Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ditë vendimtare në Kosovë: Protesta për Specialen dhe afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Ditë vendimtare në Kosovë: Protesta për Specialen dhe afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit
KosovëPolitike

Ditë vendimtare në Kosovë: Protesta për Specialen dhe afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit

Published: October 6, 2026
Shpërndaje

Kosova hyn sot në një ditë vendimtare, me protestuesit që rikthehen në orën 09:00 para Kuvendit për të kërkuar votimin përfundimtar të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa pikërisht këtë të martë skadon edhe afati për zgjedhjen e presidentit të ri.

Është një skenar që Kosova e ka përjetuar vetëm pak muaj më parë. Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit u shkaktuan pikërisht nga dështimi i Kuvendit të mëparshëm për të zgjedhur presidentin. Por as vota e qershorit nuk e zgjidhi ngërçin.

Protesta rinis sot pas një të hëne të trazuar, kur ndryshimet për Specialen kaluan në parim me 91 vota, por nuk u votuan në lexim të dytë. Përplasjet mes protestuesve dhe Policisë lanë 17 persona që kërkuan ndihmë mjekësore, 11 qytetarë dhe 6 efektivë, ndërsa Policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji.

- Publicitet -

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për rikthimin e qytetarëve në shesh. Protesta e sotme është paralajmëruar të nisë në orën 09:00, me të njëjtën kërkesë: Kuvendi të mblidhet dhe të votojë në lexim të dytë ndryshimet për Specialen.

Por sot është njëkohësisht edhe dita e fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Radha e këtyre dy votimeve përplasi dje Vetëvendosjen me PDK-në. LVV kërkon zgjedhjen e presidentit dhe më pas votimin për Specialen, ndërsa PDK kërkon fillimisht miratimin përfundimtar të ndryshimeve për Dhomat e Specializuara dhe më pas presidentin.

Takimi i djeshëm mes Albin Kurtit dhe kreut të PDK-së, Bedri Hamza, përfundoi pa marrëveshje. Megjithatë, shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, deklaroi mbrëmë se partia është e gatshme që sot të zhvillohen të dyja votimet, në dy seanca.

Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë presidentin brenda afatit të sotëm, Kosova përballet me zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Kështu, presioni sot është njëkohësisht brenda dhe jashtë Kuvendit: në shesh kërkohet votimi i Speciales, ndërsa partitë kanë vetëm këtë ditë për të gjetur një marrëveshje për presidentin.

Nëse nuk gjendet një kompromis, Kosova rrezikon të përfundojë pikërisht aty ku nisi ky cikël politik: sërish në zgjedhje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • ANA says:
    October 6, 2026 at 8:12 am

    Tensionet dhe konfliktet mes partive politike nuk ndihmojne;ky eshte nje moment qe kerkon pjekuri.Nuk ka rendesi kush terhiqet i pari-duhen ndermarre te dyja hapat.Vendit i duhet nje president dhe nje ligj me objektiv per ate gjykate,ndaj secila pale duhet te beje detyren e saj.Ne politike besimi apo leshimet shihen si dobesi,por ndonjehere jane te domosdoshme.

    Reply
  • demo says:
    October 6, 2026 at 10:09 am

    Dhomat speciale te Trilluesve serebofyle te Perendimit duhen rrezuar.Nuk mund te kapardisen disa intrigante karriere deshtuar ne vendet e tyre me me gjakun,torturimin,masakrimin e popullit shqiptar te Kosoves.Nuk duam lemoshe,nuk presim meshire prej tyre.Kosova kerkon Drejtesi kunder krimineleve serbe,qe kane mbushur dheun e Kosoves dhe Serbise me kufoma shqiptaresh. Partite Politike te Kosoves nuk mund ti vejne Kushte, Detyrime,Urgjenca kohore Albin Kurtit,qe protestoi ne Parlament qe ne 2015 ngritjen e ketyre speciale mbi intriga dhe cpifje.Sot ka ndermarre nje aksion diplomatrik per kundershtimin e Vendimit,qe e kthen luften Clirimtare ne lufte terroriste.Kush tjeter vec Albin Kurtit o veterane te UCK.
    Mos e mbytni Kosoven,duke sabotuar zgjedhjen e Presidentit!
    Populli Kosoves ka votuar 3 zgjedhje brenda vitit per Albin Kurtin.

    Reply
    • Njaziu prej Kuksit says:
      October 6, 2026 at 10:57 am

      Na plaby për koqevarinë .

      Reply
      • Zhur says:
        October 6, 2026 at 12:35 pm

        Ti Njaziu, te gjitha shërbimet shendetesore i merr ne Kosove. Herën tjeter kur te vish te mjeku ne Kosove, mos harro ti heqësh nga goja yte e qeëbur qoket e shqiptarve te Kosoves. Mund te jesh ndonje gjak shkjau, i ndërlidhur me Salehun-dhenderrin e shkjaut.

        Reply
  • demo says:
    October 6, 2026 at 5:13 pm

    U shofshi PDK,LDK,AAK,qe per Hyqminj tuaj hodhet Kosoven ne gremijne.S`kam cfare them tjeter.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. Otto on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  3. ¿? on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  4. Vezhguesi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. Flamur Struga on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?