Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Dyert e Ferrit do të hapen”, Rubio nga Izraeli: Hamasi duhet të shfaroset
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Dyert e Ferrit do të hapen”, Rubio nga Izraeli: Hamasi duhet të shfaroset
AktualitetBote

“Dyert e Ferrit do të hapen”, Rubio nga Izraeli: Hamasi duhet të shfaroset

Published: February 16, 2025
Shpërndaje

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha të dielën se i mbështet plotësisht synimet e Izraelit në luftën e tij në Rripin e Gazës, duke thënë se Hamasi “duhet të shfaroset patjetër”.

Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Rubio u takua me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Jerusalem, në fillim të turneut të tij në Lindjen e Mesme, ku ka shumë mundësi të përballet me kundërshtime nga liderët arabë lidhur me planin e presidentit Donald Trump për ta zhvendosur popullsinë palestineze jashtë Rripit të Gazës dhe për ta rindërtuar enklavën palestineze duke e vendosur nën pronësi amerikane.

- Publicitet -

Netanyahu e ka mirëpritur planin dhe tha se ai dhe Trumpi kanë “strategji të përbashkët” për të ardhmen e Gazës.

Duke iu bërë jehonë fjalëve të Trumpit, Netanyahu tha se “dyert e Ferrit do të hapen” nëse Hamas nuk i liron dhjetëra pengje të mbetura në Gazë, që ishin rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, i cili e shkaktoi luftën.

Këto deklarata erdhën vetëm dy javë para përfundimit të fazës së parë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Faza e dytë e armëpushimit, në të cilën Hamas duhet t’i lirojë dhjetëra pengje të mbetura në këmbim të shumë të burgosurve palestinezë dhe forcat izraelite të tërhiqen nga Gaza, ende nuk është negociuar.

Rubio tha se Hamas “nuk mund të vazhdojë si forcë ushtarake apo qeveritare”.

“Përderisa [Hamasi] vazhdon si forcë që mund të qeverisë, si forcë që mund të administrojë ose si forcë që mund të kërcënojë me përdorimin e dhunës, paqja është e pamundur”, tha Rubio.

“Ai [Hamasi] duhet të shfaroset”, shtoi ai.

Kjo mund t’i ndërlikojë përpjekjet për vazhdimin e bisedimeve me Hamasin, i cili – me gjithë humbjet e pësuara – vazhdon ta kontrollojë Gazën.

Netanyahu ka shfaqur gatishmëri për ta rinisur luftën pas fazës së tanishme dhe i ka ofruar Hamasit mundësi për t’u dorëzuar dhe për t’i dërguar liderët e tij të lartë në mërgim. Hamas e ka hedhur poshtë këtë.

Ndërkohë, në një intervistë për radio javën e kaluar, Rubio tha se propozimi i Trump ishte pjesërisht i destinuar për të ushtruar trysni mbi shtetet arabe për të propozuar një plan që do të ishte i pranueshëm për Izraelin, sipas të cilit Hamasi nuk mund të ketë rol në Gazë.

Ai gjithashtu duket se sugjeroi se shtetet arabe duhet të dërgojnë trupa për të luftuar kundër Hamasit.

“Nëse dikush ka një plan më të mirë, dhe shpresojmë që ata ta kenë, nëse shtetet arabe kanë një plan më të mirë, atëherë shumë është”, tha Rubio të enjten.

Por, “Hamas ka armë”, shtoi ai. “Dikush duhet të përballet me ta. Nuk do të jenë ushtarët amerikanë. Dhe nëse shtetet në rajon nuk mund ta zgjidhin këtë pjesë, atëherë Izraeli do të duhet ta bëjë dhe pastaj do të kthehemi aty ku ishim”.

Rubio nuk pritet të takohet me asnjë palestinez gjatë turneut të tij. Për liderët arabë, lehtësimi i shpërnguljes masive të palestinezëve ose luftimi i luftëtarëve palestinezë në emër të Izraelit janë të dyja skenarë makthi. Për secilin prej tyre ata do të përballeshin me kritika të ashpra brenda vendit dhe mund ta destabilizojnë një rajon tashmë të paqëndrueshëm.

Egjipti thotë se do të jetë nikoqir i një samiti arab më 27 shkurt dhe po punon me shtetet e tjera për një kundërpropozim që do të lejonte rindërtimin e Gazës pa zhvendosjen e popullsisë së saj.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se shpërngulja e palestinezëve do të ishte në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Arben Tashko says:
    February 16, 2025 at 8:15 pm

    Eshte e domosdoshme qe Hamasi te perfundoj ne ferr.

    Reply
  • Detari says:
    February 16, 2025 at 8:38 pm

    Palestinezet jane pro-serb, asnje meshire.

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    February 16, 2025 at 8:57 pm

    Çifutët do shkojnë në ferr, hamasi lufton për liri, dhe hamasi asht palestina vet, që smund dhe sdo të sharoset kurrë. Izraeli shtet terrorist kanë kryer krime kundër njerzimit, kryeçifuti ka marr një urdhër arresti ndërkombëtar.

    Reply
  • capi says:
    February 17, 2025 at 2:30 am

    Bravo Rubio gjete momentin me te pershtatshme te besh nga keto deklarata. Nuk prite sa te liroheshin pengjet dhe ta beje. Ti thuash tjetrit qe do te vras, c’mendon ti se do bej, te thote faleminderit. Eshte si te ndesesh me nje qen te terbuar. Qenin e vret por dhe vet del me nje kembe a dore mangut.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Ish-Presidenti i Sirisë dënohet me vdekje, Gjykata e shpall fajtor për krime lufte
  • Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit
  • Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  • Debati për lumin Ibër, Gjuric replikon me Ramën: Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë
  • Ministri replikon me homologun serb: Lumenjtë s’mund të përdoren për kërcënime

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  2. ¿? on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  3. xxx on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  4. Greta on Shqipëria i përgjigjet Vuçiç, pas kërcënimeve se do lejë pa ujë Kosovën
  5. Precizim on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?