dashakeqesi dhe injorance e deputeteve kosovare. Me vjen keq ta pranoj kete.

    Reply
  • Dashi says:
    August 24, 2025 at 9:22 pm

    “Të shkatërrohen partitë politike” …..edhe Albini ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?