Disa burime diplomatike në Bashkimin Evropian, që thonë se kanë pasur mundësi të shohin tekstin e draftit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë (AKS), të dorëzuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se, “teksti është i shkruar me shumë seriozitet, dhe për nga mënyra e të shkruarit ka një cilësi shumë të lartë”.
Prandaj, sipas burimeve, “testi po analizohet me kujdes”.
Por, në pyetjet se a do të merret parasysh ky draft, për të avancuar në dialog, këto burime kanë thënë se “ky tekst shihet si një kontribut në këtë drejtim, sikurse edhe drafte të tjera që janë punuar deri me tash nga organizatat e ndryshme joqeveritare“.
“Nuk është aq e rëndësishme se si e trajton BE-ka këtë draft, por si e trajtojnë palët, Prishtina dhe Beogradi. U takon atyre që, në kuadër të dialogut, të avancojnë në drejtim të përmbushjes së këtij obligimi“, ka thënë një diplomat i BE-së.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë më 8 qershor, se ua ka dërguar një draft për Asociacionin, presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Rama ka thënë se dokumenti është konfidencial, por është shprehur i bindur se është “një dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha arsyet për krijimin e Asociacionit dhe që Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës për Kosovën”.
Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar ende lidhur me draftin e propozuar nga Shqipëria.
Në BE thonë se, përveç drafteve të ndryshme, që janë paraqitur nga organizata të ndryshme, janë paraqitur edhe shumë “shembuj evropianë“, që mund të shërbejnë si model për të siguruar një model të duhur të vetëmenaxhimit për komunitetin etnik serb në Kosovë.
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është një prej obligimeve të Kosovës, për të cilin BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara insistojnë më së shumti.
Në takimin e fundit të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut mes dy vendeve, është prezantuar një draft për Asociacionin i përpiluar nga Ekipi Menaxhues – i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.
Ky ekip është shkarkuar një ditë më vonë, nga autoritetet e Kosovës.
Drafti është refuzuar menjëherë nga Kosova, derisa burimet në BE kanë thënë se kanë pritur diçka të tillë.
Kurti, më vonë, e ka prezantuar një “draft vizion“, duke u bazuar në shembullin e Kroacisë, ku ekziston një Këshill Kombëtar për komunitetin serb.
BE-ja insiston se ka shumë modele që mund të merren parasysh dhe se, nëse ekziston vullneti i mirë, edhe kjo çështje, e cila është vonuar aq shumë, mund të përmbyllet me sukses.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013, dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria aktuale e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.
Për jetësimin e Marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, aktualisht ekzistojnë katër draft-statute dhe draft-vizione: Draft-statuti i Ekipit Menaxhues, draft-vizioni i Kurtit, draft-statuti i Ramës, dhe draft-statuti për Asociacionin i hartuar nga organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).
Përveç tyre, në publik janë diskutuar edhe modele të shteteve tjera që jetojnë me komunitete të ndryshme. \Rel\
p.k\dita

BE ku ta gjeje nje maskara nga brenda qe t`ja beje Associacionet pa djegur duart BE,Amerika dhe vete Serbia!?
Sikur nje pacavurre te jete,jo draft,(se ky klowni te qan piten per Juridioks,i ka humbur te gjitha gjyqet nderkombetare),prape BE do ti duket lule,se vjen nga Shqiptaria.
Dhe ky qe eshte zhytur koke e kembe ne Intriga te ndyra kunder popullit te Kosoves,kunder Opozites shqiptare,kunder Integritetit Territorial te Atdheut,,sot del SHPETIMTARI,behet Faktor mbi palet.
Populli Kosoves dhe Politika e Bashkuar,,ta grremisi Vrromen, Mos ta afroje fare megjithe pacavurret e tij,se mori Kosoven ne Qafe.
Ore kosova eshte shtet i pa varur kush ua jet te drejten ketyre te bejn keto tekste.
Kush ta dha or derzi ?
Patronazhist i kujt je?
Sa ka ne sirtar ky dokument qe qenka kaq sekret?
Kush jan keta nderkombtaret e famshem qe paskan marr pjese ne hartim por kosova jo?
Ta kan zene bishtin aq fort me rrote sa qe po i ve flaken kombit tend vetem qe te shpetoi surrati yt
Kombi yne eshte ne ditet e konfetences se londres po rroli yt kush eshte dhe kujt i shkon per shtat?
Popullit jo e jo ndyshe pse kta sekrete dhe dalje jashte korit
NE KE DY GRAM TRU
KUR HASMI TE CMON
VERI GISHTIN KOKES
KUPTO SE PO GABON
NDRYSHE RE NE HON
Por nuk eshte dakort me kete tekst hunderrja e neveritur, servilja e peshtire e Albin kurt kundrapedalit Mimoza kusarja e kosoves.
Sa Bukur ja ka thene PERGJIGJEN Kosova ketij dryfti me rezolucion te Larte.
“NDERMJETESUES KEMI SHUME,NGA SHQIPERIA PRESIM MBESHTETJE.
Pazari Rroskovecit,po vjen verdalle Xhambazi.
Nuk flas dot se cfare ka shitur.
Nuk flas dot se cfare ka nxjerre ne Pazar,Xhambazi.
Te behet shehik Harabie,,te behet,,Pasuria nuk eshte gjithcka.Kellire mbetet.
Edukohuni o albiniste berishiste! jetoni jashte kohe,keni mentalitet mesjetar otoman!