Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy rrëfenja nga Mallakastra
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Dy rrëfenja nga Mallakastra
Kulture

Dy rrëfenja nga Mallakastra

Published: September 26, 2022
Shpërndaje

Nga Sefer Pasha

 

Pse të vdekurit e Kremenarit nuk e paguajnë faturën e ujit

- Publicitet -

Biri i fshatit Kremenar të Mallakastrës Petrit Çela, dikur biznesmen e tani pensionist, para disa kohësh me dashamirësi vendosi dhe bëri një punë modeste në vendlindjen e tij në Kremenar. Me kursimet e tij, në një kënd të varrezave të fshatit ngriti një depozitë uji. Për të arritur deri këtu Petriti mori specialistë të mirë. U blenë të gjitha materialet që duheshin. Prej tubit kryesor që kalon mes për mes fshatit u montua një degë, e cila e dërgonte ujin e Poçemit në depozitën e ngritur tek shtegu,  ku hyjnë e dalin fshatarët në raste mortesh. Sipas projektit të Petrit Çelës gjithçka u realizua më së miri. Aty ku qe vendosur depozita gjithashtu u ndërtua dhe një koritë e një kanal për rrjedhjen e ujërave në Përruan e Larashit. Këtë vepër modeste Petrit Çela e ngriti që në raste mortesh njerëzit të lanin duart. Ndofta e ngacmojë dhe pandemia. Petritit i vdiq nga kovidi dhëndri i të vëllait Refat Çelës, Fiqiri Pashaj. Vdekja ndodhi në pikun e kovidit. Petrit Çela erdhi urgjent që nga Tirana për t’i lehtësuar dhimbjen të kunatës, Hatemes. I shoqi Refati kishte vdekur. Në kushtet e kovidit larja e duarve ishte porosia e parë e mjekësisë. Kjo mbase qe një nga arsyet kryesore, por në kohët moderne të ngresh një çezmë në anë të varreve është një gjë e mirë për higjienën e fshatit kur ka morte. Kohët kanë ndryshuar. Djem dhe vajza nga fshati janë martuar në Europë e Amerikë. Dhe në varrime vijnë dhe të huajt. Nuk shkon më që të mos ketë një çezmë për të larë duart.

Këto ishin motivet që e shtytën pensionistin Petrit Çela që të investojë në varrezat e fshatit dhe të ngrejë një çezmë me të gjitha parametrat bashkëkohorë. Të gjithë kremenarasit e kanë uruar Petritin që e bëri këtë punë të mirë. Por nisën telashet e para. Me të mbaruar ngritja e çezmës, ku u vendos dhe një sahat për të parë konsumimin e ujit nga specialistët e Ujësjellësit, u shtrua çështja se kush do t’i paguajë lekët e harxhimit të ujit. Kush do ta mbaj librezën? Debati u shtri deri tek Drejtoria e Ujësjellës Kanalizimeve në Ballësh. Disa thanë se në fshat për fat nuk ka vdekje të shpeshta. Bile janë të rralla. Nuk ka harxhime të ujit. Për këtë çështje në mbledhje dikush tha: Faturën e ujit të paguajnë të vdekurit e Kremenarit. Investitori i kësaj vepre modeste Petrit Çela, që banon në Tiranë telefonoi dhe tha se faturën e ujit do ta paguante ai.

Kremenarasit e ironizojnë çështjen e pagesës së ujit në se do të ketë harxhime. Por ata i shqetëson absurdi i atyre që merren me këto palaçollëqe. Në hyrje të varrezës ka mbirë një bajame e egër. Thelpinjtë e saj të helmojnë dhe të kujtojnë tregimet e Gabriel Garsia Merkesit në romanin “Dashuria në kohën e kolerës”. Ka një fjali monumentale ku gjeniu i letrave thotë : “Era e bajameve të hidhura i kujtonte fatin e dashurive të penguara”. Për çdo punë të mirë dikush do të hedh gurin e do të fsheh dorën.

 

Fëmija e vështron drejtuesen e programit nga seksi

Në visin tim atje në Mallakastrën e egër deri vonë këndohej një këngë, e cila është një poezi e mirëfilltë e poetit anonim. Kënga thotë: Ra një vesë shi/ Zbukuroi dynjanë/ Do ta masë me metra/ E do ta bëj fustan/ Erdhën evropjankat/ Na prishën dynjanë/ Dy gisht përmbi gju/ E mbajnë fustanë/.

Këtë këngë të popullit e kam komentuar me miqtë e mi të letrave. Është një këngë që të vë në mendime. Sipas këngës shqiptarët nuk i kanë pranuar evropiankat që i mbanin fustanët “dy gisht përmbi gju”. Nuk ia vlen që ta shtjellosh më tej. Është psikologjia e një kohe tjetër. Mirë dje, po sot? Femrat në Shqipëri janë zhveshur pothuajse lakuriq. Nuk ju trembet syri. Kudo bëhet paradë kofshësh. Seksin e kanë nxjerrë sheshit. Shumë nga miqtë e mi këto pamje i shikojnë me neveri. Nuk është punë nostalgjie. Tradita e veshjeve shqiptare ka qenë nga më të vyerat. Të shëmtuarën populli e ka ironizuar.

Shkrimtari Thanas Dino më ka treguar historinë e atij labit nga Golemi i Gjirokstrës. I zoti i shtëpisë kishte ndezur zjarrin në oxhak dhe po ngrohej. Jashtë binte shi. Gruaja kishte shkuar në mal për të mbledhur dëllinja. Kur ajo u kthye meqenëse qe qullur u ndërrua. Hoqi çitjanet dhe veshi një fustan të zakonshëm. U fut brenda në odë që të ngrohej pranë të shoqit. Por burri kur e pa që gruaja kishte hequr çitjanet dhe i dukeshin këmbët ia mori këngës: Vajti plaka për dëllënja/ E zu shiu dhe erdhi brenda/ Hoqi tumanet e rënda/ /Dhe veshi fustan allafrënga/ E vështron plakun nga “këmba”…

Të nesërmen gratë e Golemit nën hijen e gorricës e transformuan këngën. Ia veshën Enver Hoxhës. O Enver të keqen nëna!/ Na hoqe rrobat e rënda/ Dhe na veshe allafrënga/.

Sot për modën e femrave nuk flet dot me njeri. Jemi të lira, thotë ndonjëra. Të lira si thëllëzat. Askush nuk e ndalon thëllëzën e sokakut në jetën e saj. Edhe kur bie borë, ajo këndon. Të mençurit ngrenë supet. Fitimet më të majme i kanë rrobaqepëset. Bëhet “shkencë”për të ekspozuar seksin nëpërmjet veshjeve. Dhe kjo ia bën “mu” në çdo lokal, rrugë, shkollë e qendër pune. Bir Selman i nënës kë të qaj më parë.

Po ndiqja një shfaqje në një televizion kombëtar. Emisioni kishte si personazh një grup fëmijësh djem dhe vajza. Drejtuesja e emisionit e kishte fustanin jo si evropijankat“dy gisht përmbi gju”, por e kishte puthitur atë në rrëzë të vitheve. Në kohën që prezantuesja e emisionit po intervistonte një djalë, i cili dukej që ishte i zgjuar ajo u përkul. Dhe veshjet e brendshme iu zbuluan. Djaloshi në fraksionin e sekondës e hodhi vështrimin tek strofka ku u shfaq seksi i “edukatores”. Prezantuesja e programit e kuptoi “gjëmën”. Por vazhdoi emisionin sikur s’kishte ndodhur gjë. Ajo buzëqeshi. Djaloshi i zgjuar gjithashtu.

Ç’bëhet kështu? A kontrollohen programet, veshjet, tatuazhet e të tjera. Po me këto “lakuriqet e natës” si i bëhet halli? “Lakuriqet”janë një Drin që të merr përpara. Jam futur në ndonjë klub nate dhe jam tmerruar. Kafshëri, alkol, drogë dhe kafshime ulkonjash. Mjerë familjet. Borgesi thotë se “Familja është bërthama e kombit”.

U ndodha një ditë tek shtatorja e Françesk Radit në Parkun e madh të Tiranës. Një djalë i rrethuar nga “lakuriqet” këndonte me kitarë. “Lakuriqet” kërcenin dhe gajaseshin. Fiksova disa nga vargjet e këngës së djaloshit: Faqe kuqe moj thëllëzë/ M’i dogje k… në rrëzë. Dhe “lakuriqet” e pickonin tek “rrëza”. Vargjet e këngës i shkruanin në ekranin e celularëve. Francesk Radi që nga shtatorja i revoltuar sikur thoshte: “Ky është fundi i artit dhe fundi i njeriut”.

Kjo dramë nuk pasqyrohet fare në media. Ka vdekur edukimi i njeriut. – Ha të hamë Muço Gëllava/ Shtatë kokë e tetë tava…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • F. Ramadani says:
    September 26, 2022 at 4:08 pm

    Situata eshte kritike dhe alarmante. Duket sikur jemi në një fazë metamorfoze, karakteristikë e larvës… Pas kësaj faze nuk dihet se çfarë pamje do të marrim dhe si do të jetë sjellja jonë si njerëz.

    Reply
  • xy says:
    September 26, 2022 at 8:06 pm

    shoqëria borgjeze ka detyrë kryesore të molepsë botën shpirtërore të njeriut. ajo synon të heqë nga njeriu çdo vlerë të mirë dhe të lërë te njeriu vetëm etjen për fitim, para dhe kapital. shoqëria borgjeze edhe femrën e sheh si mall. i duket sikur mund ta tregtojë, ta shfrytëzojë, për të arritur fitime ekstra. ky ësht parimi në diktaturën e borgjezisë. nuk njihet ai që ka mend dhe intelekt, por ai që ka kapital dhe njohje. kshu do vazhdojë, njerëzit do bëhen primitivë fare, do rrinë pa rroba fare, e gjitha nga ideologjia reaksionare e liberalizmit që përdor borgjezia për të molepsur botën shpirtërore të njeriut

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Balla zemërohet pse Reuters transmeton live protestën në Tiranë: Kanë hall tjetër
  • Rama: Projekti i Zvërnecit nuk do ndalet, pavarësisht protestave
  • Aksident tragjik në bypassin e Vlorës, përplasen tre makina, humb jetën një 40-vjeçar
  • Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë
  • Rama për Al Jazeera: Nuk po e shesim Shqipërinë, projekti do realizohet

Komentet e Fundit

  1. . on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. K R on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. Detari on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  4. nastradini on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak
  5. Tosi on Shqipëria, në një vit, 33 mijë të rinj më pak

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?