Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve
Lajmi i fundit

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku, ja si do të jetë kufizimi i qarkullimit dhe lëvizja e mjeteve

Published: March 14, 2026
Shpërndaje

Në kuadër të festimet për Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës njofton se devijimi i trafikut do të nisë prej orës 12:00 të datës 13 mars, deri në orët e para të datës 15 mars. Bashkia e Tiranës bën me dije se janë planifikuar një sërë aktivitetesh festive për të gjitha grup moshat, të cilat do të nisin që në orët e para të ditës dhe do të përfundojnë vonë pas mesnate.

Me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtyre aktiviteteve dhe për t’u dhënë mundësi qytetarëve që të festojnë qetësisht, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa prej rrugëve, ku është planifikuar zhvillimi i aktiviteteve.

Njoftimi i plotë:

- Publicitet -

Kufizimin e qarkullimit të automjeteve për mbarëvajtjen e aktiviteteve të organizuara nga Bashkia e Tiranës në kuadër të “Ditës së Verës 2026”, në segmentet rrugore dhe oraret si më poshtë vijon:

a. Nga data 13 mars 2026, ora 22:00, deri më 14 mars, në orën 18:00:

-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme, deri në fillim të ish “Hotel Dajti”;
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e ish “Hotel Dajti”, deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”;
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali”, deri në kryqëzimin me rrugën “Gjergj Filipi”;
-Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga kryqëzimi i rrugës “Gjergj Filipi”, deri në fillim të sheshit “Nënë Tereza”;

b. Nga data 13 mars 2026, ora 12:00, deri në datën 15 mars, në orën 02:00

-Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit” nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali”, deri në kryqëzimin me rrugën “Brigada VIII”;
-Rruga “Pjetër Bogdani” nga kryqëzimi me rrugën “Sami Frashëri”, deri në kryqëzimin me rrugën “Gjin Bue Shpata”.

2. Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet sipas planit të lëvizjes, si më poshtë:

Në rrugën “Lek Dukagjini”;
Në rrugën “Abdyl Frashëri”;
Në rrugën “Papa Gjon Pali II”;
Në rrugën “Sami Frashëri”;
Në bulevardin “Zhan D’Ark;
Në bulevardin “Bajram Curri”;
Në rrugën “Myslym Shyri”;
Në rrugën “Abdi Toptani”.

3. Itinerari i lëvizjes së linjave urbane do të vazhdoj lëvizjen si më poshtë:

Linja Nr. 13 “Tirana e Re” dhe Linja nr. 2 “Teg – Sauk i Vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish Stacioni i Trenit”, do të devijojnë tek sheshi “Willson” dhe tek bulevardi “Zogu I”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • nastradini says:
    March 15, 2026 at 6:37 am

    DITA E VERES ESHTE HUAZUAR DHE NUK ESHTE FESTE DHE TRADITE SHQYPTARE

    Ne Kohen e Zogut dhe te Enverit kjo feste pagane nuk filtej fare per kete feste dhe Dita e Veres nuk njihej fare ne Shqypni, pas viteve 90-te filloi te zhvillohej me buje te madhe nje tradite e huazuar nga vendet fqinje, vecanerisht ne Elbasan, qe ne fillim te marsit ishte zakon, qe njerezit te lidhnin ne dore nje shirit i kuq me pe te bardhe per shendet dhe mbaresi dhe askush nuk ngrinte pyetjen: “Cfare eshte kjo?”. Pas viteve 2000 ne Shqypni filloi nje histeri festimi per Diten e Veres si nje nevoje e ndryshime demokratike ne vendin tone, si kundervenie e festave komuniste zyrtare (pothuaj te gjitha festat e tjera shqyptare ishin caktuar nga regjimi komunist) duke caktuar afrofe daten 14 mars, pa spjeguar se cfare feste eshte kjo dhe nga ka ardhur si tradite. Atehere cfare feste eshte Dita e Veres? Kjo eshte nje feste pagane e Mbreterise Bullgare, e njohur si BABA MARTA dhe qe lidhet historikisht me Betejën e Ongalit të shekullit të 7-të midis Khanit bullgar Asparuh dhe bizantinëve te krishtere, e cila rezultoi në një fitore vendimtare bullgare. Pas betejës, Asparuh dërgoi pëllumba me fije të bardha për të njoftuar fitoren në kampin e tij kryesor. Fijet u bënë të përgjakshme gjatë fluturimit, duke krijuar kështu Martenitsën e parë, qe eshte zbukurimi qe simbolizon kete feste pagane. Martenitsa është një zbukurim i vogël, i bërë nga fije të bardha dhe të kuqe dhe zakonisht mer edhe formën e dy kukullave, një mashkull të bardhë dhe një femër të kuqe. Martenitsa-t vihen ne dore ose ne veshjet e njeriut, por edhe ne dyert e shtepive dhe te banesave, madje qe zbukurojne edhe Bashkite e qyteteve ne Diten e Baba Martës (1 Mars), derisa personi që e mban kete zbukurim si bestytni, e le te varur kur sheh për herë të parë një lejlek, dallëndyshe ose pemë në lulëzim (ose deri në fund të marsit (1 Prill)). Emri i festës do të thotë “Gjyshe Marta” në bullgarisht dhe maqedonisht, festa dhe zbukurimi me ane te Martenitsave janë një traditë pagane (fe me shume Zota) bullgare që lidhet me mirëseardhjen e pranverës, e cila sipas folklorit bullgar fillon në 1 mars dhe perfundon me 1 prill te cdo viti dhe gjate ketij muaji te gjithe zbukurohen me matrenitsa te formave te ndryshme qe ne Shqypni njihen si “verore”, por askush nuk e ka spjeguar se cfare jane deri me sot, ne fund te fundit shqyptaret jane fill pas majmunit dhe cdo gje ne Bote e ka zanafillen nga Shqypnia.

    Reply
  • demo says:
    March 15, 2026 at 9:49 am

    Datat e festave nuk ndryshojne ne kremtimet e lashta.Jane Tabu.Dita e veres 14 Mars festohet nga qytetaret e lashte te Elbasanit.Tradite e percjelle brez pas brezi.Sot mund ta festojne te gjithe,por ne fillim te shek XX,Lef Nosi deshmon se Kaurret orthodokse te Kalase nuk e njihnin dhe nuk e festonin Diten e Veres.Pse?Sepse kaurret e Kalase jane vendosur aty si zanatcinj,mirembajtes te Kalase,pasi Ushtria turke e c`vendosi garnizonin turk,qe ruante kalane.Kjo ka ndodhur ne mesin e shek.XVI kur kufite e Perandorise osmane u zgjeruan ne veri deri ne Austri.Pas largimit te garnizonit turk ne kala u vendosen banore bullgare orthodokse dhe fshatare orthodokse per mirembajtjen e kalase.Keta nuk e festonin Diten e Veres.pra,rrezohet pretendimi se kjo feste ka origjine nga khanet bullgare pagane.Jo vetem data,por edhe ritet jane krejt te ndryshem.Ne kalendarin pagan 1 Marsi i sotem nuk njihet si fillim i muajit,as si fillim i pranveres.Njihet 21 Marsi i sotem ose dita e solsticit pranveror.Romaket e lashte tre ditet e fillimit te vitit pagan,,-20-21-22 Mars(te kalendarit te sotem),i quanin IDAT E MARSIT.Cezarin e paralajmeruan,Ruhu nga Idat e Marsit!U vra pikerisht ne 21 Mars.
    Ata qe festojne Diten e Veres jane banoret e lashte TE MUSLIMANIZUAR te Elbasanit,Ata qe gjeti Ushtria turke gjate inkursionit te Mehmet fatihut ne 1466 dhe u muslimanizuan per te ruajtur koken.Nder keta banore muslimane ruhen edhe sot mbiemra qe lidhen me Qytetin e lashte SCAMPIS,i cili ne mesjete quhet Valm nga Barleti.historine e muslimanizimit te popullsise autoktone te Elbasanit nga Ushtria turke e spjegon shkoqur Evliah Celebiu.
    Dita e Veres e ka origjinen nga dita e nderimit te prendeshes se gjiuetise,pyjeve Zana e Kandavise,qe romaket e quanin Diana Candaviensis dhe kjo dite(14 vmarsi i kalendarit te sotem)nuk perkon as me 1 Marsin e bullgareve pagane dhe as me Idat e Marsit te kalendarit Cezarian(21 marsi i Solsticit pranveror).Rrenojat e tempullit te Dianes ne fshatin Spathar,,pikerisht aty ku ndodhej stacioni AD DIANAM i rruges romake gjendeshin aty deri ne vitin 1976,kur fshataret e kopratives Polisit,meqe s`kishin stalle per te strehuar bagetite e Tufezimit,sajuan me guret e tempullit nje bicim kasolle stani te mos ngrinin ne debore .Gjemen na ka bere gjermani

    Reply
  • demo says:
    March 15, 2026 at 10:29 am

    Kohen e enverit e dijme,,Vertet nuk flitej per diten e Veres,por festohej familjarisht.per kohen e zogut jane fotografite e Arkives.per kohen e Turqise,jane vargjet e Isuf Myzyrit.-Asaj nate,per dite vere.

    Reply
    • Dashi says:
      March 15, 2026 at 12:53 pm

      Sipas këtij më sipër, që ka kopjuar Wikipedian dhe na i servir si erudicion personal, myslymanët e turqizuar të Elbasanit janë shqiptarë, ndërsa kristianët ortodoksë , qënkan vendosur në Kala’ më vonë si zanaçinj e zejtarë dhe qënkan bullgarë e të tjera etni , por jo shqiptarë . Elbasani 90% i turqizuar , i pranoi këta ortodoksë dhe i lëshoi pjesën më të rëndësishme e më të mbrojtur të qytetit , kalanë (!!) . Si mund të përtypet një gjë e tillë ? Ato që ke lexuar në Wikipedia , hidhi në koment pa i transformuar , se na i nxorre heronj myslymanët e konvertuar në fenë e okupatorit dhe të ardhur nga kushedi se ku , ortodoksët që ruajtën fenë , zakonet , emrat dhe trashëgiminë kristiane të shqiptarëve . Elbasani dhe gjithë Shqipëria e mesme , Peqin , Kavajë , Rrogozhinë etj. u turqëzuan masivisht , por ata pak ortodoksë që mbetën në këto zona , ishin jo vetëm krenari e tyre , por edhe krenari e Shqipërisë ( Arbërisë) , Moisinjte e Kavajës , Kristoforidhët , Xhuvanët , Shuteriqët e Elbasanit etj . Çfarë ishin këta , bullgarë ? Dmth neve ortodoksët që u potresitëm e u shpronësuam nga turku nuk qenkemi shqiptarë , se, që të jesh shqiptar (thonë koqevarët , por edhe ndonjë shqiptaro- turk në Shqipëri) , duhet të quhesh Mazllëm , Mahmut , Sherefedin , Demirali (demo) etj . Po të kesh emra kristianë , automatikisht për koqevarët , je grek , sërb ( shkije) , vllah , ose maqedon . Kjo ndodh edhe , sepse koqevarët u turqëzuan 99% e popullsisë , ndërsa shqiptarët u turqëzuan 60% . Në vënd se të nderohen e respektohen këta 40% shqiptarë , që u martirizuan , u vranë e u prenë nga Perandoria famëkeqe otomane , i quajmë as më pak e as më shumë po, grekë , sërbë , vllehë etj , ndërsa koqevarët 1mijë e 500 vjet nën pushtimin sërb e turk , na qënkan dardanë .(!) A thua të ketë mbetur ndonjë pikë gjak dardani në dejet e tyre ? Nuk e besoj . Kjo e spiegon edhe pronësinë e tokave bujqësore në Shqipëri , që pronarë tokash me tapi të turkut , janë vetëm myslymanë dhe jo kristianë . Sepse turku ( sikur i kishte sjellë tokat e Arbërisë nga shkretëtirat arabe) , ja merrte Vasilit dhe ja jepte demos të konvertuar në myslyman , e ndërsa Vasili mbetej me gisht në gojë , demua merrte tapitë e turkut , që i tund akoma e sot para hundës së shtetit , a thua se i ka blerë me para’ tokat e dhuruara nga turku .

      Reply
  • Dashi says:
    March 15, 2026 at 12:57 pm

    Sipas këtij më sipër, që ka kopjuar Wikipedian dhe na i servir si erudicion personal, myslymanët e turqizuar të Elbasanit janë shqiptarë, ndërsa kristianët ortodoksë , qënkan vendosur në Kala’ më vonë si zanaçinj e zejtarë dhe qënkan bullgarë e të tjera etni , por jo shqiptarë . Elbasani 90% i turqizuar , i pranoi këta ortodoksë dhe i lëshoi pjesën më të rëndësishme e më të mbrojtur të qytetit , kalanë (!!) . Si mund të përtypet një gjë e tillë ? Ato që ke lexuar në Wikipedia , hidhi në koment pa i transformuar , se na i nxorre heronj myslymanët e konvertuar në fenë e okupatorit dhe të ardhur nga kushedi se ku , ortodoksët që ruajtën fenë , zakonet , emrat dhe trashëgiminë kristiane të shqiptarëve . Elbasani dhe gjithë Shqipëria e mesme , Peqin , Kavajë , Rrogozhinë etj. u turqëzuan masivisht , por ata pak ortodoksë që mbetën në këto zona , ishin jo vetëm krenari e tyre , por edhe krenari e Shqipërisë ( Arbërisë) , Moisinjte e Kavajës , Kristoforidhët , Xhuvanët , Shuteriqët e Elbasanit etj . Çfarë ishin këta , bullgarë ? Dmth neve ortodoksët që u potresitëm e u shpronësuam nga turku nuk qenkemi shqiptarë , se, që të jesh shqiptar (thonë koqevarët , por edhe ndonjë shqiptaro- turk në Shqipëri) , duhet të quhesh Mazllëm , Mahmut , Sherefedin , Demirali (demo) etj . Po të kesh emra kristianë , automatikisht për koqevarët , je grek , sërb ( shkije) , vllah , ose maqedon . Kjo ndodh edhe , sepse koqevarët u turqëzuan 99% e popullsisë , ndërsa shqiptarët u turqëzuan 60% . Në vënd se të nderohen e respektohen këta 40% shqiptarë , që u martirizuan , u vranë e u prenë nga Perandoria famëkeqe otomane , i quajmë as më pak e as më shumë po, grekë , sërbë , vllehë etj , ndërsa koqevarët 1mijë e 500 vjet nën pushtimin sërb e turk , na qënkan dardanë .(!) A thua të ketë mbetur ndonjë pikë gjak dardani në dejet e tyre ? Nuk e besoj . Kjo e spiegon edhe pronësinë e tokave bujqësore në Shqipëri , që pronarë tokash me tapi të turkut , janë vetëm myslymanë dhe jo kristianë . Sepse turku ( sikur i kishte sjellë tokat e Arbërisë nga shkretëtirat arabe) , ja merrte Vasilit dhe ja jepte demos të konvertuar në myslyman , e ndërsa Vasili mbetej me gisht në gojë , demua merrte tapitë e turkut , që i tund akoma e sot para hundës së shtetit , a thua se i ka blerë me para’ tokat e dhuruara nga turku .

    Reply
  • Lexhenda... says:
    March 15, 2026 at 2:15 pm

    Ditën e verës në mars ? Këtë vetëm mendja pjellore e histerianëve made in ëllbenia mund ta ketë sajuar. Data 14 i përket stinës sê pranverës.

    Një kërkim i shpejtë në google dhe e vërteta e legjendës zbardhet.

    Në Elbasan, krahas shqiptarëve kanë jetuar dhe një pjesë nga komuniteti i vllenjve, ashtu sikundër dhe në Voskopojë.

    Ja se ç’shkruan për këtë lloj tradite një faqe interneti rumune (romania-insider.com). Dikush mund të hidhet zgupthi nga tërbimi por ngjashmëria nuk duket aspak si rastësi. Lexim të këndshëm

    “Çdo vit, më 1 Mars, rumunët festojnë mbërritjen e pranverës me një traditë të çmuar të njohur si mărțișor.

    Duke shënuar kalimin nga dimri në ditët më të ngrohta, ky zakon simbolizon ripërtëritjen, dashurinë dhe respektin.

    Mărțișor, simboli i pranverës dhe ripërtëritjes

    Një traditë e vjetër, mărțișor fillimisht bëhej nga dy fije të ndërthurura, një e kuqe dhe një e bardhë, si simbol i ekuilibrit midis forcave kundërshtare. E kuqja përfaqëson ngrohtësinë, pasionin dhe vitalitetin, ndërsa e bardha simbolizon të ftohtin, pastërtinë dhe ndershmërinë.

    Me kalimin e kohës, leshi i thjeshtë i përdredhur evoluoi në një artikull dekorativ, shpesh duke paraqitur figurina, hajmali ose simbole të punuara me dorë të fatit dhe prosperitetit.

    Sot, festimi i 1 Marsit përfshin shkëmbimin e mărțișoare – bizhuteri të vogla të lidhura me një spango të kuqe dhe të bardhë – të dhëna si shenjë vlerësimi dhe urimi për sezonin e ardhshëm.

    Tradicionalisht, burrat u dhurojnë mărțișoare grave më 1 Mars, dhe në disa rajone të Rumanisë, gratë gjithashtu ua ofrojnë ato burrave. Këto dhurata simbolike nuk kufizohen vetëm te partnerët romantikë, por u jepen anëtarëve të familjes, kolegëve dhe miqve si gjeste respekti dhe vlerësimi.

    Shumë gra ende zgjedhin ta mbajnë mărțișor-in e tyre të varur në rrobat e tyre ose si byzylyk gjatë gjithë marsit, duke besuar se sjell shëndet dhe forcë për vitin e ardhshëm. Në fund të muajit, spango e kuqe dhe e bardhë lidhet në një degë të një peme frutore, duke simbolizuar dëshirën për një të ardhme të frytshme dhe të begatë.”

    Reply
  • demo says:
    March 15, 2026 at 2:29 pm

    Leri pordhet Dashi,sepse Une jam studiues me rrenje i Historise se Shqiprise.Kam vepra te shkruara dhe Dokumentare.Ne asnje Wikipedhia nuk do te gjesh ato qe shkruan demo,se demo nuk merret me wikipedhia,por me Dokumenta historike dhe Libra historike.
    Mbiemri Kristoforidhi nuk ekziston ne kala te Elbasanit.Mbiemri Kristoforidhi eshte nje prestanome,qe Kostandin Nelko e mori kur filloi te perktheje per shoqerine biblike te Londres shkrimet biblike nga greqishtja e vjeter dhe aramaishtja ne gjuhen shqipe.Kristofor-ndricues i krishtit.Ti mund te me thuash se alfabeti gjehes shqipe nuk egzistonte sepse nuk ishte mbledhur Kongresi Manastirit,por Alfabeti i gjuhes shqipe i Kristoforidhit eshte goditur ne vitin 1864 dhe eshte me germa teresisht latine ,mjaft modern,sa po te kishte aplikuar populli shqiptar kete alfabet do te kishte menjanuar distrofine e shkronjave dyshe.Edhe mbiemri Nelko u shua ne Elbasan me Vdekjen e Kristoforidhit dhe Djalit te tij te mbijetuar Anastas ne 1970 ne Londer.Sepse me origjine Nelkot jane nga Bibaja e Rekes se Dibres se madhe.
    Edhe Shuteriqet,ashtu si te gjithe banoret kaurre te kalase nuk jane me rrenje nga Elbasani.Ta kam thene edhe ne komentin tjeter,Banoret e krishtere te fshatrave perreth Elbasanit dhe nje enklave bullgare te vendosur ne kala u moren si punetore zanatcij per Mirembajtjen dhe ndreqjen e mureve te kalase pas largimit te garnizonit ushtarak turk nga kalaja.Kjo ka ndodhur rreth mesit te shek.XVI.Edhe Shuteriqet kane rrenje bullgare nga Shute-i cunget,i shkurter,sllavisht..
    Ti je i paditur dhe fasade Dashi,por demo ka degjuar edhe pleqte e ditur,jo keta wikipedhiat e tua.
    Nqs Une do te bej ty nje liste me mbiemrat e e banoreve te kalase se Elbasanit do te gjesh emra fshatrash te bullgarise,Maqedonise,Shqiprise,Shpatit dhe Shen Gjonit,qe jane edhe sot,.Kje tregon nga jane mbledhur keta banore si punetore sherbyes per Kalane.Psh,mbiemri Bibaja tregon nje fshat ne Reke te Dibres.Edhe sot Reka jane orthodoks,por para 80 vjetesh kane qene shqiptare orthodokse.Udheheqja jugosllave bullgare ju ndryshoi kombesine.Andej vijne Nelkot,Millosh Gjergj Nikolla,Josif Bageri etj.
    Ore une desha te sqaroj ty Dashi se kercet kot si cdo injorant ne kete fushe,por bej vetvrasje me keto sqarime,sepse dikush i pergjon,i vjedh dhe i hedh neper dokumentare,gazeta,libra plagjatore keto replikat e mija.ndoshta i hedh edhe ne Wikipedhia. Eshte nje pallua i fryre qe fryehet si gjel jevgu,qe quhet Marin Mema,i biri asaj jevges Skraparit,qe kendon tallava,qe i vjedh keto komentet e mija,ashtu si me ka vjedhur textin e nje dokumentari per Alexandrin e madh,nje studim per Bylisin,Ashtu si vodhi edhe fondin e fotografive te Muzeut te Ersekes,.Ky eshte i rrezikshem,sepse nuk vjen nga kultura.VJEN NGA TALLAVAJA.Prandaj mos me repliko,se me demton Vepren. ti Dashi je nje tyryfyl ne kete leme,por sherben si karrem per te trete qe mezi presin te plagjatojne njohurite e mija.

    Reply
    • Dashi says:
      March 15, 2026 at 4:14 pm

      “Jo vetëm mungesa e modestisë , por edhe modestia e tepruar , gjithashtu është mendjemadhësi ” – ka thënë Tolstoi . Ndërsa ti demo , nuk e njef fare modestinë , por je një mburravec i shëmtuar , karakteristikë e njerëzve , që kujtojnë se dinë gjithçka . Sigurisht që unë nuk kam bërë ndonjë studim të tillë rrënjësor për prejardhjen e popullsisë , sepse kjo është jashtë profesionit tim , por ama historinë e vëndit tim e njof si çdo njeri i arsimuar . Më bën përshtypje xhelozia jote , deri në shpirtligësi , që ke frikë se mos t’i mësojnë të tjerët ato që ti di . Po mirë o demo , çfarë vlere kanë dijet e tua , kur t’i nuk i bën të njohura , por kërkon t’i marrësh me vehte në varr ? Tjetër , ti po të ishe një dijetar i këtij rangu që pretendon , mund të shkruanjë studime , bashkëpunime me akademikë e historianë dhe nuk do të merreshe me komente në gazetën Dita , ku shkruajnë turli lloj idiotësh për “passa tempo” dhe ku t’i shkruan në shumicën e komenteve kodra pas bregut , të mbushura me urrejtje e sharje prej rrugaçi e jep jo rrallë , sifomos në politikë mendime prej adoleshenti . Sa për Marin Memën , unë ka vite që nuk e ndjek dhe nuk më ka pëlqyer kurrë . Ai hyn në rangun e atyre shqiptarëve idiotë e injorantë , që e konsiderojnë Shqipërinë epiqendrën e botës dhe për ta , jeta në botë , gjuha , historia e çdo gjë paska lindur në Shqipëri , apobIliri . Madje edhe fqinjët tanë grekë , na i paskan vjedhur historinë dhe Omeri me Iliadën e Odisenë ishin ilirë , a thua se historia është një thes me patate , që e ngarkuan në kurriz grekët , e vodhën dhe mashtruan një botë të tërë duke e konsideruar periudhën e famëshme helenike , si historinë e tyre . Çdo popull në botë , që nga SHBA-të e deri në Japoni e kudo ku studiohet historia e famshme e lashtë e grekëve të vjetër , kthen sytë me respekt ndaj asaj historie e atij kombi , e asgjëkundi nuk është shkruar e mësuar , që ajo histori i përket ilirëve dhe qënka e vjedhur nga grekët . Ky është Marin Mema , i shpallur i pa dëshirueshëm nga fqinjët, po sidoqoftë , është i vlefshëm dhe ai sepse përfaqëson idetë dhe mendimet e të gjithë shqiptarëve të pa shkolluar e të pa lexuar, që nuk janë pak në trojet tona .

      Reply
  • demo says:
    March 15, 2026 at 3:25 pm

    Po qe se keto,qe shkruaj Une i ke gjetur tek Wikipedia,TE SIGUROJ : Wikipedia i ka kopjuar nga Une.
    Kam organizuar nje Emision televiziv me pjesemarrjen e kokave te Akademise se Shkencave per kete shqetesim.Bastardet e llumit te proletariatit nuk kane themele shkencore,.ATA VJEDHIN.
    PLAGJATURAT jane katastrofike per zhvillimin kulturor dhe shkencor,po aq sa Korrupsioni.Eshte nje lloj Korrupsioni.

    Reply
  • nastradini says:
    March 15, 2026 at 4:28 pm

    Le t’i leme llogjet prej budalli me levdata se kush di me shume per historine e Festes se Veres, qe para 90-s nuk e njIhte dhe nuk ja kishte degjuar emerin askush ne Shqypni, bej thirrje llogjike dhe pragmatike, qe te mos mallkojme Wikipedian e Imperializmit te LIG, sepse enciklopedia prestigjoze boterore ne internet, sot na meson dhe na ka hapur syte per shume gjera te VERTETA, sidomos per shqyptaret e dhunuar dhe te verbuar nga Diktatura komuniste e Enverit, te VERTETA lakuriqe pa gjethe fiku, qe nuk i kane degjuar dhe nuk i kane ditur kurre.

    ASKUSH NGA AKADEMIA E SHKENCAVE DHE INSTITUCIONET SHTETERORE NUK KANE SPJEGUAR ASGJE PER FESTEN E VERES, MEGJITHESE KOHET E FUNDIT I MESHOHET NJE PROPAGANDE “PATRIOTIKE” ME BUJE TE MADHE.

    Nje komentues me shume i ditur tregon se ne Rumani po keshtu festohet 1 marsi si Baba Marta e bullgareve, por kjo nuk do te thote se rumunet jane bullgare. Ne Rumani Akademia e Shkencave ka pranuar se Baba Marta eshte tradite e huazuar nga paganet e Khan Asparuhut, qe eshte tradite e lashte qe nga mesi i shekullit te 7-te. Khan Asparuhu, qe njihet edhe si themelues i Mbreterise bullgare, ishte nje prijes tartar, qe zbriti me ushtrine e tij me kuaj dhe cadra ne Ballkan nga lugina e Vollges, kaloi Danubin dhe gjeti fiset sllave ne tokat qe sot quhet Bullgari. Khani i tartareve te Vollges e pelqeu shume naturen me lumenj dhe fusha te gjera, por edhe me pyje madheshtore te Bullgarise, por me shume pelqeu femrat sllave ne keto krahina te begata dhe prandaj vrau te gjithe meshkujt sllave dhe pervehtesoi femrat duke krijuar racen bullgare te perzier sllavo-tartare qe besonin tek shume Zota dhe prandaj ishin pagane. Ketu e ka zanafillen edhe Mbreteria bullgare, qe filloi te zgjerohej vazhdimisht derisa ne shekullin e 9-te shtrihej ne 3 dete: Nga Deti i Zi deri ne Detin Adriatik dhe nga Danubi ne Detin Egje, ja cfare shkruan Wikipedia per kete teme, qe BAJGAT e Enverit ta mbyllin HALEN se keto te VERTETA nuk kane se ku t’i mesojne:

    “Perandoria e Parë Bullgare arriti zgjerimin e saj më të madh në shekullin e 9-të, kur tokat origjinale në të dy brigjet e Danubit të Poshtëm u bashkuan me rajone në Greqi dhe Maqedoni, pjesë të Shqipërisë së sotme, Hungarisë dhe Sllovakisë, të gjithë Serbinë dhe Rumanisë, dhe gjithashtu një pjesë të Bregut Verior të Detit të Zi (deri në lumin Dnieper). Gjatë së njëjtës periudhë, u vu re centralizimi i administratës shtetërore, i cili u shoqërua me bashkimin e grupeve të ndryshme etnike të popullsisë në kombin mesjetar bullgar, gjuha e të cilit u zhvillua në bazë të sllavishtes me alfabetin cirilik, te krijuar nga studiuesit Kirili dhe Metodi. Ne kete kohe bullgaret ishin pagane, qe do te thote se besonin te shume Zota, por në vitet 864–866, nën Princin Boris I, Krishterimi Ortodoks u bë feja shtetërore, gjë që çoi në ndryshime të rëndësishme në jetën kulturore të shtetit. Kjo çoi në të ashtuquajturën Epokë të Artë e Mbreterise bullgare nën sundimin e Carit Simeon të Madh. Nën të njëjtin sundimtar, bullgarët bënë përpjekje të zgjatura, por të pasuksesshme, për të pushtuar kryeqytetin e Bizantit ose Perandorisë Romake Lindore – Kostandinopojën. Deri ne shekullin e 14 vazhdon historia e Mbreterise bullgare me renie-ngritje te vazhdueshme, derisa me me fund vjen Perandoria osmane, qe i jep fund mbreterimit bullgar ne Ballkan. Në vitin 1352, u zhvillua Beteja e Pithiumit, në të cilën trupat e turqve osmanë luftuan kundër trupave të bashkuara të bullgarëve, serbëve dhe romakëve. Mbreteria bullgare u mund dhe nga këtu filluan pushtimin e tyre të gadishullit ballkanik. Më 2 mars 1353 ata pushtuan gjithashtu fortesën e Galipolit në brigjet e Helespontit, sot Dardanelet. Vitin pasardhës ata zgjeruan zotërimet e tyre në Traki. Në Fushën e Sofjes në vitin 1355, u zhvillua një betejë e pergjakshme midis turqve osmanë dhe Mikaelit IV Asenit, birit të Carit Ivan Aleksandër. Bullgarët pësuan humbje të mëdha dhe Mikael Asen u vra dhe koka e tij u vendos ne hu ne shenje triumfi te Perandorise osmane ndaj Mbreterise bullgare.”

    atehere:

    PER CFARE FESTE TE VERES PAGANE SHQYPTARE NGA OSMANLLINJTE E ELBASANIT MUND TE FILITET KETU?

    vazhdon:

    Reply
  • nastradini says:
    March 16, 2026 at 7:22 am

    vazhdon:

    Eshte mjaft qesharake te argumentosh Festen e Veres Pagane te sajuar me 14 mars nga elbasanllinjte myslimane, fanatike te Allahut ne Kohen e Qepes te Sulltanit, sidomos kur argumentohet se kjo feste pagane e ka zanafillen tek
    Diana Candaviensis, e pyetem Inteligjencen Artificiale ne internet se cfare eshte Diana Candaviensis? Ja edhe pergjigja: Diana Candaviensis i referohet një epiteti mitollogjik të perëndeshës romake Diana të lidhur me malet Candavia (pranë Shqipërisë Lindore dhe Maqedonisë së Veriut të sotme). Kultet në këtë rajon, përfshirë adhurimin e Dianës, u dokumentuan në mënyrë aktive në vendbanimet romake, veçanërisht midis shekujve 1 dhe 5 pas Krishtit. Diana Augusta Candaviensis” është vënë re në kontekstin e mitologjisë shqiptare dhe rajonale. Ajo është një hyjni e sajuar e mitologjise romake, jo një njeri, kështu që nuk ka një moshë fizike. Nga ana tjeter te gjitha burimet historike perëndeshën romake Diana e lidhin me fisin ilir Dassareti, qe ishte një popull ilir që jetonte midis Shqipërisë juglindore të sotme dhe Maqedonisë Veriore jugperëndimore. Territori i tyre përfshinte të gjithë rajonin midis pllajës se Korçës, drejt veriut, shtrihej deri në Liqenin e Ohrit deri në Drinin e Zi. Qyteti i tyre kryesor ishte Lychnidos (Ohri), i vendosur në buzë të liqenit me të njëjtin emër. Një nga vendbanimet më të rëndësishme në territorin e tyre u themelua në Selcë të Poshtme pranë bregut perëndimor të Liqenit Lychnidus, ku u ndërtuan Varret Mbretërore Ilire.

    atehere:

    CFARE LIDHJE KANE MYSLIMANET E ELBASANIT ME FISET ILIRE TE KORCES DHE DASSARETISE SE OHRIT?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, ja thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?