Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Duke vallëzuar me Hënën e Dokles
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Duke vallëzuar me Hënën e Dokles
Kulture

Duke vallëzuar me Hënën e Dokles

Published: August 14, 2024
Shpërndaje

—Botohet në gjuhën boshnjake libri “Vallëzim me Hënën” i shkrimtarit Namik Dokle

Libri përmban 52 legjenda nga krahina e Gorës, të mbledhura e të ritreguara nëpërmjet filtrit krijues të autorit Namik Dokle. Gjeografia e kësaj krahine shtrihet në tre shtete: në verilindje të Shqipërisë, në skajin jugor të Kosovës dhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut. E ndajnë kufijtë, por jo traditat, kultura, baladat, legjendat. Ato shprehin, me sinqeritet të jashtëzakonshëm, konstitucionin shpirtëror, social dhe filozofik të njerëzve të kësaj krahine, punëtorë e të paqtë, që kurrë nuk i hyjnë në hak tjetrit, ndërkohë stoikë në mbrojtje të asaj kulture që u përket prej shekujsh.

Shkrimtari Namik Dokle është një nga ata krijues, të cilët, me veprën e tyre, tregojnë se, tashmë, Gora nuk është dhe nuk do të jetë e largët dhe e vetmuar. Ai është i njohur për lexuesit tanë dhe në mediat e rajonit me përkthimin e librave të tij në disa gjuhë ballkanike e më gjerë. Në dhjetë vitet e fundit, me një energji krijuese të pashterrëshme dhe punë të palodhur,me përkushtimin edhe të mikut tonë, shkrimtarit dhe përkthyesit, prof. Sadik Idrizi, janë botuar tashmë në gjuhën boshnjake (Connectum, Sarajevë dhe Utilis, Prizren) tre romane dhe legjendat e Gorës: Vajzat e mjegullës, Lulet e skajbotës, Ditët e lakuriqëve të natës dhe së fundmi Vallëzim me Hënën. Si vlerësim të këtyre botimeve, Shoqata e Shkrimtarëve Boshnjakë e ka regjistruar shkrimtarin Dokle si anëtar të saj. Shpresoj që të përkthehen e të botohen në gjuhën tonë edhe romanet Kolerë në kohë të dashurisë, Covid-1984, Dhjetë gramë nder.

- Publicitet -

Ishte një kënaqësi e veçantë për mua të marrë në dorë legjendat e Gorës, të përzgjedhura e të ritreguara, me magjinë e fjalës, në librin Vallëzim me Hënën të Dokles. Duke i lexuar ato kam zbuluar dimensione të reja, shumë të larmishme të Gorës. Në mënyrë mjeshtërore, autori ka përpunuar 52 legjendat, të cilat, edhe pse nëpër filtrin krijues të shkrimtarit, të japin përshtypjen se kanë ekzistuar gjithnjë dhe rrënjët e tyre shtrihen në lashtësi.
Përjetimet mitologjike, rrjedhat historike, toponiminë, antroponomastikën, onomastikën e Gorës, traditat e pasura, kulturën materiale dhe shpirtërore të saj, autori i librit i ka njohur në burim, i ka dëgjuar në rrëfenja e balada, i ka ringjallur nga kujtime të pjesëshme, apo nga copëzat e mbrame të legjendave në humbje dhe, si një çelësmbajtës i tyre, na ka zbuluar një thesar tjetër të Gorës.
Promovimet e veprave të shkrimtarit Namik Dokle, të përkthyera në gjuhën boshnjake, janë përcjellur me interes në Sarajevë, Prizren dhe qytete të tjerë dhe unë kam patur kënaqësinë të jem një nga promovuesit e krijimtarisë së tij, krahas shkrimtarëve e studiuesve të shquar të Bosnjës, si Isnam Taliç ( redaktor i romanit Vajzat e mjegullës), Enes Kariç, Adijata Ibrishimoviç, Asmir Kujoviç, Matia Boshnjak etj. E mirëpresim mikun tonë Dokle edhe në evente të tjera, në festat e fjalës së shkruar.

Dua të kujtoj se librat e tij janë vlerësuar edhe më tej, jashtë kufijve të Shqipërisë, si në Spanjë, Angli, Turqi, Mali i Zi, Bullgari etj. Prandaj, ngrohtësisht përgëzoj autorin për këtë libër të ri, i cili na jep rastin që, duke vallëzuar me legjendat gorane, të ndiejmë përqafimin e hënës së tij.

MUSTAFA BALJE, poet, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Boshnjakë

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
  • Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë, projekti do realizohet

Komentet e Fundit

  1. . on Shqipëria e bukur është në shesh
  2. K R on Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Detari on Shqipëria e bukur është në shesh
  4. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  5. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?