Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dita e Pavarësisë, si i përgiigjet Kurti pyetjes: “Nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku po shkojmë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Dita e Pavarësisë, si i përgiigjet Kurti pyetjes: “Nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku po shkojmë”
KosovëLajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, si i përgiigjet Kurti pyetjes: “Nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku po shkojmë”

Published: February 17, 2024
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Ditën e Pavarësisë së vendit ka thënë se përvjetor të këtillë ofrojnë raste të përshtatshme për reflektime retrospektive, e të cilat sipas tij rëndom nuk ka kohë të bëhen gjatë ditëve të tjera të vitit.

“Nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku nga po shkojmë, këto janë pyetjet të cilat i shtrojmë secili veç e veç dhe bashkërisht. Përgjigjet tona në këto pyetje nuk është e thënë të pajtohen me njëra – tjetrën. Kjo në fakt nuk do të ishte një shenjë e mirë për një shoqëri të lirë e demokratike.

Prandaj, ato që do të ofrojë në vijim le të trajtohen si përgjigjet e njërit prej jush pa çka se sot jam i veshur me petkun e kryeministrit të Kosovës, përkatësisht të kryeshërbëtorit tuaj”, ka theksuar Kurti në mbledhjen e qeverisë me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.

- Publicitet -

Ai ka thënë se ‘ne vijmë nga një betejë çlirimtare me karakter antikolonial që rrënjët i ka te Rilindja Kombëtare Shqiptare”.

“Prejardhja e Republikës sonë është te lufta çlirimtare dhe te lëvizjet e rezistenca shekullore e popullit tonë për liri. Për sa kohë Republika e Kosovës të jetë shembull i ngrohtësisë njerëzore dhe lirive qytetare, ajo e nderon trashëgimin e Rilindjes Kombëtare, si një lëvizje shprangosëse që nuk luftojë vetëm për lirinë e shqiptarëve, por edhe të gjithë të tjerëve që bashkëjetuan dhe bashkëjetojnë me shqiptarët”, ka shtuar Kurti.

Ai tutje ka thënë se populli i Kosovës i mbijetoi gjenocidit të fundit të shekullit 20, por pas luftës shkatërruese të viteve 1998 dhe 1999 u rindërtuan shtëpitë.

“Me mbështetje nga partnerët dhe aleatët ndërkombëtar ne ndërtuam shtëpinë tonë të përbashkët – Republikën e Kosovës. Një Republikë parlamentare e mirëfilltë, me drejtësi e barazi për qytetarët e saj, kontribuuese për paqe dhe garanci për paqe. Një shtet që vlerat demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut e të gjitha pakicave dhe drejtësinë sociale dhe solidaritetin i ka në thelb të çdo kursi politik dhe shoqëror. Një çerek shekulli pas luftës Republika jonë qëndron e fortë. Ne qëndrojmë krenar sepse përkundër sfidave shteti ynë po zhvillohet. Mbi vullnetin politik të popullit të saj Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, demokratik dhe i pandashëm”, ka nënvizuar Kurti.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Rezi says:
    February 17, 2024 at 9:33 am

    Nuk merret vesh se ç’ka thënë, lojra fjalësh e filozofi pa këndvështrim real. Që t’i shërbesh popullit, duhet të jesh i qartë në ato që thua.

    Reply
  • Tani says:
    February 17, 2024 at 9:43 am

    Politikanet kur flasin nuk merren vesh
    Prandaj mbijetojne

    Reply
  • Isa H. Dërmaku says:
    February 17, 2024 at 11:24 am

    Urime për 16 Vjetorin e Pavarësisë së shenjët dhe madhështore të Republikës së Kosovës, Lirisë sonë!

    Në këtë Ditë të Bekuar e të Shenjtë, në Ditën e 16-vjetorit të Pavarësisë së Republikës Kosovës, s’ka si mos të shpalosim lavdinë përherë të gjallë të të gjithë atyre që sakrifikuan jetën për lirinë tonë Nacionae, për Atdheun tonë dashur. Ata heronjë e heroina nga UÇK legjendare, tashmë simbole të përhershme të përkushtimit dhe guximit me në kry Adem Jasharin, dotë mbeten të skalitura në zemrat dhe mendjet tona për jetë.
    Urimi dhe falenderimi shkon për gjithë që kontribuan në çlrim si ish-të burgosurit politk, si bartësit e të gjitha proceseve çlirimtare, pastaj gjithë miqtë ndërkombëtarë me në krye SHBA që kanë ndihmuar në udhën tonë drejt çlirimit nga robëria kolonialiste serbe.
    Urimi shkon edhe për gjithë ju, që keni qenë krah për krah me ne, për fitoren e madhe, për Lirinë e Kosovës si e mira universale për secilin dhe të gjithë njerëzit që arsyen e kanë prioritet jete.
    Republika e Kosovës ishte dhe do të mbetet shembulli më frymëzues i mundshëm për të gjithë që Lirinë e vlerësojnë si të natyrshme, pra njerëzore.
    Republika e Kosovëes është Flamuri ynë simbili i lavdisë tonë, emri që përshkruan historinë tonë dhe triumfin e Lirisë mbi robërinë gjakatare serbomadhe.
    Urime të përzemërta për Republikën e Kosovës, për Lirinë tonë, dhe për një të ardhme akoma më të ndritur për secilin dhe gjithë ne!
    Gëzuar!
    Isa H. Dërmaku

    Reply
  • Shefqet Çela says:
    February 17, 2024 at 12:01 pm

    Shkurt hesapi, Kosovën e “çliruan” llojet “nga kemi ardhur, ku vemë…” dhe jo të rënët apo kush e komandoi luftën!

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    February 17, 2024 at 2:08 pm

    “Sherifi” McKurti eshte kryesherbetor i shwrbetorwve te tij besnike te LVV (vetefundosjes) e jo sherbetor i popullit, ku, per shqiptaret, nuk ka asnje lloj drejtesie prej kohes se pasuftes se 1997-1999, ku shqiptareve u ndalohet edhe buka e gojes prej “drejtesise” qe ndajne LDK dhe servilet e saj ne parti te tjera, ne te gjitha poret e “shtetit” te quajtur “Republika e Kosoves”… Turp per çka thuhet e si goditet populli shqiptar nga keta “shiptare” ne pushtet e me pushtet, me voten e “shqiptareve” te kudondodhur…

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    February 17, 2024 at 5:36 pm

    Albin Kurti nuk ka asnje mundesi ti pergjigjet asaje pyetje. sice u be konkretishte “Nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku po shkojmë” !
    Pra Kurti ka nje siklet te madhe ku eshte si ajo fjala e urte e popullit. Jepe pes lek per tee hyre ne valle dhe kure se terheq vallen jem miliona lek per te dalur nga vallja por nuk dele dote .
    Keshtu eshte pozicioni i Kurtit.
    A e dini ju komentues se me 17 shkurrt te vitit 2008 diten e shpalljes se Pavarsise populli Shqiptare e vecanrisht i Kosoves ka festuar mos u Gabofsha 5 ditet !
    Po ne kete Festim a mori pjes Kurti dhe VV-ja e kurtit ?
    Jo nuk mori pjese ndaj dhe Adem Demeci tha : “Jam ftofur shum me qendrimin e Albin Kurtit i cili nuk mori pjese te kete Feste te pavarsise ase veteKurti dhe Ase VV-ja .
    Ketu eshte siukleti i Kurtit se ka ardhur ditem ta zbardhe kete qendrim te barazuar me serbet se edhe ata nuk festuan pavarsin e Kosoves .Pra a u barazu Kurti me Serbet ?
    Kurti eshte jashte realiteti Kosovar ! Ai nuk eshte ne gjetje ti pergjigjet Pyetjes .Nga kemi ardhur . Se duhet ti zejem ne goje Luftetaret e Lirise UÇK-ne e Lavdishme dhe komandantet e saj me Hashim Thacin dhe te tjeret ne rradhe e pas tyre Partneret tane te mnedhej NATO dhe SHBA-ja !
    Duke mos ju pergjigjur pyetjes se pare ai nuk pergjigjet dote ase se ku jemi !
    Kurti nuk e din se ku eshte ! Kurti llafollog i pa cipe nuk din se c`fare tho se cdo fjale e tije ate e mbeshtet me shpatulla pas murit !
    Po pyetjes Ku po Shkojme.? As kesaj nuk i pergjigjet dote sepse ky njeri nuk ka vizion politik e kure te mungon vizioni ai eshte sikure ai njeriu i marre qe i ka humbur rruga ne Oborr,
    Sjenim : Nje zone shqiptar opborrit i thojne “kuret” Pra Kurtit i ka humbur rruga ne Kurt !

    Reply
  • Ugo says:
    February 17, 2024 at 6:53 pm

    THIRRNI MENDJES O QYQAR
    KUR COBAN STANI NUK KA
    OSE KA NJE TRALALA
    DELET UJKU GJITHE I HA

    KOSOVA TA PUTH NE BALL
    TA MBAJ ME KIMET ALBININ
    E MENDONI CDO KISH NDODH
    PO TE KISH TE PARE EDVININ

    Reply
  • Gezimi says:
    February 17, 2024 at 9:41 pm

    Albini don te shpalle veten hero i Kosoves.Ai don te ndryshoje historin e luftes qe beri UCK.Burgosja e Albinit,jeta ne burge dhe dalja para kohe nga burgu eshte mister.Ai eshte me anti UCK se udbashet eLDK,sidomos urrejtjes me te madhe e ka ndaj te gjalleve te UCK.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    February 17, 2024 at 10:48 pm

    O Ugo C`fare shkruan mos v alle ke pare ndonjem enderr ?
    Po sipas teje Edvini i tha mos trego rrugen nga kemi ardheur.
    Mos valle Edvini i tha Kurtit mos trego Ku jemi dhe ku pom shkojme ?
    Ah more mjeran po si shkruan keshtu .?
    Kurti yte nuk eshte ne gjedje ti zeje ase ne goje UCK-ne e lavdishme dhe udhehqesit e saje.
    Kure paska qen kaqe i zoti Kurti yte perse nuk e ngriti ne kembe gjate luftes Prishtinen me rrethinat e saje pore qendroi ne pantgollanet e Adem Demacit ?
    Thirri mendjes !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. Tirana 1967 on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?