Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detaje nga atentati mafioz në Shkodër, dinamika e ekzekutimit të 34-vjeçarit, dyshohet për vrasës me pagesë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Detaje nga atentati mafioz në Shkodër, dinamika e ekzekutimit të 34-vjeçarit, dyshohet për vrasës me pagesë
KronikeLajmi i fundit

Detaje nga atentati mafioz në Shkodër, dinamika e ekzekutimit të 34-vjeçarit, dyshohet për vrasës me pagesë

Published: September 5, 2025
Shpërndaje

Mbetet mister arsyeja e ekzekutimit, dyshohet me armë me silenciator, të 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u qëllua për vdekje jashtë një lokali mbrëmjen e 4 shtatorit në qendër të Shkodrës.

Kristian Kola dyshohet se është ekzekutuar nga vrasës me pagesë.

Deri më tani policia nuk ka arritur ende në gjurmët e autorëve të cilët kanë kryer një ekzekutim të stilit mafioz.

- Publicitet -

Dy persona me një motor sipas burimeve policore e kanë ruajtur 34-vjeçarin përballë lokalit ku po qëndronte në zonën e Kinemasë për një kohë relativisht të gjatë.

Viktima ka qenë edhe me 2 persona të tjerë fillimisht por në ato momente autorët kanë bërë një xhiro duke vëzhguar situatën dhe më pas janë rikthyer në pikën e tyre të vrojtimit duke mos qëlluar.

Në momentin kur dy personat e tjerë janë larguar dhe Kristian Kola do të merrte makinën e tij për t’u larguar, autorët kanë përllogaritur lëvizjen dhe janë afruar duke e qëlluar disa herë me pistoletë me silenciator.

Më pas janë larguar me shpejtësi në drejtim të paditur.

Njëri prej autorëve është ulur nga motori dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas është larguar bashkë me drejtuesin e motorit.

Të shtënat nuk janë dëgjuar në zonë për shkak se pistoleta dyshohet se ka qenë me silenciator.

Policia ka dyshime se motori me të cilin lëvizën autorët e kanë ndjekur para dy netësh në zonën e Bardhajve, por pa arritur që ta bllokojnë ndërsa është duke u verifikuar nëse është i njëjti apo jo edhe pse hetuesit flasin për një tjetër motomjet në këtë ngjarje.

Viktima ishte një person që lëvizte lirshëm në Shkodër gjatë gjithë ditës dhe nuk ka patur precedent të mëparshëm kriminal.

Bashkë me babain e tij kishin një firmë ndërtimi dhe sëfundmi po bënin shtrimin e pllakave në rikonstruksionin e Kinemasë në Shkodër.

Para afro një viti e gjysmë viktima ka pasur një konflikt për motive të dobëta por atë konflikt e ka mbyllur dhe nuk qëndron si pistë hetimore për policinë.

Ndërsa 34 vjeçari ka qenë dy herë për periudha të shkurta jashtë Shqipërisë por as atje nuk raportohet për përfshirjen e tij në ndonjë konflikt të mundshëm.

Grupi hetimor vijon punën bashkë me prokurorinë për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Shkodër.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  • Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  • Paradoksi i “Parajsës”
  • Zbulohet “një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg: Planeti misterioz 2.5 herë më i madh se Toka
  • Rama mbledh në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve

Komentet e Fundit

  1. Majmuni Hirko on Paradoksi i “Parajsës”
  2. Otto on Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  3. Anonymous on Si po e ndryshon betoni fytyrën e Durrësit
  4. PANO HALLKO on ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  5. pa emer on Paradoksi i “Parajsës”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?