Kryebashkiakja socialiste e Dimalit, Juliana Memaj, ka reaguar kundër shkrirjes së Bashkisë Dimal dhe bashkimin në një të vetme me Beratin dhe Poliçanin.
Memaj argumenton se Dimali ka ekonomi lokale, identitet historik dhe kapacitete financiare për të vijuar funksionimin si bashki më vete.
Reagimi i plotë:
DIMALI BASHKI ME VETE
Dimali, ka ekzistuar prej shekullit të V p.e.s. Në atë site në kodrinat e bukura të Cukalatit rreth shekullit të II p.e.s gëlonte jeta, bujqësia e tregtia. Aty përballë dy maleve, Shpiragut dhe Tomorit , ishte një sy vrojtues për të mbrojtur Apoloninë. Artifaktet gëlonin në nëntokën e Dimalit, duke konfirmuar vemendjen e munguar të instiutucioneve përkatëse të shtetit ndër vite.
Ekonomia lokale e zonës sonë të dalë nga reforma territoriale e 2015, gëlon nga bujqësia dhe tregtia , njësoj si dikur, zonë me potencial zhvëllimor, zonë e begatë , e me njerëz të ndershëm e punëtor , që duket se me punën e tyrë në vite kanë lënë gjurëmë në këto troje.
Ndaj në një proces të filluar në Janar të vitit 2020 edhe që përfundoi në 23 Prill të vitit 2021, me në një pëfshirje të gjerë qytetare finalizuam ndryshimin e emrit për të krijuar një brand për ekonominë tonë lokale edhe një përfaqësim dinjitoz të zonës, për ta ngritur më lart emrin e Saj që fliste Shqip.
Gjithë ky proces kaloi etapat e përcaktuara në ligj që kërkon një riorganizim pa dryshim kufijsh.
Ky proces vërtetoi edhe njëherë se vullneti i këtij komuniteti të dalë nga reforma e 2015 është të qëndrojnë bashkë si një njësi e tërë, se ata janë të lidhur nga historia , tradita, dhe potenciali ekonomik .
Pse e miratoi Kuvend këtë nismë edhe ia ndryshoi emrin Bashkisë me ligjin nr. 34/2015???
Përse e bëri kur kjo njësi vendore do të shkrihej???!!!. A nuk kanë politikanët tanë , një qartësi të asaj që do të ndodhë nesër???!!!,
Kaq e paqartë dhe e paparashikueshme është e ardhmja në këtë vend???
Pa u dashur të zgjatem me tej, që prej antikitetit vijnë shembuj, të qartë , se aty ku ka ligje të qarta e jetëgjatë ka zhvillim të qëndrueshëm e shtet të fortë ( reforma e Likurgut zgjati 500 vjet ).
10 vjet për të gjykuar për një reformë territoriale është shumë pak. Aq më tepër kur analiza e bërë për riorganizimin territorial dërguar në Kuvend nuk na është vënë në dipozicion që stafet tona të kishin mundësi te njiheshin e të bëheshin kundërshtimet, sygjerimet dhe nga gjithë procesi të dilte më e mira pa paragjykuar rezultatin.
Është e paqartë se si u arrit në konkluzionin se Bashkia Dimal ,Polican , Divjakë apo ndonjë tjeter do të jenë më mirë nën administrimin e nje njësie tjeter vendore?
Si do të jetë më mirë Bashkia Dimal me Beratin, kur Bashkia Dimal rezulton ta ketë mesataren raportit të invetsimeve të kryera nga buxheti i vetë me totalin e buxhetit faktik, në këto 10 vite nga 33% deri ne 38 % të totalit të buxhetit??, Ndërsa Bashkia Berat vetëm 18 %?.
Nisur nga profilet e ndryshme të këtyre bashkive është e paqartë se si do të operojë më mirë kjo njësi e re që do dalë nga riorganizimi, kur vlera e investimeve të kryera në fshat nga
Bashkia Dimal është 54 % e totalit të investimeve të kryera nga kjo e fundit dhe në qytet 46 %
???!!!. Pra Kjo bashki ka bërë një ndarje të drejtë kudo në territor, duke i dhënë peshën që i takon fshatit. Lind pyetja a do ti japë njësia e re vendore të njëjtën peshë zonës rurale?.
Si do të jetë më eficente Bashkia Berat kur Bashkia Dimal rezulton të ketë një munër më të ulët punonjësish për 1000 banorë??!
Një njësi vendore që arriti të gjenerojë 5 herë më shumë të ardhura gjatë ekzistencës së saj edhe duke bërë të mundur që këto të ardhura ti rikthehen qytetarit, në invetsime kapitale dhe shërbime e duke mos i keqmenaxhuar ato vetëm në shpenzime paga, pse duhet të shkrihet???
Si drejtues institucioni, nuk kam dijeni se ku bazohet analiza e ekspertëve të kësaj reforme pasi nuk na është vënë në dispozicion, por sido që të jetë , mbajtja e standarteve të ndryshme për bashki të njëjta për nga profili apo demografia e zhbëjnë totalisht cilësinë e aktit të prodhuar prej tyre.
Një organizëm administrativ është një qënie e gjallë, kjo e cituar edhe në dipsozita ligjore ,prandaj mendoj se cdo ndryshim duhet te jete i miremenduar, argumentuar në bazë kriteresh të gjithëpranuara dhe të dalë nga nga një proces gjithëpërfshirës e transparent.
Në vlerësimin tim nuk duhet të shkrihet asnjë bashki, qëndrimin tim për reformën e kam mbajtuar pranë komisonit të reformës territoriale, biles kam shkuar më tej duke thënë, se aty ku vetë njerëzit janë iniciator të shkëputjeve nga ndonjë njësi vendore , mund të rishihetmundësia e krijimit të ndonjë njësie vendore të re shtesë , por vetëm si nevojë e ardhur nga komunitetet.
Ende sot nuk kam një përgjigje, përse përfaqësuesit e PS-së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo- Territoriale në Republikën e Shqipërisë ,propozontë shkrijë në mënyrë të beftë, një Bashki me ekonomi lokale, një bashki që në censusin e vitit 2025 rezulton me shtim popullsie ndryshe nga shumë të tjera??? Pse përzgjedh të shkrijë një bashki që ka ritmin më të ulët, të uljes së numrit të nxënësve në qark ???, Pse përzgjedh të shkrij një bashki që ka gati ½ e buxhetit faktik nga të ardhurat???? Pse përzgjedh një bashki që gjeneron 50 milion euro eksporte bujqësore në vit, e mos ti kthejë kësaj të fundit pjesën që i takon nga ndarja e taksave që gjenerohen nga futja e kësaj vlerë në ekonomi???? Pse përzgjedh të shkrijë një bashki me identitet, dhe histori etj, etj.
Mungesa e kritereve te qarta, të metat e procesit edhe anashkalimi i respektimit të zërit qytetar e bëjnë këtë propozim të pavlefshëm.
Përfundimisht,
DIMALI DUHET TË VIJOJË TË JETË NJËSI VENDORE MË VETE!
Kundërshtime ndaj reformës së re administrativo-territoriale kanë ardhur nga disa bashki të vendit. Kryebashkiaku i Selenicës, Nertil Bellaj, ka kundërshtuar bashkimin me Bashkinë Vlorë, duke e cilësuar të pavërtetë deklaratën se banorët e zonës e kanë kërkuar vetë këtë ndryshim. Edhe Patosi ka shprehur kundërshtim për bashkimin me Fierin, ndërsa kreu i Këshillit Bashkiak ka kërkuar që para çdo vendimi të dëgjohet vullneti i qytetarëve. Ndërkohë, kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit, Hil Curri, e ka cilësuar propozimin e PS-së të njëanshëm dhe paralajmëroi protesta, duke argumentuar se shkrirja e bashkisë bie ndesh me standardet europiane për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Do tu thosha njPe e drejte e padrejtet ! Pse? Lexoj keto dite shume bashki qe kundershtojne shkrirjen e tyre. Le xova per bashkine e Selenices, lexova dhe shume te tjera, tani po lexoj kete Dimal. Te theme te drejten une nuk e di ku bie kjo bashki se ne para 1990 kemi patur vetem raki me emrin Dimal, ndonje mund te ma tregoje, por ankesat e tyre jane vetem per interesa te administratoreve sepse shkrihet administrata dhe lihen keta pa pune, do thote zvogelohen shpenzimet e buxhetit te popullit. Mire do benin qe ne Shqiperi te hiqej fare ky emri bashki sepse ne Europe quhen komuna dhe kjo ka nje baze qe nga komuniteti primitiv tek komuna e parisit dhe deri tek keta te sotmet. Percaktimi bashkive mund te behej mbi bazen e popullsise dhe ne ndonje rast specifik territorial. mund te shkruaja me teper por e di qe nuk i intereson askujt mendimi im. Kalova pese minuta se e di qe dhe perfaqesuesi fjalimeve ne gazete here i nxierr e here jo, me qejf kane ata me ate shpendin e shemtuar ne bulevard dhe ata qe te rinise bulevardeske qe i kerkojne kryeministrit te hane , te pine dhe te q…., s’duan gje tjeter. Po kush u a ka ndaluar kete. Per te ngrene sot hane dhe qnete e rruges, per te pire lumenjte jane plot me uje dhe per q….kane gjitha ato femra te terbuara ne bulevard qe zihen me policet. Pasha nja dy femra sot ne buleverad me valixhe qe simbolizonin largimin nga vendi ! Dhe ne nje intervist ne tv blue degjoj nje qytetar. E pyet gazetarja qe po ikin shqiptaret ….le te ikin, tha ai, kush i prishi uzinat, fabrikat gjithe ate aktivitet kolosal qe kishte Shqiperi dhe qe mund te punonin?! Kush i prishi? Po te ishin ato do punonin ketu shqiptaret. Po ik, moj vajza, i tha se keto jane broçkulla te njerzeve pa din e iman. Po vijne nga Bangladeshi, i thote gazetarj; aa , dmth ka pune i thote plaku, por nuk duan te punojne…etj etj. Dhe ajo simbolika e atyre femrave me valixhe ishte parde qe kerkonte ai i riu para ca ditesh : duam te hame , te pime dhe te q…. Me keta shqiptare Shqiperi do ngelet si “analfabete” e sistemit demokratik. Mbeshtetet dhe nga media e dora e majmuneve kontrabandiste etj . U vafte mbare !
Cdo qytet, sado i vogel, ka nevoje per institucionin e Bashkise, por shpenzimet e personelit dhe te mirembajtjes se mjedisit duhet te dalin nga taksat e banoreve.
Per komentuesin e mesiperm: Dimali eshte Ura Vajgurore, Berat.
Por ti ke te drejt te mos besh dot lidhjen e Ures Vagurore me Dimalin sepse ato nuk kan asnje lidhje me njeri tjetrin. Dimali ndodhet ne periferine jugperendmore territorit te Bashkise se Ures Vajgurore.
dimalin per here te pare edeggjojme se paska ekzistuar ne shqiperi