Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Doli për ajrim, mori një llamarinë dhe…”, zbardhen detaje nga arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Doli për ajrim, mori një llamarinë dhe…”, zbardhen detaje nga arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit
KronikeLajmi i fundit

“Doli për ajrim, mori një llamarinë dhe…”, zbardhen detaje nga arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit

Published: February 5, 2025
Shpërndaje

Detaje të reja janë bërë të njohura nga arratisja e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit mbrëmjen e së hënës (3 Shkurt).

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, nuk rezulton që 49-vjeçari të jetë ndihmuar nga persona të tjerë brenda burgut që janë staf, por ai ka shfrytëzuar momentet që ka qenë në sektorin e trajtimit mjekësor.

Gazetari i News 24 Igli Celmeta raporton se ai ka shfrytëzuar momentet kur nuk ka pasur staf të burgut pranë tij dhe ka dalë jashtë në ajrim dhe aty ka marrë një llamarinë dhe duke e mbështetur te muri mbi 4 metra i lartë, është ngjitur nëpërmjet llamarinës dhe ka kapërcyer murin.

- Publicitet -

Më pas, ai ka kaluar edhe rrjetën rrethuese dhe është larguar me vrap në arat fushore pranë burgut të Shënkollit.

Ndërkohë, nëna e Daut Lazes ka treguar për mediat se nuk ka asnjë informacion për të birin.

“Jam nëna. S’ka telefonuar. Nuk kemi asnjë haber fare, po të kisha do të thosha”, është shprehur ajo për mediat.

Kujtojmë se gardianët kanë konstatuar mungesën e tij vetëm në momentin kur është bërë ndërrimi i turneve, ndërkohë Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të tij.

Përveç kontrolleve të imtësishme nëpër vendet ku dyshohet që mund të strehohet, policia kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve duke hedhur shpërblimin prej 10 mijë euro kush jep informacion për vendndodhjen e tij, por deri orëve të vona të mbrëmjes së djeshme u bë me dije se nuk kishte asnjë gjurmë të shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, i cili përpos të tjerave, është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Drejtoria e Burgjeve ka theksuar se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe se është arrestuar që prej vitit 2021. 49-vjeçari nga Çorovoda, por me banim në Tiranë, mësohet se ndodhej i shtruar në dhomën e mjekimeve në spitalin e burgut të Shënkollit.

Daut Laze është arrestuar më 16 nëntor të vitin 2021 për dhunë në familje. Në 4 nëntor të vitit të kaluar, Gjykata e Tiranës vendosi për të “Mjekim të detyruar në një institucion spitalor”, dënim të cilin po e vuante në burgun e Shënkollit, aty ku u zhvendosën të gjithë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor pas mbylljes së Zaharisë për kushte çnjerëzore.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Toni says:
    February 5, 2025 at 4:24 pm

    Mesa duket ne Shqiperi kane me shume nevoje per trajtim mendor administrata sesa nje i semure mendor… perderisa nje i semure mendor sfidon administraten.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?