Redaksionale
Në vend të reflektimit, janë ndezur motorët e një ofensive absurde për të bindur një popull të tërë se problemet e tij janë imagjinare.
Sipas kryeministrit, njerëzit nuk dalin në protestë nga revolta, pabarazia, padrejtësia, korrupsioni, varfëria apo dëshpërimi, por sepse janë “manipuluar” nga algoritmi dhe forcat e errëta e që duan destabilizimin e vendit.
Kjo strategji, sado bajate, nuk surprizon.
Manuali ka mbetur i pandryshuar ndër shekuj. Kur nuk fsheh dot dështimin, shpik një armik, “tradhtarë” të brendshëm apo konspiracione të jashtme.
Edhe kryeministër Edi, si shumë të tjerë para tij, po i ndjek pikë për pikë këto skenare, duke i ndërruar madje nga dita në ditë. Sa hap e mbyll sytë, u harruan përrallat me “grekët xhelozë” që na kanë zili. Brenda natës, laboratoret sajuan një armik të ri, më ekzotik, Iranin. Kështu edhe koordinimi me axhendat globale bëhet më “i mprehtë”.
Por le ta zëmë për një moment, ashtu në marrëzi e sipër, se qenkan vërtet të huajt pas kësaj. Le të pranojmë skenarin e tyre qesharak. A e pyet ndonjëherë veten Kryeministri, qoftë edhe për një sekondë të vetme: Si ka mundësi që kaq shumë shqiptarë janë kaq të gatshëm të mbushin sheshet?
Nëse çdo gjë shkon shkëlqyeshëm, si arriti ky “Irani” apo greku, serbi, marsiani të bindte gjithë këtë rini, këta prindër e këta qytetarë të mblidhen masivisht në rrugë?
Gjithë kjo pakënaqësi ulëritëse, gjithë ky zemërim që ka plasur, për kë është dhe pse ekziston?
Çfarë rëndësie ka biografia e një protestuesi, a ka luftuar apo jo në Kosovë, për një pacient që lëngon në spitalet tona me njëqind probleme? Si ia zgjidh kjo jetën një qytetari të cilit i grabitet prona? Po një pensionisti që lufton me qindarkën përballë çmimeve? Po shqiptarit me jetë të shkatërruar nga padrejtësia?
Çfarë lidhje ka kjo me Shqipërinë e zbrazur, mungesën e shpresës, familjet e bëra copash nga migrimi masiv, vilat e korrupsionit në Dhërmi e gjetkë?
Nuk ka asnjë lidhje.
Këtë e di edhe vetë KM-ja. Pikërisht sepse e di, i duhet të shpikë dordolecë.
Në ata dhjetëra mijë protestues, qëmton me zell ata kundër luftës në Iran dhe kjo e bëka gjithë lëvizjen qytetare, “antiamerikane”, e marrë peng nga radikalizmi, etj. Vetë sondazhet në SHBA tregojnë se rreth 75% e qytetarëve amerikanë janë kundër asaj lufte dhe e quajnë gabim.
Sipas logjikës të sëmurë, i bie që edhe vetë populli amerikan të jetë “antiamerikan” dhe i trullosur nga dashuria për terrorizmin.
Problemi i vërtetë i Shqipërisë nuk janë historitë e shpikura të propagandës.
Problemi është shteti i kapur nga krimi, korrupsioni galopant që ka infektuar çdo qelizë dhe arroganca e hapur e një pushteti që po na thotë se ka tapi mbi Republikën vetëm pse ka fituar 80 mandate deputetësh kukulla.

DITA

Sistemi mund ta vras protesten njesoj sic beri me ate te studenteve
Por a e ben kjo vrasje Shqiperine me te mire apo me te keqe?
Si mendojn kta qe mbrojn hajdutet?
DITA:
-Prej 13 vitesh si komentues,në kohën e M.Zeqios,Stefanit..të kam radhitur në 1-2 % që nuk të ka kapur Non Grata,Ndaj në kioska po ngeleni STOK.
-Nëse të gjitha kërkesat e popullsisë do zgjidheshin me urdhrin e peshkut,nuk do duhej të kishte fare qeveri..
..Pasi,në kapitalizën qeveria nuk merret me çmimet e domates në treg..por me subversione..!
-Ne po e ndjekim qevetisjen e Shqipëtarve që nga 1990 dhe nuk u dim vetëm sa dhëmbë të krimbur kan në gojë politiqënët hajdut nga të gjitha krahët,ndërsa Saliu me 60 vila në gjuthë Europën.
-Ne kurr nuk themi se E.Rama nuk ka bërë gabime,Por nuk ka më të mirë se AI DERISA TË ZHDUKET SALIU DHE BERISHIZMI..me mbi 22.000.të vrarë me 100 grushte Shteti nga 1991 Shkodër Loce..!
-Sa për Nr.e protestuesve në sheshe,kjo nuk do të thot se ata do të bëjnë namin..kur 90 % e popullit nuk i njehë fare.
..Dikur kur vinte Sb në qytetin tim shkoja edhe unë për ti dëgjuar PORDHËT me shumë shokë oficra MADHO,dhe Ai e quante se e donte populli si dikur Enverin.!
-Protestuesit nuk dinë çështë Revolucioni,Partia,Ushtria,Shteti..dhe me një të rën të lapsit shkrijnë mbi 500.000 kuadro që nga 1992 dhe mbi 1.5 mil votues..
..Këtë nuk e pranoi as non grata dhe jo më E.Rama i cili është KM më i mirë në tranzicion..
-Ata të krijojnë Parti dhe të futen në zgjedhje..Këtë e bëri edhe R.Alia 90.!
-Nuk e kam takuar Edin,por nëse Saliu 2013 më la me pesionin 18.000,Edi ma çoi në 50.000..!
-Në spitalet e Sb nuk flitej shqip,Na shtrihej dora,Merrnin çarpaf e jastik me vehte,tashmë SPAK PARABURGOS PSE U BLEN VEGLA PUNE PA TENDER TË SAKTË.?
-Badërdinë me PRONAT e bëri SALIU DHE GJYKATAT E TIJ BANDË,KU 85-90 % I KAPI VETINGU DHE ASNJËRIT NUK JU SEKUESTRUA PASURIA..
..Nga 1992 popullit i jan vjedhur mbi 500.mikd $.
-DHE,DREJTËSIA NUK BËHET MË SIKUR 100 QEVERI TË NDËRROHEN NË MUAJ,PASI ME LIGJIN 2016 HUMBI SOVRANITETI I SHTETIT NË DRRJTËSI & JO VETËM DHE SPAK,GJKKO..MONTOROHEN NGA SHBA,BE(ELEZ BIBERAT,FREDI BELERAT,DAMIR FAZLLIÇËT).!
-Lutem,Lini hapsirë për komente të shkrimeve të Z.FATOS TARIFËS..MË.PËLQEN SHUMË.
-PROTESTUESIT LE TË PROTESTOJNË SA TË DUANË NUK I SHQESON KUSH SI MUA QË SB MË FUTI NË BURG PËR VOTAT 1996..
..NDËRSA TË MËNÇMIT TË SHKOJNË NË PLAZHE DERI SHTATOR.
EL News Albania
FLM DITA DJE.?
Nqs. malokari Saleh Brekskisha ka bërë çmos që ti tutkuni madhor i Çorrushit të përfundoje në burg, atëherë kjo mund të konsiderohet me plot gojë si njëra prej kryeveprave të tij. Paske patur fat që ke dalë prej burgu.
Te drejte moj Vjollca, pir Shqiperia ka halle te tjera dhe zgjidhen me pare apo pjeshke ose nuk zgjidhet asgje. Ja ne dakultetin tone ne FMD dekania ja derguar kerkese te Rektori i UMT per shkarkimin e nje debileje si Edit Xhajanka nga departamenti po Rektori hne Xhela nje burre i mire e i urte do jete magjepsur nga ndonje magji e shoqes Eda themi se per Profesore me mire ti thuash nje laraske se asaj dje rektori bythec hesh per keye monset qe shkayeroj fakultetin me fiksimet e saj dhe mbeshtetjen e Edmond Vercanit nje spiun sigurimi d faqezi sa ta shpif po ta shohesh perpara.
Kjo e forcave të errëta ka autorësinë e Ramiz Alisë. Pra ky gjoja antikonformisti 2 metrosh ka rënë në pozitat e Ramizit, i cili nuk pati fatin të njihte dëmet dhe lojërat me,algoritmi që po e lënë pa,gjumë kriekaqolin. Ata që po drejtojnë protestën e kanë sfiduar Kriekaqolin në pikën e tij më të fortë e që ka menduar se është i pakonkurrueshëm duke e telendisur fare ndërkombëtarisht aq sa në kundërpërgjigje ai po bën veç budallallëqe si rasti me Holland.
ore te dites, kur do zbrisni me kembe ne toke ju?
DITA nuk ka ku të zbresë se është aty ku ka qënë qysh nga numri i parë i saj. Asokohe ja nxinte faqen malokarit Saleh Brekskisha, tani e ka radhën bishtuku i tij. Ramizi i veshi të dy me pardesy të bardha, por këta horra i bën pis, i ndotën, i menderosën. Pisat pisa mbeten, sado të zhduken me pará.
FORCA RINIA !
O SOT, O KURRË !
1. “EDI RAMA O TRADHTAR JEP DOREHEQJEN SA MË PARË”!
2. “SHQIPNIA E SHQIPTARËVE VDEKJE TRADHTARËVE”!
3. “O ERJON O LEGEN PRITE RAMËN SE PO VJEN”!
4. “DIASPORA ËSHTË SHQIPNIA”
5: “RAMA BURG – BERISHA BURG”!
6.. “VDEKJE TRADHTARËVE-BURG PADRONAZHISTAT”
7. “TË ROJË SHQIPNIA”
PARRULLA: “REVOLUCION-SPAK DËNO RAMËN EDHE SALËN”!
Argumentin e “algoritmit” Rames ia ka sugjeruar Ardian Vehbiu ne shkrimin “Ajsbergu i Protestes” tek Peizazhe te Fjales. Zoteria ne fjale ka bere disa shkrime ne revisten e tij, qe dihet se Rama e lexon, ku ne menyre te terthorte i jep keshilla e sugjerime Rames sesi duhet ta menaxhoje protesten. Nga ana tjeter, po ne keto shkrime, po ne menyre dinake, u terheq vemendjen protestuesve duke u kujtuar Berishen, me nenkupptimin e qarte: ja ua plotesoi Rama kerkesen per te ikur, po ju doni qe te vije Saliu?!
Pikerisht keshtu eshte!!!
Te ikin por duhet te vijn njrez me dashuri kombet re e te palekunder sepse gangrena ne sistem eshte shum e madhe e keta horra nuk e lejon pushtetin me deshiren e tyre.
Zoti Thano dhe ju o gazeta DITA:
Nje shkrimtar amerikan perseriste:
KJO DUKET SHUME E BUKUR PER TE QENE E VERTETE
prandaj:
Eshte shkrimi juaj EMOCIONAL eshte shume i bukur per te qene i vertete. Po keshtu edhe protesta e BUKUR, por nuk e ka kuptuar akoma, qe perballe nje DJALL enverist si Edi Rama qe eshte MAESTRO i propagandes, nje GEBELS i manipulimit dhe prandaj protesta naive nuk duhet te kishte lejuar nje burgaxhi te Hages, si Dritan Goxhaj te lexonte si protagonist i protestes 5 pikat-kushtet per rezimin e regjimit te monstres Edi Rama, qe po asgjeson Shqypnine.
KY ISHTE NJE GABIM FATAL, QE EDI RAMA E PERDORI ME MJESHTERI TE PAPARE.
Shikoni si jane bere CARAP si turli ideollogjike emisionet shqyptare TV, shikoni SYRI TV i Sali Berishes dhe i PD bireson enveristin islamik Dritan Goxhaj dhe babane e tij fanatik duke i paraqitur si luftetare dhe kumandare “patriotike” te UCK, kur kjo rezulton nje genjeshter, qe eshte demaskuar nga vete kreret e vertete te UCK. Me mire se cdo kush tjeter Edi Rama e ka ditur se kush eshte krimineli i Hages Dritan Goxhaj, sepse monisti Edi Rama urdheroi Gjykaten e Larte qe te mos dorezonte dhe extradonte te Haga Dritan Goxhajn, kjo ngre shume dyshime si doli nga brima e miut dhe u shfaq ne proteste si protagonistnje i kerkuar nga Drejtesia, madje shume zera nga media e shitur ne HIJE e vleresuan Dritan Goxhajn si Kryeministri i ri shqyptar qe do t’i zinte vendin Edi Rames. Sado te mundohet Ylli Rakipi dhe Andi Bushati ne emisionet e MCN TV apo Cim Peka dhe Sonila Meco te SYRI TV ta relativizojne kete gabim FATAL te protestes duke biresuar burgaxhiun enveristo-islamik te Hages dhe babane e tij fanatik komunist 24 karat, duke shikuar reagimin e Botes Demokratike, qe e ka shkruar edhe zoti Kote ne gazeten DITA me hollesi, por duke shtuar reagimet e Ali Ahmetit, Ramush Haradinajt dhe krereve te vertete te UCK,
atehere:
KJO PROTESTE DUKET SHUME E BUKUR PER TE QENE E VERTETE!
Po edhe ju i jepni material Rames me keto muhabete.
Nese Irani ka sulmuar Shqiperine sic pretendohet ka dy pyetje te thjeshta per Liderin:
A jemi ne luftë?
A jane arrestuar agjente shqiptare te Iranit ne Shqiperi?
Te tjetat jane me gri sallate.
VDEKJE. e 🤮🤮 POLITIKANËVE 🤮🤮 HAJDUTË , GRABITQARË , PLAÇKITËS të URRYER dhe GJAK PIRËS FËMIJËSH SHQIPTARË të PËSHTIRË dhe të NEVERITSHËM 🙏🏻🤲🙏🏻🤲🙏🏻🤲🙏🏻👋🙏🏻🤲🙏🏻🤲🙏🏻🤲
RESPEKTE 🙏🏻🤲 pafund për REDAKSINË e GAZETËS ❤️❤️ DITA ❤️❤️ 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
RROFTË 🙏🏻🤲 🇦🇱🇦🇱SHQIPËRIA🇦🇱🇦🇱 dhe POPULLI ❤️ i MREKULLUESHËM 🇦🇱🇦🇱SHQIPTAR🇦🇱🇦🇱
VDEKJE. e 🤮🤮 POLITIKANËVE 🤮🤮 HAJDUTË , GRABITQARË , PLAÇKITËS të URRYER dhe GJAK PIRËS FËMIJËSH SHQIPTARË të PËSHTIRË dhe të NEVERITSHËM 🙏🏻🤲🙏🏻🤲🙏🏻🤲🙏🏻👋🙏🏻🤲🙏🏻🤲🙏🏻🤲
RESPEKTE 🙏🏻🤲 pafund për REDAKSINË e GAZETËS ❤️❤️ DITA ❤️❤️ 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
RROFTË 🙏🏻🤲 🇦🇱🇦🇱SHQIPËRIA🇦🇱🇦🇱 dhe POPULLI ❤️ i MREKULLUESHËM 🇦🇱🇦🇱SHQIPTAR🇦🇱🇦🇱 ❤️❤️❤️
Fillimisht Kapo u shfaq si trimi i vetëm që injoroi ca liliputer në shesh. Nuk ia vlente që trimi të binte nga madhështia. Nga ana tjetër, duke u shtuar liliputet trimi për imazh edhe do lëshonte pas spango. Do kthente per shqyrtim ndonjë projekt. Se, ashtu ka famën e tolerantit dhe modernistit. Kalamaut Te gjate te hartimeve të mërzitshme. Por liliputet filluan të kërkojnë tjeter gjë. Të lërë karriken e të bëjë dorëzimet. Po ky sa fitoi vjet zgjedhjet, 83 qofte ne tenxhere. E ka për herë të katërt, po oreksi vjen duke ngrënë. Aty filloi të lëvizë kreshniku i pushtetit absolut. Protestat u bënë më masive, se ky i injoroi fillimisht, ngaqë nuk është largpamës. Pastaj filloi të kuptojë që i duhet PS. I duhen 83 qoftet nëpër pjatat e fejsbukut që të zgerlaqe protestën. Ta paraqesë si daljet në rrugë të hezbollahut. I hyri frika. Dhe e dini pse? Se nuk është gati me inventarin e magazines. I del bilanci keq. Ka dorovitur andej e këndej duke bërë kryesisht interesin e vet. Dhe boton letra të is dërgojnë miqtë, biçim Nesti Angonet arkivave qe te poshtëroje deri edhe atë djalin që lexoi kërkesat. Medemek, s’ka qenë në luftë, po edhe po ja qenë paskësh qenë paguar. Keto gjëra legenesh publikon kryeministri dhe qoftet e djegura si Balla e kompani që i pervishen Iranit sikur ky vend i madh dhe i zënë në luftë me dy shtete predatore të njohura botërisht te ketë nge të merret me Ramen dhe furrikun e tij të pulave të arta. Çështja thelbësore nuk është më një projekt miliarder që do bëjë apartamente për td shitur. Shqipëria është plot me këtë histori. Tirana është triumfi i metrit katror, sa nuk ke ku parkon edhe një biçikletë. Çeshtja është e sistemit të kapur dhe klientelist. Dhe ne mahe6te, sistemit është ai, Kapo. Ai qe nuk firmos gjëkund por drejton marionetat. Nuk jemi popull budalla.
Qekur filluan protestat i shkruaj me tallje: E bere shqiprine te njohur nderkombtarisht.Sot Edi Rama ka botuar nje status me atlete te bardha ne foto:-Largohu kryeminister,se na bere te njohur nderkombtarisht!
Po ta kam thene me tallje o gomar! Ta kam shkruar me PARADOX.
Si rasti i ketij Edi Rames,qe me cdo kusht,si per mire,o per keq,eshte i perveluar ti ndihet zeri neper bote,ndodhi ne 1906 me nje fshatar nga Kuci gjate vizites se Ismail beut ne fshatrat e Lumit te Vlores.Fshataret e pyesnin Ismail beun cfare thonin Evropa per Shqiprine ?Do behej edhe Shqiperia e pavarur si gjithe shtetet rreth e rrotull etj.Nje fshatar e pyeti:Cfare thote Evropa per mua? Po cfare te thote Evropa per ty o Bido?Qe je hajdut?Ju pergjigjen bashkefshataret..
-Po ate ore te thone Evropa,vetem emri te me ndihet! – shpertheu Bido hajduti.
Çfaré bén frika me Edvin Ramén,,,frika nga burgu sé pari dhe ajo tjetra qé éshté mése e qarté,, emri i tij do mbahet mend pér té qénit I PAPÉRGJEGJSHÉM DERI NÉ KRIM.
Tek e sheh dhe e dégjon kéto javé Edvin Ramén (nuk dua ta thérras me até shkurtimin e Edvin sepse pér ta ledhatuar ka Taulant Pallén ai apo até shkencétaren Zegjinené), ashtu té shpérfytyruar, me ato xhestet e njé té marri, me ato monologjet bajate dhe syté e zgurdulluara,,,jo vetém qé nuk ndjej keqardhje por edhe shpresoj shumé qé ata qé padyshim do hyjné né até zyré pas tij,,,,ta mbajné mend miré kété shpérfytyrim deri né palaçollék.
Ne qé pérjetuam ndérrimin e sistemit monist (them me bindje bdérrimin sepse çdo fjalé tjetér do ishte génjeshtér), diné té béjné ndryshimin mes késaj qé po pérjetojmé sot dhe atyre ngjarjeve 35 vjeté mé paré kur Xhelil Gjoni u dérgonte studentéve Sali „demokratin“, si plumbin né djep dhe déshmi qé asgjé nuk ndryshojé.
Kéto 27 ditét e fundit, kané kthyer tek uné personalisht SHPRESÉN se edhe né kété vénd egzistoka dinjiteti qytetar.
I uroj vetvetes dhe atyre qindra mijrave qé mbéshtesén me zemér kété protesté kundér krimit nè politiké dhe shpopullimit té Shqipérisé soné,,,qè edhe SPAK té merrte nga kjo energji popullore, fuqiné e duhur pér té pérmbushur detyrimin kushtetues dhe arsyen pse u krijuan ,,,,,marrjen e kétyre hajdutéve dhe tradhtaréve si té pandehur, dhe kthimin e mallit té vjedhur atje ku duhet té ishte.
Baton Stanisiç Haxhiu dhe lolot e kétij Edvin monologistit, le té sjellén Igbalet me çarçafé né koké sa dhe si té duan né Tirané pastaj,,,dhe le té mundohen té njollosin gjithçka me lojra té tilla. Kéta, nuk kané kuptuar asgjé,,,,,,ndaj vazhdojné té génjejnè veten se, gjithçka do rregullohet, ashtu siç ishte 4 javé mé paré.
Shume e bukur dhe krahasimi qendron!
Gazeta Dita po mundohet me mish e me shpirt te plotesojne linjen editoriale dhe te justifikojne ate qe ajo e din vete. Le te mos i ngaterrojme gjerat. Po te jete per permirsimin e sherbimit neper spitale apo permiresimin e arsimit,apo permiresimin e administrates edhe un do te dilja te protestoja apo ta mbeshtesja protesten me fuqimisht. Edhe tani un e mbeshtes protesten ne kuptimin qe nje proteste paqesore nuk i ben keq askujt. Qeverise i ben mire se e kupton me mire situaten dhe ulet me kembe ne toke. Demokracise i ben mire se njerzit kuptojne se sot gjithkush mundet ta thote mendimin e tij pa frike se i godasin me plumb,Protesta ben mire dhe atyre qe protestojne sepse ndjehen te kenaqur se e dhane kontributin e tyre. Por dhe Europa ku duam te integrohemi kupton me mire se demokracia ne Shqiperi funksionon.
Dhe te gjithe keto qe ti thua, u deshen “dordolecet” e Zvernecit qe ta zbulonin e ta vinin ne levizje gjithe kete “Revolucion”!?
Prit, prit, se s’ke parë gjë akoma. Kur të shpërthejë revolucioni ti do e fusësh kokën ke GPS. Në brimë të miut do të gjejnë revolucionarët. Si sadami do përfundosh.
E kam thene une qe gazeta Dita e ka humb shikimin fare qe ishte me prejardhje komuniste dhe eshte hedhe ne tapete si gazete demokratike. Kjo eshte njera fitore, por shkrimet tani redaksionale me emer te kryredaktorit te gazetes, jane kthyer ne anonim dhe kjo nje fitore tjeter, ndersa porosia e gazetes ka kohe qe eshte nga pronarja e gazetes qe eshte nje ish socialiste e thekur qe dikur ndau dhe burrin dhe sot ka filluar ofensiven. More, keta socialistet e ikur jane me te rrezikshem nga Sali Berisha e Flamur Noka se po u hoqe postin kerkojne te te kerrejne themelet. Shiko se ç’ben Spiro-pali, veri-jug . Para se te pranohen socialistetve duhet tu behet analiza se jane mafje e regjur kur i largon. Dhe gazeta Dita drejte rruges deshperimit dhe “suksesit” demokratik. Per-parà , te qifsha udhet !
EDI RAMA ME TE VETET,,,,,nuk mund te fshehin me ane te propagandes,,asgje nga ato qe kane ndodhur ne keto vite qeverisje te tij,,,perkundrazi KORRUPSIONI geloi me keq se ne kohe te saliut,,,,jeta e njerezve te punes,,, njerzve te ndershem u rendua ,,,, shume familje u shkateruan ca nga mungesa e punes ca nga emigrimi,,,,prandaj jane sot ne shesh jo se ju fryu njeri ne vesh,,, por sr nuk jane MIRE ,,,,,JANE KEQ bile shume keq,,,,pa as nje lloj sigurie per te ardhmen per shendetin,,, per pronen,,, qe vidhet ,,,,,,nga mafia e tokave dhe ndertimeve dalin ne proteste per shtetin e inkriminuar,,,,, ku nuk zgjidh dot nje hall,,, vetem te sorollasin,, , per padrejtesine e madhe qe gelon ne cdo qelize te ketij shteti dhe qe njerezit e thjeshte e hasin cdo dite,,,,,,,por keta nuk kuptojne gje,,, distanca e krijuar eshte tashme shume e madhe dhe nuk ka kthim,,,,revolta nuk mund te ndalet,,,,,,zgjidhja eshte tjeter gje,,,,,eshte hapi numer 2 ,,
Ne asnje rast lufta per clirimin e Kosoves nuk eshte perbaltur kaq shume sa nga e ashtuquajtura “lista e mercenareve te UCK”.
Pervec se eshte nje teze serbe per ta njollosur sakrificen e shqiptareve dhe gjakun e deshmoreve, ky turp shpirterash te shitur ne Kosove e Shqiperi i ve nje vule turpi UCK-se dhe atyre qe ben te mundur lirine ne Kosove pas nje shekulli.
Me kete qellim Kryeministri Rama kerkon agjente ne protestat me te mira, paqesore, masive dhe te qendrueshme, te cilat me se paku treguan nje popull te civilizuar, te vetedijshem dhe europian.
DITA nuk ka ku të zbresë se është aty ku ka qënë qysh nga numri i parë i saj. Asokohe ja nxinte faqen malokarit Saleh Brekskisha, tani e ka radhën bishtuku i tij. Ramizi i veshi të dy me pardesy të bardha, por këta horra i bën pis, i ndotën, i menderosën. Pisat pisa mbeten, sado të zhdëpen me pará.
FORCA RINIA !
O SOT, O KURRË !
Shume interesant ! Ka lajthitur jo vetem k/redaktori i gazetes
Dita , por edhe pjesa dermuese e lexuesve te saj , sepse e
braktisen masa e pa fund e lexuesve qe e ndiqnin . Ja , ta
zeme se e hoqem Edi Ramen qe ia ngarkojme ne shpine
te bera e te pa bera ,po pastaj ke do te veme ne krye te
vendit ? Apo e hedhim me short , kujt t`i bjere llotua ,
ta shkaterrojme me themel edhe kaq sa eshte bere
nga E.Ramsa , ta kthejme ne lojra fati e ne karte bixhozi !
A e sheh se cfar po ben o z. Xhevdet ziu , si puna e Kacit te Zi ? !
Dita ka qene,eshte dhe do te jete flamur i mbrojtjes se Interesave Kombetare.Rrufjuanet pushtetaree,qe e trajtuan shtetin si placke per te vjedhur,as nuk kane kohe te korrigjohen,aq thelle jane zhytur ne krim dhe korrupsion.
Drejtesia ti prese flete arrestet te dyve,para se te jete shume vone Protesta do te pershkallezohet.Sinjali i pare erdhi nga Kakomeja.