Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do priten shumë koka”, Pacolli i kthehet analistit: Të kemi dhënë bukë, Zoti na ruajt nga njerëz si ty
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Do priten shumë koka”, Pacolli i kthehet analistit: Të kemi dhënë bukë, Zoti na ruajt nga njerëz si ty
KronikeLajmi i fundit

“Do priten shumë koka”, Pacolli i kthehet analistit: Të kemi dhënë bukë, Zoti na ruajt nga njerëz si ty

Published: October 24, 2025
Shpërndaje

Miliarderi dhe pronari i Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli, përmes një statusi në rrjete sociale i është përgjigjur akuzave të ekspertit të sigurisë, Ilir Kulla, i cili mbrëmjen e djeshme tha se SPAK ka nisur një hetim për aeroportin në ndërtim prej tre muajsh.

Kulla u shpreh se ka shumë probleme ndërsa shtoi se kompania turke e përfshirë në aeroport ka qenë fiktive dhe se nga kjo histori do të priten shumë koka sepse dëmi është shumë i madh si në besueshmëri dhe në pjesën financiare.

“Ka filluar që para 3 muajsh nga SPAK një hetim për aeroportin e Vlorës. Kur t’i futet SPAK zyrtarëve të nivelit të dytë e tretë dhe gjërave që kanë firmosur do të kenë probleme. Transferimet mes aksionerëve, nuk janë regjistruar në QKB. Janë letra private dhe nëpër noterë. Këta kanë detyrim, në bazë të kontratës së koncesionit me partnerin që është shteti shqiptar që është përfaqësuar nga qeveria. Se kush ka hedhur firmën do i zbardhë hetimet.

- Publicitet -

Pacolli thotë do të shkoj dhe në arbitrazh. Për të operuar një aeroport, përveç pistës, ndërtesës ke nevojë për Drejtorinë e Aviacionit Civil dhe Agjencinë Nacionale të Trafikut Ajror që varen nga MIE. Nëse ata nuk japin autorizim, aeroporti nuk do të funksionojë kurrë. Nga kjo histori do të priten shumë koka sepse dëmi edhe në imazh, edhe në besueshmëri por edhe në financë është shumë i madh”, ka thënë Kulla.

Mesa duket këto deklarata akuzuese kanë “nervozuar” Pacollin i cili i thotë Ilir Kullës se po përbuz konakun ku është ulur, duke nënkuptuar që kanë patur një marrëdhënie të afërt më herët. Behgjet Pacolli thekson në statusin e tij ka ngrënë bukë në shtëpinë e tij dhe gjithmonë së bashku me vëllezërit e kanë trajtuar si një njeri dinjitoz.

Me tone ironie, Behgjet Pacolli i drejtohet Ilir Kullës në rrjete sociale se mikpritja paska kujtime më të shkurtra se darka vetë ndërsa lutet që zoti ta ruaj nga njerëz si ai.

“Zotni Kulla, Mbrëmë, nga sa dëgjova, nuk paske lënë gjë pa thënë për mua. A të ka shkuar ndërmend, vallë, se ndoshta po e përbuz atë konak ku je ulur, e atë bukë që ke ngrënë (jo një herë të vetme)? Të kemi pritur dhe trajtuar gjithmonë, unë, vëllezërit e mi dhe stafi,  si një njeri dinjitoz. Duket se, ndonjëherë, mikpritja paska kujtime më të shkurtra se darka vetë. Zoti na ruajt nga njerzit si ju!”, thotë Pacolli.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • ce says:
    October 24, 2025 at 12:56 pm

    njerzit me te ndyre ne bote dhe me te urryer jane njerzit mosmirnjohes, keshtu ka thene perandori i lavdishem i Frances dhe njeriu me vizionar qe ka lindur njerzimi – Napoleon Bonaparti, gjeniu ushtarak me i madh i te gjitha kohrave.

    Reply
  • Shkodrani says:
    October 24, 2025 at 12:59 pm

    Do t’i thoja Pacollit, qe nganjehere mikpritja dhe darkat organizohen edhe per t’ia mbyllur gojen te ftuarve…!!! Une nuk besoj qe Pacolli, ashtu sikurse shume Pacolle te tjere, presin miq vetem per mikpritje. Prandaj e mira e punes eshte qe keto drekat e darkat te reduktohen sa me shume, neqoftese njerez si Kulla apo ndonje tjeter, nuk duan ta perlyejne emrin e vet me buken e tjetrit ne te ashtuquajturen mikpritje!

    Reply
  • AV LARI says:
    October 24, 2025 at 2:55 pm

    Behgjet Pacolli eshte business serioz ai duhej te punonte me heret me me mafien Shqipetare qe te bahet Business Mani me i fuqishem ne bote me experience.

    Reply
  • Loli says:
    October 24, 2025 at 3:16 pm

    Jam plotesisht dakord me Shkodranin, nuk i heq as edhe nje pik.

    Reply
  • SPAK says:
    October 24, 2025 at 4:06 pm

    Mendimi im per Kullen eshte se eshte nje njeri i fryre me pompe nga greku ne Zona E lire! Shqiptari eshte kombi me i pabese ne Glob! SHikoni Saliun dhe sektin e tij si shembulli me tipik i mesjetes shqiptare!

    Reply
  • xyz says:
    October 24, 2025 at 4:14 pm

    “Për të operuar një aeroport, përveç pistës, ndërtesës ke nevojë për Drejtorinë e Aviacionit Civil dhe Agjencinë Nacionale të Trafikut Ajror që varen nga MIE. Nëse ata nuk japin autorizim, aeroporti nuk do të funksionojë kurrë” – thotë Kulla. Por kur “viston ” e ka dhënë kryeministri atëhere kush i pyet ministrat?! E paqartë fare kjo puna e aeroportit. Duket që janë përplasur shumë interesa dhe lakmi financiare.

    Reply
  • Adnan Resuli says:
    October 24, 2025 at 4:49 pm

    Aeroporti i Vlores duhet hapur urgjent,eshte me rendesi strategjike per vendin.Pengesat duhen pare si veprime te lobeve antishqiptare.Shifni me thelle.Aeroporti i Vlores ka rendesi vitale per turizmin,levizjen dhe me shume Kush eshte i interesuat mos funksionoje.Lobet antishqiptare.

    Reply
  • Mollosi says:
    October 24, 2025 at 5:29 pm

    Pacolli eshte nje person shume i dyshimte!

    Reply
  • ..... says:
    October 24, 2025 at 6:09 pm

    Ilir Kulla expert i sigurise??? U permbyste Shqiperia po ka experte Ilir Kullen. Ku paska mbritur! Ilir Kulla pagoi miljona ne Itali per te nxjerre ne gazete “vaporrin me mbeturina” qe do shkarkohej gjoja ne Shqiperi per te rrezuar qeverine!! Ku paskemi mbritur! Ka qene me i mire Fazlliçi. Ilir Kulla beri dhe turneun, ne Afrike per te siguruar parate e Ilir Metes dhe ndonje azil! Kush i cakton keta experte, ama. Qenka bere muti pipeq. Lerini dengelat, i vini forca te filloje pune aeroporti Vlores se do u sherbeje njerzeve me shume se ai i Tiranes.

    Reply
  • P S E ? says:
    October 24, 2025 at 8:17 pm

    Ne se e shikon me kujdes debatin midis Ilirit dhe Pacollit , me nje here do te vesh re nje ndryshim diametralisht te kundert ! Iliri flet me logjiken e njeriu normal , me informacionet qe ka , por teper i shqetesuar me gjendjen e krijuar dhe e marre nen hetim nga SPAK , kurse Pacolli tregohet nje injorant , intrigant e cinik , si nje malesor i bajraqeve fisnore , pa perfillur asnje ligj , por e personalizon kete ceshtje kaq serioze me drekat e darkat qe paskan ngrene bashke , apo vizitat familjare ,te cilat Pacolli i paska kryer me qellim e paramendim kompromentimi per ti mbyllur gojen per raste te tilla , por pa permendur asgje nga ato qe numuron Iliri ! Pra, vetem kaq te shikosh e mendosh me kujdes . krijon pershtypjen me te keqe per Pacollin ! Qofsha i gabuar ne keto qe po them .

    Reply
  • cifut says:
    October 24, 2025 at 8:40 pm

    Punet e aeroportit do i ndreqe Ivanka Trampi me Kushnerin.

    Reply
  • Sheiku Dubanian says:
    October 24, 2025 at 10:25 pm

    Pse Pacolli s ja ka fut atyre qe kane ngrene buke bashke neper restorantet e Evropes apo Botes
    Apo ato hotelet restorantet vilat lukzose nuk quhen Konak x??
    Futja Kot KY Stan kete bulmet ka
    Keto ulen me Djallin né tavoline se Jane vetë Gogola dhe Vampira e pastaj ankohen per mungese respekti e Dashurie.
    Motrat ku ti kene

    Reply
  • Labi says:
    October 25, 2025 at 11:41 am

    Une nuk jam Kulla dhe dua Pacollin ne burg. Nuk me plas se me ke ha e pi Pacolli.

    Reply
  • Ilir says:
    October 25, 2025 at 3:17 pm

    Por ne ju kemi dhen buke 1 milion kosovareve mor pidh robsh spiun pacolli .pse te djeg ty ?sepse Kulla po flet te verteten ?po a e di se sa ka ber Kulla per ju komplet si krahin .edhe ne te gjith si shqipri per ju mosmirenjohesa ? Ju kemi mbajt me buk me veshmbathje dhe me armatim pa asnje interes thjesht se jemi nje popull nje gjak .por ka disa gjakprishur si puna jote qe bejn bisnez me armikut ton shekullor !te qifsha rusen qe ke ne shtepi pacoll p kok pacoll

    Reply
  • Gjakova says:
    October 25, 2025 at 5:27 pm

    Bravo një Koment 100% i sakt…..👏👏👏👏👏👍.!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?