Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ditë vendimtare në zyrën ovale, takimi me Netanyahun për Gazën, Trump: Diçka speciale po vjen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Ditë vendimtare në zyrën ovale, takimi me Netanyahun për Gazën, Trump: Diçka speciale po vjen
BoteLajmi i fundit

Ditë vendimtare në zyrën ovale, takimi me Netanyahun për Gazën, Trump: Diçka speciale po vjen

Published: September 29, 2025
Shpërndaje

Sot është një ditë vendimtare për paqen në Gaza. Presidenti amerikan, Donald Trump, pret në Zyrën Ovale kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanjahu. Në fokus të bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë do të jetë plani 21 pikësh për përfundimin e luftës në Rripin e Gazës. 

“Ne kemi një mundësi reale për madhështi në Lindjen e Mesme. Të gjithë janë pajtuar për diçka shumë speciale, për herë të parë në histori”, njofton presidenti amerikan përmes rrjeteve sociale, duke premtuar se takimi mes Netanjahun do të ketë një rezultat pozitiv. 

Por në një intervistë me Fox News, kryeministri izraelit nuk tha se e kishte pranuar planin. “Po punojmë për të”, tha ai. “Nuk është finalizuar ende”. Kurse Hamasi njoftoi se nuk kishte marrë asnjë propozim të ri për armëpushim. Në një deklaratë, Hamasi përsëriti “gatishmërinë për të shqyrtuar çdo propozim që merr nga vëllezërit e tij ndërmjetës në një mënyrë pozitive dhe të përgjegjshme, duke ruajtur njëkohësisht të drejtat kombëtare të popullit palestinez”. 

- Publicitet -

Netanyahu pritet të paraqesë rezerva dhe të shtyjë për ndryshime në planin e armëpushimit, thanë të dielën tre zyrtarë izraelitë, duke nënvizuar vështirësinë e arritjes së një marrëveshjeje, edhe nëse shumë nga detajet janë përpunuar paraprakisht. 

Ai kërkon që të kufizojë rolin e Katarit në Gazën e pasluftës. Edhe vende të ndryshme arabe dhe Autoriteti Kombëtar Palestinez i kanë kërkuar administratës amerikane që të modifikojë planin për paqen në Rripin e Gazës. Sipas medias izraelite, Channel 12, ata kërkojnë riformulimin e pikës për dorëzimin e armëve nga Hamasi. 

Por paqja nuk vjen nga qielli për palestinezët në Gaza… por vetëm vdekja, shkatërrimi dhe disa fletushka të hedhura nga ushtria e Izraelit. Në to lexohej kërkesa e qartë për civilët që të largoheshin nga qyteti kryesor i enklavës, ku IDF vijon me ofensivën e ashpër tokësore. Protestat ndaj kryeministrit Netanyahu në Izrael nuk kanë ndalur, ndërsa, një instalacion i madh arti është parë në një plazh në Tel Aviv, me imazhe të Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministrit të Izraelit përballë njëri-tjetrit me fjalët “Mos u mashtroni përsëri”. Në vepër, Netanyahu shfaqet me një hundë të gjatë. 

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E fshehur brenda mishit të pulës, kapet 41 kg kokainë në Durrës
  • “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  • Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit
  • Ilir Meta kërkon sërish ndryshim të masës “arrest me burg”, vendos sot GJKKO
  • Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?

Komentet e Fundit

  1. Detari on Vila 69 në Palasë është në pronësi të ish-ministrit Blendi Klosi e fshehur në emër të komentatorit sportiv Dritan Shakohoxha?
  2. demo on Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  3. Precizim on I dërguari i Trump, me mision lobimi në Tiranë për rizgjedhjen e kreut të FIFA-s, Infantino
  4. K R on Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  5. demo on Droni rus godet trenin e pasagjerëve drejt Varshavës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?