Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dokumentet e deklasifikuara zbulojnë bisedimet e 4 qershorit të vitit 2000, Clinton i premtoi Putinit anëtarësimin e Rusisë në NATO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Dokumentet e deklasifikuara zbulojnë bisedimet e 4 qershorit të vitit 2000, Clinton i premtoi Putinit anëtarësimin e Rusisë në NATO
BoteLajmi i fundit

Dokumentet e deklasifikuara zbulojnë bisedimet e 4 qershorit të vitit 2000, Clinton i premtoi Putinit anëtarësimin e Rusisë në NATO

Published: August 22, 2025
Shpërndaje

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dyshohet se i premtoi homologut të tij rus Vladimir Putin në vitin 2000 se do të shqyrtonte mundësinë e anëtarësimit të Rusisë në NATO.

Kështu të paktën zbulohet nga dokumentet e deklasifikuara të publikuara të enjten nga organizata kërkimore e Arkivit të Sigurisë Kombëtare të Universitetit Metropolitan George Washington.

“Që nga fillimi i procesit të zgjerimit të NATO-s, e dija se kjo mund të ishte problem për Rusinë. Isha i ndjeshëm ndaj kësaj dhe dua që të kuptohet se zgjerimi i NATO-s nuk e kërcënon Rusinë në asnjë mënyrë”, citohet të ketë thënë Clinton në procesverbalin e bisedës së tij me Putinin në Kremlin më 4 qershor 2000.

- Publicitet -

Ky dokument u hartua nga Shtëpia e Bardhë, siç sqarohet në një raport të TASS duke cituar dosje të deklasifikuara.

“Rusia duhet të jetë pjesë e çdo organizate që e mban botën e qytetëruar të bashkuar. E kam seriozisht diskutimin e anëtarësimit të Rusisë në NATO“, tha Clinton.

“E pranoj që shqetësimet brenda Rusisë do ta pengojnë një zhvillim të tillë për momentin, por me kalimin e kohës Rusia duhet të jetë pjesë e çdo organizate që e mban botën e qytetëruar të bashkuar. Nëse pasardhësit tanë përqendrohen në kërcënimet kryesore që kanë ndaj njëri-tjetrit (…) ata do ta humbasin mundësinë për të adresuar së bashku probleme të tjera”, vuri në dukje ai.

Clinton theksoi se rusët kanë një konotacion negativ për NATO-n por sipas tij duhet të shihet se Evropa qendrore nuk ndihet e kërcënuar nga Rusia.

“E kuptoj që për shumë rusë, NATO ende ka një konotacion negativ. Megjithatë, shpresoj se do të shihni se shtetet e Evropës Qendrore nuk ndihen të kërcënuara nga Rusia. Ne duam të ndihmojmë. Konkretisht, duhet të përpiqemi të biem dakord tani se si do të duket bota në dhjetë vitet e ardhshme. Jam serioz kur e bëj këtë propozim”,tha ai sipas dokumenteve të deklasifikuara.

Klinton shtoi se ishte i kënaqur me rifillimin e bashkëpunimit midis Rusisë dhe NATO-s. Siç raportohet nga TASS, në shkurt 2024, në një intervistë me Tucker Carlson, Vladimir Putin deklaroi se Rusia mund të ishte bërë anëtare e NATO-s nëse Shtetet e Bashkuara do të kishin shprehur dëshirën e tyre të sinqertë në fillim të viteve 2000. Putini kujtoi takimin e tij me Clintonin në vitin 2000 në Kremlin.

“E pyeta: ‘Dëgjo Bill, nëse Rusia do të ngrinte çështjen e anëtarësimit në NATO, a mendon se do të ishte e mundur?’ dhe ai ndërsa Clinton u përgjigj: ‘E di, është interesante, mendoj se po.’

Putin shtoi se kur u takuan për darkë, ai tha se kishte folur me ekipin e tij dhe se kjo që ishte e pamundur për momentin.

“Nëse ai do të kishte thënë ‘Po’, procesi i afrimit do të kishte filluar dhe në fund të fundit pranimi i Rusisë në NATO mund të kishte ndodhur nëse do të kishim parë një dëshirë të sinqertë nga partnerët tanë për këtë”, tha udhëheqësi rus.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Igor says:
    August 22, 2025 at 1:19 pm

    Ja ku shihet se Evropa nuk eshte haq demokratike sesa thone ata pote ishte mundesuar sot nuk dote ndodheshin konflikte por refuzimi u be pershkak prodhimit te armeve ne SHBA dote gjysmoheshte pse nuk dote kishte kaq konflikte ,ku edhe sot perendimi shperndan lajme te reme kurse kercenohen nga Rusia gje absurde kush e ka ate fuqi te okupon nji kontinent si Evropa Evropjanet jane te arsimuar por nuk kane llogjik shembull anetaresimi ne BE duhet te presin kandidatet 30-40 vjet dhe refuzohen pse nuk jane te sinqert qe te thuan po ke nji popullate muslimane nuk pranohesh ne BE ose hyrje dalje vetem si turist por tani ndodhe e kunderta perendimi nxis lufterat vetem per ti shit armet qe i prodhojne vet pra nji ideollogji Fashiste.

    Reply
  • Tellalli says:
    August 22, 2025 at 1:36 pm

    “As gomari mos i pastë mendtë e tua “, thonë nga Devolli . Me siguri , fjalën e kanë për këtë loqen Igor . A morët vesh gjë pasi lexuat komentin e tij ?

    Reply
  • Piro says:
    August 22, 2025 at 3:06 pm

    Ne titull thuhet “i premtoi” , kurse ne tekst thuhet ” dyshohet se i premtoi”.
    Cila eshte e verteta?

    Reply
  • Tanush says:
    August 22, 2025 at 8:16 pm

    Po ne vitin 2001, Putin vizitoi Londren. Nje nga pyetje qe i bene gazetaret ishte nese a do pranonte Rusia ti bashkohej NATOs? Pergjigja e Putinit ishte: Pse jo? Mund ti bashkohemi. Por kushti i vetem, Rusia te kete ze te barabarte ne vendimet e NATO.

    Asgje me tej nuk ndodhi. Rusia pati nje vezhgues ne NATO. Nese Rusia do ish afruar me NATO, ndoshta dhe vete Rusia do ishte me demokratike.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tre skenarët për fatin e udhëheqësit Iranian Mojtaba Khamenei dhe luftës për pushtet
  • Ministria e Brendshme shpall “non-grata” dy persona nga Maqedonia e Veriut
  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë
  • Ministria e Drejtësisë përcjell dokumentet për ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca
  • Çmimet mesatare të apartamenteve në 32 zonat kadastrale në Tiranë, rritje deri në 151% në 7 vjet

Komentet e Fundit

  1. KTH S on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  2. Aldo on Ndryshuan hartën, jo modelin
  3. Precizim on Ndryshuan hartën, jo modelin
  4. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?