Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vijuar dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion këtë të enjte, duke rrëfyer episode të tjera të ngjarjeve kriminale dhe jo vetëm.
Gjatë procesit “Plumbi i Artë”, Dumani ka treguar se si korruptonte punonjës të Policisë së Shtetit. Sipas tij, këto raste kanë ndodhur në disa episode.
Në seancën që po zhvillohet me dyer të mbyllura, pas vendimit të gjykatës, Dumani ka treguar se i jepte para një punonjësi të policisë në kufi, sa herë që fuste armë zjarri në territorin e vendit.
Ai ka pohuar gjithashtu se, në raste të ndryshme, është ndaluar nga patrulla e policisë për shkelje të ndryshme, por është lënë i lirë pasi ka ofruar shuma parash nga 50 mijë lekë të vjetra.
Dumani ka folur edhe për bashkëpunimin e tij me një punonjës policie. Dëshmia e tij vijon ende, ndërsa me vendim të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, procesi gjyqësor për dosjen “Plumbi i Artë” do të zhvillohet me dyer të mbyllura deri në përfundimin e dëshmive të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë: Nuredin Dumani, Skerdi Tase dhe Erjon Alibej.
i.b./dita
Dumani ja beri shume te lehte hetimet SPAK, lidhur me bandat qe operojne ne Shqiperi.
Pergjimi bisedave ne EnchroChat ishte nje tjeter avantazh per SPAK.
Të shpejtohet procesi pyetjeve
të bashkëpunëtorëve të SPAK për PASTIMIN E POLITIKËS,DREJTËSUSË,POLICISË,etj në 34 vite TMERR PËR VËNDIN.
Nga keta 34 vite o Teme 21 i ka PS-ja ku 12 jane te Rames por mbi te gjitha behey fjale per 12 te fundit ku kriminelet arrestohen dhe ne çdo 2 vjet qe ka zgjedhje i sgeh te lire duke bere ndonje krim tjeter.