Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
AnalizaKosovë

“Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë

Published: September 2, 2026
Shpërndaje

Një dokument me autorësi ende të pasqaruar publikisht, i përfshirë në aktakuzën për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit, ka nxitur një debat që tashmë ka dalë përtej vetë procesit penal. Në rrjetet sociale, përmbajtja e tij po përdoret për të ngritur pretendime për lidhje ndërmjet institucioneve apo pjesëtarëve të komunitetit mysliman në Kosovë dhe Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA).

Pretendimet kanë shkaktuar reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), e cila i mohon ato dhe kërkon nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë të sqarojnë vërtetësinë dhe prejardhjen e dokumentit. Por, pikërisht këtu qëndron një nga paqartësitë kryesore. Dokumenti është paraqitur nga Prokuroria Speciale si pjesë e provave në aktakuzën ndaj Shehollit, por publikisht nuk është sqaruar nëse ekzistojnë prova se ai është hartuar nga BIA.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Prokurorinë Speciale nëse ka prova për autorësinë dhe autenticitetin e dokumentit dhe çfarë peshe provuese i jep atij, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje. REL-i ka kontaktuar përmes emailit edhe BIA-n, por, njësoj, nuk ka marrë përgjigje. Sheholli akuzohet nga Prokuroria se ka bashkëpunuar me këtë agjenci serbe.

- Publicitet -

Në një material të emërtuar “Top sekret 2”, një fotografi e të cilit, sipas Prokurorisë, është gjetur në telefonin e Shehollit, pretendohet se fonde të mbledhura nga “ambasadat islamike” në Beograd, do të investoheshin në ndërtimin e xhamive në Kosovë. Sipas përmbajtjes së dokumentit, qëllimi do të ishte shtrirja e ndikimit të islamit, përçarja e shqiptarëve, nxitja e emigrimit dhe ndryshimi i perceptimit të Perëndimit për Kosovën, për të krijuar rrethana që do t’i shërbenin synimit të Serbisë për rikthimin e Kosovës nën juridiksionin e saj.

Prokuroria nuk ka bërë publike se mbi çfarë provash e mbështet autenticitetin apo autorësinë e këtij dokumenti. Në aktakuzën ndaj Shehollit, BIK-u nuk akuzohet për bashkëpunim me BIA-n. Megjithatë, pas shpërndarjes së aktakuzës nga media të ndryshme, pretendime të tilla janë shfaqur në rrjetet sociale. Lëvizja për Rikthim, e cila publikisht angazhohet “për braktisjen e fesë islame dhe rikthimin në besimin e të parëve katolikë”, ka pretenduar në një postim në Facebook se “në çdo xhami të Kosovës” gjendet së paku një “spiun” i BIA-s.

Arbër Gashi nga kjo lëvizje konfirmon për Radion Evropa e Lirë se postimi përputhet me qëndrimin e saj.

“Është e qartë që ajo është faqe, e cila bën edhe propagandën e vet dhe i kundërvihet propagandës që po vjen nga qarqet islamike dhe qarqet e BIA-s serbe, të cilat punojnë edhe përmes imamëve shqiptarë në Zvicër”, thotë Gashi, i cili jeton dhe punon në Zvicër.

Ai, megjithatë, nuk i ofroi Radios Evropa e Lirë prova të dokumentuara për t’i mbështetur këto pretendime. Postimet dhe debatet që pasuan, u shoqëruan me qëndrime pro dhe kundër, por edhe me etiketime, fyerje dhe akuza ndërmjet përdoruesve të rrjeteve sociale.

BIK-u thotë se pikërisht kjo e ka shndërruar çështjen nga një rast që duhet trajtuar nga drejtësia në atë që e quan “fushatë të orkestruar” kundër institucionit dhe komunitetit mysliman.

“Po e helmojnë popullatën, po vënë në lajthitje njerëzit dhe, çka është më e keqja, bëjnë një fushatë kundër vetë popullit të Kosovës, kundër trashëgimisë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Ramadan Shkodra, zyrtar i BIK-ut.

Ai mohon se xhamitë në Kosovë janë ndërtuar jashtë procedurave ligjore.

“Asnjë xhami në Kosovë nuk është bërë pa leje të komunave, pa leje të BIK-ut dhe pa miratim të komunitetit. Të gjitha janë bërë në rrugë legale dhe me dosje të kompletuara. Le ta gjejnë vetëm një rast të kundërt dhe atë do ta shkatërrojmë me themel”, thotë Shkodra.

Sipas tij, edhe donacionet nga vendet mike të Kosovës apo nga individë vendorë kanë kaluar nëpër rrugë ligjore dhe mund të verifikohen nga institucionet shtetërore.

BIK-u e cilëson dokumentin “sajesë të hershme” dhe “pamflet ideologjik”, por kërkon që Prokuroria Speciale ta hetojë prejardhjen dhe vërtetësinë e tij deri në fund.

“Për mua është një paçavure… Unë shpreh një lloj habie se si njerëzit tanë, kinse me t’u ‘rizbuluar’ ky dokument nga telefoni i Shehollit, pa u lodhur fare e marrin si të mirëqenë, e marrin si fakt të kryer, si argument të rregullt. Ndërkaq, aty s’ka as institucion, datë, as nënshkrim dhe asgjë prapa”, thotë Shkodra.

Radio Evropa e Lirë u është drejtuar Policisë së Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës për të pyetur nëse institucionet e Kosovës kanë evidentuar ndonjëherë raste të financimit të xhamive, institucioneve apo aktiviteteve islame në Kosovë nga burime në Serbi dhe nëse ndonjë financim i tillë është lidhur me institucione shtetërore serbe, BIA-n apo struktura të tjera të sigurisë.

Por, deri në publikimin e këtij artikulli, REL-i nuk ka marrë përgjigje.

Kosova, përndryshe, është e definuar si shtet laik.

Në regjistrimin popullsisë, të mbajtur më 2024, 93.49 për qind e qytetarëve u deklaruan myslimanë, 2.31 për qind ortodoksë dhe 1.75 për qind katolikë.

Për Institutin e Kosovës për Drejtësi, problematike është edhe mënyra se si materialet e aktakuzës kanë përfunduar në publik.

Aktakuza është shpërndarë nga media të ndryshme.

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, e konsideron “papërgjegjësi” ose “lëshim” faktin që materialet e aktakuzës kanë përfunduar në publik.

Ai thekson se materialet e paraqitura nga Prokuroria duhet të trajtohen si prova të pretenduara derisa ato të shqyrtohen nga gjykata.

“Kur në publik publikon informata të tilla, të cilat duhet të provohen në gjykatë, unë besoj se mund të kenë kundërefekt dhe janë kundër interesave strategjike të Kosovës”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, publikimi i aktakuzës dhe dokumentit të emërtuar “Top sekret 2” ka nxitur “hipoteza të paqëndrueshme”, keqinterpretime dhe ndarje mbi baza fetare.

Miftaraj thotë se një dokument i tillë ka qarkulluar në publik prej vitesh dhe ngre pyetjen pse institucionet nuk e kanë sqaruar më herët origjinën dhe autenticitetin e tij.

“Pse duhet të dalë në publik në këtë fazë, kur ne e dimë qartë që Serbia e ka mision publikun me të dhëna dhe informata, të cilat ngrenë dilema, shkaktojnë përçarje në mesin e popullit të Kosovës? Ne e kemi parë këto ditë në rrjetet sociale se çfarë rëndësie i kanë dhënë dhe si është interpretuar ky dokument nga grupe të ndryshme, për qëllime të ndryshme”, thotë ai.

Një material me përmbajtje të ngjashme ishte bërë publik edhe në korrik të vitit 2024 në një televizion vendor, ku pretendohej se shërbimi informativ serb kishte hartuar rreth 20 vjet më parë një plan për financimin e xhamive në Kosovë.

Edhe atëherë pretendimi kishte nxitur debat.

Kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, kishte mohuar pretendimet dhe kishte thënë se, nëse dikush do të ofronte prova se ndonjë xhami në Kosovë ishte ndërtuar me investime nga Serbia, ai vetë do ta rrënonte atë.

Më 29 gusht të këtij viti, pas debatit të ri rreth dokumentit, Tërnava kërkoi nga autoritetet që ta hetojnë vërtetësinë e tij.

Ai tha se publikimi i materialeve të paraqitura si pjesë e aktakuzës ndaj Shehollit ka krijuar “një situatë që kërkon maturi, përgjegjësi dhe, mbi të gjitha, zbardhjen e plotë të së vërtetës”.

Sociologu Fadil Maloku paralajmëron për një tjetër pasojë të debatit: kalimin nga dyshimet ose përgjegjësia eventuale individuale në fajësim kolektiv.

Sipas tij, akuzat e ndërsjella të kampeve “pro dhe kundër dokumentit” mund të prodhojnë polarizim ndërfetar, pavarësisht se kush e ka hartuar dokumentin.

“Në gjykimin tim sociologjik, tendenca për përfshirjen e një institucioni dhe komuniteti fetar, pa pasur ende ndonjë verdikt definitiv gjyqësor, përveç tjerash, ka si imperativ dëmtimin, njollosjen, kontestimin, zbehjen, por edhe ushtrimin permanent të paragjykimit ndaj këtij institucioni”, thotë Maloku për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, rreziku është që një përgjegjësi eventuale individuale të shndërrohet, në perceptimin publik, në përgjegjësi të një komuniteti.

Ai thotë se ndjenja e të qenët nën sulm mund të prodhojë edhe atë që në sociologjinë e religjionit njihet si “solidaritet mbrojtës” – afrimin e anëtarëve të një grupi rreth identitetit të përbashkët kur e perceptojnë veten si të sulmuar.

Edhe Mentor Vrajolli, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, kërkon që debati të ndahet nga përgjithësimet për komunitetet fetare.

“Qasja e të gjithëve duhet të jetë përcjellja e punës së Prokurorisë. Nuk mund të flasim ne me emra të përgjithshëm, por duhet të fokusohemi në emra të përveçëm”, thotë Vrajolli për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, kjo duhet të vlejë edhe për individët dhe lëvizjet që në rrjete sociale akuzojnë BIK-un duke iu referuar dokumentit të publikuar.

Vrajolli vlerëson se BIK-u ka luajtur rol në ruajtjen e reziliencës shoqërore dhe në parandalimin e rrymave që mund ta cenojnë kohezionin shoqëror. Por, ai paralajmëron se vetë debati i krijuar mund të ketë pasoja edhe në aspektin e sigurisë. Sipas tij, çdo zhvillim që dëmton kohezionin shoqëror në Kosovë mund t’u shërbejë interesave të shteteve që e konsiderojnë Kosovën kundërshtare. Për Vrajollin, një mënyrë për ta shmangur thellimin e debatit është sqarimi institucional i çështjes.

“Nuk besoj që ka pasur ndonjëherë ndonjë tendencë nga ana e institucioneve që të targetohet një grup i caktuar. Por, shpeshherë, për shkak të një heshtjeje, krijohen këto debate. Andaj, mendoj që është me rëndësi që qoftë Prokuroria, qoftë institucionet tjera të përfshira në rast, të japin sqarimet e duhura”, thotë Vrajolli.

Edhe Miftaraj paralajmëron se vazhdimi i përplasjeve me tone ndërfetare mund të dëmtojë bashkëjetesën dhe mirëkuptimin ndërmjet komuniteteve fetare. Ndërsa, Maloku thotë se debatet e tilla duhet të trajtohen me qetësi, transparencë dhe gjuhë institucionale.

Në thelb, debati që ka prodhuar dokumenti ka lënë në plan të dytë pikërisht pyetjet që ende nuk kanë përgjigje institucionale: kush e ka hartuar atë, a është autentik dhe çfarë dëshmon realisht në rastin penal ku është paraqitur si provë. Deri në sqarimin e këtyre çështjeve, pretendimet që burojnë nga përmbajtja e tij nuk mund të trajtohen si fakte të vërtetuara.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Mollosi says:
    September 2, 2026 at 10:08 am

    Bashkejetesen dhe mirekuptimin ndermjet komuniteteve fetare po e demtojne ata qe per cdo dite po e shajne flamurin kombetar, Skenderbeun, shen Terezen, rilindasit etj. etj.

    Reply
  • Ilmi Mancaj says:
    September 2, 2026 at 12:03 pm

    He mo k/ redaktor si te duket! Vszhdo bllokimin tim se do te dale per mbare!

    Reply
  • Detari says:
    September 2, 2026 at 12:22 pm

    Islami eshte vegel e serbise dhe turqise. Nje qeveri normale do e shpallte jashte ligjit dhe te mbyllte xhamite.

    Reply
  • Precizim says:
    September 2, 2026 at 12:25 pm

    Kosova eshte ne nje prapambetje te thelle ne te gjitha fushat. Te vjen keq sepse kosovaret per shkak edhe represionit serb jane detyruar qe te emigrojne jashte dhe ne ato fillime pergjithesisht ne Zvicer. Eshte interesant sepse megjithese jetojne ne nje vend te perparuar, ata kane mbetur edhe aty te prapambetur. Ne pallatet, apartamentet ku jetojne, dhomat jane te rrethuara nga mindere me shilte dhe sofra e rrumbullaket ne mes, ku shtrohet buka. Grate kokeulura dhe me shami sherbejne. Ne Zvicer, po ne Kosove ku islamizmi shpesh here ekstrem, eshte ne avangarde dhe prapambetja kulturore e shumfishon propaganden islamike. Kurajoze mesuesja kosovare e cila ngriti zerin qe vajzat ne shkolle te mos veshin shamine muslimane. Besimi fetar duhet ti sherbeje lehetesimit te problemeve te komunitetit dhe jo ti rendoje ato, dhe aq me keq te behet vegel e sherbimeve te fshehta serbe. Kosoves i duhet liberalizmi pozitiv edhe ne besimin fetar, dhe shkeputja nga dogmat ekstreme qe po ja zene frymen..

    Reply
    • Dashi says:
      September 2, 2026 at 1:04 pm

      OK , Precizim !

      Reply
    • Mollosi says:
      September 2, 2026 at 2:55 pm

      Megjithese per dicka ke te drejte, prapësëprapë duket qe ti nuk i njeh mire shqiptaret e Kosoves.

      Reply
  • demo says:
    September 2, 2026 at 1:49 pm

    Sofra,minderet,shiltete,tagari(mangalli)hasra(rrogozi)Sahani Trahanase,ku mblidheshin carrojte rreth nenes shamibardhe si zogjte e kllockes jane nukli familjar,,qe ka mbajtur gjalle FAMILJEN SHQIPTARE.. ,
    O te dhjefshha fasaden,boshin,Briosh,gufocke,,tekila,Wiski o Sufllaqe moderne..Se ka banore si ky Precizim sundon boshi pa vlere,Edi Rama.

    Reply
    • Dashi says:
      September 2, 2026 at 2:20 pm

      Ato që përmënd ti demo , mangalli , rrogozi , trahanaja etj janë për kohet e shkuara , por njerzimi ecën përpara dhe gjërat moderne të jetës së sotme , janë për më të rinjtë e sidomos brezin e ri , nuk janë për pleq pensionistë mbi 80 vjeçarë , që koha i ka nxjerë jashtë defterit . Madje këta pleq , bëjnë mirë të tërhiqen në një qoshe të minderit e të presin vdekjen në qetësi ; mundësisht , mos na çajnë kokën shumë .

      Reply
  • Artan says:
    September 5, 2026 at 5:06 am

    Eh sikur te gjithe shqiptaret e Kosoves te ishin si Mollosi,dhe ata te Shqiperise po ashtu te zgjidhnin njerez qe e duan vendin e jo hajdute me cizme dhe vegla te sherbimeve te huaja a te Sorosit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Konsiderohet shqiptari më i fuqishëm në trafikun ndërkombëtar të drogës, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu
  • 24 shtator 2026
  • Kush e kontrolloi kontrollin?
  • SHBA-ja dhe Kina negociojnë, fuqitë e mesme pozicionohen
  • VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  2. Via on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  3. Phoenix on VIDEO: “Këtu janë të gjithë…” Një dëshmitar sekret në Austri pretendon se ka një USB me hartën e pagesave të fshehta për korrupsionin e lartë në Shqipëri
  4. Albi on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Kohë on Çfarë tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiçin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?