Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhjetëra mijëra njerëz vijojnë protestat kundër qeverisë së Vuçiç, kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Serbi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Dhjetëra mijëra njerëz vijojnë protestat kundër qeverisë së Vuçiç, kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Serbi
BoteLajmi i fundit

Dhjetëra mijëra njerëz vijojnë protestat kundër qeverisë së Vuçiç, kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Serbi

Published: September 2, 2025
Shpërndaje
A drone view shows anti-government protestors gathering to commemorate the 16 victims, who were killed after a railway concrete canopy fell in November 2024 in Novi Sad, triggering accusations of widespread corruption and negligence, in Belgrade, Serbia, September 1, 2025. REUTERS/Djordje Kojadinovic

Dhjetëra mijëra qytetarë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, morën pjesë më 1 shtator në një marshim përkujtimor gjatë një proteste kundër qeverisë, të thirrur nga nxënësit e shkollave të mesme, në kuadër të një bllokade në ditën e parë të vitit shkollor.

Tubimi përfundoi në Sheshin e Republikës, në qendër të Beogradit, me vendosjen e kurorave dhe trëndafilave të bardhë për 16 viktimat e shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad. U mbajt gjithashtu një heshtje 16-minutëshe në nderim të viktimave.

Arsyeja e kësaj proteste, e cila u mbajt në disa qytete të Serbisë, ishte fakti se kanë kaluar dhjetë muaj nga shembja e strehës, një incident që çoi në protesta masive në Serbi dhe bllokada të institucioneve të arsimit të lartë. U bë thirrje për zgjedhje të parakoshme, për hetime transparente ndaj përgjegjësve për incidentin, si dhe për institucione e media të lira.

- Publicitet -

Protestuesit e mbledhur në Beograd u ndalën shkurtimisht në disa vende gjatë këtij marshimi.

Para godinës së gazetës ditore Politika dhe të Radio Beogradit, u mbajt një fjalim i regjistruar ku thuhej se “media e lirë po vdes”.

“Ne kujtojmë, nuk heshtim”, thuhej aty.

Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, nga një altoparlant i improvizuar u dëgjua një fjalim i incizuar, ku thuhej se “gjyqësori është një pushtet i pavarur në Serbi vetëm në librat tanë shkollorë”.

Rojet parandaluan incidente në një pjesë të marshimit, kur kolona kaloi pranë një rruge dhe parku, ku ishin vendosur çadrat proqeveritare, raportoi Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë (REL).

Një kamp i përkohshëm i mbështetësve të qeverisë ishte ngritur më 12 mars në Parkun Pionir, pranë Presidencës së Serbisë.

Edhe policia ishte e pranishme në atë zonë. Ekipi i REL-it në terren raportoi se disa demonstrues hodhën gurë drejt policisë dhe atyre të mbledhur para çadrave, por gjithçka kaloi pa incidente.

Protestuesit më parë u ndalën pranë godinës së Qendrës Kulturore Studentore (QKS), nga e cila studentët u dëbuan gjatë bllokadës në korrik, si dhe para Ministrisë së Arsimit.

Para ndërtesës së QKS-së u tha se, nën qeverinë aktuale, “kultura është bërë mjet për promovim politik”.

Tubimi filloi në Sheshin Sava në Beograd, ku përmes altoparlantit u lexuan emrat e 16 personave që humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Gjatë leximit të emrave, 16 nxënës të shkollave të mesme i dorëzuan simbolikisht trëndafila të bardhë nxënësve që udhëhiqnin kolonën.

Nxënësit e shkollave të mesme në bllokadë e kishin thirrur protestën përmes rrjeteve sociale me mesazhin: “Nxënësit e shkollave të mesme kujtojnë.”

Radio Evropa e Lirë bisedoi me disa nga pjesëmarrësit e protestës.

Milica nga Gjimnazi Filologjik tha se mori pjesë në protestë sepse prindërit e saj kanë luftuar për të njëjtin qëllim prej 30 vitesh, dhe se ajo po e merr këtë betejë përsipër.

“Dua ta vazhdoj shkollimin këtu dhe të ndihmoj ta rregulloj Serbinë”, u shpreh ajo.

Sanja Tasiq i tha REL-it se ajo ishte në protestë “për të njëjtën arsye si edhe të tjerët”.

“Le të kërkojmë ndryshime që ende nuk kanë ndodhur. Ne kërkojmë sundimin e ligjit, barazi për të gjithë, një shoqëri të drejtë”, tha ajo.

Dejani deklaroi se “herë pas here duhet të dalim, të mblidhemi, të tregojmë që asgjë nuk është zgjidhur”. “Ajo që është nisur duhet të përfundohet”, u shpreh ai.

Protesta në Novi Sad përfundoi pranë godinës së stacionit hekurudhor, ku ndodhi aksidenti më 1 nëntor 2024.

Demonstruesit nderuan viktimat me një heshtje 16-minutëshe, raportoi ekipi i REL-it.

Më herët, disa mijëra njerëz kishin marshuar në heshtje nga Universiteti i Novi Sadit deri tek stacioni hekurudhor, në një protestë të organizuar gjithashtu me thirrjen e nxënësve të shkollave të mesme.

Kolona u kryesua nga nxënësit e shkollave të mesme që kishin thirrur tubimin, ndërsa sigurinë e saj e ruanin fermerë me traktorë dhe motoçiklistë.

Tubimi filloi në kampusin e Universitetit të Novi Sadit, ku u lexuan emrat e viktimave në stacionin hekurudhor me mesazhin: “Nuk do të harrojmë dhe nuk do të heqim dorë”.

Po atë ditë, studentë dhe qytetarë në disa qytete të Serbisë nderuan 16 personat që humbën jetën nga shembja e strehës në stacionin hekurudhor të rikonstruktuar të Novi Sadit.

Aksidenti në stacionin hekurudhor çoi në protesta masive në gjithë Serbinë, duke kërkuar që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për këtë ngjarje.

Qeveria mohoi përgjegjësinë për aksidentin, ndërsa presidenti Aleksandar Vuçiq refuzoi të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat studentët protestues i kishin kërkuar në maj.

Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad ngriti aktakuzën për rastin e strehës më 30 dhjetor, por Gjykata e Lartë në Novi Sad e ktheu atë “për përpunim të mëtejshëm” në mes të prillit, duke shpjeguar se “nevojitej një sqarim më i mirë i çështjes për të shqyrtuar themelin e saj”.

Kjo e ktheu procedurën sërish në fazën e hetimit.

Në një rast tjetër, Prokuroria për Krim të Organizuar njoftoi më 1 gusht se kishte arrestuar 11 persona të dyshuar për korrupsion në lidhje me projektin e modernizimit të hekurudhës nga Novi Sadi deri në kufirin hungarez. Pjesë e këtij projekti ishte edhe rikonstruksioni i stacionit hekurudhor të Novi Sadit.

Përveç ish-ministrit të Ndërtimit, Tomisllav Momiroviq, i cili u arrestua më 1 gusht, në proces përfshihet edhe ish-ministri Goran Vesiq, i cili ndodhet në trajtim spitalor. Mediat raportuan më 15 gusht se të gjithë të dyshuarit ishin dërguar në arrest shtëpiak.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Nuk duam që të rinjtë të përfundojnë si ne” – Shqiptari nga Frankfurti, 30 orë me makinë për të ardhur në protestë
  • Protestuesi i ardhur nga Gjermania: Kërkoj ndjesë që kam votuar Ramën
  • “Pse ka dalë në protestë?” – Si përgjigjet deputetja e larguar nga PS
  • Deputetja fyen protestuesit: Turli me bamje, speca, patëllxhan, s’kanë mish
  • Sara Mila: Nuk e çojmë ndërmend as dorëheqjen dhe as zgjedhjet e parakohshme

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Kokpalari 21 janarit on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  3. Luk11 on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  4. Gani USA on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”
  5. Vlor on E jashtëzakonshme pjesëmarrja në Ditën 21 të protestës: “Do rrethojmë Ministritë dhe Parlamentin, fuqinë nga sot e ka populli”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?