Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
Kuriozitete

E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi

Published: July 23, 2026
Shpërndaje

Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amerikane OpenAI kanë ndërmarrë në mënyrë autonome një sulm hakerimi ndaj një platforme të njohur programimi gjatë një testi sigurie. Sipas kompanisë me seli në San Francisko, bëhet fjalë për një “incident kibernetik të paprecedent”. OpenAI njoftoi se do të zhvillojë një hetim të përbashkët me bibliotekën online të kodit Hugging Face, e cila u prek nga sulmi.

Sipas OpenAI, në këtë incident u përfshinë disa modele, përfshirë GPT-5.6 Sol, i publikuar së fundmi, si dhe një model tjetër “edhe më të fuqishëm”, i cili ende nuk është bërë publik. Kompania kishte për qëllim të vlerësonte aftësitë e modeleve për hakerim dhe, për këtë arsye, u kishte dhënë detyra brenda një mjedisi testues dixhital shumë të kontrolluar. Për arsye sigurie, qasja në internet ishte e kufizuar.

Softueri u “çlirua” vetë
Në mjedisin e siguruar të testimit, modelet e IA-së përdorën një pjesë të konsiderueshme të fuqisë së tyre llogaritëse për të gjetur një mënyrë që të fitonin qasje në internet të hapur, shpjegoi OpenAI. Pasi ia dolën, ato vendosën të përdornin platformën Hugging Face për realizimin e detyrës së tyre. Kjo platformë ofron një koleksion të madh modelesh të IA-së, grupe të dhënash dhe informacione të tjera.

- Publicitet -

Inteligjenca artificiale nuk u përmbajt as nga metoda kriminale. Në kërkim të “informacioneve sekrete” që mund t’i ndihmonin në detyrën e tyre, sistemet e OpenAI kombinuan disa metoda sulmi, “përfshirë edhe përdorimin e kredencialeve të vjedhura për hyrje”, deklaroi kompania. Sipas Hugging Face, softueri kreu disa mijëra hapa dhe ndërkohë u përpoq edhe të fshihte gjurmët e veprimeve të veta.

“Kjo është e frikshme”

Profesori i teknologjisë së informacionit Hussein Abbass i tha agjencisë AFP se incidenti ishte “mahnitës” në disa aspekte. Sipas tij, IA-ja sulmoi sistemin e brendshëm të Hugging Face për të shfrytëzuar dobësitë e veta të sigurisë. Shkencëtari, i cili ligjëron në Universitetin e New South Wales në Canberra të Australisë, tha: “Dhe kjo është e frikshme.”

Modelet GPT-5.6 dhe modele të tjera të avancuara, si seria Mythos e rivalit të OpenAI, Anthropic, kishin ngjallur më herët shqetësime tek ekspertët se inteligjenca artificiale mund të arrinte të anashkalonte masat e sigurisë kibernetike. Për këtë arsye, të dyja kompanitë amerikane kishin vonuar përkohësisht publikimin e përgjithshëm të versioneve të tyre më të fundit.

Abbass theksoi se inteligjenca artificiale e avancuar zakonisht ndodhet “në duart e njerëzve që veprojnë në mënyrë etike dhe të përgjegjshme”. Megjithatë, sipas tij, do të ishte “katastrofike” nëse ajo do të përfundonte në duart e personave që synojnë të shkaktojnë dëme. Ai shtoi se çështja e rregullimit të sektorit të IA-së është bërë një temë qendrore dhe se “nevojiten përpjekje të përbashkëta për ta vënë situatën nën kontroll”.

IA-ja zbulon IA-në

Hugging Face e kishte bërë publik sulmin javën e kaluar, por pa përmendur emrin e OpenAI. Platforma deklaroi: “Ky rast ndryshonte nga çdo gjë me të cilën jemi përballur deri më tani në një aspekt thelbësor: ai u drejtua nga fillimi deri në fund nga një sistem autonom i agjentëve të inteligjencës artificiale, dhe ne e zbuluam dhe e analizuam kryesisht me inteligjencën tonë artificiale.”

Duke marrë parasysh sofistikimin e sulmit, kompania kishte dyshuar se burimi i tij ishte një nga laboratorët kryesorë të inteligjencës artificiale në botë, tha drejtori ekzekutiv i Hugging Face, Clément Delangue, në rrjetin social X. Duke iu referuar OpenAI, ai shtoi: “Jemi të bindur se nga ana e tyre nuk kishte asnjë qëllim keqdashës.”

Sipas tij, është “marramendëse që e gjithë kjo ka ndodhur në mënyrë autonome”. Autoritetet amerikane të sigurisë kibernetike deri tani nuk kanë dhënë asnjë koment.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, gjatë mandatit të tij të dytë, shfuqizoi shpejt rregulloret dhe kufizimet për inteligjencën artificiale që ishin vendosur nga paraardhësi i tij demokrat, Joe Biden, duke argumentuar se kjo do t’u jepte zhvilluesve amerikanë një avantazh konkurrues. Nëse republikanët e Trump humbin shumicën në Kongres ndaj demokratëve në zgjedhjet e nëntorit, mund të ketë përpjekje të reja për vendosjen e rregullave më të rrepta për inteligjencën artificiale.

Marrë nga Deutsche Welle

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • xhaxhi moderatori says:
    July 23, 2026 at 8:21 pm

    Tamam si ngjau Hakerave te AKSHIT,qe vodhen te dhenat e qytetareve. AI ua futi iranjaneve,por paska qene brenda perbrenda.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  • E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  • Kompozitori i filmit “Odiseu” shpërndan në story videon e flautistëve shqiptarë
  • VIDEO: Policia hodhi gaz edhe mbi gruan e moshuar dhe djalin e saj me autizëm
  • Skandali: Dy civilë rrëmbejnë qytetarin në rrugë pas protestës para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  2. Phoenix on FOTO: Sot në Tiranë, sipas Reuters
  3. K R on Rama publikon video nga brenda zyrës së tij ndërkohë që jashtë protestuesit thërrasin dorëheqjen: “Këta më ekzaltojnë…”
  4. xhaxhi moderatori on E frikshme dhe e paprecedentë: IA-ja del nga “kafazi” kibernetik duke kryer sulm hakerimi
  5. xxx on Sfidë e hapur protestave dhe BE-së: Qeveria bën dy ndërhyrje të reja ligjore, i hap rrugën privatizimit të Zonave të Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?