Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Deviza “pa dallim feje, krahine e ideje” dhe rrënjët e saj në historinë e shqiptarëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Deviza “pa dallim feje, krahine e ideje” dhe rrënjët e saj në historinë e shqiptarëve
HistoriKulture

Deviza “pa dallim feje, krahine e ideje” dhe rrënjët e saj në historinë e shqiptarëve

Published: September 14, 2022
Shpërndaje

80-vjetori i Konferencës së Pezës

Nga Mersin KURTI

 

- Publicitet -

Konferenca e Pezës  ishte i pari dhe i fundit tubim, në përpjekje për të bashkuar të majtën dhe të djathtën në luftë kundër pushtuesve fashistë. Edhe sot pas 80 vjetësh ajo përcjell mesazhe paqe, lirie, bashkimi dhe demokracie.

 Përse duhej një formulim dhe përcaktim i tillë më 1942, përse përveç problemeve fetare  dhe atyre krahinore në këtë periudhë kohore, ishte e domosdoshme dhe mënjanimi i bindjeve dhe ideve të grupimeve politike, fetare dhe shoqërore drejt një bashkimi gjithëshqiptar në luftë kundër okupatorit?

Duke i hedhur një vështrim të shkurtër kryesisht periudhës  pas Krishtit, sheh se shqiptarët duke ndjerë rrezikun e tjetërsimit, qoftë të hapësirës ku jetonin, qoftë të origjinës së lashtë janë sjellë me indiferentizëm ndaj gjithçkaje, që vinte nga jashtë territorit të tyre. Edhe pse krishterimi u përhap në këto troje që në fillimet e tij, ai asnjëherë nuk predominoi mbi çështjen e hapësirës   dhe identitetit të shqiptarëve. Edhe pushtimi romak nuk ndikoi në identitetin tonë, përkundrazi, pati shkëmbim të kulturave dhe shumë perandorë romakë më pas do të ishin me origjinë ilire. Kjo ndoshta edhe për shkak të një origjine të stërlashtë të përbashkët.  Ndarja e perandorisë romake në dy pjesë, në lindje-perëndim në vitin 476, ku gjeografikisht shqiptarët mbetën në lindje, do të pasohej me të njëjtat ndjenja dhe qëndrime të shqiptarëve karshi besimeve fetare. Ndarja e feve më 1054 e linte hapësirën dhe popullsinë shqiptare nën besimin ortodoks. Por ç’ndodh?

Sipas studjuesit dhe albanologut Robert Elsie, – “shqiptarët kurrë nuk janë përshkruar si një popull veçanërisht i përkushtuar  ndaj besimeve, megjithëse besimet dhe fetë, në një formë apo një tjetër, kanë qenë gjithmonë pjesë e jetës së tyre”.

Pos indiferentizmit ndaj besimeve fetare, për të këputur çdo lidhje me serbët dhe Serbinë,  Balsha i Parë dhe të bijtë, që ishin ortodoksë u kthyen në katolikë, ndërsa Gjon Kastrioti dhe Skënderbeu ishin katolikë të ritit bizantin, vëren Noli.

Luhatjet në besim nga ortodoksia në katolicizëm e anasjelltas, para pushtimit turk dhe shtrirja e besimit mysliman edhe në hapësirën shqipfolëse pas pushtimit turk, do të zbehte edhe më shumë ndjenjat fetare të shqiptarëve.  Për këtë po risjell edhe njëherë konstatimin mjaft domethënës të vëzhgueses dhe studiueses Edith Durham –“Kur kaloja nëpër Rumeli, pyesja njerëzit: ç’je ti? –Katolik, përgjigjej njëri, protestant, përgjigjej tjetri. Në Bullgari pyesja: -ç’je ti? -Ortodoks. Në Serbi pyesja: – ç’je ti? – Ortodoks. Kështu, ndërsa po mbytesha e tëra nga dogmat idiote të njerëzve, hyra në Shqipëri dhe pyeta: – çfarë jeni ju? -Shqiptarë, m’u përgjigjën të gjithë qartë dhe prerë.

Përpjekjet e jashtëzakonshme për çlirim kombëtar gjatë fundshekullit të 19-të dhe fillimshekullit të 20-të i printe deviza:  “S’ka ç’na duhen kisha e xhamia, feja e shqiptarit asht shqiptaria” dhe, përpjekjet e të gjithë atdhetarëve e intelektualëve të kohës do të  çonin në organizimin e Lidhjes së Prizrenit  dhe më pas në shpalljen e pavarësisë, ku prijësit ishin nga të gjithë trevat dhe  nga të gjithë besimet fetare.

Dallimet krahinore me ç’ka shohim në përgjithësi në historinë tonë nuk është se kanë ndikuar kur ka qenë fjala për mbrojtjen hapësirës mbarëshqipatre, fitoren e ruajtjen e lirisë dhe identitetit. Shembulli  i parë na vjen nga lufta kundër serbëve në shekullin e 14-të. Balshajt e Shkodrës bashkohen me parinë e jugut, Pjetër Losha Mazaraka dhe Pjetër e Gjin Bue Shpata. Shembulli i dytë na vjen nga luftërat skënderbejane (Vetë Skënderbeu nusen e merr nga Kanina) Dhe shembulli më shprehës i pandashmërisë krahinore të shqiptarëve për çështje madhore është Lufta Nacional-Çlirimtare. Ka ndodhur t’i fryjnë këtyre dallimeve herë pas here siç ndodhi edhe më 1997, por gjithnjë frymëzuesit  kanë dështuar me sukses.

Pra, parë në tërësi  dallimet krahinore dhe ato fetare nuk kanë përbërë asnjëherë shkakun e përçarjes mes shqiptarëve. Por në qoftë se nëpërmjet fesë dhe dallimeve krahinore ishte përgjithësisht e pamundur përçarja e shqiptarëve, atëherë çfarë i ka përçarë ata më së shumti gjatë historisë? Në fundin e shekullit 14  pasi mundën Car Dushanin dhe  arritën ta çlirojnë hapësirën shqipfolëse deri në kufijtë e Ilirisë së dikurshme;  prijësit shqiptarë filluan të grinden e luftojnë kundër njëri tjetrit. Kjo do të ndodhte për shkak të interesave të ngushtë, unit, mentalitetit të prijësit që duhet t’i binden verbërisht të gjithë, ndërkohë, vëren Noli,  shqiptarët e urrejnë zotin e huaj, por kjo nuk do të thotë se duan zotin vendas. Për çudi, vazhdon ai, edhe bashkimin e shohin si një farë freri të padurueshëm. Kështu bashkimi i shqiptarëve shkoi mbi qiellin e Shqipërisë si një meteor pas furtunës dhe u zhduk.

Fushatat pushtuese të otomanëve i gjejnë të përçarë dhe ata e patën të lehtë dyndjen mbi trojet tona. Arrihet ribashkimi  vetëm nën udhëheqjen e Skënderbeut, sipas devizës “bashkimi bën fuqinë”,  megjithëse me vështirësi,  (kishte prijës si Lekë Dukagjini etj, që herë bashkoheshin e herë jo).   Kështu,  u ndezën betejat e luftës  kundër pushtuesve otomanë. Ato  janë dhe do të mbeten një kapitull i lavdishëm në historinë e Shqipërisë dhe Skënderbeu, një prijës i jashtëzakonshëm, një ushtarak me aftësi të rralla në historinë botërore. Pas vdekjes së Skënderbeut, me gjithë rezistencën e bërë për disa vite shqiptarët iu nënshtruan pushtuesve, duke vuajtur më shumë se të tjerët, një pushtim gati pesë shekullor, nga i cili do të dilej me mjaft vështirësi.

Ndërsa shqiptarët lëngonin nën pushtimin e gjatë otoman, çfarë ndodh ndërkohë, kryesisht në Europë, në fundshekullin e 18-të, gjatë shekullit  19-të dhe në fillimshekullin e 20-të?

Revolucioni francez me të famshmen devizë “Liberte, egalite, fraternite”, lindja e ideve komuniste, çlirimi i shumë vendeve nga kolonializmi dhe konsolidimi i kombeve,  do të çonin edhe në lindjen e ideve e koncepteve të reja për kuptimin dhe sendërtimin e jetës, për kuptimin dhe konceptimin më drejtë të  lirisë kombëtare dhe shoqërore. Pikërisht përplasja e tyre dhe diferencat në përfitimin e të mirave materiale dhe në respektimin e lirisë së kombeve e individit sollën krijimin e rrymave dhe grupimeve politike, që më pas do të çonin  në lindjen e sistemit pluralist partiak në rrugën drejt pushtetit. Fitorja e Revolucionit të Tetorit në Rusi do të bënte që idetë komuniste të përhapeshin me shpejtësi dhe grupimet politike komuniste të krijoheshin në mbarë botën. Shqipëria nuk mund të bënte përjashtim nga këto zhvillime. Idetë komuniste u përhapën pas viteve ’30-të në qendrat më të zhvilluara urbane, në Korçë dhe Shkodër, pra në ato pak qendra qytetare e qytetërim që kishte vendi ynë në atë kohë.

U kërkua dhe u pretendua të rivendosej një rend i ri botëror dhe, gjithnjë të renë e sjell dhe e përcjell  pjesa më e zhvilluar e shoqërisë. Përse e bëra këtë parashtrim? Sepse do të ishin pikërisht idetë komuniste dhe krijimi i Partisë Komuniste, që do të sillte në zhvillimet e mëpasme,  pasojat e një mospajtimi të forcave të djathta me Partinë Komuniste në skenën politike shqiptare. Përveç problematikës së mësipërme të përçarjes, pra të egos, interesave të ngushta dhe karakterit të shqiptarëve, u shtua edhe problematika e mprehtë e ideve dhe bindjeve politike e shoqërore, dukuri, të cilat vazhdojnë të na përçajnë dhe stërmundojnë edhe sot e kësaj dite.

Lufta Nacional-Çlirimtare është padyshim faqja më e lavdishme në historinë e popullit tonë.  Organizimi i saj dhe përpjekjet për bashkim do të kulmonin në Konferëncën e Pezës. Deviza për bashkim; “Pa dallim feje, krahine dhe ideje” nënkupton qartësisht bashkim për fuqi kundërvepruese më të madhe kundër armikut, e njëjtë në kuptim me devizën skënderbejane.

Ndërsa Partia Komuniste arriti të bindë dhe të tërheqë rreth vetes mjaft atdhetarë me bindje të djathta e të majta, të organizojë luftën në qytete e fshatra, të formojë e drejtojë ushtrinë më të madhe nacional-çlirimtare që kishte pasur ndonjëherë vendi ynë, forca të djathta të organizuara e përfshira rreth Ballit Kombëtar e Legalitetit, megjithëse morën pjesë në Konferencën e Pezës, asnjëherë nuk iu bashkuan tërësisht luftës së paepur për liri të të gjithë popullit.

Mosarritja e  bashkimit dhe bashkëpunimit është bashkëpërgjegjësi dhe bashkëfajësi e të dyja palëve, por kjo nuk justifikon bashkëpunimin e Ballit Kombëtar me pushtuesin, tradhëtinë dhe veprimet e mëpasme të tij. Nga rugëzgjidhjet që kishte pas mosarritjes së bashkëpunimit, ai mund të luftonte veçmas ose, edhe mund të bridhte rrotull vendit siç bëri deri më 1942 pa shkrepur asnjë armë kundër okupatorit. Sot, nëse do të mbaheshin këto qëndrime natyrisht Balli do të vlerësohej krejt ndryshe.  Bashkëpunimi me okupatorin është tradhëti e rëndë. Atë e dënoi e gjithë Europa. Edhe për Dante Aligerin e madh, tradhëtia ndaj interesave të kombit,  të një populli, apo qoftë dhe një grupimi njerëzish që  synojnë përparim e zhvillim në luftë  me të  keqen, ishtë një mëkatë i pafalshëm dhe ai i vendos të tillët në skutën më të errët të ferrit, në Antenora.

Dhe në fund do t’u thosha edhe njëherë pasardhësve të kolaboracionistëve të këtij vendi se; kur kërkuam të ndërtojmë një shoqëri krejt tjetër, të lirë dhe të mbështetur në ligj; nuk thamë se do të falim tradhëtinë e etërve tuaj dhe, as do të falim krimet e bëra nga pushtetarët stalinistë; nuk thamë se do të kthejmë përmbys gjithçka, por do të rivendosim në vend gjithçka. Nuk thamë se ju keni përgjegjësi për ç’ka bënë keq baballarët tuaj, ashtu sikur dhe ne nuk kemi përgjegjësi për ç’ka bënë keq baballarët tanë. Në këto kushte kërkuam të shtrëngojmë duart dhe të bëhemi bashkë “pa dallim feje, krahine dhe ideje”, për të ardhmen e vendit, për një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve tanë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Pezi says:
    September 14, 2022 at 12:27 pm

    hahahah “Conference of Peza”, hahahah
    A mos ishin fshatare me diploma te BuckinghamShire ata atehere qe organizuan “One-day Conference of Peza”?
    Sepse krimineli osmanlli Myslym Peza ishte edhe spiun i jugosllaveve, ku qendriu 8 vjet, edhe analfabet.

    Reply
  • beni says:
    September 14, 2022 at 12:45 pm

    po pra dhe te mendosh qe ne gjirin kombetare kemi akoma plehra spiunesh qe punojne per vende me qellime armiqesore ndaj interesave te vendit. Madje keta spiune mesa kuptohet keto vitet e fundit kan depertuar ne jeten publike dhe politike te vendit. Uroj qe shtypi dhe gazetaria shqiptare e pavarur te arrije di demaskoje keta felliqesira qe ti flakime tej nje here e pergjithmone.

    Reply
  • Arben says:
    September 15, 2022 at 9:56 am

    sepse mbret ishte sllavo-komunizmi antishqipetar

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    September 15, 2022 at 7:45 pm

    “Lyfta Nacional-Clitimtare, historia me e lavdishme e popullit tone”shkruan shoku Mersin Kurti, kur ne fakt, luften Nacional- kriminale, e organizoi udhehoqi dhe e coi ne lufte civile, Miladin Popovici e Dushan Mugosha.Kriminelet sllavo-komunist shqiptare,tradhetia me ekstreme ne historin e Shqiperis, ariten deri ne kolonizimin e Shqiperis nga Beogradi, ate qe nuk ariten ta bejne eterit per shkak te konfliktit Stalin-Tito po e bejne bijte me me Open -Ballkan

    Reply
  • mali says:
    September 15, 2022 at 8:16 pm

    Eshte histori e nje populli .Keshtu ka ngjare.Edhe ne sot jemi pjestare te nje historie qe po zhvillohet ne shqiperiLe te gjykojme c’fare po ndodh nen hunden tone dhe sa fuqi kemi te veprojme mbi ngjarjet.Ne se gjerat nuk shkojne mire fajtore jemi ne vete qe i lejojme te trashen .Fajtore jane intelektualet qe duhet te jene promotore te levizjes demokratike dhe jo ti lihet dore te lire Ramave,Ilireve,Salive .Ne mungese te nje inteligjence nacionaliste keta mostra bejne palle.Kjo eshte historia sot.

    Reply
  • Minoritar mirnjohes Vlleh says:
    September 16, 2022 at 5:43 pm

    Kjo parulle vuri ne gjume patriotet Shqiptare qe historia e pushtimeve i perziu ne 3 fe te ndryshme, e ndersa te huajt por shtetas te shqiperise mbillnin me marifet përçarjen duke e maskuar ne gjoja ne modernizem po te tallesh me ate shtetas qe beson ne besë dhe komb si tere popujt e sukseshem.

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    September 17, 2022 at 8:01 am

    o arben o legen
    asokohe te ne erdhi fashizmi dhe intelektualët ballistë vajtën e i dorëzuan helmetën e Skënderbeut mbretit Viktor Emanuel.
    Sllavokomunizmi ësht term nazist që e përdorin sot neonazistët apo islamistët si puna jote apo e këtij përçarësit fetar
    LNÇ e organizoi PKSH dhe u mbësgtet gjerësisht nga populli. Populli shqiptar asnjëher nuk u përul para pushtuesit. Jo si naziballistët dhe kukullat pseudointelektuale që aq tru kishin e mendonin se Italiani ose gjermani na donin se ishim rac e pastër.
    Demagogji

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 21, 2022 at 5:39 pm

    Vaksinat e Covidit kane filluar te japin efektet e tyre gjenocidale duke vrare ata njerez qe kane bere vaksinat. Jane duke u rritur rastet me semundje te zemres edhe infarkteve:

    https://lajme.rtsh.al/artikull/rritet-insuficienca-kardiake-pas-pandemise-kardiologet-qasin-mjekimin-e-ri-qe-siguron-jetegjatesi

    https://www.botasot.info/shqiperia/1827277/shtohen-rastet-me-semundje-te-zemres-dhe-veshkave-pas-covid-it/

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 21, 2022 at 5:39 pm

    Vaksinat e Covidit kane filluar te japin efektet e tyre gjenocidale duke vrare ata njerez qe kane bere vaksinat. Jane duke u rritur rastet me semundje te zemres edhe infarkteve:

    https://lajme.rtsh.al/artikull/rritet-insuficienca-kardiake-pas-pandemise-kardiologet-qasin-mjekimin-e-ri-qe-siguron-jetegjatesi

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 21, 2022 at 5:40 pm

    Askush nga gazetaret nuk flet per keto neper gazeta. Kjo tregon qarte qe gazetaret jane ne sherbim te se keqes. Qeveria boterore (Illuminati) ka filluar me vaksinat gjenocidin e madh ndaj njerezimit ne te gjithe boten edhe gazetaret i sherbyen edhe vazhdojne te sherbejne me devotshmeri skizofrenike per kete axhende te vrasjeve masive me vaksinat.

    Covidi nuk ekziston fare. Pandemia nuk ka ekzistuar fare. Qeveria boterore arriti qe me televizionet edhe gazetat te genjeje keqas shumicen absolute te njerezimit per Covidin edhe qe gjoja duhen bere vaksinat e Covidit. Tani rezultati dihet se si do dilte edhe rol te rendesishem ne kete gjenocid boteror kane gazetaret edhe politikanet qe u benin edhe vazhdojne te bejne thirrje per te ebre vaksinat e Covidit.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 21, 2022 at 5:40 pm

    Kurse gati te gjithe komentuesit e gazetes Dita vazhdojne me artikujt e vjeter te gazetes Dita qe i nxjerr perseri gaztes Dita per shperqendrim. Sikur rendesi per jeten e sotme paskan ata artikujt per kohen e luftes. U ka ngelur ora ne teatrin politik partizan-ballist edhe vazhdojne te shajne Enver Hoxhen edhe lavderojne Ameriken edhe Britanine. Ashtu si ben ai palaco Edvin Rama. Ata te elites se Amerikes edhe Britanise pra qeveria boterore (Illuminati) po kryejne gjenocid te madh ndaj njerezimit me vaksinat kurse budallenjte vazhdojne te merren me historine e luftes edhe te Enverit. Sa qesharake qe jane komentuesit balliste-zogiste budallenj dru me pre.

    Me qesharakja eshte qe shume gazetare i kane bere vet vaksinat e Covidit edhe vazhdojne t’i sherbejne axhendes se Covidit me gjenocidin deri sa do vdesin vet nga vaksinat qe kane bere.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    September 21, 2022 at 8:00 pm

    Oj Rita.

    Ti ke lexuar edhe librat e Agim Hamitit se edhe Agim Hamiti eshte ballist nga Vlora ashtu si edhe ti. Agim Hamiti e thote qarte fare qe Enver Hoxha ishte sherbetor i Londres (Illuminatit). Ashtu ishin te gjithe poltikanet e botes atehere si komuniste edhe kapitaliste dhe ashtu jane edhe sot te gjithe politikanet e botes pa asnje perjashtim, pra edhe Kina, Irani, Rusia, Koreja e Veriut, Venezuela, Siria jane plotesisht te komenduara nga Londra si kukulla me tela.

    Ju balliste-zogistet si ti Rita shume larte e ngrini Enver Hoxhen kur thoni qe ishte i pavarur nga Londra edhe bente ca te donte. Oj Rita sa qesharake qe eshte kjo qe thua ti.

    Kujton ti me te vertete qe Bashkimi Sovjetik edhe Kina i falen Enverit ca donte Enveri si gjithe ato fabrika edhe armatime ushtarake? Po kush ishte Enveri nga nje vend ballkanik si Shqiperia oj Rita? Pse Enveri do komandonte Stalinin edhe Mao Ce Dunin? Ndihma sovjetike, ndihma kineze, jo or jo ca lesh ndihmash. Ato ishin paguar me floririn qe dergoi Enveri ne Londer ne 1945.

    E kuptove tani me qarte Rita?

    Reply
  • ?+ says:
    September 23, 2022 at 6:28 am

    mjaft o konspiracionist me lajme që i ke kopjuar nga website dhe i shpërndan te faqet e ditës.
    nuk e hidhte në erë anijet angleze Enver Hoxha, po të ishte agjent i Londrës.
    kujto incidentin e kanalit të Korfuzit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?