Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dita e Europës, Antonio Costa mesazh shqiptarëve: E ardhmja juaj është në BE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dita e Europës, Antonio Costa mesazh shqiptarëve: E ardhmja juaj është në BE
Aktualitet

Dita e Europës, Antonio Costa mesazh shqiptarëve: E ardhmja juaj është në BE

Published: May 9, 2026
Shpërndaje

Në Ditën e Europës, Presidenti i Këshilit Europian, Antonio Costa, i është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë duke theksuar se ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian.

“Të dashur qytetarë të Shqipërisë, po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Europian. Në Ditën e Europës ne festojmë projektin tonë të përbashkët europian, ku anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi përçarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin. Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme në paqe, liri dhe prosperitet mbi hirin e Luftës së Dytë Botërorë. Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Europian.”

Kosta vlerësoi reformat që ka ndërmarrë vendi ynë për integrimin në Bashkimin Europian.

- Publicitet -

“Po bëhet një punë e madhe për ta bërë këtë realitet. Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm me negociatat gjatë vitit të kaluar. Ju inkurajoj të vazhdoni me vrullin e reformave. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët europiane. Rroftë Europa!”

Mesazhe për Ditën e Europës dhanë edhe liderët e tjerë europianë, si Presidentja e Komisionit Ursula Von der Leyen dhe Shefja e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas. Qëndrimet e tyre u fokusuan tek liria dhe vlerat demokratike.

Dita e Europës është festa që shënon bashkimin e popujve europianë dhe paqen mes tyre. Kjo datë lidhet me deklaratën historike të bërë nga ministri i Jashtëm francez Robert Schuman më 9 maj 1950 që i hapi rrugë themelimit të Bashkimit Europian. Ai propozoi që vendet europiane të bashkëpunojnë ekonomikisht dhe politikisht për të shmangur luftërat e ardhshme pas Luftës së Dytë Botërore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • nastradini says:
    May 9, 2026 at 6:09 pm

    Shikoni dhe vini re:

    ASNJE FJALE PER 9 MAJIN PSEUDO-ANTIFASHIST TE PUTINIT, QE FESTOI NE SHESHIN E KUQ FASHIZMIN E TIJ ME SULMIN E PABESE NDAJ UKRAINES

    Me behet qefi qe liderat e BE ne Daten e Ndritur te Evropes nuk e lene jashte liste Shqypnine plot me BAJGA te Enverit, me PROFESORE komuniste fanatike te cdo lloji, me drogaxhinj te ngjyrave te ylberit dhe me gangstere pjella te Partise se Punes qe po shesin me llokma Shqypnine.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: I quajti “tam-tamexhinj”, kush janë ish-bashkëpunëtorët e hershëm të PS dhe personat e tjerë në foton e mbuluar të kryeministrit
  • 19 qershor 2026
  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?