Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Dinari”, Serbia kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Kurti dhe Vuçiç në New York
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > “Dinari”, Serbia kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Kurti dhe Vuçiç në New York
Kosovë

“Dinari”, Serbia kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Kurti dhe Vuçiç në New York

Published: February 8, 2024
Shpërndaje

Sot do të mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së për të diskutuar për Kosovën. Kjo mbledhje vjen pas letrës së dërguar nga Serbia 3 ditë më parë.

Në letrën e dërguar nga Serbia, kërkohej mbledhja urgjente e Këshillit të Sigurimit, për të diskutuar për situatën në komunat me shumicë serbe, nga veprimet e njëanshme të Prishtinës.

Në letër thuhej se veprimi i ndërmarrë nga Kosova për dinarin serb është shkelje e hapur e rezolutës së Këshillit të Sigurimit të vitit 1999.

- Publicitet -

Në takimin e sotëm shefja e UNMIK-ut në Kosovë, Caroline Ziadeh pritet të japë një përmbledhje mbi zhvillimet e fundit të Kosovës.

Në një deklaratë për shtyp para dy ditësh ajo bëri thirrje që çështjet e pazgjidhura të diskutohen brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Në kërkesën e dorëzuar, për organizimin e seancës, Serbia e përshkroi si të jashtëligjshëm vendimin e Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb për pagesa me para të gatshme, duke vlerësuar se ai është vazhdimësi e masave të dhunës brutale fizike dhe institucionale ndaj serbëve, dhe sipas Beogradit, qëllimi është spastrimi etnik dhe zhdukja e popullatës serbe.

Zyra e kryeministrit të Kosovës njoftoi sot se Kurti ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara së bashku me ministren e vet të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • pilo Lala says:
    February 8, 2024 at 2:23 pm

    Kurti eshte nje grindavec i peshtire, qe merret me vogelsira te cilat nuk i sjellin asnje perfitim Kosoves, pervecse grindje te panevojshme, dhe i japin Serbise material per tu ankuar per pakicat Serbe.
    Keto veprime i gerrisin nervat Amerikes dhe Europes, jane shkak i sherrit qe kerkon Serbija, dhe kete shans ja jep vete Qeveria e kosoves.

    Reply
  • korçari says:
    February 8, 2024 at 2:56 pm

    Provinciali Kurti si gjithmone shume krenar por ne fund i dhjere dhe naiv u terhoq perseri nga ultimatumet per ndalimin e dinarit ashtu si per targat,kryetaret e komunave ,pranoi te beje zgjedhjet e serbeve ,firmosi assosacionin kur dhe keto ne fillim i ka kundershtuar me kokederresi…e kam thene se demet qe po i sjell Kosoves po shtohen çdo dite dhe sodomos po prish aleancen me USA,Europe,Shqiperi,Maqedoni;shqiptaret e Presheves …dhe nuk habitem nqs i fiton zgjedhjet perseri se nje pjese te madhe te kosovareve ju vijne mendte me vone ….

    Reply
  • Rita says:
    February 8, 2024 at 3:32 pm

    Veprim teper i vonueshem e i drejte zëvendësimi i dinarit . Mangesite e budalleqet e kombeve te Bashkuara eshte dujur pas vitit 2000 me rezolutën e 1990 qe pamvarsine e Kosoves , largimin e ushtrise serbe kurre nuk e perceptuan me krijimin e shteti sovran e te lire . Duhej pas shpalljes ” de jyre ” te shtetit te Kosoves me 2008 ne mos gaboj duhej te kishte dhe lekun e tyre . Eshte kjo varesi nga dinari qe e ka krekosur si gjel Serbine se ne jemi shteti meme , nga ne paguheni ,me ditarin tone. Asnje qeveri e shkuar as qe ka kërkuar zevendesimin e dinarit , qe te kujton perhere kohen kur ishe pjese e ish Yugosllavise . Shtet i njohur nga mbi 100 vende dhe vazhdon te qarkulloje e njëjta monedhe me te Serbisr ?? Absurditet qe duhet te ndalohet sic u ndaluan dhe tabelat e makinave . Këshilli i Sigurimit mos te luaje si macja me miun me Serbine por t’i vendose rregulla e kushte .. E drejta e shte nje dhe vetem nje . Kosova shtet me vete e njohje reciproke . Kur ? Pas 5 ,10 , apo me shume vitesh ? Do te vije dhe njohja reciproke duan apo nuk duan politikane te rangut “Vucic ” .

    Reply
  • mali says:
    February 8, 2024 at 5:04 pm

    Nje shtet quhet shtet nga shtetet e botes qe e dallon nga kufiri I teritorit me shtete fqinje dhe nga monedha vendase. Pilo lales dhe korcarit iu jane thartuar turinjte sepse duan qe ne Kosove te benin palle akoma zyrat e serbise dhe te paguajne me dinare sikur Kosova eshte pjese e serbise.Pilo lala ka frike se mos Vucicit I bie te fiket nga levizjet per shkeputje te Kosoves perfundimisht nga serbi.Korcar ,z.Kurti per kete pune po merr veprime drastike per shkeputje nga Serbia qe edhe ne se nuk fiton e le Kosoven qe nuk ka me kthim prapa,ashtu si deshiron ti agjenti serb me emer korcar dhe pilo lala.

    Reply
  • korçari says:
    February 8, 2024 at 5:22 pm

    O ti i zbritur nga Mali siç e kam thene me siper ti ben pjese na ata qe mund pra kam dyshime se mund te te vijne mendte me vone…me ty e ca te tjere si puna jote eshte humbje kohe…

    Reply
  • Mollosi says:
    February 8, 2024 at 5:25 pm

    Askush nga perendimoret nuk thot qe veprimi per terheqjen e dinarit eshte jolegjitim, por thone qe eshte dashur qe terheqja e dinarit nga qarkullimi te ishte bere ne kordinim me aleatet. Ne kohen kur pothuajse ne tere anet e botes po zien, nuk eshte mire qe kryeministri te provokoje me dicka qe eshte mundur te behet edhe pas 2-3 muajsh.

    Reply
  • mali says:
    February 8, 2024 at 5:45 pm

    Zoterinj,ndryshimi I monedhes nuk behet brenda dites.Serbet e dinin kete prej kohesh dhe vune ne pune lobet serbe ne europe dhe amerike. Vucic I duket si ender qe e humbi Kosoven njehere e pergjithmone.Edhe korcari edhe pilo lala akoma u duket cudi se se Kosova I ben keto pune pa pyetur Vucic.Korcar e pilo duket qe eshte ne natyren tuaj bythelepirja,keni frike te ndermerni veprime ne menyre te pavarur.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    February 8, 2024 at 5:59 pm

    Nuk e dije perse Kurti nuk bene asnjeher rrekordim me Partneret tane Strategji. Nuk e dije se c`fare e pengon Kurti per rrekurdoje me SHBA-ne dhe me BE-ne !
    Ata nuk po i thojen qe nuk ke te drejte, por perse nuk rrekordon me ne (SHBA dhe BE ) ?
    Me duket qe Kurti akaoma nuk e kupton se Kosova eshte Shtete me mbikqyrje nderkombetar !
    Pra Kurtit ose i pelqen vetej , ose ka qellime ta sabotoje ecurin e Kosoves drejte pavarsise perfundimtare !
    Kurti i solli Kosoves Sanksione qe po e demtojen Kosoves , me sa duke edhe kete radhe Kurti ne vend qe ti huiqen Sanksionet ai do tje shtoj edhe ca te tjera !
    Pra Kurti deri sa jemi shtet me mbikqyrje nderkombetare eshte i detyruar te beje rekordimin e problemeve ndryshe pasojat jene teper te medha !

    Reply
  • mali says:
    February 8, 2024 at 6:26 pm

    O Ali nga selenica.Keto pune behen nepermjet bankave.Banka e Kosoves ka marre lejen nga Banka europiane per perdorimin e euros si monedhe kombetare.Bankat kane ligjet e tyre sepse ndryshe bota do te beheshe lesharapi.Mos lexo propaganden e Edi Rames kunder Kurtit. Ketu behet fjale per shkeputje njehere e pergjithmone te Kosoves nga Serbia.Ne ,keto nisma ,duhet ti mbeshtetim.Kurti eshte kapedan.Nuk ka kthim prapa ,vetem perpara me guxim.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    February 8, 2024 at 6:33 pm

    Konsultimin me SHBA dhe me BE po e kerkojn ata ! Deri sa e kerkoje ata perse nuk merret veshe Kurti ?
    Nuk jam kunder Kurtit por jam kunder veprimeve te Kurtit ja ta shofim se si do te dale nga takimi ne Keshillin e Sigurmimit te OKB-se ! Rama i dha mbeshtetje Kurtit !

    Reply
  • demo says:
    February 8, 2024 at 6:59 pm

    Te me falesh o Ali,se une nuk jam expert financiar,,por une ma aq sa di,kam pershtypjen se Serbia mund te prodhoje dengje letre me dinare dhe ti hedhe ne tregun e Kosoves per ta shkaterruar,,sic beri Jugosllavia ne 47 me lekun shqiptar dhe dergoi ne Jugosllavi gjithe mallin e tregtareve,rezervat ushqimore,bagetite dhe Floririn,frangat dhe dollaret,,dhe plasi zia bukes dhe triswketimi,deri ne 59,,Vetem vaporrat me grure kinez e me mall kinez e shpetuan Shqiperine .
    Lexova nje shkrim te Dritan Goxhajt,luftetar i UCK,qe e njeh mjaft mire strategjine financiare te Serbise per te shkaterruar Kosoven.
    Prandaj unifikimi ni monedhes Euro per gjithe Kosoven,ESHTE CESHTJE EGZISTENCE,per Kosoven,,jo ceshtje qefi apo teke e Albin Kurtit.
    Tani Qeverria Kosoves,te mos humbe kohe per armatosjen e Kosoves dhe Krijimin e sherbimit te rregullt Ushtarak.
    Amerika e Madhe e dha OK.
    Edi Rama le te vazhdoje me pikturat surealiste,
    Ky per mua eshte si Ay kryegjenerali frances i Sedanit,qe kishte passion BILARDON.Pa fitores ne tavolinen e Bilardos,mori vesh qe trupat prussiane po parakalonin ne Paris,.

    Reply
  • mali says:
    February 8, 2024 at 7:09 pm

    Ali besoj se e di nje fjale te urte te popullit tone te mencur:nje dore qe nuk kafshohet,puthet.Ky eshte Edi Rama.Thuaj si do te dale Serbija dhe jo Kosova qe lufton te shkeputet nga thonjte e Serbise.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    February 8, 2024 at 7:21 pm

    Nuk jam kunder shkeputejes nga Serbia ajo deshiroi te behet nje ore e me pare, pore dije mire more shoke se nje trimeri ka 100 mjeshtri.
    Fitorja jone nuk do te ishte arritur kurr pa mbeshtetjen e SHBA-se. E tani duhet bashkpunim me to se ndryshe problemet dalin keqe !
    Mos harroni Shqiptaret terr jeten kan luftuar , pore mungesa e nje mbeshtetje sice u be per Kosoves na la te fundit ne histrorin Evropiane !
    Mos ti harrojem keto. Mos tje bej sice thuhet ajo fjale e vjeter “Kalova lumin te ….. kalin !
    Kurti e ka gjet sofren e shtruar te mos marre aqe shume yryshe se nuk eshte ne rrangun e Presidenti Biajonde dhe ase Kosova nuk eshte SHBA !
    Serbia kerkon qe kosova te shkeputet nga SHBA-ja . E kurti me sa duket nuk e ka shume parasyshe nje gje te tille ! Vcici me entuziazem po shkon ne Keshillin e Sigurimit te OkB-se Te presim dhe dhe te shkruajme !

    Reply
  • !!? says:
    February 8, 2024 at 7:26 pm

    Patronazhistët e infiltruar në këtë faqe të Ditës, Pilo Lala dhe qy Korçari , bashkë me kryepatronazhistin e tyre, kombçfarosësin Edi Ramë-Pashiqin, për Kosovën dhe Albin Kurtin mendojnë dhe flasin njëlloj si armiqët e betuar të kombit shqipëtar, Vuçiçi, Vulini, Vuçeviçi, Dodiku dhe Lavrovi. madje janë më agresivë, më antishqipëtarë se ata.

    Megjithëatë qentë serbë dhe klyshët e tyre shqipëtarë bastardë bashkë me zagarët McGonigalë rekrutuar prej tyre në diplomacin perëndimore, Eskobarë, Hill, Varhell, Lajçakë, Borelë…….. le të lehin, karvani i Kosovës së pavarur ecën përpara.

    Ekonomia dhe politikat ekonomike e financiare të Kosovës nuk mund të varen dhe të pengohen nga copat prej letre ku shënohet fjala serbe dinar që shtypen me tonelata në bodrumet e Bankës serbe dhe çohen me thasë në Kosovë jo simbas dinamikës së zhvillimit ekonomik por vetëm për të paguar destabilizimin e Kosovës.

    Reply
  • mali says:
    February 8, 2024 at 7:43 pm

    Ali nuk spiegon me fjalen:problemet dalin keq!.Amerika e ka vulosur qe shqiperia dhe Kosova jane pjese e saj.Asnje te keqe mos mendo edhe per shqiperine edhe per kosoven.E dyta ,qe nuk me vjen mire ke injoruar UCK -ne clirimin e Kosoves.Mesoje ti dhe kushdo qe Kosova vepron vetem nga Amerika dhe nga BE-ja.Mos degjo individe amerikane e europiane qe bejne pjese ne lobin serb.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Athinjoti nga lagjia Plakë on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  2. Kokpalari 21 janarit on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  3. Vlora 97 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  4. 1 on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  5. Skypion on SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?