Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhëndri i Trump nis punën në Serbi, ende pezull projektet në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Dhëndri i Trump nis punën në Serbi, ende pezull projektet në Shqipëri
Lajmi i funditRajoni

Dhëndri i Trump nis punën në Serbi, ende pezull projektet në Shqipëri

Published: May 17, 2024
Shpërndaje

Ministri i Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës i Serbisë, Goran Vesiç, ka nënshkruar një kontratë me drejtorin e Affinity Global Development, Asher Abehsera, për rivitalizimin e ish-Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Beograd, të shkatërruar nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi në 1999.

Affinity Partners është firma investuese e Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ajo ka 2 miliardë dollarë financim nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, mes investitorëve të tjerë të huaj, kanë raportuar mediat.

“Ne jemi shumë të emocionuar”, raportoi New York Times të thoshte Kushner në një intervistë në mars në lidhje me projektet e planifikuara në Beograd dhe Shqipëri. “Nuk i kemi finalizuar këto marrëveshje, kështu që ato mund të mos ndodhin, por kemi punuar shumë dhe jemi shumë afër.”

- Publicitet -

Ish-Shtabi Ushtarak është në qendër të qytetit të Beogradit, pikërisht përballë ndërtesës së qeverisë.

Sipas njoftimit për shtyp të ministrisë, Vesiç tha se qeveria kishte dhënë me qira vendin për 99 vjet, por nuk specifikoi se me çfarë çmimi.

“Investitori ka marrë përsipër detyrimin që nëse nuk e kryen investimin brenda afatit të përcaktuar në kontratë, do t’ia kthejë tokën dhe atë që do të ndërtohet deri atëherë Republikës së Serbisë pa kompensim”, tha Vesiç pas nënshkrimit të marrëveshjes të mërkurën.

Në njoftimin për shtyp thuhet se investitori do të jetë gjithashtu i detyruar të ndërtojë një kompleks përkujtimor “kushtuar për të gjitha viktimat e agresionit të NATO-s” nga viti 1999.

“Kompleksi memorial do të financohet nga investitorët dhe do të jetë në pronësi të Republikës së Serbisë, e cila do të vendosë për përmbajtjen programore të kompleksit dhe do ta menaxhojë atë”, tha Vesiç.

Dizajni i kompleksit memorial do të përcaktohet në një konkurs ndërkombëtar arkitekturor.

Abehsera tha se projekti përfshin një aspekt unik bashkëpunimi në të cilin arkitektë dhe projektues serbë do të ftohen të paraqesin idetë e tyre për Qendrën Përkujtimore.

Kushner konfirmoi më parë planet në X (ish-Twitter) se do të investonte në këtë kompleks si dhe në dy lokacione në bregdetin shqiptar. I njëjti raportim i New York Times në mars thoshte se Kushner po punonte për marrëveshjet ballkanike me Richard Grenell, i cili shërbeu për një kohë të shkurtër si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare nën presidencën e Trump dhe gjithashtu si ambasador në Gjermani dhe si i dërguar i posaçëm në Ballkan.

Sipas NYT, investimi në Beograd do të jetë një hotel luksoz dhe 1,500 njësi banimi dhe një muze. Ajo gjithashtu raportoi se vetë Trump kishte treguar interes për të punuar me këtë kompleks në vitin 2013, por Kushner pretendoi se nuk e dinte për këtë.

Shtabi i ish-Ushtrisë Jugosllave u dëmtua rëndë në dy sulme ajrore të NATO-s të vitit 1999, midis 29 dhe 30 prillit dhe midis 7 dhe 8 majit. Një pjesë e godinave u shkatërruan midis 2014 dhe 2017 për arsye sigurie.

Informacioni se një kompani amerikane do të marrë shtabin shkatërruar u zbulua për herë të parë nga opozita serbe në mars, duke tërhequr kritika për shkak të dyshimeve për korrupsion, por edhe për shkak të vlerës arkitekturore dhe kulturore të shtabit të shkatërruar. U pretendua se toka në të cilën ndodhet shtabi po jepej me qira pa pagesë. Ndërtesa u ndërtua në vitin 1965 dhe u projektuar nga arkitekti i famshëm serb Nikola Dobroviç.

BIRN

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Arben Tashko says:
    May 17, 2024 at 4:21 pm

    Ky projekt eshte mesazhi i Amerikes: Te perqendrohemi tek e ardheshmja.

    Reply
  • demo says:
    May 17, 2024 at 5:55 pm

    kY DHENDRI nuk ka lidhje fare me Ameriken dhe Investimet e shtetit Amerikan ne Shqiperi.
    Ky ka Lidhje me MAFIAn Nderkombetare te Ndertimit.Shof Ate Grenellin aty,nje mafioz delenxhi,Antishqiptar,serbofyl,.Personi qe thuri projektet kunder Pavarsise Kosoves,Hjeksi i krijimit te Gjukates speciale te Luftes,qe dergoi ne Hage gjithe Udheheqjen e UCK,.Intriganti qe lidhi Edi Ramen me McGonigallin,,shiti Sherbimin informativ te SHBA,tek nje cope hajdut Ballkani.Grenelli eshte Lobi serb ne Amerike,Mjere Kosova po ra ne dore te Grenellit.
    Ky palaco eshte shoku Vucicit dhe Edi Rames,eshte Agaci i Amerikes,,Kokalari,Vatra,patriotet e Amerikes te fillojne qe tani te demaskojne pazaret e Grenellit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?