Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Diplomatët e SHBA dhe BE udhëtojnë sot drejt Kosovës e Serbisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Diplomatët e SHBA dhe BE udhëtojnë sot drejt Kosovës e Serbisë
BoteKosovëKryesore

Diplomatët e SHBA dhe BE udhëtojnë sot drejt Kosovës e Serbisë

Published: January 20, 2023
Shpërndaje

Të dërguarit e posaçëm të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak së bashku me këshilltarët e presidentit francez Emannuel Macron, të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni do të udhëtojnë sot drejt Kosovës e Serbisë.

Qëllimi është takimi me liderët e vendeve dhe nxitja e dialogut ndërmjet palëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre përmes nismës franko-gjermane.

Propozimi synon të sigurojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të deritashme të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

- Publicitet -

Kosova po përballet me presion ndërkombëtar që të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet e kërkoi urgjentisht këtë gjë gjatë një vizite në rajon javën e kaluar. Ai tha se Asociacioni duhet të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe ai është një detyrim ligjor.

Serbia kërkon që ky mekanizëm të krijohet sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2015, që parasheh përgjegjësi të gjera në disa fusha, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte gjetur shkelje të shumta në marrëveshje dhe sipas opinionit të saj, asociacioni mund të krijohet vetëm sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Për gati 12 vjet, Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe kanë nënshkruar mbi 30 marrëveshje, por sfidë mbetet zbatimi i tyre që ka çuar shpesh edhe në tensione të larta si ato të vitit që lamë pas.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Igor says:
    January 20, 2023 at 10:51 am

    E mjera Kosove sot doti behet nji presion i rende Kosoves qe te pranoj ndarjen e Kosoves dhe vendosjen e asociacioneve te komunave me shumice Serbe,ku Shqipetaret vet e nenshkruajten si dhe shum gjera tjera dhe ne fund i rane pishman dhe sot e paguajn cmimin qe e quajten pamvaresi kurse nuk u zbatua komplet dhe tani i mbetet faji tek Albin Kurti dhe sot ka mbetur ne gjysem ruge si nga perendimi ashtu nga Rama dhe nga Amerikanet ,pse zoti e ka denuar kaq kombin Shqiptare qe brez mbas brezi te jetojme si skllever dhe te shtypur dhe nuk na don askush Pse? pse neve ndodhemi ne Evrope por jetojme me traditat Turke ku edhe ata nuk duan te ndegjojne per neve por bashkepunojne si vellezer me Serbet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kuvendi miratoi projektligjin për huanë nga SHBA, kush ishin tre kartonët jeshilë të PS-së që munguan
  • 302 milionë dollarë borxh për të ‘shpëtuar’ Samitin: Prapaskenat pse u votua me ngut huaja me SHBA-në
  • Ratifikimi i Marrëveshjes së Huasë direkte mes Shqipërisë dhe SHBA-së, reagon Ministri i Mbrojtjes
  • Përplasjet para Parlamentit, protestuesit lënë mesazhin: Ndalni dhunën!
  • Tentoi të rrëmbente vajzën nga Nepali, arrestohet 30-vjeçari nga Tepelena

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  2. Ela on Kuvendi miraton borxhin prej 302 milionë USD me SHBA, teksti mbahet sekret
  3. K O R C A on Pse heshtin artistët?
  4. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
  5. Dashi on VIDEO: ‘Më shumë policë se protestues’: Aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?