Më shumë se një e katërta e të rinjve shqiptarë gjenden në të 30-tat e tyre pa asnjë zanat, arsim profesional apo të lartë të përfunduar dhe për më tepër nuk janë në asnjë lloj pune.
Ky trend, që ka mbetur kokëfortë në dy dekadat e fundit, është pasqyra më e qartë se qeveritë dhe shoqëria nuk kanë arritur të edukojnë dhe formojnë të rinjtë së paku për të qenë të zotët e vetes.
Të gjendur në këtë situatë, shumica e të rinjve shqiptarë në grupmoshën 15–29 vjeç shohin emigrimin si zgjidhjen kryesore për jetën e tyre.
Megjithë përpjekjet, sistemi arsimor në vend nuk po mund të lidhet me nevojat e tregut të punës dhe cilësia e të nxënit ka pësuar ulje. Luhatjet në arsim dhe punësim e kanë çorientuar rininë, e cila, në vend që të reagojë dhe të kërkojë llogari, po zgjedh largimin.
Në 13 vite të rinjtë tkurren me 45%
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024 në të gjithë vendin kishte vetëm 405 mijë të rinj të moshës 15–29 vjeç, ose 45 për qind më pak se në censin e vitit 2011.
Rënia e popullsisë së re në moshë më shumë sesa me lindjet më pak lidhet me emigracionin e lartë, që ka marrë përmasat e pandemisë në këtë grup-moshë. Numri i të rinjve ndërmjet dy censeve 2011–2023 ka rënë tre herë më shumë se popullsia e përgjithshme.
Në arsim, të dhënat e vitit 2024–2025 tregojnë se numri i nxënësve dhe studentëve po vazhdon të tkurret. Regjistrimet në sistemin parauniversitar kanë rënë, veçanërisht në arsimin 9-vjeçar, ndërsa edhe universitetet po përballen me më pak aplikime dhe më shumë braktisje.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se për periudhën 2020–2025, totali i nxënësve të regjistruar në të gjitha nivelet ka rënë me rreth 61 mijë, që përbën një tkurrje prej 10%. Ndërsa gjatë dekadës nga viti 2015 deri më 1 janar 2025, numri i nxënësve në arsimin parauniversitar ra me mbi 31%, ose 112 mijë më pak.
Kjo tkurrje demografike po bën që vendi të ketë gjithnjë e më pak të rinj që hyjnë në sistemin arsimor, më pak studentë që diplomohen dhe më pak fuqi punëtore të kualifikuar për të ardhmen.
Megjithatë, edhe ata që diplomohen ndeshen me sfida të mëdha në tregun e punës. Punësimi i të rinjve mbetet problematik, me nivele papunësie që luhaten rreth 22% për moshat 15–29 vjeç. Një tjetër fenomen shqetësues është papunësia mes të diplomuarve në universitet.
Pavarësisht viteve të studimit dhe investimeve të familjeve, rreth 15% e të rinjve me arsim të lartë rezultojnë të papunë. Kjo ndodh sepse universitetet prodhojnë më shumë specialistë në fusha si drejtësia, ekonomia dhe menaxhimi, ndërkohë që tregu kërkon profile teknike, inxhinierike, profesione të zanatit, turizëm dhe teknologji. Kjo mospërputhje shton nën-punësimin dhe detyron të rinjtë ose të punojnë jashtë profilit, ose të kërkojnë mundësi jashtë vendit.
Shqipëria kryeson me diferencë të madhe listën e 45 vendeve me përqindjen më të lartë të emigrantëve në raport me popullsinë në vitin 2023. Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22.1 ishin emigrantë në 38 vendet e OECD-së, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë përpara vendeve të tjera si Rumania (12.7 emigrantë për 1000 banorë), Bullgaria (11.9) apo Kuba (10.6).
Ky nivel i lartë emigrimi nënkupton se gati një në çdo 4 shqiptarë ka emigruar jashtë vendit, duke reflektuar përmasat e jashtëzakonshme të lëvizjes demografike që ka prekur vendin tonë gjatë dekadës së fundit. Shumica e këtyre emigrantëve, mbi 80%, janë të rinj. Niveli i lartë i emigrimit është ndoshta pasqyra e pakënaqësisë sociale dhe ekonomike të brezit të ri.
Shqipëria ka hyrë në periudhën e fortë të emigrimit që prej viteve ’90, fenomen që në vend që të zbutet vetëm forcohet. Çdo vit largohet një numër i madh i të rinjve, kryesisht të kualifikuar, duke krijuar një humbje të madhe të kapitalit njerëzor.
Sipas raportimeve dhe vlerësimeve të fundit, Shqipëria është ndër vendet e Europës me normën më të lartë të largimeve të të rinjve në raport me popullsinë. Popullsia e të rinjve 0–29 vjeç është përgjysmuar brenda më pak se dy dekadave, një rënie dramatike me ndikim të thellë në ekonominë dhe strukturën sociale të vendit. Shkaku kryesor mbetet mungesa e perspektivës, pagat e ulëta, mundësi të pakta zhvillimi profesional, mosbesimi tek institucionet dhe tek e ardhmja.
1 në 4 të rinj rri kot
Të rinjtë në Shqipëri që nuk punojnë, nuk arsimohen dhe nuk trajnohen (NEET) paraqesin sot një nga sfidat më të mëdha sociale të vendit. Në vitin 2024, mbi 22% e të rinjve 15–29 vjeç nuk ishin as në punë, as në shkollë dhe as në arsim.
Në grupmoshën 15–24 vjeç, norma e NEET arrin në 21.3 për qind. Në grupmoshën 25–29 vjeç, situata përkeqësohet ndjeshëm, norma e NEET ngjitet në 31.1 për qind dhe përqindja e të rinjve që janë tërësisht inaktivë rritet dukshëm, sidomos mes grave.
Gjysma e të rinjve me arsim të ulët rezultojnë NEET deri në moshën 29 vjeç, dhe shumica e tyre janë inaktivë, jo thjesht të papunë. Rreth një e pesta e të gjithë NEET-ëve me arsim të ulët ende deklarojnë se kërkojnë punë, por pjesa më e madhe, 40 deri në 50 për qind, kanë braktisur çdo lidhje me tregun e punës ose arsimin. Edhe pse norma e braktisjes së hershme të shkollës ka rënë nga 17.4% në vitin 2021 në 13.5% në vitin 2023, furnizimi me të rinj të pashkolluar mbetet i lartë.
Në Shkodër, niveli i NEET-ëve është 22%, më i ulëti ndër qarqet e krahasuara. Tirana shfaq një nivel më të lartë në rang vendi me rreth 27%.
Të gjitha rajonet karakterizohen nga një problem i përhapur i papunësisë afatgjatë. Rreth 69 deri në 75 për qind e të rinjve që kërkojnë punë kanë më shumë se gjashtë muaj të papunë, duke treguar një shkëputje të thellë nga tregu i punës dhe një risk të lartë për të kaluar në inaktivitet.
Universitetet të zhytura në korrupsion
Qëndresa Qytetare ka analizuar se gjatë viteve 2021–2025, sipas prokurorive, janë akuzuar për korrupsion 50 pedagogë të universiteteve publike. Nga analiza rastet e korrupsionit që përfshijnë personel akademik të universiteteve publike rezultojnë të shpërndara në disa qytete. Në Shkodër, 13 pedagogë (5 me hetime të pushuara, 3 të dërguar për gjykim dhe 5 të tjerë ende nën hetim), në Elbasan u përfshinë 9 pedagogë (1 në gjykim, 1 me vendim mosfillimi dhe 7 nën hetim, çështje e kaluar tek SPAK).
Në vitin 2025 SPAK përfundoi hetimet ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (pjesë e stafit akademik dhe administrativ).
Rreth 9 nga 10 studentë (89.98%) pranojnë ekzistencën e korrupsionit në tetë universitetet publike të marra në analizë. Nivele të larta të perceptimit (96%) janë raportuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin e Mjekësisë dhe Universitetin “Fan S. Noli” në Korçë, ndërsa nivelet më të ulëta, ndonëse përsëri shqetësuese, janë raportuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan (77.5%).
Përvoja personale është më e përhapur në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë (26.25%) dhe Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (25%).
Pagesa për nota është perceptuar si më e përhapur në Universitetin Bujqësor të Tiranës (59.62%) dhe Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës (56.15%), ndërsa më e ulët në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” (35.33%). Detyrimi për blerje librash dominohet nga Universiteti i Shkodrës (32.34%).
Është krijuar një cikël dobësish në vend që po dekurajon të rinjtë. Arsimi nuk po prodhon aftësi që kërkon ekonomia, ekonomia nuk po prodhon vende të mjaftueshme pune me kushte të pranueshme për të rinjtë. Mungesa e perspektivës ekonomike dhe sociale i shtyn të rinjtë drejt emigrimit.
Largimi i të rinjve rrudh më tej bazën e popullsisë së re, ul numrin e nxënësve dhe studentëve, dobëson tregun e punës dhe ndikon në cilësinë e zhvillimit ekonomik. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, Shqipëria rrezikon të futet në një spirale të gjatë të plakjes së popullsisë, mungesës së fuqisë punëtore dhe pamundësisë për të zhvilluar një ekonomi konkurruese pa rininë.
Në këtë realitet, pyetja nuk është më “a po ikin të rinjtë?”, por “si të krijohet një klimë që i mban, i punëson dhe i zhvillon ata”. Sfida duket se është strukturore dhe kërkon reformë në arsimin profesional dhe universitar, politika punësimi të lidhura me sektorët prioritarë, si dhe programe konkrete që ndalojnë ose ngadalësojnë emigrimin.
Nëse këto procese nuk ndryshojnë, Shqipëria do të përballet me një të ardhme ku rinia do të jetë gjithnjë e më pak e pranishme dhe zhvillimi ekonomik do të jetë i paqëndrueshëm.

Monitor

13 vite? Dmth nen udheheqjen e lavdishme te shokut Rama alias Palloshi i gjate?
Në këtë vend ai që lindi në 1990 sot është 35vjeç,ai tashmë nuk e di çfarë është shteti, ai njohu parlamentin si një institucion në të cilin një %jo e vogël me analfabet funksional, çfare mund të thuash sesi është qeverisur ky vend.
Çfare mund të thuash për Flamur Nokën kur thotë flamurin në Vlorë e ngriti Skënderbeu, për Lul Bashës
7*6=49 e të tjerë pa fund.
Këtë klasë politike e ka marrë lumi.
Ku ishte Kina para 35 vitesh, po Rusia? Rusia në 1917 doli nga feudalizmi dhe 2017 me një zhvillim të qëndrueshëm, po ashtu Kina ka thyer rekorde të padëgjuara në zhvillimin ekonomik e industrial.
Ne jemi kthyer shumë vite prapa, këtë bëri si fillim i Babëzituri i Vuçitolit që e grabiti dhe e rënoi ekonominë shqiptare dhe tjetërsoi mentalitetin e qytetarit shqiptar.
Ketij shkrimi i vjen era bajge politike servile!
Nje specialist shqiptar i Albimpexit ne fillim te ndryshimeve te sistemit bisedonte me nje rus,qe edhe ata kishin te njejtat probleme.
-Ore po ju jeni mire, e merrni kthesen kollaj, jeni si nje biciklete qe kthehet brenda rruges,-i tha rusi-,po si do ja bejme Ne,qe jemi si nje Tren me shume vagona??E kemi veshtire te marrim kthesen.
Jo!Bicikleta jone vazhdoi rrugen drejt theqafjes,kurse Treni rus u kthye drejt fuqizimit ekonomik dhe Ushtarak dhe sot po pushton boten.
Ne 13 vite, thuhet ne shkrim, te rinjte tkurren me 45%.
Deri me sot, regjimi dhe mercenaret e tij mediatike, kur flitej per eksodin masiv te shiptareve pase fitores se Monstres ne vitin 2013, mundoheshin ta relativizonin duke bashkuar periudhat kohore te emigrimeve, ne 20-25 madje edhe 35 pese vite, per te futur aty edhe vitet e qeverisjes demokrate.
Qellimi i qarte: shqiptaret kane emigruar perhere, paveresisht se kush ishte ne pushtet; qe dmth, se nuk eshte faji i Rames, qe po ikin shqiptaret!
Sot, per here te pare, ne nje gazete qe nuk eshte e opozitate dhe aq me pak e Opozites, flitet me shifra vetem per periudhen 2013-2025; pra per periudhen e regjimit socialist.
Tani, une e kam bere edhe me pare pyetjen dhe natyrisht qe nuk me vjen aspak rende ta bej prape: si eshte e mundur qe shqiptaret ikin masivisht kur ne pushtet jane socialistet, perndryshe kur jane demokratet jo vetem qe nuk ikin, por edhe kthehen madje, si ne vitet 2005-2013?!
– Shqiptaret iken masivisht ne eksodin e pare te madh ne vitin 1990, kur socialistet akoma nuk ishin shnderruar nga komuniste qe ishin, ne te tille;
– Shqiptaret iken masivisht ne eksodin e dyte te madh ne vitin 1997, kur socialistet sapo kishin marre pushtetin me dhune e gjak, me banda kriminale dhe skuadra paramilitare te ish-zonave operative te dikurshme;
– Ketu ka nje intermexo Berishiane 2005-2013, kur shqiptaret jo vetem qe nuk iknin me si me pare, por shume u kthyen nga jashte; nje aberracion ne zhvillimet politike te ketyre 35 viteve.
– Shqiptaret iken masivisht ne eksodin e tyre te trete te madh qe filloi ne vitin 2013, menjehere sapo socialistet erdhen perseri ne pushtet…
Padyshim se ata qe ikin jane ne shumice derrmuese te rinj; kjo dihet.
Por pyetja mbetet: c’i shtyn shqiptaret te marrin rruget e botes, perhere kur ne pushtet vijne socialistet?!!!
Vetem me varje publike i te gjithe politikanve do i jape pak shprese ati vendi kriminal musliman.
Ashtu si tha dhe durrsakja, Kina ne 35vjet ndertoi qytete te tera moderne, dhe ne nje fshat i vogel akoma si mos me keq.
Keshtu eshte kur populli debil skiptar eshte pa gjak.
Mua te me falin tropojanet,pukjanet,mirditoret,hasjanet,Shaljanet,por Sali Berisha i Lugut Zi nuk duhej lejuar te merrte Drejtimin e Partise Demokratike dhe Drejtimin e Shtetit me vone.Edukata merret ne djep.Ne Ato kulla te Lugut Zi 6 muaj te Dimrit kur bora bllokon shtigjet(se rruge nuk kane patur)mblidheshin burrat e fisit dhe kuvendonin si me ja ba hasmit ftyren ma Zi se kpuca,Si me ja ngrii buzeqeshjen ne buze,.Si me ja vjedhe bagtine dhe qenin e stanit.Me i zaptu kullotat dhe me i helmu koritat.Me e padit ne Sigurim,se mban diversanta.T`ja dergojme dhente ne kufi dhe te lajmerojme Posten,qe kerkon te arratiset.Me keto tabiate u formua Sali Berisha.Ai grushti budallait para ca kohesh,duhej qekur kapi mikrofonin para komisjonit themelues te Partise Demokratike.Arben Imami,Gramoz Pashko,Ridvan Peshkepia,duhej ta kishin terhequr per leckash e te mos ta lejonin te shpallte themelimin e Partise se tyre/Jo vetem qe nuk ishte i autorizuar,por kishte qene deri ne ate minute kundershtar i tyre.Befasia,Ngerci momental,pasiviteti,Edukata qytetare,paaftesia per veprim fizik i kushtoi Atyre dhe popullit shqiptar nje katastrofe,qe po zgjatet 35 vjet.Edi Rama e ka kopjuar ne vjedhje. ne shitje,blerje allishverishe kufijsh,etj dhe s`ka ndermend te ndalet.
Doktori ka bere shume gjera te mira, por ka edhe ndonje qe ka lene pa bere dhe qe mund ta bente. Nuk e di nese te mos besh nje gje te mire, eshte baraz sikur te besh te kunderten; edhe mundet; megjithate, nuk eshte rasti o Doktorit ky.
Po cfare dua te them? – Duke pare gjithe c’ka ndodhur keto 35 vite, sidomos periudhat kur kane qeverisur socialistet, me rivjen ne mendja ideja qe e kam pasur me kohe qe Doktori duhej te ishte treguar me i ashper me mbetjet toksike te komunizmit, kur erdhi ne pushtet ne vitin 1992; jo si Franko i Spanjes, qe megjithese i anatemuar, e shpetoi ate nga flama e kuqe qe kish perpire gjysmen e botes, por dicka te ngjashme; dmth te qeveriste me nje dore te forte, ndaj atyre qe kishin ndertuar diktaturen me te eger te lindjes komuniste dhe nje nder me gjakataret ne bote; mund te kishte kritika nga jashte por do t’i bente nje nder te madh Demokracise dhe Shqiperise; dot e sherbente si nje vaksine ndaj flames se kuqe, qe po detyron shqiptaret edhe sot ne vitin 2025 te ikin nga syte kembet prej vendlindjes se tyre.
Natyrisht, duke njohur natyren thellesisht humane te Doktor Berishes, dyshoj shume se ai mund ta kishte bere nje gje te tille, edhe sikur te kishte nxitje dhe mbeshtetje per kete.
Megjithate, historia na meson se nganjehere duhen lene menjane sentimentet, per nje te mire me te madhe, me te pergjithshme, me te qendrueshme, me jetegjate.
O Skypion, mos u bej kaq qesharak he burre. Sikur je kendi i humorit
Natyra thellesisht humane e Doktor Berishes.
Ca jane keto qyfyre?
BErisha kishte nje vlere kur ishte Doktor, qe e beri Xhaxhi.
Pastaj u kthye ne nje dordolec kriminel ne sherbim te antishqiptarizmit
Leri perkedhelite per ne shtepi o burre i dheut, se nuk te ka lezet te perkedhelesh Berishen.
Tradhetaret dhe kriminelet si berisha e hajdari, e Ramuti bashke me ta., nuk kane asgje humane pervec maskes
Ska problem. Le te ikin. Partia do ja gjeje emrin. Sic ja gjeti ne 45,mergata e qyqeve. Ballistet,legalistet,kuislinget,tradhetaret,reaksionaret. E me pas ne 90,jashteqitja e kombit. Rrugaçet,maloket,cecenet,berishistet,pdistet ne 97. Ne 2013? Alpinet,shpellaret,dembelet. Nuk na duhen. Partine te kemi. Çi qi temen Shqiperise.
Por po të bënte Berisha o skypion luftë të rreptë kundër ish komunistëve duhet ta fillonte nga vetja . A kishte komunist më të devotshëm se Berisha 23 vjet komunist 13 vjet sekretar i partisë spital universitet dhe brenda natës na u bë demokrat .
Shume e shume te zeza ka perjetuar ky Popull,
nder shekuj e qe nga koha e lashte,
por ky Shpopullimi i kesaj dekade me Ramen,
ja kalon te gjithe te zezave bashke!