Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DOSJA: Djali i ish-deputetit në krye të grupit të drogës që goditi SPAK, si u sekuestrua 236 kg në Turqi! Bisedat në SkyECC
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DOSJA: Djali i ish-deputetit në krye të grupit të drogës që goditi SPAK, si u sekuestrua 236 kg në Turqi! Bisedat në SkyECC
KronikeLajmi i fundit

DOSJA: Djali i ish-deputetit në krye të grupit të drogës që goditi SPAK, si u sekuestrua 236 kg në Turqi! Bisedat në SkyECC

Published: December 15, 2025
Shpërndaje

Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja rezulton të ketë qenë drejtuesi i një prej grupeve që u goditën me urdhër të SPAK, pasi kishin trafikuar 2.4 tonë marjuanë e kokainë drejt vende të Bashkimit Europian.

Ky fakt del nga dosja hetimore e SPAK, të cilën e disponon Report Tv, Keti Banushi.

Grupi hetimor ka arritur të zbardhë rolet dhe mënyrën se si funksiononin 3 prej grupeve, ku në krye të njërit qëndronte Rexhep Rraja i cili ishte porositësi dhe organizatori i trafikimit të 236 kg bimë narkotike marijuanë në Kapikile të Turqisë më datë 26 janar 2021.

- Publicitet -

Në dosjen e SPAK janë zbardhur të gjitha bisedat mes anëtarëve të grupit, përplasjet mes tyre pas sekuestrimit të drogës në doganë, deri tek dyshimet për tradhtarë mes radhëve të tyre. Anëtarë të grupit ishin edhe dy pjesëtarë të tjerë të fisit Rraja, Përparim Rraja pronari i gurores në Borizanë për të cilën u dhunuan dy kushërinjtë Maja, si edhe Gazmir Rraja.

Ndërkohë, anëtarët e tjerë ishin Bujar Sefa (alias Xaka) Agim Nina (alias Lorenc Selmani) Jani Çavo, Aldo Gjini (alias Iamandi), Sokol Qaja, Marvin Bushati dhe Elton Bogdani, ky i fundit shoferi që ka transportuar lëndën narkotike me kamion.

Agim Nina ishte personi që mbante kontakt të drejtpërdrejt me shoferin e kamionit, i cili vazhdimisht e informon Jani Çavon dhe më pas anëtarë të tjerë të grupit mbi vendndodhjen e shoferi, duke i dërguar me foto komunikimet që ka patur me shoferin në aplikacionin “WhatsApp”, i cili e vë në dijeni për vendndodhjen, mjetet që kishte përpara në radhë në pikën kufitare Edirne-Kapikule, skanerin që do i bëhej kamionit dhe më pas për kontrollin fizik të mjetit, fakt për të cilin ndihej i shqetësuar.

Grupi kishte organizuar gjithçka në detaje për të trafikuar lëndën narkotike në Turqi përmes një kamioni, por në pikën e kalimit kufitar diçka nuk shkoi sipas planit. Kamioni me targa shqiptare, brenda së cilit ishte fshehur droga në pjesën e tavanit, kishte kaluar skanerin pa probleme, por Policia e Turqisë e kishte ndaluar kamionin prej mbrëmjes së 26 janarit dhe pritej t’i ushtrohej një kontroll i imtësishëm.

Mëngjesin e datës 27 janar 2021, Gazmir Rraja i shkruan Bujar Sefës se është vënë në dijeni nga drejtuesi i kamionit, se kishte hyrë në ambientet e doganës turke, por sipas tij, mjetin e kanë futur për kontroll fizik, dhe nuk kishte dalë nga ambientet e doganës, ndërsa drejtuesi i mjetit pas atij momenti nuk ka kthyer asnjë lloj përgjigje.

“O vëlla, ajo rruga që patëm nis ka hy mbrëm në dogan nga ora tetë e darkës, na lajmëroi se jam tu hy, ene jan tu më fut në kontroll fizik, tha ai shoferi mo. I ka thën atij pronarit të kompanisë, edhe ma çoi ai lokacionin ene bisedat e të gjitha, domethën ka hy mbrëm në tetë të darkës e nuk ka dale ala. As nuk ka kthe përgjigje asnjë lloj gjëje. Ka çu rob ai sot, e ka ра kamjoni është aty në dogan, mirëpo as në lajme ska dale asnjë gjë, deri nesër tha ju sqaroj”, i shkruan ai.

Gazmir Rraja i shkruan Sefës se me 99% drejtuesi i kamionit është arrestuar, por ende asgjë nuk ka dalë në lajme.

“Nëntëdhjet e nëntë përqind ne menojm se ka ra, a e kupto, se dersa ka hy mbrëm në tet të darkës e ska dal ala prej kontrollit, do të thotë se e kan kap. Mendoj se ka ra, po nesër mo sqarohet sa të dal nëpër media nëpër gjona, të tregojnë edhe lajmet, të gjitha mo, ta shohim se sdim gjë as ne për zotin ala”, vijon ai.

Një ditë më pas, më 38 janar 2021, Gazmir Rraja i shkruan Sefës se kamioni ishte kapur pasi shoferi kishte marrë në telefon nusen e vet dhe e kishte njoftuar në lidhje me ndalimin e tij.

Gazmir Rraja: Kishte mor shoferi nusen e vet ne tel I kishte thon me kan kap. Te shofim sa ta japin dhe lajmet atje.

Bujar Sefa: gjynah per shoferin vlla

Gazmir Rraja: Se nuk e kan qit hala dhe

Bujar Sefa: ku dro skeni pas fut shum

Gazmir Rraja: Po pra po gjynaf i shkreti Te gjith nga pak Kina pas

Lajmi në përditësim….

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Remo says:
    December 15, 2025 at 1:25 pm

    Ku jane Rilindasit e Rrahmonit more? Ku e kane futur koken qe s’komentojne ketu? Ku eshte Tellalli i pushtetit me Ethemerine?

    Reply
  • intelektuali says:
    December 15, 2025 at 7:07 pm

    Gazeta DITA:

    KENI HARRUAR EMERIN E KRYETARIT TE GRUPIT NARKO-SOCIALIST, TAULANT BALLA NE KETE HISTORI ME KRIMINELE DHE DROGAXHINJ!

    sepse:

    Ja cfare shkruan interneti:

    Komisari i policise ne detyre, Emiliano Nuhu identifikon Rrajat në videon e dhunës mizore: “Pushteti i tyre kriminal buron nga Taulant Balla dhe Edi Rama”. Tani që Rexhep Rrahja është pas hekurave dhe që Xhisiela Maloku u mor në mbrojtje, po bëhet akoma më i qartë se çfarë e shqetëson mazhorancën në këtë histori. Media servile kombetare e ka qepur gojen dhe nuk po flitet më dhe aq për praninë e Taulant Ballës në zyrat e komisariatit kur policit Emiljano Nuhu iu vu pistoleta – PATLLAKJA e Edi Rames në kokë, por se si u trajtua e vetë Xhisiela nga Policia e Shtetit. Vëmëndjen e kanë marrë orvatjet e 25 vjeçares ne pamundesine e saj për të gjetur një polic, që do të kishte këllqe t’ia regjistronte kallëzimin. Për ta shmangur vëmëndjen nga trajtimi si nje leter bythe apo nje femer prej lecke të pavlerë që iu bë Xhisielës nëpër komisariate, historia soll në disa versione. Fillimisht u shit si një sherr banal mes dy të rinjve që ishin grindur për xhelozi, se Rexhep Rrahja ishte thjesht një “djalë i përkëdhelur”, pastaj që oficeri i policisë gjyësore, Emiljano Nuhu e fryu ngjarjen për të pëfituar azilin politik, i ndihmuar nga lufta politike në Tiranë. Por përtej monstruozitetit të Rexhep Rrahjes, përtej përpjekjeve të fisit Rrahja për të kërcënuar këdo që i dilte para, përtej edhe arratisë që mori oficeri i policisë Emiljano Nuhu, kësaj ngjarjeje ia vlen t’i shihet pikërisht kjo, sjellja e policisë me vajzën e torturuar, për sa kohë torturat ndaj saj, qe ja kishin djegur dafllakun sikur te ishte tavell duhani, nuk i dinin veçse një grusht njerëzish. Si u sollën njerëzit me uniformë policie, kur në njërën anë kishin një jetime të pambrojtur dhe të torturuar dhe në anën tjetër, djalin e njeriut më të fuqishëm të zonës, deputetit, Rrahman Rrahja?

    BAJGAT e Enverit te mbyllin HALET qe kuterbojne ere te keqe, te mos mundohen te vene sterkembesha ne debatin interesant me Rrajat e Droges dhe Krimit, qe kishin Kapobande Ministrin e Rendit, Taulant Balla dhe te futen ne brimat e miut, se intelektuali per lexuesit e nerum te gazetes DITA,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 15, 2025 at 7:20 pm

    vazhdon:

    Për Edi Ramën, kjo histori dashurie me dafllak te djegur me cigare, sikur Rrajat e Droges dhe Krimit te vleresonin organet intime te Xhisiela Malokut si tavell duhani, per Edi Ramen kjo do te thote se policët bënë detyrën. Në datën 29 shtator, ai shkroi në Twitter mes të tjerave, edhe këto fjalë: “Policia ka bërë detyrën, pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit”. Pastaj, nga Ministria e Brendshme doli zv.ministrja me emrin Romina, që ka përsëritur dy herë të njëjtin mesazh: Policia e Shtetit ka vepruar në mënyrë strikte konform ligjeve të shtetit dhe procedurave standarde. (HA-HA-HA! Po sikur Rrajat t’ja kishin djegur dafllakun Romines socialiste me cigare, keshtu do te fliste kjo rezile e Rilindjes?) Por ne anën tjetër të medaljes e gjen në rrëfimet e Xhisiela Malokut. Në rastin e parë kur ka folur, vajza tregon një situatë kaotike në komisariate. Banditë që hyjnë me pistoletë në brez nëpër zyrat e komisariateve, policë që e ironizojnë, qe i thone vajzes se masakruar, se e ka bere dafllakun si tavell duhani, të tjerë që fillimisht i marrin kallëzimin, pastaj e mbyllin çështjen aty për aty, gjithçka nën ndikimin e Fuqisë që i jep Rrahman Rrahjes mandati i deputetit të Rilindjes. Fuqi Mafioze, që e kthen policinë në një organizëm të tredhur, krejtësisht të paralizuar nga frika e kaçakëve të veshur me pushtet, që i kanë futur tmerrin uniformave blu. Dhjetor 2017, Xhisiela Maloku depoziton kallëzim në Komisariatin Nr.6, por tërhiqet sepse kërcënohet për vdekje.

    Si vazhdon me tej kjo histori qe do te aktivizoje BAJGAT e Enverit qe jane bere BAJGA te Edvinit dhe do te fillojne te flasin me njeri tjetrin me gjuhe te koduar sigurimsash per te kundersulmuar me spiune dhe poliagjente? Beni durim o lexues te nerum te gazetes DITA, se intelektuali nuk e rruan fare per BAJGAT e Enverit dhe te Edvinit dhe prandaj ai per ju,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 15, 2025 at 7:26 pm

    vazhdon:

    Ja cfare deklaron Xhisiela: “Mbaj mend që para Vitit të Ri kam shkuar në Komisariatin numër 6 në Tiranë dhe kam bërë kallëzim. Unë sa po jepja kallëzimin, e tërhoqa dhe firmosa një deklaratë që u sqaruam për problemet tona. Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rraja më kërcënoi se do më vriste. Ata janë fis kriminelësh, rrinë gjithmonë me pistoletë”. Në korrik të 2018, pasi rrihet nga djali i deputetit shkon të bëjë kallëzim në komisariatin Nr.3 në Tiranë “Unë nuk erdha te Komisariati Policisë Krujë se kam ardhur më parë dhe nuk ma ka marrë njeri kallëzimin dhe te Komisariati nr.3 në Tiranë shkova një herë më datë 20.07.2018, një ditë pasi ndodhi ngjarja, por nuk ka mori njeri kallëzimin, se aty erdhi me të shpejtë shtetasi Rexhep Rraja, Redjan Rraja, Xhelaj Rraja dhe babai i Rexhepit që është deputeti Rrahman Rraja, ky i fundit e rregulloi me policët që unë të mos jepja kallëzim”. Në deponim, Xhisiela citohet të thotë: “Herët e tjera më ka rrahur më shumë dhe më ka çuar në hotel. Me mua ka bërë seks kundër dëshirës time, me ka djegur me cigare organet intime, por nuk kisha ku ta kallëzoja”

    Po pastaj? Beni durim, se intelektuali ka durim dhe nuk e rruan fare per BAJGAT e Enverit qe justifikonin deri tani Rrajat e Droges dhe Krimit pa piken e turpit te moralit shqyptar, prandaj intelektuali,

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 15, 2025 at 7:30 pm

    vazhdon:

    Rrëfimi i Xhisielës arrin kulmin kur ajo përshkruan përpjekjen për të depozituar kallëzimin në Komisariatin e Krujës:

    “Mesazhi që erdhi në “Instagram” ishte me tekstin: “Unë kam shkuar me pushime dhe sa të kthehem, do të vras”. Nga kërcënimi që më bëri në “Instagram” unë shkova në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe më konkretisht në Zyrën e SHKB, ku shpreha presionin dhe kërcënimin që më është bërë në zyrën e oficerit nga shtetasit Ramazan Rraja, Xhelal Rraja, Redjan Rraja, Rexhep Rraja dhe nga deputeti Rrahman Rraja. Nuk guxoja të dilja nga zyra e oficerit Gentjan Çitozi, se ishin disa persona të tjerë dhe ma bënin me shenjë që do të vrasim në qoftë se nuk tërheq kallëzimin. Personat rrinin në ambientet e Policisë Fushë Krujë. Dua të shpjegoj që aty më morën një avokat dhe një psikologe kundër dëshirës sime dhe më thoshin: “Ti je budallaçkë-tyryfycke pa tru dhe do të firmosësh deklarimin që do të përpilojë oficeri Gentjan Çitozi, se është miku jonë”. Unë ndenja rreth dy orë duke mos e firmosur deklarimin, por ishte e pamundur se po më kërcënonin me pistoletë ne koke. Më nxirrnin jashtë zyrës dhe i thoshin oficerit: “Na e lër ne se e rregullojmë” dhe më çonin te makina, duke me goditur me grushte në bark dhe më vendosnin pistoletën në kokë. Pastaj nuk kisha zgjidhje tjetër dhe firmosa deklarimin. Nuk e lexova fare se çfarë ishte shkuar aty. Dëgjova që ishte një psikologe me emrin Anjeza Kallaku dhe avokat Elton Frangu. Këta persona nuk i kisha parë ndonjëherë. Në ambientet e jashtme kam parë disa persona që ishin me kostum, por nuk i njihja. Dua të them që Rexhepi e mbante pistoletën në brez edhe gjatë kohës që unë isha te zyra e oficerit të SHKB-së në Durrës”

    vazhdon:

    Reply
  • intelektuali says:
    December 15, 2025 at 7:41 pm

    vazhdon:

    Gazetari: Kush të njoftoi që të paraqiteshe në Stacionin e Policisë në orën 20:00 të datës 21.07.2018 dhe të jepje deklarim?
    Përgjigje: Rreth orës 20:00 ka ardhur te banesa ime, në fshatin Nikël, shtetasi Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe shtetasi Redjan Rraja dhe më kanë marrë me zor duke më thënë: “Na hape punë. Për çfarë ke shkruar përsëri në Komisariatin e Policisë Nr.3 në Tiranë dhe na ke kallëzuar?” Unë e mohova dhe i thashë që nuk kam qenë në Polici. Rexhepi më kapi nga flokët dhe më gjuajti me shkelma e më futi në makinën e tij. Aty më thoshte: “Do e tërheqësh denoncimin ose do të të vrasim”. Më vendosi në bark pistoletën. E mbushi dhe më tha: “Sot nuk ke shpëtim se na ke hapur shumë punë, kurvë e mutit”.
    Gazetari: Çfarë problemesh ke konstatuar te Policia e Fushë-Krujës?
    Përgjigje: Ato që shpjegova më lart. Bashke me Rrajat erdhi Taulant Balla që më kërcënonin në zyrën e oficerit, që unë të firmosja dhe ai s’i thoshte asnjë gjë.
    Procesverbali pasi lexohet gjendet i rregullt dhe firmoset pa vërejtje nga oficeri i policise Emiliano Nuhu!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?