Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç urdhëron ushtrinë serbe të vihet në gatishmëri. “Nuk duam luftë, por Perëndimi të ndalojë Kurtin”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vuçiç urdhëron ushtrinë serbe të vihet në gatishmëri. “Nuk duam luftë, por Perëndimi të ndalojë Kurtin”
BoteKryesore

Vuçiç urdhëron ushtrinë serbe të vihet në gatishmëri. “Nuk duam luftë, por Perëndimi të ndalojë Kurtin”

Published: November 1, 2022
Shpërndaje

 

“Aleksandër Vuçiç, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë së Serbisë, ka lëshuar urdhër që Forcat e Armatosura të Serbisë, të vihen në gatishmëri. Kështu ne do mund t’i përgjigjemi çdo detyre”.

Kështu ka deklaruar ministri i ri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviç, në një paraqitje televizive, duke nënvizuar faktin se kjo ngritje e nivelit të gatishmërisë ushtarake nuk duhet kuptuar se Serbia po përgatitet për luftë.

- Publicitet -

Sipas tij e gjitha kjo përgatitje e ushtrisë ka të bëjë me situatën aktuale në Kosovë, pas skadimit të afatit për konvertimin e targave ilegale në ato RKS dhe fillimit të zbatimit të vendimit të shkallëzuar për këtë çështje.

“Serbia është një vend serioz, merr përgjegjësi për të gjitha problemet e mundshme. Nuk do të thosha se kjo është zgjidhur. Me Kurtin nuk dihet, sot në mëngjes u dha qortimi i parë për një serb i cili nuk kishte zbatuar vendimin e Qeverisë për targat. Nuk më besohet se shtetet e QUINT-it nuk kanë asnjë ndikim te Albin Kurti”, ka provokuar Vuçeviç Perëndimin, në një intervistë për televizionin serb, Happy.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
16 Comments
  • Mësime të hidhura realizmi për Kosovën says:
    November 1, 2022 at 2:40 pm

    Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price ka deklaruar se “komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Prishtinës që të shtyjë vendimin për regjistrimin e makinave”.

    Price është shprehur i zhgënjyer nga vendimi i qeverisë së Albin Kurtit, të cilës i ka njohur të drejtën e regjimit të ri të targave, por ka kujtuar se shtyrja në kohë e vendimit do të ishte në interes të progresit të dialogut. Sesi do të ndodhë kjo, Price nuk e ka thënë dhe ndërkohë mediat në Kosovë raportojnë se qeveria ka nisur zbatimin e vendimi që parashikon një fazë dy javore të “qortimit” të shkelësve.

    Çfarë po ndodh është asgjë më shumë sesa episodi i radhës i tregtisë së stabilitetit që bëhet me Kosovën, Bosnjen dhe Maqedoninë e Veriut në Ballkan nga aktorët perëndimorë që janë aksionerë dhe garantë të tij. Këta aktorë e kanë shumë të qartë se këshillat për shtyrje vendimi e vendosin në pozitë të vështirë Kurtin brenda vendit të tij, por kjo është shumë më pak problematike sesa p.sh të vendosësh në pozitë të vështirë Aleksander Vuçiç që i mban një sy shkelur Rusisë.

    A ka diçka parimore apo të paktën të ndershme në këtë politikë? Jo, aspak. Kosova është Ekuadori i radhës në drejtimin politik amerikan, e cila e përdor Prishtinën dhe madje mbarë faktorin shqiptar si gur pazari.

    Se çfarë lloj politike ndiqet këtë e kuptojmë duke kujtuar se disa vite më parë kur Maqedonia e Veriut kërkoi të trajtohej më vete nga Shqipëria e Edi Ramës për procesin e negociatave, z. Rama bëri çmos, duke shfrytëzuar miqësitë personale që kjo të mos ndodhte. Dhe kjo nuk ndodhi me shumë gjasë jo mbi arsyetimin se nuk duhet të lëmë ishuj në Ballkan, por për të mos vënë në pozitë kryeministrin e vendit më të korruptuar në Europë.

    Dhe kur më pas, edhe Maqedonia e Veriut kërkoi të mos ndahej nga Shqipëria, z. Rama kërkoi dhe madje kërcënoi se do kërkonte të shkëputej nga fati i fqinjit të saj lindor.

    Më tej, z. Rama preferoi të mësonte nga mentori i tij në Beograd, duke gjetur mënyrë diversioni te miqësia me Ankaranë, me të cilën luan një politikë simbolike që nuk dihet se çfarë interesi ka për Shqipërinë. Edhe Ballkani i Hapur hyn në piruetat e Beogradit për të presuar mbi Europën, ndërkohë që në këtë koniunkturë të cilës z. Rama mesa duket i beson verbërisht se është fusha ku ai shkëlqen, Kosova ka njohur vetëm një të mirë: ka njohur fytyrën e Tiranës zyrtare.

    Ata që mirëkuptuan deri më dje problemet e z. Rama dhe i hapën dyert, i kuptojnë përherë problemet e Vuçiç, por asnjëherë të Kurtit dhe Prishtinë, një mësim i mirë ky pë rata që merren me politikë në Kosovë. E mira e gjithë kësaj turbullire është se ajo rithemelon racionalizmin në relacionet mes shteteve në një rajon ku flitet për vëllezër dhe armiq. Dhe Kosova po mëson të ndjekë rrugën e vet megjithë reminishencat e një retorike nacionaliste dhe përbashkuese të cilën e përgënjeshtroi vetë qenia shqiptare.

    Reply
  • intelektuali says:
    November 1, 2022 at 2:45 pm

    Po pse me ushtrine vrastare te Millosheviqit do te zgjidhesh targat e makinave ti more mut si President Rezil Komunist?

    PO CILI SHTET I BOTES KA DY LLOJE TARGASH PER MAKINAT?

    Po keshtu me ushtri vrastare do ta besh Ballkanin e Hapur Sorosian me Edi Ramen ti o Aleksander Vucici i Millosheviqit?

    Reply
  • llapi says:
    November 1, 2022 at 2:58 pm

    Delja po e kafshon ujkun e ujku po ankohet te nderkomtaret ” do e ndalni apo e pret denimi i merituar ” se Serbija me gjenocide e masakra kunder popujve jo sllav ne Ballkan gjithmon i ka realizuar qellimet e veta hegjemoniste !

    Reply
  • Bashkimi i shqiptarëve says:
    November 1, 2022 at 4:31 pm

    “Serbia është vënd serioz”, thotë ky serbi! Po të ishte serioz, nuk do të merrej me këto palaçollëqe, duke futur hundët në çdo vënd. Shqiptarët duhet të jenë të bashkuar ndaj serbit, sepse vetëm të bashkuar, ata nuk kanë çfarë të bëjnë,

    Reply
  • Vk says:
    November 1, 2022 at 5:56 pm

    Porth pirth

    Reply
  • Phoenix says:
    November 1, 2022 at 6:44 pm

    Kosova eshte lene si ai litari jashte varrit, nga ai i vdekuri. Nuk e kuptoni kaq gje? Ju denden me pseudo-patriotizma e karlliqe te tipit ” O sa mire me ken Shqiptar, o he ” e ju a kane bere trurin supe fare. Po te gjithe Politikanet, si ne Kososve, Serbi, Mal te Zi Maqedoni, Shqiperi e gjithe Ballkanin, jane nje, sepse te gjithe pa perjashtim, punojne per krijimin e Rendit te ri diktatorial Global sipas direktivave te pronareve te tyre Globaliste. Kosoven do ta perdorin per te ndezur nje konflikt ne Ballkan, ashtu si po perdorin sot Ukrainen.

    Keta qe qeverisin Ballkanin nuk jane patriote, por jane Tradhetare neo-Komuniste Globaliste. Po sabotojne c’do gje dhe po krijojne kushtet per instalimin e Rendit te ri qe duan pronaret e tyre. Pasi helmuan shume njerez me Vaksina, tani po vazhdojne me planin e krijimit te nje konflikti. C’do gje per shembur gjithcka, qe me pas te krijojne ate diktaturen e tyre te tipit Kinez.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 1, 2022 at 6:47 pm

    Si do te ndryshojne kufite deri ne arritjen e heqjes se tyre me rendin e re o Phoenix?

    Reply
  • Phoenix says:
    November 1, 2022 at 7:01 pm

    Ate nuk e di, por c’fare di te sigurt, eshte se Shqiptaret duan qe ti perdorin si mish per top, per qellimet e tyre shkaterruese te erreta.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 1, 2022 at 7:17 pm

    Po gjithe keto lajmet nga serbia neper media ca synimi kane?

    Reply
  • Andis says:
    November 1, 2022 at 8:20 pm

    Vetem drama ka Serbia sa here Kosova mundohet te respektoje ligjet dhe kushtetuten e saj.

    Reply
  • Sos says:
    November 1, 2022 at 8:43 pm

    HEJ MILET A E DEGJUAT
    USA KERCENON ALBININ
    PERSE FJALEN SJA DEGJOI
    E SERBINE E ZEMEROI

    KOSOVEN PO E PERDOR
    SI KAREM PER HALL TE SAJ
    DJE LIRINE I DHUROI
    NJEZET VJET E LA NE VAJ

    KJO ESHTE NDIHMA E VIGANIT
    NJE KAFSHATE TE JEP SOT
    E NJE JETE TA NXJERR PER HUNDESH
    NE VEND TENFDN BEHET ZOT

    AFERIM MOJ EUROPE
    KURRE SHQIPTARIN SE NDIHMOVE
    SA HERE JEMI NE NEVOJE
    NA PERBUZE NA COPTOVE

    PERSERITET HISTORIA
    MEND KY POPULL NUK ZU KURRE
    ME MIRE NJE SHQIPONJE E NGORDHUR
    SE MBI KOKE BE FLAMUR

    Reply
  • Sos says:
    November 1, 2022 at 8:44 pm

    HEJ MILET A E DEGJUAT
    USA KERCENON ALBININ
    PERSE FJALEN SJA DEGJOI
    E SERBINE E ZEMEROI

    KOSOVEN PO E PERDOR
    SI KAREM PER HALL TE SAJ
    DJE LIRINE I DHUROI
    NJEZET VJET E LA NE VAJ

    KJO ESHTE NDIHMA E VIGANIT
    NJE KAFSHATE TE JEP SOT
    E NJE JETE TA NXJERR PER HUNDESH
    NE VEND TEND TE BEHET ZOT

    AFERIM MOJ EUROPE
    KURRE SHQIPTARIN SE NDIHMOVE
    SA HERE JEMI NE NEVOJE
    NA PERBUZE NA COPTOVE

    PERSERITET HISTORIA
    MEND KY POPULL NUK ZU KURRE
    ME MIRE NJE SHQIPONJE E NGORDHUR
    SE MBI KOKE BE FLAMUR

    Reply
  • mali says:
    November 1, 2022 at 9:04 pm

    Edhe Putini grumbulloi ushtrine ne kufi te Ukranies dhe dite me diell i a futi.Kete skenar ndjek edhe serbi ,me urdher nga rusi ,te testoje NATO-n.Shqiptaret mish per top sepse nuk jane te bashkuar per tu bere nje force e madhe kunder serbit,sepse i kane qeverite tradhetare,antishqiptare.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 1, 2022 at 9:32 pm

    @ Balena, hidhi nje sy kesaj si dhe faqes te video.

    https://www.bitchute.com/video/78fGKQfWCebv/

    Reply
  • Antidiplomati says:
    November 2, 2022 at 6:34 am

    Titulli i prere per idiotet se nuk esht then keshtu ! Vazhdon stili zhabes pa pergjegjsi qe nuk sjell asgje !!

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    November 2, 2022 at 10:15 am

    Janë minutat e fundit që grupacionet ( klanet politike )në Kosovë të shkunden nga ididiotizmi përqarës dhe ndërskamcat e paskurpullta për pushtet.
    Është minuta e fundit t’i bien një gozhde dhe ta themelojnë Asamblen e gjysëmkombit dhe vendimet t’i marrin bashk.
    Është më shumë se krim,është më shumë se tradhti nëse opzita me kokfortësi në mënyrë indirekte rreshtihet pas Serbisë…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Senati amerikan miraton rezolutën që kufizon kompetencat e Presidentit për luftën me Iranin
  • Rama takon sot drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryebashkiakët
  • 24 qershor 2026
  • Horoskopi 24 Qershor 2026, parashikimi i yjeve për këtë të mërkurë
  • Temperatura të larta dhe reshje shiu me shtrëngata në zonat malore, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Right Side on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. nastradini on Grupi koordinues i protestës shpall 5 kërkesa, Rama sulmon Dritan Goxhajn, e lidh me Iranin
  3. Detari on RaBexit!
  4. Vilejet Qyrku on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?