Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja “Epstein”: Kush është princesha tajlandeze që hiqej si Konsulle e Kosovës, u emërua nga Pacolli
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dosja “Epstein”: Kush është princesha tajlandeze që hiqej si Konsulle e Kosovës, u emërua nga Pacolli
AktualitetKosovë

Dosja “Epstein”: Kush është princesha tajlandeze që hiqej si Konsulle e Kosovës, u emërua nga Pacolli

Published: February 9, 2026
Shpërndaje

 Princesha tajlandeze që në dosjet e Jeffrey Epstein prezantohet si Konsulle e Nderit e Kosovës në Bangkok, nuk e ka mbajtur asnjëherë këtë titull, kanë thënë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ajo është prezantuar kudo, përfshirë Instagramin e saj si Konsulle e Nderit e Kosovës në Bangkok.

Në dosjen e financierit amerikan i akuzuar për abuzim dhe trafikim me vajza të mitura përmendet shpesh emri i Rajadarasri Jayankura. Flitet për takime mes të dyve, automjet me emblemë të Kosovës, e organizime ku marrin pjesë një milion fëmijë. Thuhet se ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj kishte nënshkruar në vitin 2012 një vendim për emërimin e Jayankuras si konsulle nderi, në një periudhë kohore që i paraprin njohjes së Kosovës nga Tajlanda. Mirëpo vendimi nuk ka marrë plotfuqishmëri.

Në llogarinë në Instagram të Jayankuras figuron që është Konsulle Nderi e Kosovës, madje shkruan edhe MABETEX-kompani kjo e ish-presidentit dhe ish-ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli i cili ka mohuar ta ketë njohur a takuar Epsteinin.

- Publicitet -

Dosja Epstein: Bexhet Pacolli e ka emëruar konsulle Nderi! Kush

“Vendimi në fjalë, së bashku me Notën Verbale përkatëse për emërim, i është përcjellë autoriteteve të Mbretërisë së Tajlandës, mirëpo ky propozim nuk ka marrë miratim zyrtar nga shteti pritës. Në vijim, në vitin 2014, është dërguar një Notë Verbale shtesë nga kabineti i tij, e cila gjithashtu nuk ka marrë përgjigje”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Meqenëse ky emërim nuk ka marrë asnjëherë pëlqimin e shtetit pritës, MPJD konsideron se përdorimin i këtij titulli është i pavlefshëm dhe kanë paralajmëruar se do të ndërmerren masat e nevojshme për të siguruar që personi në fjalë të heqë të gjitha publikimet dhe referencat që e paraqesin si Konsulle Nderi e Republikës së Kosovës. Ish-ministri Hoxhaj se për çfarë arsyesh është bërë emërimi dhe nga kush i është sugjeruar, por nuk është përgjigjur.

Departamenti i Drejtësisë në SHBA, në fund të janarit publikoi mbi 3.5 milionë dokumente që lidhen me Epstein. Në të dy e-mailat figuronte edhe emri i Rajadarasri Jayankura që prezantohet si princesha nga Tajlanda ose konsullja e nderit e Kosovës.

Pacolli ka thënë se Jayankura ka dhënë kontribut të madh në promovimin e Kosovës, duke ndihmuar në procesin e njohjeve nga vende si Tajlanda, Bangladeshi, Malajzia dhe Singapori.  “Ajo është angazhuar fuqishëm për Kosovën, veçanërisht në aspektin logjistik të delegacioneve të Kosovës gjatë vizitave në Nju Jork. Çdo mohim i kontributit te saj do te ishte një mosmirënjohje e radhës, ashtu siç është krijuar imazhi për ne. Zonja Luang ka qenë dhe mbetet një mike e shkëlqyer e imja dhe jam shumë mirënjohës për atë që ka bërë për Kosovën. Zonjën Luang e kam propozuar unë në vitin 2012 për Konzulle nderi. Nuk më kujtohet fakti se ajo nuk është konfirmuar nga ministria e jashtme e Tajlandës”, ka thënë Pacolli.

Sa i përket takimeve të saj me Epstein, Pacolli ka thënë se në atë kohë kur mund të kenë ekzistuar këto kontakte, askush nuk mund ta parashikonte natyrën e vërtetë të veprimeve të tij. Ka shprehur bindjen se përpjekja e saj ka pasur për qëllim krijimin e lidhjeve me liderë të shteteve të ndryshme në funksion të njohjeve për Kosovën. Në një e-mail që ka pranuar Epstein nga një adresë e redaktuar, flitet për Jayankuran.

Aty dikush i thotë financierit amerikan të akuzuar për abuzim seksual të fëmijëve, se a po e shikon se si ajo mund të jetë e dobishme. Rajadarasri Jayankuran është pyetur për titullin e saj si Konsulle e Nderi dhe organizimet me një milion fëmijë, por nuk ka marrë përgjigje. Në një korrespodencë tjetër përmendet një makinë me emblemë të Kosovës anash, por fjalia nuk është e kuptueshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Aldrin says:
    February 9, 2026 at 2:51 pm

    Me keta palaco punon Ramuti per te shkaterruar Shqiperine.
    Ketij palacoje i ka dhene Aeroportin e Vlores. Imagjino me ke tjeter eshte i lidhur.
    Pacolli vjen nga Moska
    I ka dhene nje spiuni atributet dhe emblemen e Kosoves

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    February 9, 2026 at 8:57 pm

    Punë çifutësh e bordello amerikano demokjadhie pordhendimore.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  • “Ai na tha që jemi grekë…” Edhe i riu me aftësi ndryshe, në protestë

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?