Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Djokovic i rrëmben kurorën Nadal pas fitores në “French Open”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Djokovic i rrëmben kurorën Nadal pas fitores në “French Open”
AktualitetSport

Djokovic i rrëmben kurorën Nadal pas fitores në “French Open”

Published: June 11, 2023
Shpërndaje

Novak Djokovic fitoi titullin e tij të 23-të Grand Slam për meshkuj, teksa iu imponua 7-6 (1), 6-3, 7-5 norvegjez Casper Ruud në finalen e French Open. Me këtë sukses, 36-vjeçari serb parakalon rivalin Rafael Nadal për trofetë më të mëdhenj në historinë e tenisit për meshkuj, i cili daton që në vitet 1800. Nadal, 14 herë fitues në Roland Garros, humbi turneun e këtij viti sepse ishte i dëmtuar dhe e kishte të pamundur të merrte pjesë.

Djokovic përfitoi në maksimum, teksa eliminoi në gjysmëfinale edhe një prej favoritëve kryesorë, Carlos Alcaraz, ndërsa në finale luftoi fort me norvegjezin Ruud për të siguruar këtë arritje të rëndësishme. Kjo fitore e Djokovicit u bashkohet sukseseve të tjera të tij me titujt e French Open në 2016 dhe 2021, duke e bërë atë tenistin e vetëm me të paktën tre trofe nga çdo turne madhor.

Që nga marrja e trofeut të tij të parë Slam në Australian Open 2008, ai ka grumbulluar gjithsej 10 të tillë, shtatë në Wimbledon dhe tre US Open. Djokovic është përsëri në gjysmë të rrugës drejt një Grand Slami të vitit kalendarik – duke fituar të katërt çmimet kryesore brenda një sezoni – diçka që asnjë njeri nuk e ka arritur që nga Rod Laver në 1969.

- Publicitet -

Djokovic ishte afër asaj arritjeje në vitin 2021, kur fitoi Australian Open, French Open dhe Wimbledon dhe arriti deri në ndeshjen e titullit në US Open përpara se të humbiste përballë Daniil Medvedev. Vetëm Margaret Court dhe Serena Williams në tenisin për femra kanë arritur të fitojnë 23 tituj Grand Slam.

Pavarësisht moshës 37-vjeçare, Djokovic po jep shumë pak shenja ngadalësimi. Ai është tani kampioni më i vjetër i French Open, teksa 11 nga trofetë e tij Slam janë fituar pasi ka mbushur 30 vjeç. Tashmë, Djokovic do të rimarrë vendin e tij te parë në renditjen botërore dhe do të nisë javën e tij të 388-të si kryesues dhe lider i padiskutueshëm.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “U them Fuck you”, Rama iu përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”
  • Manifest për ringritjen e së Majtës shqiptare
  • Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
  • Përmbyllen sot Provimet e Maturës, maturantët testohen në lëndën me zgjedhje
  • Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin

Komentet e Fundit

  1. Ilir Troplini on Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Claus on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Berlin on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. nje shqiptar on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?