Nga Ada Petriczko
Një përplasje mbi kujtesën e kohës së luftës dhe një fushatë zgjedhore që i ktheu refugjatët ukrainas në një çështje politike e kanë lënë komunitetin më të madh të emigrantëve në Poloni më të ekspozuar se në çdo kohë tjetër që nga viti 2022.
Presidenti polak Karol Nawrocki shkaktoi në qershor 2026 një konflikt diplomatik polako-ukrainas duke ia hequr presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky Urdhrin e Shqiponjës së Bardhë. Të dy janë fotografuar gjatë një takimi dypalësh në dhjetor 2025.
Nata para Ditës Kombëtare të Pavarësisë nisi si një turn i zakonshëm për Marharyta Nauman, një taksiste ukrainase që jeton në Leszno, një qytet në Poloninë perëndimore. Por një reper i famshëm po performonte në një klub në qendër të qytetit dhe në rrugë kishte më shumë adoleshentë nga sa Nauman, 49 vjeçe, kishte parë ndonjëherë gjatë viteve që kishte jetuar atje.
Rreth orës 03:00, erdhi një kërkesë për të marrë disa parasgjerë nga klubi. Jashtë po zhvillohej një sherr dhe dy djem po ndaheshin me forcë nga njëri-tjetri. Një kushëri i njërit prej tyre kishte porositur taksinë dhe kishte paguar për të; ai e futi djalin në ndenjësen e pasme dhe i tha Naumanit ta çonte drejt e në shtëpi.
“U futa mes turmave të të rinjve, duke lëvizur shumë ngadalë”, tha Nauman për BIRN. “Kisha frikë se mos hidhej nga makina.”
Pasi kaluan rrethrrotullimin, djali – i cili më vonë rezultoi se ishte 16 vjeç dhe nuk mund të identifikohet për arsye ligjore – kuptoi se askush nuk po e kthente në klub dhe kërkoi të shkonte në një pikë karburanti në skajin tjetër të qytetit. Ajo vazhdoi drejt adresës së shënuar në porosi. Teksa po ngadalësonte për të kthyer, ai kapi me forcë timonin; për pak sa nuk u përplasën me një makinë që po vinte përballë.
Jashtë shtëpisë, ai refuzoi të zbriste. Naumani telefonoi shefin e saj dhe e la telefonin në xhep, kështu që ai dëgjoi çfarë ndodhi më pas: djali u ul në ndenjësen e shoferit duke bërtitur: “Nëse nuk do të më çosh ti, lavire ukrainase, do ta ngas vetë makinën”, pas së cilës Nauman u fut në makinë për të fikur motorin dhe për të marrë çelësin.
Pastaj ai u sul drejt saj. Naumani është 156 centimetra e gjatë dhe peshon 55 kilogramë. Një goditje në gju e rrëzoi përtokë. Ai e goditi me shqelma ndërsa ajo ishte në tokë dhe në një moment e filmoi. Ajo arriti te dera e shtëpisë dhe i ra ziles. Ai e kapi dhe e goditi me gjunjë, duke e përplasur fort pas derës, derisa ajo u hap dhe Nauman ra brenda, te këmbët e një burri. Ishin këmbët e babait të djalit.
E kishte goditur aq fort në gjoks sa nuk mund të fliste. Kur mundi të mbushej sërish me frymë, nisi të bërtiste.
“Nëna e djalit më tërhoqi dhe më tha të ndaloja”, kujtoi ajo. “U zvarrita me këmbë e duar. Ajo e mbylli derën pas meje.”
E gjithë ngjarja, që nga momenti kur Nauman e mori djalin jashtë klubit, zgjati rreth një orë. Më në fund, shefi i saj mbërriti së bashku me një pasagjer që rastësisht ishte një oficer policie jashtë orarit të shërbimit. Oficeri i dha ndihmën e parë kur ajo nisi të villte dhe thirri ambulancën.
Kartelat mjekësore të shqyrtuara nga BIRN dokumentuan dëmtime në gjoks dhe në pjesën e poshtme të këmbës, mavijosje të shumta dhe një brinjë të mundshme të thyer. Një skaner i kryer të nesërmen tregoi “traumë të shumëfishtë të organeve”.
“Jam pothuajse 50 vjeçe. Nuk kam fyer apo sulmuar kurrë askënd. Askush nuk më kishte rrahur ndonjëherë në jetën time”, tha Marharyta për BIRN nëntë muaj pas sulmit. “Por del se mund të mos bësh asgjë të keqe dhe prapëseprapë të përballesh me këtë lloj agresioni. Nga vjen kjo?”
Një theks i lehtë në të folur
Dashamirësia që pasoi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia ishte zbehur prej vitesh para se Nauman të niste turnin e saj atë natë. Në pranverën e vitit 2022, pothuajse çdo polak i anketuar mbështeste pranimin e njerëzve që po largoheshin nga lufta. Deri në dhjetor 2025, megjithatë, vendi ishte thuajse i ndarë përgjysmë: 48 për qind ishin ende pro, ndërsa 46 për qind kundër.
Të dhënat e fundit të Policisë Kombëtare, të ndara me BIRN, sugjerojnë se ky përkeqësim i klimës po shfaqet gjithnjë e më shumë edhe në sjellje kriminale. Policia regjistroi 267 shtetas ukrainas si viktima në procedimet për krime të urrejtjes në vitin 2024 dhe 275 në vitin 2025, ndërsa krimet e urrejtjes në tërësi u rritën me rreth një të tretën. Policia ndryshoi mënyrën e regjistrimit të këtyre veprave në vitin 2026, duke i bërë krahasimet e drejtpërdrejta të vështira. Por vetëm sistemi i ri nuk i shpjegon shifrat e këtij viti: deri më 26 gusht, policia kishte regjistruar tashmë 356 vepra të lidhura me urrejtjen ndaj ukrainasve dhe pothuajse nëntë nga dhjetë prej tyre binin nën ligje që numëroheshin edhe sipas sistemit të vjetër. Ato përfshinin 204 raste të fyerjes publike ose cenimit të integritetit fizik të motivuara nga paragjykimi, si dhe 71 raste që përfshinin dhunë ose kërcënime të paligjshme.
Dr. Lukasz Adamski, drejtor i Qendrës Mieroszewski për Dialog në Varshavë dhe ekspert i marrëdhënieve polako-ukrainase, është i kujdesshëm në përshkrimin e kësaj prirjeje si një kthesë të thjeshtë të shoqërisë polake kundër ukrainasve. Ai dyshon për diçka më të ngushtë dhe, në disa aspekte, më të rrezikshme.
“Jam më i prirur të mendoj se njerëzit që ishin tashmë ksenofobë ose të pakënaqur po bëhen më radikalë, të ushqyer nga zemërimi për politikën e kujtesës së Ukrainës, lodhja nga lufta dhe tensionet e përditshme me ukrainasit”, tha ai për BIRN.
Anketimet e fundit të CBOS-it e mbështesin këtë dallim. Pranimi mbetet i lartë në jetën e përditshme: 83 për qind e polakëve thonë se do ta pranonin një ukrainas si koleg, 82 për qind si fqinj dhe 75 për qind si mjek. Por këto përqindje kanë rënë për çdo lloj marrëdhënieje të matur që nga viti 2023.
Për vajzën e Naumanit, Elvirën, 25 vjeçe, ky ndryshim ndihet në takime të vogla të përditshme.
“Edhe situatat e zakonshme tani duken ndryshe. Përplasesh me dikë në një dyqan, i kërkon falje dhe papritur përballesh me këtë armiqësi”, thotë ajo. “Njerëzit reagojnë edhe ndaj gjurmës më të vogël të një theksi ukrainas. Tani përpiqemi të mos flasim ukrainisht në rrugë, por tre vjet më parë nuk ishte kështu.”
Dr. Oleksandra Iwaniuk e njeh mirë këtë instinkt. Ajo u rrit në Kiev përpara se të shkonte në Poloni për të studiuar në vitin 2010 dhe tani jep mësim për shkencat politike në Universitetin e Varshavës. Krahas punës akademike, ajo është edhe shkrimtare dhe themeloi klubin letrar Po Sasiedzku (Next Door), i cili përdor letërsinë për të nxitur dialogun mes polakëve dhe fqinjëve të tyre lindorë. Ajo rrallë flet ukrainisht në publik, por një pasdite në korrik 2025, po udhëtonte me tramvaj drejt qendrës së Varshavës dhe po fliste ukrainisht me një mikeshë, kur një burrë i veshur me rroba të stilit ushtarak u kthye nga ato, duke bërtitur dhe duke i quajtur “lavire ruse”. Askush tjetër në tramvaj nuk ndërhyri.
Kur ajo shkroi në internet për incidentin, qindra njerëz reaguan me versione të së njëjtës përgjigje: “Edhe mua”. “U ndje si një moment kur diçka që kishte ndodhur në heshtje papritur u bë e dukshme”, thotë ajo.
Ajo e raportoi sulmin dhe përvoja e saj me policinë i dha një ndjesi lehtësimi – u prit me empati dhe kujdes. Por ajo beson se shumë incidente nuk raportohen, veçanërisht që nga momenti kur dëbimi ka hyrë në diskursin politik.
Në gusht, partia opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS) propozoi që burrat ukrainas të moshës 25 deri në 60 vjeç, të cilët nuk kanë punësim të ligjshëm në Poloni, përfshirë ata që punojnë në mënyrë të paligjshme, të dëbohen nëse partia rikthehet në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Ajo propozoi gjithashtu krijimin e qendrave të posaçme të dëbimit.
“Me dëbimin tashmë pjesë të debatit politik, njerëzit mund të kenë edhe më shumë frikë të raportojnë sulmet”, thotë Iwaniuk. “Nëse dikush të rreh dhe më pas të kërcënon se do t’i thotë policisë se ti ishe agresori dhe mund të dëbohesh, kjo mund të mjaftojë që të heshtësh.”
Bërja publike e rastit
Kontakti i parë me autoritetet i la Naumanët me një ndjesi shqetësimi. Mbrëmjen pas sulmit, një police shkoi për të pyetur nëse Marharyta kishte ndërmend ta raportonte ngjarjen. Kur ajo u përgjigj po, policja u duk e befasuar dhe nuk kishte me vete dokumentet e nevojshme.
E paaftë ta përmbante zemërimin për sulmin, vajza e Marharytës, Elvira, doli publikisht në Facebook.
“Imagjinoni një natë”, niste postimi. “Imagjinoni një djalë që rrëzon një grua përtokë me një goditje të vetme në gju.” Ajo përshkroi sulmin dhe e mbylli me fjalët që 16-vjeçari i kishte drejtuar nënës së saj: “Lavire e ndyrë, kthehu në Ukrainë.”
Pasi postimi u bë viral, reagimi i autoriteteve mori vrull. Policia shqyrtoi pamjet e kamerave të sigurisë dhe mori një dëshmi të hollësishme nga Nauman. Kryetari i bashkisë së Lesznos kontaktoi familjen. Djali u vendos nën mbikëqyrjen e një punonjësi të shërbimit të provës dhe, më 14 nëntor 2025, një gjykatë për të mitur në Leszno nisi procedurat ndaj tij. Dokumentet gjyqësore të shqyrtuara nga BIRN thonë se çështja lidhet me shkaktimin e dëmtimeve trupore, një vepër të lidhur me kombësinë e Marhrytës dhe kërcënime për ta vrarë atë. Seanca e parë në këtë çështje është caktuar për më 15 shtator.
Rreth 50 të panjohur i shkruan privatisht Elvirës për t’i kërkuar falje. Disa kërkuan adresën e djalit që të mund të “merreshin me të”. Por Marharyta nuk donte të dëgjonte për asgjë të tillë. “Mendova: ai nuk më vrau, kështu që tani ju do të vrisni atë? Çfarë kuptimi ka kjo?”
Mes mesazheve dashamirëse, megjithatë, ishte edhe një video gjashtësekondëshe ku shfaqej koka e një derri mbi një dërrasë, me një thikë pranë saj. “Çdo derr ukrainas duhet të dëbohet nga vendi me çdo mjet të mundshëm”, thuhej në mesazhin shoqërues.
Më pas, dikush erdhi në pallatin e tyre dhe nisi të godiste me forcë derën e mbyllur të hyrjes, ndërsa bërtiste fyerje kundër ukrainasve. Familja u shpërngul.
Karta anti-ukrainase
Në qershor, marrëdhëniet polako-ukrainase u bënë kryefjalë e mediave ndërkombëtare pasi presidentit Volodymyr Zelensky iu hoq urdhri më i lartë shtetëror i Polonisë, të cilin ai më pas e ktheu me postë. Por armiqësia nuk nisi me një mosmarrëveshje të vetme politike.
Vitin e kaluar, BIRN dokumentoi se gjatë garës presidenciale në Poloni, kandidatët nga i gjithë spektri politik iu drejtuan “kartës anti-ukrainase”, duke shtyrë kufijtë e asaj që konsiderohet e pranueshme të thuhet publikisht.
“Fushata ishte pikërisht pika e kthesës, sepse ishte atëherë kur ukrainasit që jetojnë në Poloni – dhe, në një kuptim më të gjerë, Ukraina dhe mbështetja për të – u bënë çështje e politikës së brendshme”, thotë Iwaniuk.
Ajo thotë se ishte shumë më e lehtë t’ua atribuoje “dështimet e shërbimeve publike” “privilegjeve” të ukrainasve, sesa të rregullohej vetë sistemi: “Populistët kanë nevojë për një armik dhe, pas grupeve të tjera, përfshirë komunitetin LGBTQ, radha u erdhi ukrainasve – sepse ishin mjaftueshëm në numër për ta shndërruar pakënaqësinë në kapital politik.”
Ide që dikur ishin kryesisht të kufizuara në të djathtën politike hynë në rrjedhën kryesore të diskursit politik. Pasi mori detyrën, presidenti Karol Nawrocki vuri veton ndaj zgjatjes së ligjit për ndihmën ndaj ukrainasve, duke argumentuar se përfitimi për fëmijët 800+ duhej t’u rezervohej ukrainasve që punojnë në Poloni. Legjislacioni i rishikuar e lidhi më ngushtë përfitimin e disa ndihmave me punësimin dhe frekuentimin e shkollës. Në mars, Polonia nisi gjithashtu të shfuqizonte gradualisht një pjesë të madhe të sistemit të jashtëzakonshëm të krijuar pas pushtimit.
Për Bartlomiej Pejon, deputet nga partia e djathtë Konfederata, masat që kufizojnë trajtimin e jashtëzakonshëm nuk janë dëshmi armiqësie, por një korrigjim i politikave që, sipas tij, u jepnin ukrainasve privilegje në raport me të huajt e tjerë. “Shteti polak duhet t’i trajtojë të gjithë të huajt në mënyrë të barabartë, pa dhënë privilegje të veçanta”, tha ai për BIRN.
Pejo dënon sulmet ndaj ukrainasve, por e kundërshton idenë se Polonia po përjeton një valë të jashtëzakonshme armiqësie. Ai argumenton se krimet e kryera nga shtetas ukrainas ndaj polakëve marrin më pak vëmendje dhe se zemërimi polak për qëndrimet ukrainase ndaj masakrave të kryera nga Ushtria Kryengritëse e Ukrainës, ose UPA, gjatë Luftës së Dytë Botërore, hidhet shumë shpejt poshtë si paragjykim.
Kjo mosmarrëveshje historike është bërë e pamundur të ndahet nga përkeqësimi i marrëdhënieve.
Përshkallëzimi i fundit nisi në maj, kur presidenti Zelensky i dha një njësie ushtarake ukrainase titullin nderues “Heronjtë e UPA-së”. UPA-ja nderohet nga shumë ukrainas për luftën e saj për pavarësinë e Ukrainës gjatë Luftës së Dytë Botërore, por anëtarët e saj ishin gjithashtu përgjegjës për masakrat e dhjetëra mijëra civilëve polakë në Volhinë dhe Galicinë Lindore. Në përgjigje të vendimit të Zelensky-t, presidenti Nawrocki ia hoqi atij në qershor dekoratën më të lartë shtetërore të Polonisë, të cilën Zelensky më pas, në mënyrë të bujshme, e ktheu me korrier.
Deri në korrik, për herë të parë që kur kjo pyetje u përfshi në sondazhe, 52 për qind e polakëve ishin kundër pranimit të refugjatëve ukrainas, ndërsa 42 për qind e mbështesnin atë.
“Në Poloni, ndjenja ishte afërsisht kjo: ‘Ne i ndihmuam shumë, u hapëm shtëpitë tona, dhe në këmbim ata nderojnë njerëzit përgjegjës për gjenocidin e polakëve’”, shpjegon Dr. Adamski. “Në Ukrainë, ishte: ‘Për katër vjet e gjysmë kemi luftuar, kemi vuajtur dhe, duke bërë këtë, kemi mbrojtur edhe Poloninë nga agresioni rus – dhe tani ata po përpiqen të na tregojnë se kë mund dhe kë nuk mund ta konsiderojmë heronj kombëtarë.’”
Rusia, në mënyrë të pashmangshme, është përpjekur t’i përforcojë këto tensione. Një analizë e Institutit Polak të Çështjeve Ndërkombëtare zbuloi se midis 26 majit dhe 13 korrikut, numri i postimeve në rrjetet sociale në gjuhën polake që përmbanin gjuhë ekstreme të urrejtjes ndaj ukrainasve u rrit me 171 për qind, ndërsa ndërveprimet me to u rritën me 345 për qind. Gjurmët ruse ishin të dukshme gjatë gjithë këtij shpërthimi: VKontakte (VK), rrjeti social më i madh i Rusisë, ishte platforma më e spikatur, ndërsa rrjete të koordinuara pro-Kremlinit, si Operation Pravda, patën gjithashtu një rol të rëndësishëm. Instituti arriti në përfundimin se, ndonëse Moska nuk e krijoi krizën, Rusia është bërë përfituesja kryesore e saj.
Problemi më i thellë, argumenton Adamski, është kumulativ. Paragjykimet e vjetra u ndërthurën me dezinformimin rus, rrjetet sociale dhe ashpërsimin e debatit politik, ndërsa gazetarët dhe intelektualët humbën një pjesë të rolit të tyre tradicional si filtra. Pakënaqësitë që dikur mund të zbuteshin gjithnjë e më shumë u shkojnë drejtpërdrejt votuesve – dhe mund të shpërblehen politikisht.
Por pakujdesia nuk ka qenë e njëanshme.
Historia kuptohet shumë ndryshe në dy shoqëritë. E rritur në Kiev, Iwaniuk thotë se ka mësuar shumë pak për Volhinë: “Polakët janë të zhytur në histori. Ata flasin për historinë në revista, në televizion, në tryezën e darkës.” Në Ukrainën sovjetike dhe post-sovjetike, përkundrazi, njerëzit mësoheshin të mos bënin shumë pyetje për të kaluarën. Ajo kujton se e pyeti të atin për UPA-në dhe Volhinën kur ishte ende nxënëse. Ai iu përgjigj: “Nuk e di – mendoj se ishin ata që luftuan kundër të gjithëve.”
Ky hendek, argumenton ajo, ndihmoi në prodhimin e disa hapave politikë jashtëzakonisht të pafat. Për shembull, ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko u gjunjëzua para një memoriali kushtuar viktimave polake të Volhinës një ditë pasi Kievi e riemërtoi Bulevardin e Moskës sipas liderit të UPA-së, Stepan Bandera; parlamenti ukrainas i njohu anëtarët e UPA-së si luftëtarë të pavarësisë pikërisht në ditën kur ish-presidenti polak Bronislaë Komorowski po vizitonte Kievin.
“Presidenti Zelensky sigurisht e dinte se Polonia kishte një pikëpamje ndryshe për UPA-në nga Ukraina, por dyshoj se vendimi për t’i dhënë një prej njësive emrin ‘Heronjtë e UPA-së’ ishte menduar si një provokim i qëllimshëm”, thotë Adamski. “Përshtypja ime është se askush në Kiev nuk i parashikoi plotësisht pasojat.”
Ekziston gjithashtu një asimetri ekonomike.
“Transformimi i Polonisë pas komunizmit pati sukses, ndërsa Ukraina ende po lufton për mbijetesën e saj si shtet”, argumenton Iwaniuk. “Ndërsa polakët e kanë luksin të shohin pas dhe të debatojnë për të kaluarën, për ukrainasit reagimi shpesh është: ‘Po talleni? Doni të flisni për këtë tani, kur ne as që e kemi idenë nëse vendi ynë do të ekzistojë?’”
Kjo nuk e bën dhunën anti-ukrainase as të pashmangshme, as legjitime. Por ndihmon të shpjegohet se si një marrëdhënie e ndërtuar mbi një solidaritet të jashtëzakonshëm u bë politikisht shpërthyese.
Ky dallim është i dukshëm edhe në një tjetër paradoks që vë në dukje Iwaniuk: ukrainasit po integrohen gjithnjë e më shumë në shoqërinë polake, pikërisht në kohën kur “ukrainasi” kolektiv i imagjinuar po bëhet gjithnjë e më kërcënues në diskursin politik.
“Ai është fqinji yt, babai i shokut të klasës së fëmijës tënd, kolegu yt, gruaja që punon në dyqanin e lagjes, dikush që ka një biznes pak më tutje”, thotë ajo. Megjithatë, ukrainasi abstrakt po portretizohet gjithnjë e më shumë si kriminel, konkurrent ose kërcënim për sigurinë.
Vladimir Medvedev, shtetas polak me origjinë bjelloruse, i cili themeloi nismën Glos Migranta (Zëri i Emigrantit) këtë verë, u përball me një tjetër pasojë kur organizoi një protestë të kohëve të fundit për të drejtat e emigrantëve: njerëzit me status të ligjshëm shqetësoheshin për aktivistët e ekstremit të djathtë, provokimet dhe dëbimin. Madje edhe një të njohurit të tij gjerman, i martuar me një polake dhe që flet rrjedhshëm polonisht, i kishin thënë “të ikte në djall në Ukrainë” pasi dikush kishte dëgjuar theksin e tij.
Të dyja qeveritë tani duket se e kuptojnë rrezikun. Kryeministri i Polonisë Donald Tusk i ka bërë publikisht thirrje Varshavës dhe Kievit të ulin tensionet, ndërsa bisedimet e fundit dypalëshe kanë theksuar rëndësinë e “komunikimit të përgjegjshëm” dhe të një toni të ekuilibruar në debatin publik.
Më 24 gusht, Varshava priti një aktivitet për shënimin e 35-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Ukrainës në Sheshin e Kalasë, ku flamujt blu dhe të verdhë valëviteshin pranë atyre të bardhë dhe të kuq.
Por tensionet politike nuk ulen me urdhër. Më 14 gusht, një vajzë ukrainase 14-vjeçare dhe vëllai i saj 12-vjeçar dyshohet se u ofenduan dhe u sulmuan fizikisht pranë stacionit hekurudhor në Bydgoszcz pasi folën ukrainisht. Një grua u akuzua më vonë për fyerjen e tyre dhe cenimin e integritetit të tyre fizik për shkak të kombësisë. Ajo i ka mohuar akuzat.
Pasojat e ngjarjes
Për familjen Nauman, dëmi tashmë është personal. Fillimisht u përpoqën t’ia fshihnin lajmin për sulmin babait të Marhrytës në Ukrainë, por pasi çështja doli në mediat kombëtare, vendosën t’ia tregonin vetë. Atë natë, ai pësoi një infarkt dhe ra në koma. Vdiq gjashtë ditë pasi vajza e tij u sulmua. Marharyta ishte ende kryesisht e shtrirë në shtrat dhe nuk mundi të udhëtonte për t’i dhënë lamtumirën. Kjo ishte një tjetër goditje e rëndë, pasi bashkëshorti i saj kishte vdekur në vitin 2022, vetëm pak muaj pasi ishte bashkuar me ushtrinë ukrainase.
Më pas, punëdhënësi i saj nuk iu përgjigj më në telefon. Edhe paga nuk erdhi më dhe ajo zbuloi se kontributet e sigurimeve shoqërore që i ishin zbritur nga paga nuk ishin derdhur në shtet. Sulmi nuk ishte regjistruar kurrë si aksident në punë. Për fat të mirë, punonjësit e zyrës lokale të sigurimeve shoqërore treguan mirëkuptim dhe e ndihmuan të ndiqte procedurat e çështjes. Asaj i është ofruar gjithashtu ndihmë psikologjike dhe psikiatrike falas.
Marharyta erdhi në Leszno thuajse rastësisht. Ajo mbërriti në Poloni për të punuar në vitin 2020 dhe agjencia me të cilën ishte regjistruar e caktoi në Leszno. Me kalimin e kohës, ajo e dashuroi qytetin dhe, gjashtë vjet më vonë, thotë se nuk do të donte të jetonte askund tjetër. Por tani nuk lëviz më nëpër të në të njëjtën mënyrë. “Për muaj të tërë pas sulmit, pothuajse nuk dola fare nga apartamenti”, tha ajo për BIRN.
Ilaçet e kanë ndihmuar. Vendet e njohura janë më të lehta: veterineri, zyra e sigurimeve shoqërore, vendet ku ajo njeh njerëzit. Dyqanet e mbushura me njerëz dhe rrugët e panjohura mbeten të vështira. “Kur shoh një grup të rinjsh”, thotë ajo, “nuk ndihem e sigurt”.
Vajza e saj, Elvira, thotë se reagimi i njerëzve në Leszno i dha asaj njëfarë shprese dhe besimi se gjërat mund të përmirësohen. Por shpesh, kur mbyll sytë, ajo ende e sheh nënën e saj përtokë në orën tre të mëngjesit, teksa një 16-vjeçar e godet me shqelma ndërsa ajo bërtet.

Gjate luftes II bot.ukrainasit kryen spastrim ethnik kunder polakeve qe jetonin ne Atdheun e tyre ne Polooni,por me vone Lvov,Brest,Vlohin Krahina te tera te Polonise te populluar nga polake u pushtuan nga ushtria kuqe dhe u quajten Ukraine.
Popullsia ukrainase mori pjese ne masakrat kunder popullit polak ashtu si camet e krishtere masakruan camet muslimane ne fund te luftes dyte.Gjaku nuk behet uje.Zelenskij mos kapardiset si djale i perkedhelur i Lajes nga Flandra,se nuk e dijne Flamandet c`kane hequr Polaket nga ukrainasit.
Rast i dhimbshem por me probleme te medha shoqerore.Faji qendron te sulmi rus mbi Ukraine.Ka shume komente por ne shume nga keto komente nuk jepet qarte pergjigja:A eshte sulm agresiv ndaj nje shteti sulmi rus,pastaj te gjykohet qendrimi Zelennskit
Jo o Pëllumb , nuk ka ekzistuar para 1917- tës , ndonjë komb apo shtet me emrin Ukrainë . Ukraina ishte një pjesë e Perandorisë Ruse dhe u quajt republikë vetëm gjatë rregjimit komunist , si 16 Republikat Socialiste Sovjetike , që përbënin Bashkimin Sovjetik . Kurrë nuk ka qënë shtet më vete . U konsiderua shtet kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë dhe po ashtu u bënë shtete më vete edhe ish republikat e tjera socialiste , që vareshin nga Moska . Shumica e këtyre ish republikave socialiste , ruajtën dhe ruajnë në përgjithësi miqësi me Rusinë , kjo edhe për shkak të interesave ekonomike , ushtarake e nostalgjike , që i lidhte me , dikur nënën Rusi . Ndërsa Ukraina , në veçanti nga ish republikat e tjera të ndara nga Rusia , ka brenda kufijve të saj përgjatë kufijvë me Rusinë , mbi 12 milion rusë etnikë me të cilët nuk krijoi asnjëherë harmoni e bashkëjetesë , madje qeveria e Kievit i mohonte edhe të drejta elementare rusëve që jetonin në trojet e tyre . Për të bërë një parantezë të shkurtër , qysh nga lufta e dytë botërore ( koha e Stalinit) , ku Bashkimi Sovjetik dha kontributin më të madh se çdo shtet apo aleat tjetër në botë ( u vranë rreth 32 milion njerëz, aq sa u vranë në të gjitha shtetet antifashiste të mara sëbashku) , një pjesë jo e vogël e ukrainasve u bënë bashkëpuntorë me gjermanin ( siç pati kudo , madje edhe në Shqipëri) . Kjo ishte një arsye që pjesa më e madhe e republikave të tjera sovjetike , krijuan një farë urrejtje të fshehur për Ukrainën , Rusia e Moska akoma më shumë . Që t’a lidh me masakrat ndaj polakëve , për të cilat flet edhe demua , ishin bashkëpuntorët me gjermanin , pra tradhëtarët që bënë masakra ndaj polakëve , sepse Polonia ishte një nga vëndet evropianë që i dha luftës për liri nga bisha hitleriane kontributin më të madh se kushdo tjetër në Evropë, sëbashku me ish Jugosllavinë . Rusët që jetojnë brenda Ukrainës , qysh para 12 vjetësh ishin pothua në gjëndje lufte me qeverinë ukrainase , natyrisht të përkrahur edhe me armë nga Rusia . Rusia zyrtare , e ka ngritur si problem edhe në organizmat ndërkombëtare gjendjen e vështirë të rusëve etnikë në Ukrainë , madje shumë herë ka kërcënuar për një invazion të mundshëm kundër Ukrainës për të marrë krahinat ruse deri në Donbas , derisa para tre vjetësh filloi luftën . Fuqitë e mëdha botërore , ishin në dijeni të keqtrajtimit të Kievit ndaj rusëve brenda kufijve ukrainase dhe një sulm i rusëve ishte i mundshëm . Sigurisht që rusët e nënvleftësuan luftën , e konsideruan të lehtë , pa menduar që e gjithë bota do të rreshtohej me Ukrainën dhe Rusisë t’i duhej të luftonte me gjithë botën . Megjithatë , siç e tregon koha , Rusia nuk tërhiqet kurrë mbrapsh . Kjo luftë zgjidhet vetëm me diplomaci e bisedime , duke kënaqur edhe Rusinë , por pa e dëmtuar rëndë edhe Ukrainën . Kjo është historia Ruso- Ukrainase o Pëllumb Liçi , meqënëse kërkove sqarime dhe ju kërkoj ndjesë lexuesve të tjerë për kohëzgjatjen e komentit .
Pse o Dashi, Shqiperia mos ka qene ndonje here shtet para 1912? Po gjithmone ka nje fillim, se psh as Sllovakia nuk ka qene ndonje here shtet deri sa u nda nga Cekosllovakia e ka plot shembuj te tille. Po si gjithmone ti ia fut si kau peles
Shtetet dhe kombet janë produkte historike rusët janë populli nr1 në botë që kanë pushtu dhe aneksu popuj dhe teritore si askush në botë biles edhe Alaska dhe eskimët e mjerë ishin të pushtuar nga agresionet ruse këto bashkēsi dhe etinitete llogariten me qindra ata edhe sot sillen si shteti ma hegjemonist dhe imperialistë në botë njejtë me nacistët ku janë varret ruse aty është rusi mbronë pakicën ruse ushtarakisht në Ukrainë dhe masakron çdo lëvizje të kombeve autokton jo rus për liri dhe mvetësim
Se Jugosllavija ka dhënë kontribute dhe viktima të mëdha në LDB këto janë përralla ata ma shum kanë luftua ndër vedi duke përfshi edhe pakicat shqiptare andaj ishin divizionet Sovjetike dhe gjenerali Isajef që çliruan Beogradin dhe jo opangat serbe
Me ty pikpyetje kokëposhtë , nuk kam ndonjë dëshirë të madhe të debatoj , pasi ti nuk je njeri serioz e i drejtë , gjithashtu për çdo debatues , do përdorësh “ironinë ” ofenduese . Edhe më sipër , fillimisht shkruan dhe shpreh opinionin tënd normalisht e në fund e mbyll me , se si ja fut kau pelës . Ke në tru rudinmentet e debateve të turpshme e skandaloze që bënje dikur me një farë debili me emrin Treni . Por le të hidhemi te debati .
Shqipëria nuk ishte shtet para 1912- tës , è vërtetë , por ishte etni , ndërsa ukrainasit nuk kanë qënë kurrë etni më vete , por thjesht sllavë , jetuar me shekuj sëbashku me rusët dhe nuk kanë ndonjë dallim të madh me njëri tjetrin , përveç asaj që flasin një dialekt sllav paksa ndryshe nga rusët . Unë më sipër nuk kam thënë që nuk duhet të krijohen shtete të rinj , por mundësisht nga e njëjta etni , sepse pastaj , pothua në të gjitha rastet lind armiqësia , sidomos kur bëhet fjalë për miliona njerëz , si në rastin e Ukrainës dhe Rusisë , që jetojnë nën suazën e shtetit të porsaformuar ukrainas . A nuk do të ishte më e drejtë që , kur u bë shtet Ukraina , pjesa e banuar nga rusët , në kufi me Rusinë t’i kalonte Rusisë ? Sigurisht që po dhe do të evitoheshin konfliktet e lufta e sotme . Ishte rrëmujë kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik dhe vetë Rusia ishte në kaos , se po të ishte gjendja normale , nuk ja linte Rusia Krimenë ( që e mori më pas) dhe Donbasin Ukrainës .
Dashi, o Dashi, e ke qare fare kete komentin me siper, nje here na tregon qe ruset dhe ukrainasit na qenkan e njeta etni, se pune sllavesh, nga ana tjeter del e na thua se kur u be shtet Ukraina, pjesa e banuar nga ruset duhet t’i kalonte Rusise, O dashi, na thuaj tashti cila eshte, Ukrainet dhe ruset jane e njejta etni, pra duhet te rrinin bashke si ne lohe te rahmetliut Bashkimi Sovjetik, apo jane ndryshe fare, pra secili duhet te kishte tokat e veta te percaktuara qarte. E kam fjalen qe o njeri eshte ka dhe tjetra pelë, o te duja jane pela e s’ka kush ua fut.
>
TRENIt kur ta shohesh, po eshte akoma gjalle, beji te fala se hengri mut sa mundi e u zhduk.
>
Sa per punen e debatit, ti si ta kesh qef o Dashi, po desh bej, po deshe mos bej. Une per vete shkruaj kur ma ka qefi dhe çfare ma ka qefi.
Ja dhe futjapordhet e Dashit. Na i ben muzhiket qe kane zaptuar gjysmen e Azise,si me qene aty denbabaden. Dhe na i nxjerr disa prej krimineleve me te medhenj te historise si viktima.Sigurisht nuk i vjen per mbare te permende krimet e muzhikeve ndaj ukrainasve dhe polakeve. Mos shiko vetem RT o Dashi,se te ben keq.
Ka mundësi të na spiegosh ti gjysëm historiani Artan , se cilët popuj aziatikë ka nën pushtim Rusia ? Rusia është vetë 20 milion kilometër katror hapësirë , është shteti me sipërfaqen më të madhe në botë . Shikoje në hartë dhe të fut frikën vetëm t’a shikosh , është sa dy kontinente evropiane , pra dy herë më e madhe sa e gjithë Evropa si kontinent . Unë nuk shikoj fare RT ( që nuk e di çfarë është) o Artan , por kam “sëmundjen” që kam lexuar e lexoj me mijra libra në tre gjuhë të huaja , përveç shqipes dhe historinë e kam dhënë disa herë provim gjatë studimeve në shkolla brenda dhe jashtë Shqipërie .
Çudi o Dashi historian i plote, qe paske lexuar i semure mijera libra dhe je aq naiv sa te mos dish qe muzhikeve ato “20 milion kilometër” nuk ua dha Zoti, po i moren nepermjet pushtimeve. Ja nja dy gjera shpejt e shpejt qe duket se te kane shpetuar nga ata mijera libra qe ke lexuar. Shpresoj qe anglishtja te jete nje nga ato tre gjuhe:
“Russia is the world’s biggest country with a total area of 6,592,850 square miles (17,075,400 square km). Its vast size is a result of historical expansion, strategic conquests, and geographical features that have shaped its borders over centuries. Successive rulers have contributed to Russia’s immense size, including Ivan III’s annexation of the Novgorod region to the lands of Moscow in 1478. Siberia was gradually occupied between the late 16th century and the mid-18th century. Territorial gains were also made during the period of the Russian Empire, established in the early 18th century. ”
Ja per Siberine:
“Of course, the lands of Siberia were not empty. They were inhabited by local tribes that were incorporated into the Russian Empire, either by negotiation or force of arms. Depending on the situation, some tribes, such as the Yakuts, were pressured to assimilate into Russian culture, while other tribes, mostly those living in the far north, were allowed to continue their traditional ways of life. Some of these tribes continue to do so to the present day.”
Ja edhe ca gjera ne shqipe nga une. Sic e di besoj edhe ti nga ata mijera libra qe ke lexuar, Baba Stalini beri një pakt me Xhaxha Hitlerin. Sic e di edhe ti nga ata mijera libra qe ke lexuar, muzhiket ende mbajne te pushtuar nje pjese te Finlandes, e do ta kishin gllaberuar te gjithen, po te qe per ta, po ja qe muzhiket nuk jane aq te afte ne lufte, jane me shume te afte per te pire vodka. Mbase ne ata mijera libra nuk ke lexuar nje analize te fundit, ku paralajmeroheshin muzhiket qe me shume te kene kujdes nga kufiri lindor, se kinezet nuk e kane harruar që ndër ata “20 milion kilometër”, mbi një milion muzhikët ua kanë gllaberuar pikërisht atyre. Mbase nuk ke degjuar per zerat qe Vladivostoku të thirret me emrin qe kishte para se ta vidhnin muzhikët. Nuk po flas pastaj për ishujt vjedhur Japonisë a Kaliningradin, se do gjesh ndonjë justifikim. Ndërsa për Krimenë të tregon Demo. Vallë të mos kesh lexuar per ate careshën që ka thënë se muzhikët mund të ekzistojnë vetëm duke u zgjeruar, thënie që e ka marrë edhe Cari (C-në lexoje k po të duash) i ri Putana
Ta dhashe pergjigjen o Dashi, historian i plote i mijera librave ne tre gjuhe, po ja qe nuk e publikuan, keshtu ua tha rradakja.