Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detajet\ KE pritet të miratojë sot planin për rritjen ekonomike në vendet e Ballkanit Perendimor 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Detajet\ KE pritet të miratojë sot planin për rritjen ekonomike në vendet e Ballkanit Perendimor 
EkonomiLajmi i funditRajoni

Detajet\ KE pritet të miratojë sot planin për rritjen ekonomike në vendet e Ballkanit Perendimor 

Published: November 8, 2023
Shpërndaje

Në hijen e paketës së zgjerimit, të mërkurën në Bruksel, Komisioni Evropian (KE) pritet të miratojë dhe të publikojë një plan ambicioz për rritje ekonomike në vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Për ta promovuar këtë plan, edhe para se ai të miratohet, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, kishte udhëtuar para një jave në vendet e rajonit.

Radio Evropa e Lirë ka pasur qasje në këtë dokument ku shpalosen planet se si të ndihmohen vendet e Ballkanit Perëndimor që të arrihet një konvergjencë (përafrim) në zhvillimin ekonomik me Bashkimin Evropian (BE) dhe në këtë mënyrë, të bëhen gati më shpejt për t’u anëtarësuar në union. Plani përmban një varg propozimesh për integrimin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në shumë politika dhe programe të BE-së edhe para se të bëhen anëtare formale të bllokut.Për t’i realizuar qëllimet e këtij plani të rritjes, Komisioni Evropian propozon edhe një paketë të madhe të asistencës financiare prej 6 miliardë eurosh për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2027. Sipas planit, nga kjo shumë deri në 2 miliardë eurosh do të shkonin si asistencë pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme apo investimeve kapitale. Një pjesë e këtyre mjeteve financiare do të mund të shkonin përmes pagesave direkte në buxhetet e vendeve të rajonit për t’u përdorur për këto qëllime.

“Konvergjenca ekonomike është element thelbësor për t’i sjellë vendet e Ballkanit Perëndimor më afër Bashkimit Evropian. Në këtë moment, shpejtësia e konvergjencës mes vendeve të rajonit dhe BE-së, dhe niveli i saj nuk është i kënaqshëm – as në aspektin ekonomik e as në atë të reformave. Kjo po e pengon përparimin e tyre në rrugën drejt BE-së”, thuhet në këtë raport.

- Publicitet -

Në këtë dokument janë edhe të dhënat për Bruto Prodhimin Vendor për kokë banori, sipas fuqisë blerëse, krahasuar me mesataren e BE-së. Kosova për shembull e ka këtë tregues në nivelin prej vetëm 27 për qind krahasuar me mesataren e Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian propozon një plan të ri për rritje në Ballkanin Perëndimor bazuar në katër shtylla.

Shtylla e parë, është “forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së. Kjo do të varet nga përshtatja e vendeve të rajonit me rregullat e tregut unik dhe paralelisht hapja e tregut të tyre në sektorët përkatës për vendet fqinje.

Shtylla e dytë, e këtij plani është “forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal”. Kjo, sipas përvojës së BE-së do të ndikojë në një rritje potenciale ekonomike prej 10 për qind.

Shtylla e tretë, e këtij plani është “përshpejtimi i reformave fundamentale“. Kjo nënkupton dhe sundimin e ligjit që ndihmon edhe në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe forcon stabilitetin rajonal.

Shtylla e katërt, e planit të ri të Komisionit Evropian për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor është “rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat“. Këtu përfshihet edhe propozimi për 6 miliardë euro ndihmë.

Pasi vendet e rajonit në raportet tregtare me Bashkimin Evropian përfitojnë edhe nga Marrëveshjet përkatëse të Stabilizim-Asociimit, KE-ja propozon që të shkohet edhe përtej kësaj, duke bërë edhe ndryshime në këto marrëveshje për të mundësuar kushte të barabarta në treg dhe mes vendeve në procesin e zgjerimit dhe vendeve anëtare të BE-së.

Të gjitha këto qëllime janë në përputhje edhe me idetë që po realizohen përmes Procesit të Berlinit, si dhe krijimin e “tregut të përbashkët rajonal”.

Realizimi i këtyre propozimeve do të rrisë lirinë e lëvizjes së mallrave, punëtorëve dhe shërbimeve edhe mes vendeve te rajonit, por edhe mes tyre dhe Bashkimit Evropian. Si shembull përmenden edhe vendosja e “linjave të gjelbra” në kalimet kufitare, përmes së cilave malli kalon më shpejt me procedura më të shpejta të doganimit.

Shembull që Komisioni përmend është edhe heqja e tarifave për roming në telefoninë mobile dhe internet. Kjo tashmë ekziston në BE, ëshët duke avancuar në rajon ndërsa Komisioni propozon që tarifat të hiqen edhe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Lehtësime do të ketë edhe për të rinjtë, të cilët do të mund të studiojnë më lehtë në vendet e BE-së nëse realizohet ky plan.

Vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe para se të anëtarësoheshin në BE, do të merrnin pjesë në disa grupe punuese të Bashkimit Evropian.

“Minimalisht vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhej të marrin pjesë plotësisht në programet relevante të BE-së, përfshirë në veçanti programin e tregut unik, programin fiskal dhe doganor, programin digjital evropian dhe programin Horizon Europe“, thuhet ndër tjerash në dokument.
Por, Komisioni në propozimin e tij tërheq vërejtjen se vendet e rajonit paralelisht me përafrimin me bllokun, më shpejt duhet të rrisin bashkëpunimin ndërmjet vete dhe t’i realizojnë qëllimet e tregut të përbashkët rajonal. Në të njëjtën kohë, këto vende duhet të përshpejtojnë procesin e reformave, sidomos në fushën e rendit dhe sundimit të ligjit.

Komisioni Evropian beson se, nëse rajoni i Ballkanit Perëndimor i shfrytëzon mundësitë e planit për rritje, një të njëjtën kohë do të përshpejtojë edhe rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës
  • “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  • Kosova në zgjedhje, voton Osmani: E bindur se me votën e sotme të qytetarëve do të dalim nga kriza
  • “Po me Paketën e Maleve ç’kanë Flamingot e Bulevardit”, Rama: S’do ta ndalim zhvillimin drejt turizmit botëror
  • Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës

Komentet e Fundit

  1. Jarabi on Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, investimi do bëhet patjetër
  2. Aldrin on Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  3. Baftjari on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  4. Mashtrues I Madh on Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”
  5. Mashtrus VIP on Protestuesit shkuan në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin me makinat tuaja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?