Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Durrës Marina, një projekt ku e gjithë barra e riskut është hedhur mbi shpinën e blerësit shqiptar.
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Durrës Marina, një projekt ku e gjithë barra e riskut është hedhur mbi shpinën e blerësit shqiptar.
AnalizaInvestigimLajmi i fundit

Durrës Marina, një projekt ku e gjithë barra e riskut është hedhur mbi shpinën e blerësit shqiptar.

Published: May 15, 2026
Shpërndaje

Lajmi i emisionit investigativ Piranja se dy objekte në marinën që po ndërton Mohamed Alabbar në Portin e Durrësit janë fundosur deri në 30 centimetër, kaloi pa ndonjë bujë të mëdhe për publikun dhe për ata që kanë investuar deri më tani afro 40 milionë euro në ndërtimet e para që kanë nisur.

Por, kur Inspektoriati Kombëtar i Territorit (IKMT) konfirmoi këtë fakt duke mbërritur në përfundimin se grupi i posaçëm i inspektimit i ngritur për të verifikuar situatën në terren ka konstatuar se dy objekte kanë pësuar ulje, pikëpyetjet e para kanë nisur: ç’do të ndodhë më pas?

Dilemat bëhet edhe më të mëdha po të lexosh një artikull të revistës ekonomike Monitor, e cila ka kaluar në filigran bilancet e shoqërisë “Durrës Marina sha”, ku rezulton se pjesën më të madhe të riskut në këtë aventurë nuk e ka marrë investitori nga Gjiri Persik, por qytetarët shqiptarë që kanë blerë ende pa u hapur gropa, madje edhe pa u marrë leja.

- Publicitet -

“Durrës Marina sha”, kompania që po menaxhon projektin strategjik të Marinës së jahteve në Durrës, sipas të dhënave nga bilanci, ka arkëtuar nga klientët rreth 42 milionë euro në periudhën 2023-2024, kryesisht nga shitja e apartamenteve “në ajër”, shkruan Monitor.

Po aty mësohet se Eagle Hills Real Estate Development, që përfaqëson në investim biznesmenin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar, ka hedhur brenda kësaj kohë vetëm 7 milionë euro.

Duke parë këto shifra të ndërtimit të godinave të para kuptohet tepër lehtë se si, në marrëveshje me qeverinë shqiptare që zotëron një të tretën e aksioneve, e gjithë barra e riskut është hedhur mbi shpinën e blerësit shqiptar.

Por historia nuk përfundon këtu.

Në kontratën skandaloze që është votuar edhe në parlament parashihet që qytetarëve tu merren paratë pa asnjë lloj garancie. Aty parashikohej që 40% e vlerës së apartamenteve të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit.

Pra praktikisht klienti është i pambrojtur dhe ai merr përsipër të gjithë riskun e investimit.

Në këtë rast qytetari shqiptar është dy herë i abuzuar, jo vetëm si klient por edhe si taksapaguesi i këtij vendi. Sepse, së pari, toka e portit të Durrësit është dhënë falas.

Së dyti, sepse ky “investim strategjik” që është përjashtuar edhe nga taksa e ndikimin në mjedis (rreth 7% të vlerës së parashikuar të shitjeve), sërish aplikon çmimet më të larta në treg.

Së treti, sepse propaganda se Alabari dhe grupi Emaar do të investonin mbi 2 miliardë euro rezultoi një mashtrim i madh dhe ndërtimi po bëhet me paratë e shqiptarëve dhe nga kompani vendase.

Së katërti, se për këtë flluskë manipulative të shitur si një investim i huaj, publiku po humbet portin strategjik të Durrësit më të madhin në vend, kur ende nuk dihet se kur do të bëhet dhe sa do të kushtojë zëvendësuesi i tij në Porto Romano.

“Historia e projektit Durrës Marina nxjerr të humbur jo vetëm ata që kanë blerë apartamente, por të gjithë qytetarët shqiptarë. Po prishet një pasuri që vlen qindra milion euro siç është Porti i Durrësit, me paratë e taksave të shqiptarëve po financohet një projekt tjetër që kushton 390 milion euro vetëm për Fazën e Parë, që t’i hapim rrugën investimit 13.3 milion euro (bashkë me kapitalin që ka shtuar në 2025-n) të kompanisë nga Dubai, Eagle Hills Real Estate!”, shkruan në Facebbokun e saj gazetarja ekonomike Ola Xama.

Këtij abuzimi të disafishtë, ku edhe publiku humbet edhe ai që investon paratë e tij ka risk të lartë, tani i është shtuar edhe frika për fundosjen e dy prej pallateve të para që kanë filluar të ngrihen, e konfirmuar edhe nga Inspektoriati Kombëtar i Territorit.

Por, ndonëse ky institucion ka lënë detyra urgjente për kryerjen e përforcimeve të menjëhershme teknike nga kompanitë nënkontraktore që janë rekrutuar me tarifa tejet të lira, ky nuk është problemi i vetëm i këtij investimi. Mjedisi në këtë zonë sikusrse e ka pranuar vetë kompania është shumë i ndotur nga qymyri i portit, për pastrimin e plazhit duhen shpenzuar shifra maramendëse, pasi shtresat e tokës janë të kontaminuara, deti është me flamur të kuq, si pasojë e sasive të larta të lëndëve të ngurta dhe mbetjeve të bimëve për shkak të shkarkimeve të ujërave të zeza. A mund të kthehen ato në gjendje normale?

Ky është një risk tjetër që duhet të marrë parasysh secili klient që shpie paratë tek porti i Alabarit edhe po kapërceu faktin që është dyfish i abuzuar edhe si klient që merr përsipër të gjithë riskun mbi vete edhe si qytetar i këtij vendi që është më i varfër, falë zhvatjes së një prone publike.

d.x. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • luani says:
    May 15, 2026 at 8:51 am

    Mos beni sikur nuk i dini dhe nuk i kuptoni prapesite, pazarlleqet dhe poshtersite qe po behen ne kurrizin e popullit shqiptar. Te gjitha kane nje emer: Rama-Berisha. Media u ben jehone prapesive, se shperblehsn me para, prona leje etj.
    Shqiperia eshte kopeshti ku Rama, Berisha dhe bandat e tyre me mafjoze e politikane vjedhin, grabitin, e sefundi shurrosin ne te.

    Reply
  • Asd says:
    May 15, 2026 at 9:39 am

    Zgjidhja eshte tu kthehen parate gjithe bleresve, te sigurohet teknikisht ndertesa dhe te rihidhet ne shitje ku prioritetin ta kene perseri bleresit e pare.

    Reply
    • Goni says:
      May 15, 2026 at 2:20 pm

      Pyetja kush jane blersit?

      Reply
      • Truthhurts says:
        May 15, 2026 at 4:30 pm

        Alabarit i jane lutur vetem te jete nje prestanome qe te pastrojne leket e korrupsionit. Sic bene me koncesionin e Rinasit dhe Çetin. Vetem nje budalla se kupton qe nje firme serioze qe premton 2miliard investime nuk vjen te mbledhe 45miliome e te investoje 7. Alabar do marre 20-30% qe tju pastroje politikaneve tane 2miliard Euro.

        Reply
      • bleresi says:
        May 15, 2026 at 7:19 pm

        bleresit Jane enturazhi I qeverise dhe politikes .
        Nuk besoj se ndonje “fukara” me kursimet e jetes se tij ka blere gje.
        Hajdutet Po ja fusin hajduteve.
        Ne vdektaret, humbem portin mijera vjecar.

        Reply
  • demo says:
    May 15, 2026 at 1:43 pm

    Me behet qejfi.Ashtu pesofshi.U fundostre megjithe pallat Kush hedh parate tek klowni cirkut,i ka para te vjedhura

    Reply
  • Detari says:
    May 15, 2026 at 2:03 pm

    leke droge jane ne bashkepunim me qeverine kriminale.
    Gjithe ato ndertime duhen prishur dhe ndeshkuar te gjithe filluar nga ramazoni deri te zahua i sindromit daun.

    Reply
  • Kristaq rama says:
    May 15, 2026 at 4:49 pm

    Po dele ngelet ky popull.i hedhin leket dem pa kurfare garancie. PIRAMIDA 2

    Reply
  • bleresi says:
    May 15, 2026 at 7:20 pm

    bleresit Jane enturazhi I qeverise dhe politikes .
    Nuk besoj se ndonje “fukara” me kursimet e jetes se tij ka blere gje.
    Hajdutet Po ja fusin hajduteve.
    Ne vdektaret, humbem portin mijera vjecar.

    Reply
    • Arbeni says:
      May 17, 2026 at 5:49 am

      Meqë pallatet janë fundosur 20-30 cm,qytetarëve që kanë blerë apartamente atje u lind e drejta t’i prishin kontratat,sepse aty ndërtimet janë të pasigurta dhe u rrezikohet jeta.Kështu kompania duhet tu kthejë paret mbrapsht.Nqse nuk pranon t’i kthej le t’i drejtohen gjykatës.Sigurisht ata që kanë blerë apartamente aty nuk janë qytetarë të zakonshëm,por ata që i kanë xhepat plot dhe kështu nuk duhet të shqetësohemi shumë për ta,sepse parave të tyre nuk u duhet origjina.Një familje me atë nivel të ulët rrogash në Shqipëri i ka mundësitë 0 për të blerë një shtëpi me ato çmime të larta në atë zonë që do të jetë elitare.Prapseprapë ata janë qytetarë të kltij vëndi dhe Al Abar nuk duhet lejuar të përfitoj në kurriz të tyre.Nuk bën vaki në botë të paguhen paratë pa mbaruar godina dhe pa u çertifikuar si ndërtim nga autoritetet e bashkisë.Çertifikohen në përputhje me sigurimin teknik instalimet elektrike,mbrojtjen nga zjarri,instalimet hidraulike ,instalimet e ngrohjes dhe ato të gazit nqse ka.Këtu në Angli ku jetoj unë,ndërtuesi kompleton guzhinën me sobën e gatimit dhe aspiratorin mbi të,lavatriçen,tharësen e rrobave dhe në mure ka dollapë për mbajtjen e ushqimeve dhe enëve të gatimit,gjithashtu edhe frigoriferin.Salloni kompletohet me kolltukë jo dosido dhe me një tavolinë mezi.Dhoma e gjumit kompletohen me krevate dhe dyshekë.Vendoset sahati i dritave dhe ujit dhe gazit po nga ndërtuesi dhe blerësi lidh kontratat me kompaninë e furnizimit me ujë dhe një nga kompanitë e shumta të furnizimit me energji elektrike dhe gaz pa paguar asgjë për to kur lidh kontratat,vetëm paguan për sasinë e harxhuar të këtyre tre mallrave.Kur këto kushte janë përmbushur pronari i nxjerr në treg t’i shesi vet ose kontrakton një kompani imobilare që merret me shitjen e apartamenteve.Po aty ?Shtëpinë e merr bosh vetëm me muret pa asnjë lloj garancie dhe me parapagim.Aty nuk ka rregull e ligj,nuk ka shtet me një fjalë,ligjin e bën paraja,korrupsioni.

      Reply
  • capi says:
    May 15, 2026 at 11:02 pm

    Zoti gazetar ajo “se katerti” duhet te ishte “se pari”. Perse duhej te prishej porta kryesore e vendit, te shpenzohen 400 milion ne nje port ne cektine, qe nuk ka as gjysmen e kapacitetit te ketij egzistues. Trajtoni me eksperte nga te gjitha kendeveshtrimet, dhe ketu duhet te perfundoj analiza.

    Ato pikat para tyre nuk me interesojne. Jane nje marreveshje private midis bleresit dhe zhvilluesit. Bleresi ti plaste syte dhe ti lexonte, para se te firmoste dhe te kalonte leket. Nese e ka kuptuar qe eshte idiot ne keto fusha, sic jane pjesa me madhe atyre qe u ka rene leku ne dore, te paguante nje ekspert tja shpjegonte ne fjale te thjeshta cfare risku ka firmosja/transaksioni.

    P.S. Kjo fjalia e fundit duket si pak “Paradoksi i Epimenidit”. Por nje gje eshte sigur, mosditja nuk eshte mbrojtje ne gjyq.

    Reply
  • Arratisur says:
    May 16, 2026 at 12:43 am

    o Perendi e madhe sic e bere me kullat e alabarit jepi nje dore e shembi kullat e zuzareve politiqene kudo ne vend

    Reply
  • Lavateç says:
    May 16, 2026 at 6:49 am

    Nëse monitori i leshit mediatik ka kontstatuar se qytecarët arnautas kanë blerë vërtet “banesa në ajër”, përpara se ndërtuesit t’i jepet leja nga bashkia dhe pa u hedhur akoma themelet, kjo dëshmon edhe një herë se copat e mishit me dy sy nuk kanë nxjerrë akoma mësimet e duhura nga pësimi me firmat piramidale.

    Normalisht, shitja e një imobilie duhet të lejohet (nga bashkia) dhe të bëhet (nga blerësi) vetëm pasi ndërtimi i objektit është finalizuar komplet, çfarë nënkupton jo vetëm lejen, ndërtimin e objektit, të rrugëve anash tij, por edhe kanalizimet, vënien në funksion të ashensorit, tubacioneve të furnizimit dhe shkarkimit të ujrave, lidhjet elektrike, ndriçimin, gjelbërimin, etj.

    Të blesh shtëpi në ajër është njëlloj sikur të hedhësh paratë prej letre në lavatriçe dhe të shpresosh se do dalin të pastra e të thara, e jo të grira.

    Kush nuk e kupton një gjë kaq të thjeshtë në qafë pastë vehten.

    Reply
  • Ai says:
    May 16, 2026 at 6:56 am

    Nëse monitori i leshit mediatik ka kontstatuar se qytecarët kanë blerë vërtet “banesa në ajër”, përpara se ndërtuesit t’i jepet leja nga bashkia dhe pa u hedhur akoma themelet, kjo dëshmon edhe një herë se copat e mishit me dy sy nuk kanë nxjerrë akoma mësimet e duhura nga pësimi me firmat piramidale.

    Normalisht, shitja e një imobilie duhet të lejohet (nga bashkia) dhe të bëhet (nga blerësi) vetëm pasi ndërtimi i objektit është finalizuar komplet, çfarë nënkupton jo vetëm lejen, ndërtimin e objektit, të rrugëve anash tij, por edhe kanalizimet, vënien në funksion të ashensorit, tubacioneve të furnizimit dhe shkarkimit të ujrave, lidhjet elektrike, ndriçimin, gjelbërimin, etj.

    Të blesh shtëpi pa e parë me sy është njëlloj sikur të hedhësh paratë prej letre në lavatriçe dhe të shpresosh se do dalin të pastra e të thara, e jo të grira.

    Kush nuk e kupton një gjë kaq të thjeshtë është bash rrotë cari. Në qafë pastë vehten. Për këtë lloj krijese pa tru s’ka pse merakoset askush.

    Reply
  • Arta Fischer says:
    May 16, 2026 at 8:57 am

    Asnji se di te verteten per Marina port flasin dhe sjellin panik Jane pallate te forta sa 45 metra tuba nentoke qe mund te levizin 1 cm aq te forta po bëhen kush ben agjitacion propagandë kot e Ben aty po punojnë firma me e fuqishme turke

    Reply
    • xxx says:
      May 16, 2026 at 12:43 pm

      Perdersa ju gangot e PiSit i beni aferat publike ne sekret, ka te drejte cdokush te flasi si ti doje bytha dhe sekretlliku juaj eshte shkaku i panikut.

      Reply
  • Asqeri Asllani :MYZEQEJA "HAMBARI I ShQIPERIS" says:
    May 16, 2026 at 2:47 pm

    Ohhh Shqipetar: Keto jane maja e aisbergut qe na kane katandisur si Populli me frikacak,mashtrues e tradhetar si askush ne Bote!
    Bota mbare per keto 36 Viet ka kuptuar dhe deklaruar :
    Cfare eshte kjo Gjallese,kurre e Keqia Ndodh :Sejcili Citon:
    Larg Fshatit Tim, kur e keqia vjen ne Fshat:
    Citon Larg mehalles time : dhe kurVjen ne Mehall: Larg Shtepis Time dhe kur e Keqia vjen ne SHTEPIN Time:
    Lutemi:Larg Bythes Time!
    Ne nje “ballafaqime” me Z/ambasadoren e Hungaris,1992, “Ku Epersija Jone citonte epersi ne Fushen arritjeve te Bujqesis ::E thekson kete Fakte, Ndose per Mua nuk ekzistont!
    Doni mw per Belulin e Myzeqes??epersi

    Reply
  • Asqeri Asllani :MYZEQEJA "HAMBARI I ShQIPERIS" says:
    May 16, 2026 at 2:51 pm

    Oh Dita qenke e njejte si gjutha bota

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?