Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dita që u bëmë me yll në ballë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Dita që u bëmë me yll në ballë
Kryesoreopinion

Dita që u bëmë me yll në ballë

Published: November 29, 2023
Shpërndaje

Nga Artan Duka

Botuar në DITA

28-29 nëntori janë dy data kulmore historike të pandashme si vetë kokat e shqiponjës në flamurin kuqezi. LANÇ me datat e shumta që përkujtojnë e nderojnë atë dhe Arbëria e Kastriotit të Madh, e bënë dy herë një komb të vogël të madh, tepër të madh, në sytë e botës mbarë.

- Publicitet -

Kush nderon 29 nëntorin nderon veten, historinë e kombit të tij dhe respekton shumicën e shqiptarëve të lidhur ngushtë me atë epope. Sot e çdo ditë, përulemi me respekt ndaj martirëve të asaj lufte që me gjakun e tyre kuqën më tej flamurin e Kastriotit, ndaj veteranëve që me sakrificat e vetmohimin në luftë e punë, mbeten magjepsës në madhështinë e modestinë e tyre njerëzore, gjithë popullit që barti barrën e atyre viteve dhe u bë jatak për luftëtarët e lirisë.

29 nëntori është datë që zuri vënd me gjak e sakrifica në kalendarin kombëtar dhe çdokush që tenton të njollosë apo shpërfillë atë, mbetet liliput i pashpresë që sado të përpiqet, nuk ia del dot të kacavirret jashtë koshit të turpit të historisë.

Faqebardhë jet e mot para historisë

LANÇ na rreshtoi me dinjitet krahas SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Sovjetik. Falë maturisë e sakrificës sublime, Shqipëria ia doli të mos kuturisej në hullinë e kolaboracionizmit dhe doli faqebardhë nga lufta e dytë botërore duke shmangur edhe rrezikun e coptimit të vëndit prej armiqve shekullorë.

Merita kryesore shkon tek partizanët trima por edhe tek drejtuesit e tyre, Enveri e të tjerë dhe kuturisja revanshiste për të retushuar këtë realitet, deri te tentativa e fundit e Kishës Katolike që më së pari duhet të distancohet nga kolaboracionistët me rraso të saj, është t’i hysh detit me këmbë!

Turfullimi e revanshi antikomunist që ka rrënjët në kolaboracionizmin e djeshëm qoftë nën petkun e nacionalizmit, fesë etj, është gjithshka përveçse demokratik. Riciklimi e lançimi i tij në politikë sot nuk të bën automatikisht as demokrat e as të djathtë por thjesht apologjet të kolaboracionizmit që ndoti nacionalizmin me tradhëtinë dhe ka emër aq të keq kudo, sot e përgjithmonë, edhe në Perëndim.

Pinjollët e kolaboracionizmit mund të shesin sot plot dëngla rreth proamerikanizmit por gjatë LANÇ, të parët e tyre ishin antiamerikanët më të mëdhenj!

Ajo luftë na bëri palë me SHBA e botën demokratike dhe merita ishte e partizanëve dhe e mbarë popullit pas tyre që ia dolën të gozhdojnë ushtritë fashiste duke lehtësuar sadopak frontin e lindjes dhe perëndimit përballë murtajës naziste. Ishte LANÇ që duke mbajtur “llogoren” e mbrojtur “shpinën” e ushtrive të SHBA e Britanisë së Madhe, kurseu jetë të shtrenjta ushtarësh guximtarë që kaluan dete e oqean për të çliruar Europën e pushtuar nga nazizmi.

LANÇ dhe drejtuesit e saj kanë meritën e risjelljes së epopesë së Skënderbeut në skenën e historisë për botën mbarë për ta parë atë. Ajo dëshmoi para botës se shqiptarët kanë gjak arbëror e flamurin kuq e zi e valvit e njëjta dorë.

29 nëntori nuk është thjesht një datë por një frymë, thesar që ngjiz vlera e pasuron identitetin kombëtar duke na bërë komb me yll në ballë! Flamuri kuq e zi dhe ylli partizan janë binom krenarie për të gjithë ata që respektojnë historinë e shkruar me gjak. Falë LANÇ, historia na rreshtoi në pavionin e fitimtarëve sa të jetë jeta dhe kjo është trashëgimia më e vyer për ata që vijnë pas.

29 nëntori si “fjalë-kalim” për besimin e votën

29 nëntorin e nderon shumica në këtë vënd e kushdo e përflet atë, humbet besimin e saj. Nuk është çudi që PS dominon zgjedhjet në vënd. Ka pas shumicën sepse të paktën formalisht njeh e vlerëson LANÇ e datat e lavdishme të saj.

Ndërkohë PD e ka destinuar veten si parti të pakicës duke u rreshtuar me humbësit e historisë e këta të fundit, mbeten të tillë përgjithmonë se vulës së historisë nuk i del boja kurrë. Sa kohë PD shpërfill apo anatemon ato që shumica në këtë vënd i ka të shënjta, PD asnjëherë nuk do të jetë parti e shumicës dhe pushtetin do e shohë me dylbi.

Vëndi ka nevojë për rotacion por për fat të keq, PS sot nuk ka rivalë dhe PD nuk ngjall shumë shpresa në këtë drejtim. Tentativa e saj për t’u ndarë nga trashëgimia berishiste ngre pikpyetje në sinqeritetin e saj. Ajo trashëgimi, deri tragjike, aty ishte edhe kur ata ishin rrotull tij.

Nga Gërdeci, 21 janari, 26 maji i dhunimit të votës, piramidat, 97, dhënia e detit e varrezave Greqisë, grushtet e shtetit etj mënxyra që u shtrinë në vite e dekada me rradhë. Dhe këta, që sot bëjnë të moderuarin pro-amerikan e “garipin” ndaj Berishës, Basha i pari, nuk lodheshin duke i bërë fresk e temena këtij të fundit deri ditën që fermani non-grata ra si rrufe në qiellin blu.

Nëse PD e ka seriozisht ardhjen në pushtet, ka një “malore” të madhe përpara. T’a fillojë me largimin e të gjithëve që të djathtën e ngatërruan qëllimisht me kolaboracionizmin apo që mbetën deri ditën e non-gratës beniamin të Berishës, nga Basha i pari!

PD ka nevojë sot për riformatim të programit të saj ideologjik. Nëse vetquhet e djathtë duhet të njësohet me të djathtat liberale të Europës dhe jo atavizmat e nacionalizmit të luftës që degradoi në kolaboracionizëm.

Që të marrë mbështetjen e shumicës, PD duhet të ndajë vlera me të e ndër to është edhe rishikimi objektiv i së shkuarës duke filluar nga LANÇ vlerat e së cilës nuk ka kohë që i kufizon. Shumica vlerëson dhe e ka të shënjtë LANÇ e punën vetmohuese më pas për shtet e zhvillim social-ekonomik më pas. E nëse për ato vite aty del i pashmangshëm roli i komunistëve e i Enverit me shokë, ashtu qoftë. Kjo nuk do të thotë se mund të etiketohesh enverist apo se po glorifikon dikë.

Politika nuk duhet të tjetërsohet nga asnjë kompleks, qoftë edhe ai i Enverit. Pranimi i historisë e fakteve nuk është opinion e adhurim por respekt ndaj së vërtetës. E nëse do që e shkuara të zbehet, bëje të ardhmen më të mirë.

29 nëntori është festa e shumicës dërmuese në këtë vënd dhe nëse PD do vërtet të mos identifikohet me Berishën, t’a fillojë me këtë datë duke e njohur e nderuar atë. Njohja e 29 nëntorit është rruga e vetme për të dëshmuar se po ndryshon dhe meriton të vlerësohesh nga shumica në vënd.

Nuk të garanton pushtet por garanton vëmëndjen e shumicës tashmë mëndjehapur për të të besuar edhe me votë. 29 nëntori është një shans për PD për të filluar të fitojë besimin e shumicës. Një shans që Berisha gjithnjë e refuzoi dhe i bëri karshillëk me të tjerët pas. Një kurorë për 29 nëntor do të fliste shumë për PD e re!

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Comments
  • ATSH says:
    November 28, 2023 at 10:01 pm

    Thjesht e bukur . Kush nuk respekton e nuk nderon 29 Nentorin njesoj si 28 Nentorin e njesoj si Skenderbeun nuk mund te quhet Shqiptar !

    Reply
  • mali says:
    November 28, 2023 at 10:39 pm

    Artan Duka e ke shume gabim dhe nuk te falet.Lufta kunder nazi-fashizmit I organizoi gjithe popujt e europes ne ate qe quhet”front anti fashist”. Pas perfundimit te luftes partite komuniste nuk fituan ne zgjedhjet demokratike ne europe dhe yllin partizan ia futen ne bythe.Rast konkret eshte qe partizanet greke u zbythen ne malin e gramozit nga forcat antikomuniste dhe gjeten strehim ne shqi peri ose ne bullgari.Dhe Greqia eshte ajo qe eshte sot ,nje shtet me dinjitet dhe jo me psikopate si Saliu e Rama qe na marin neper kembe.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 28, 2023 at 10:48 pm

    Po ta dinte Artani, se c’fare simbolizon ylli ne te vertete, do ishte hedhur nga Ballkoni. Nejse, une ketyre u them idiote te indoktrinuar, por te dobishem per dike diku.

    Reply
  • epo kjo pune says:
    November 28, 2023 at 11:02 pm

    Do Dali Basha ndonje xhiro nga varrezat e deshmoreve apo do bej qoka andej kendej… ja sheshi ja mejdani Bashe, ne je ndryshe nga sala, beji gjerat ndryshe… 29 nentori eshte date e madhe se u rradhitem si fitimtar pergjithmoine, nuk kemi njolla si vende te tjera ne rajon por sala qellimisht e perfoli dhe hapi udhe revanshizmit se ashtu e bente corap kete vend e kenaqet serbolja e greqira

    Reply
  • Vflp says:
    November 28, 2023 at 11:07 pm

    GJERSA HISTORINE
    TA BEJ TRADHETIA
    NUK DO BEJ PERPJETE
    KURRE SHQIPERIA

    HORRAT EDHE QORRAT
    RREMBYEN TEPSINE
    POPULLIT FUKARA
    I HOQEN CATINE

    NA VRAU E DREJTA
    E KOHES QE SHKOI
    NGAQE I FRYME KOCIT
    ZOTI NA DENOI

    HAPNI SYTE MIRE
    MOS SHKONI VERDALL
    SHPETIMI I VETEM
    ESHTE YLLI NE BALL

    Reply
  • mali says:
    November 28, 2023 at 11:32 pm

    Deshmoret te quhen te “renet e frontit antifashist “.Perse lind pyetja.Sepse ylli I kuq ne kapele nuk ishte shqiptare dhe ata as e kishin idene e ketij simboli te imponuar.

    Reply
  • demo says:
    November 28, 2023 at 11:50 pm

    Eshte lufta me e zeze qe kane bere llumi i toskerise kunder kombit shqiptar per interesa te sllaveve dhe grekeve.Ashtu si ishte lufte antikombetare e udhehequr nga nje klike Serbomadhe qe ne krijimin e Juntes komuniste ne 8 nentor 1941.Goditja e kollonave gjermane qe bashkuan viset shqiptare nen Qeverrine kombetare te Tiranes eshte faqe turpi dhe mosmirenjohje.por per popullin shqiptar kjo eshte perseritje e Historise.
    Keshtu vepruan halldupet turkoshake te Shqipnise mesme kunder Qeverrise Evropiane te princ Widit.
    Keshtu po vepron sot kryeministri me i mire i Serbise edi rama kunder qeverrise se Kosoves,
    Dita e zeze e 29 nentorit duhet kujtuar si dita e pushtimit komunist te Shqiperise me pasoja tragjike per popullin qe e vuajti,inteligjencen kombetare dhe zhvillimin normal te ketij vendi ne zemer te Europes,qe klika terroriste poilpotiste e enver hoxhes e degdisi ne humbetirat Aziatike.

    Reply
  • Miza says:
    November 29, 2023 at 12:07 am

    Dita e 29 Nendorit,Eshte vendosur aforfe,nuk Eshte Dita e vertete!
    Shuku Dulles,mbajti fjalimin e marrjes SE pushtetit me 28 Nentor ,Jo me 29!
    Daten 29 e vendosur me porosi te xhaxhi Tito’s,mbas 2 vjetesh Kur ishte cliruar vendi,kjo u be per te qene NE NJE dite me krijimin e Jugosllavise!
    Sado te mundohen kamunistat,te lajne m..n me sh..rr,Dita me e rendesishme e bendit Eshte Dita e Ismail Bej vlores,Dita e 29 nentorit Eshte Dita e zeze,Dita e vrasjes SE shqipetareve!

    Reply
  • ¿? says:
    November 29, 2023 at 12:14 am

    Ylli me pese cepa, ose pentagrami, eshte simbol i SATANISTEVE, nje sekt qe i falet djallit

    Reply
  • vlonjati says:
    November 29, 2023 at 6:45 am

    Nga ai ylli ne balle ne fituam skllaverine dhe jo lirine. Ai yll me cepa na gerrvishte menderen keshtu qe na bezdiste jasht mase por ata qe na e prune ate na qendronin me arme mbi koke keshtu qe u detyruam ta duronim ate gervishtje. Ky pra ishte ai “ylli idashur” me cepa per te cilen mburren pronaret dhe pasardhesit e tij te cilet kerkojne te na e rikthene me ç’do kusht si puna e ketij pushtit Artan. Nuk kam pasur asnjehere njeri me Ballin apo Legalitetin por e urrej ate yll dhe ato qe na e sollen (ndoshta me shume se ballistet apo zogistet ) sepse gjithe jeten prej 37 vitesh ne ate sistem un dhe familja ime nuk kemi pare nje dite te bardhe.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    November 29, 2023 at 9:53 am

    OK,A.DUKA:
    -Lavdi 28.000 dëshmorëve të LNÇL të Popullit Shqipëtar.
    -28,29 nëntori do të ngelen të pavdekshme në HISTORI,të cilat simbolizojnë Shqiponjën 2 krenare në FLAMURIN KUQE-ZI MË TË BUKURI NË BOTË.
    -Ata që nuk i festojnë këto 2 data historike ose i ndajnë Ato,mohojnë FLAMURIN E HYMNIN KOMBËTAR Shqipëtar,Mohojnë Shqipërinë dhe kan kërkuar e kërkojnë copëtimin e saj në shekuj por edhe SOT.
    -Nuk është rastësi që S.Berisha që në 1992 si President e KM mohoi 29 nëntorin,LNÇL,Zvogëloi numrin e dëshmorëve,Përdhosi simbolet e Komunizmit dhe nxori nga VARRI kockat e Enverit se ishte Komunist(Kur vet ishte Komunist që në 8 nëntor 1968) e Komandant e Komisar i LNÇL, ndonse Shqipërinë e rreshtoi me fitimtarët e L2B.
    -Nuk mundet të mohoen 46 vite të ndërtimit të Socializmit nga vet POPULLI SHQIPËTAR,Siç pretendojnë kundërshtarët Politik & Armiqtë e këtij vëndi..!
    -Po kështu,nuk është rastësi që Sb duke pasur bashkshorten me prejardhje Sërbe(Sllobodanka) sa herë që KOLLITET Sërbi,Rusi,Greku..destabilizon vëndin,Vjedh e VRET në Opozitë e në pushtet..!
    -Tymi dhe flaka që shkakton Sb dhe Shpura e tij në Kuvëndin e Shqipërisë është shkak për ti shpëtuar drejtësisë dhe NXIRË Shqipërinë në arenën nd/Kombëtare në unison me miqt e Tij në Lindje..!
    -Historia Kombëtare(Shqipëri-Kosovë) e Sb në 33 vite është poshtëruese,Kriminale që duhen VOLUMET për ti evidentuarë.Por Ajo me qeverit Greke për Shitjen e TOKË E DET,Kandidimin e F.Belerit për KB në Himarë,etj janë ANTISHQIPËTARE që drejtësia duhet ti kishte treguar vëndin me kohë,që për fat të keq Sb po rreket me SPAK+GJJKO+SHBA+90 % TË POPULLIT SHQIPËTAR. !
    -Te Sb e gjëjnë frymëzimin edhe ballistët, Kolaraboracionistët,Klerikët,etj,pasi vdiq Enveri që u rrojti mjekrën me gërshërët e deleve,si vegla të NaziFashizmit..!
    -Sb vdiq përfundimisht e politikisht,familjarisht dhe me Ha-Le-Atët me NON GRATËN Amerikane,Angleze..duke e lënë fillikat në SHKRETËTIRË..!
    -Rroftë 28,29 nëntori,Lavdi 28.000 dëshmorve të Atdheut.
    -FLM AD,DITA.

    Reply
  • km says:
    November 29, 2023 at 12:02 pm

    Ah more Z.Duka.E VERTETE,29 Nentori na kurorezoi me Yll ne Balle.Por shikoni sot,qeleshet me shgabe te Ballit Kombetare Kane mbushur Stadiumet e futbollit,si shenje e patriotizmit te madh.Sa me shume rrjedhin ujrat AQ me shume turbullohen ,sepse permirret shume ne tò.
    Me kete rast po’ te tregoj nje histori te vertete.Viri 1943.ceta e ballistit Veli Zleisha zbarkon ne fshatin Tremisht ne permet,ne Lagjen “Dako”,te kisha e shen Sotirit “,shoqeruar nga nje toge ushtaresh italiane te komanduar nga nje toger.Arrestohet kryetari i keshillit antifascista Nac.Clir.,Aleks Dako.dhe nxirret per pushkatim,me kerkese te ballisteve.Togeri rrjedhtoi ushtaret per te kryer elzekutimin,Duke u folur ne dialekt te perfetto me frengjishten.Aleksi,ish puntor emigranti ne France i flet frengjisht.Togeri kthehet dhe i thote frengjisht:-ku e di frengjishten ti?-kam punuar 11 vjet ne France,ne minierat e sent Etienit-iu pergjegj Aleksi.Togeri prapson urdherat dhe thote :”ky nuk pushkatohet,do ta marrim te arrestuar”.Ballistet protestuan dhe kerkonin pushkatim.Pra…me keq se fashistet pushtues.Ndaj bej thirrje-qeleshet e Ballit Kombetar nuk Jane shenje e patriotizmit por e tradhetisr kombetare ,ndaj nuk duhen perdorur.Poshte simbolet e tradhetisr kombetare.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 29, 2023 at 12:35 pm

    km si kilometri i kalvarit historik shqyptar:

    intelektuali do t’i shtoje historise suaj nje tjeter histori po kaq te trishtuar:

    Kur gjermanet ne fakt austriaket qe kish derguar Hitleri ne Shqypni si per favore ndaj bashkeatdhetareve te vet, pra kur austriaket e Hitlerit kishin kapur ca cuba komuniste libohovite (midis tyre nje kusheri i afert i Enverit nga Gjirokastra) qe i kishin qelluar te fshehur pas ferres ne rrugen kryesore nga Gjirokastra per Tirane, austriaket e zemeruar u ngjiten ne Libohove dhe nxorren gjithe burrat te Rrapi ne sheshin qendror dhe ishin bere gadi t’i pushkatonin te gjithe megjithese midis tyre kishte shume balliste te Bahri Omarit, por ne kete moment del e shoqja e Myfit Beut, Madam Ollga dhe i flet komandantit me nje gjermaniste te paster ne akcent austriak:

    KETA JANE BALLISTA TE BAHRI OMARIT

    Komandanti e pyet: “Po ti kush je?” Madam Ollga i thote: “Une jam e veja e Myfid Beut nga Libohova me pasaporte austriake denbabaden, prandaj lutem t’i falesh keta fakire” Komandanti dha urdher te ulin pushket dhe u largua pa pushtakuar as cubat komuniste qe i kishin qelluar pas ferres ne rrugen kryesore per Tirane,

    PIR CFARE NDODHI ME TEJ?

    Sapo Enveri mori pushtetin e mbylli Madam Ollgen ne nje Kotec pulash me gjithe djalin e vet, megjithese ajo kishte nderhyre te Ahmet Zogu per nje burse franceze per Enverin, por edhe me pas per emerimin e tij si sekretar i konsullates ne Bruksel. Madam Ollga vdiq me tortura te padegjuara dhe nuk e mesoi kurre pse Enveri e denoi me kaq egersi nusen austriake te Myfid Beut qe e kishte ndihmuar disa here ne rini. Dhe per ta mbyllur eshte xhiruar edhe nje serial francez qe prek kete histori te trishtuar me titullin BEU I GORRICES qe eshte ndaluar nga censura ne Shqypni

    Reply
  • intelektuali says:
    November 29, 2023 at 12:47 pm

    Se cfare clirimi ishte 29 nentori i ZI Katran e treguan tollonat, tufezimi, grabitja e pronave dhe lumenjte me gjak njeriu qe pasuan kete date satanike per shqyptaret e ndershem,

    por:

    Me shume efektet katrastofale te kesaj date te ZEZE te historise sone kombetare ishte EKSODI horror shqyptar kur kapitulloi komunizmi dhe ngordhi MORRI i Kuq kudo ne Bote, pamjet e shqyptareve si majmune xhungle ne dyreket e anijeve te ndryshkura te Enverit e deshmojne me se miri kete teze

    Reply
  • epirotas says:
    November 29, 2023 at 1:11 pm

    Armand Duka! enverist i flliqur ,justifikon krimet e nje perbinshi satanik, delirant qe qetsohej vetun athere kur i sillnin listat e te pushkaturve ; kjo ishte relaxi i maniakut enver e ti kerkon ta ngreshe akoma ne piedestal? jo: kurr me nuk vjen koha e juaj. Shqiperia do apo sdo ; do bej pjese ne orbiten Euro Atlantike e do rifitoj traditat e humbura nga pushtimet huaja sllavo turke!

    Reply
  • demo says:
    November 29, 2023 at 1:18 pm

    Populli qe do Shqiperine e vertete me Kosove e Cameri feston 28 nentorin.
    Qeleshja Sali Butkes dhe plisi Isa Boletinit te mos ju vrasin syte.
    Ishin 30 mije kosovare qe cliruan Shkupin ne 1912.
    Bedela mor zotni,serbet kane gjetur vetem ne Shqipri.Se serbet vete,i kursejne forcat kunder austriakeve,Italianeve,kunder gjermaneve,kunder Amerikaneve,PERDORIN BEDELAT.
    Kur ushtria Austriake sulmoi Cernagoren qe kishte pushtuar me tradhti kombetare Shkodren,,malazezet menjehere u terhoqen.NUK LUFTUAN ME AUSTRIAKET.
    Mazezet nuk ju pergjigjen pushtimit italjan me pushke,sikunder shqiptaret,me aq sa kishin takatin,sikunder greket qe kishin jo vetem artilerine franceze por edhe aviacionin anglez.Malazezet “heroike” nuk shkrepen nje pushke kunder Italise Fashiste.
    Serbet nuk bene gabimin e popullit heroik Polonez,qe shpertheu Revolten e Warshaves,ta clionte vete kryeqytetin.Joooooo,ftuan ushtrine e kuqe te cliroe Beogradin dhe paguan haracin me serbjanka qe a dhuruan Ushtrise se kuqe.
    Serbet nuk luftuan as me Ushtrine Kosovare te Shaban Polluzhes,,Ja lane kete detyre te shenjte Ushtrise ANTISHQIPTARE nac-cl te BEDELAVE Shefqet Peci,Dali Ndreu,Gjin Marku.T`ja dhuronin Kosoven ne tepsi,se serbet na ndihmuan shume per formimin e partise komuniste
    SERBET,MOR ZOTNI,KANE QENE KAQ TE SUKSESSHEM KETO 200 VJET SEPSE KANE LUFTUAR VETEM KUNDER SHQIPTAREVE.
    I kane ruajtur forcat dhe kane luftuar vetem kunder banoreve shqiptare te pa organizuar ne ushtri.
    Prandaj i kane shtyre shqiptaret ne zgiq,duke u rrembyer territorin.
    Serbet kane vetem nje armik_popullin shqiptar.
    BEDELAT kane luftuar kunder Austrohungarise,Italise,Gjermanise,Anglise,,Imperializmit Amerikan,Social imperializmit sovjetik,TriBotizmit Kinez.Dhe kane ngrene mut,
    Ooooo kapterriiii.Kemi hasem Serbin dhe Grekun.Na dalin dhe na teprojne.
    Po Ay Hitleri nje gabim beri,qe nuk ju mori ju Mallakaster e eger e me gjithe Toskerine rrevolucionare dhe tju shkrinte per sapu ne furrat e Polonise.Se ku shkriu 6 miljon cifute se do shtonte dhe 200 mije BEDELA TE SERBISE,tosketare , tradhetare te kombit, as shtonin as paksonin.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    November 29, 2023 at 1:31 pm

    Demo o bedel i zajednicave
    hiq dore prej kunjave e spicave
    sulju paidhaqeve dhe picave.

    Demo o bedel i Havasë
    mos iu turr tepsisë së bakllavasë
    se nuk do t’i biesh dot zurnasë.

    Demo o akademik i rrallë
    mos u tremb nga ai që shet dhallë
    se është pa dhëmb e dhëmballë.

    Reply
  • LEXUES SHQIPTAR says:
    November 29, 2023 at 1:45 pm

    28 NËNTORI:
    GËZUAR te gjithe shqiptareve diten e festes sone kombetare, diten e pavaresise kombetare, diten e flamurit kombetar!

    29 NËNTORI:
    Çlirimi nga fashistet e nazistet e rreshtoi Shqiperine ne krahun fitues te Historise, megjithate me Situaten Gjeopolitike dhe Marreveshjet Nderkombetare te grupit te Shteteve Vendimmarrese, por edhe ne menyren si u veprua ne rajonin tone dhe midis nesh, “29 nentori” pati konsekuencat, anet e veta pozitive dhe negative.

    Reply
  • EMIGRANT SHQIPTAR - ESPAÑA says:
    November 29, 2023 at 2:13 pm

    Meqense gazetadita nuk ka hapur mundesine e komenteve ne te gjitha artikujt, po shkruaj opinionin tim ketu referuar nje artikulli aktual tjeter:

    Shume me fort se Greqia qe ankohet zyrtarisht ne B.E.

    Aktualisht edhe ne duhet te bejme ANKESE SHTETERORE ZYRTARE NE SPANJE.

    Greqia po nderhyn ne punet e brendshme te Shqiperise ne problemin e te grekezuarit Beleri.

    Duhet te shfrytezohet fakti qe Spanja kryeson deri me 31 dhjetor Presidencen e Bashkimit Europian.

    Ne Demokracine Spanjolle praktikisht pavaresia/ndarja e tre Pushteteve Juridik-Legjislativ-Egzekutiv ESHTE E SHENJTE.

    Reply
  • ¿? says:
    November 29, 2023 at 2:26 pm

    …. dhe bythes qe fend i fut nje palle

    Reply
  • Emigrant Shqiptar says:
    November 29, 2023 at 3:10 pm

    Mire eshte qe secili prej nesh ne komente te shpreh me respekt opinionin e vet, madje edhe ne replika te shpreh kundershtine apo dakortesine me argumente,
    POR PA SHARJE, PA FYERJE.

    Qe te zihen duhen gjithmone te pakten (DY VETË).

    Me perjashtim te te marrit (TË BUDALLAIT) qe zihet edhe me hijen e vet.

    Reply
  • ATSH says:
    November 29, 2023 at 8:07 pm

    Hahaha sa i gervish pak siperfaqen cecenet e Saliut i braktisin standartet e demokracise, i bejne shurren USA e Perendimit antifashist e tregojne surratin feudal nazi-fashist ! Ve bast qe ky qe flet me dashuri per fashistet grek qe munden forcat komuniste do te jete me siguri Cam . Ky do jete nga ata camet qe kur forcat e djathta greke moren si delet perpara popullsine came me masakra qe tmerronin foshnjat ne bark , keta patriote megjithse ishin te armatosur deri ne dhembe menduan te luftonin partizanet se sa te mbronin njerzit e tyre. U pa pastaj sa ja pane hajrin . Mire qe ishte Enveri qe u shpetoi kokat .

    Reply
  • Llaf Dibre says:
    November 29, 2023 at 9:33 pm

    Shoh ndonje, qe edhe pas 78 vitesh, ka ngele ne llogore. Kam pase degjuar dhe dhe nje shprehje te tille, te cilen e kam konsiederuar reaksionare: ” Shqiptari per shqiptarin e mban llogoren e ngritur, ndaj te huajit(pushtuesit) mendohet”. Pra ne kete rast mendon, ndersa nga llogorja nuk flet mendja.
    Çdo nentor perkon me tre ngjarje historike. Tete muaj pas Kongresit te alfabetit shqip nga patriote mendjendritur, ne kongresin e Dibres, shqiptare mendjeperzhitur shperfaqen idene e shkollave shqipe me alfabet arab. Kete fryme kunderkohe e hasim ne te gjithe udhekryqet kur koha historike trokiste me portat hapur, per gjuhe, per pavaresi, per liri, per çlirim, etj.
    Te huajt na kane rrembyer histori, pra na kane rrembyer dhe memorje – cka do te thote se na kane hequr nga pak personalitet te gjitheve si individe, theksova ne nje koment te Dita. “Nje race e harruar”, e ka titulluar librin e tij Edauart Shnajder; “Nje kulture e harruar” (pellasgo ilire) e titullon librin e tij linguisti amerikan H. Harman. Harmani, kulturen greko-ramake e quan montature te kultures pellazgo etruske. Po, ai, nuk e din qe vet ne jemi (sic duket kemi qene) vetmohues: mohome histori, mohojme kulture.

    Reply
  • Populli says:
    November 30, 2023 at 10:46 am

    Ngrihuni nga varret or Deshmore te ngrate,
    te shikoni ca se perse atje ne lufte u vrate,

    (Dita qe u beme me yll ne balle,
    qe po thote sot ky i mjere budall)

    o Deshmore mos kerkoni Kumandar e Komisare,
    se Enveri ua pushkatoi pas klufte si ‘tradhetare’,

    mos kerkoni kot Beqo Balluk, Hito a Petrit,
    sepse si “Armiq” ua qeroi Enveri per nje dit,

    mos kerkoni me sy te shikoni Kumandar Mehmet,
    ate pas 27 vitesh kryeminister..e shpallen Poliagjent!

    se me shume se sa ne lufte ju vrau Hitleri,
    ju griu e shfarosi pas lufte partizane Enveri,

    Ndaj jeni me fat ju qe ne lufte u vrate or mjeran,
    se pas lufte as varr nuk u la kumandareve tuaj
    …ai Enveri Satan !

    Reply
  • Arben Tashko says:
    December 24, 2023 at 5:45 pm

    Z. Artan Duka:

    1.
    Nuk mund te kete revansh antikomunist,
    Se ne Shqiperi nu ka patur komuniste, por
    Antare te Partis se Punes, ky shum prej tyre
    Kan qen futur ne PPSH, per te mbrojtur dhe
    avancuat Interesin Personal.

    2.
    Ju mund te thoni:

    Kush eshte Ai/Ajo qe nuk e mbron interesin Personal?

    3.
    Problemi eshte:

    Shume prej tyre ben nje mareveshje me djallin.
    Duhet te aprovonin, te conin doren lart, ne bledhjet
    e organizates baze, ne marje e vendime qe po beheshin
    gjithmon e me absurde, ne dem te popullit Shqiptar.

    4.

    A kane te drejte kur disa thone se kemi qene komuniste idealiste?

    JO, JO, JO, ………..

    A jane disa te sinqerte kur thone se kane qene te friksuar, terrorizuar?

    PO, PO, PO……….

    Por ne fund te fyndit te dyja palet u bene antare te PPSH-se,
    Per interes, dhe u bene bashkautore ne te gjitha krimet e sistemit
    “Osmano-Komunist” te Enver Hoxhes.

    Por ka patur ne dhjetevjecarin e pare te egzistences se PPSH, njerez
    qe lane luftuar per clirimin e shqiperise, qe interesin e kombit e vune
    mbi “me fundamentalen”, te mbrosh egzistencen, te rrosh, te krijosh
    familje, te keshe femije. Te gjithe ato ushtarake, oficere, majore,
    kolonele e gjenerale, kane besuar se dite shum me te bukra do vine,
    por erdhi nje dite Z. Artan Duka, qe “Qe ENVERI i mbeshtetur totalisht
    nga PPSH i egzekutoi Si mendoni JU: Z. Artan Duka.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?