Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit, procedohet nëna e saj: Dyshohet se e nxiti drejt vetëvrasjes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit, procedohet nëna e saj: Dyshohet se e nxiti drejt vetëvrasjes
KronikeLajmi i fundit

E mitura u hodh nga kati i tretë i pallatit, procedohet nëna e saj: Dyshohet se e nxiti drejt vetëvrasjes

Published: October 5, 2025
Shpërndaje

Procedohet penalisht në gjendje të lirë Sonila Dhëmbi, nëna e vajzës 13-vjeçare e cila ditën e djeshme u hodh nga kati i tretë i një pallati në qytetin e Korçës

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se procedimi penal ka nisur për akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes”, pasi nga hetimet ka rezultuar se nëna e të miturës i ka shkaktuar probleme psikologjike të bijës

13 vjeçarja është dërguar në një qendër në kryeqytet për të marrë mjekim shëndetësor dhe përkujdesje psikologjike ndërsa nuk ka rrezik për jetën.

- Publicitet -

Pas ngjarjas, e ëma e vajzës ka denoncuar se e bija është hedhur nga lartësia për shkak të bullizimit nga shoqet.

“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdiste vajzat. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, është shprehur nëna e vajzës së mitur.

Doktoresha e shëndetit mendor, Nikolina Bode, ka zbuluar se vajza e cila u hodh pasditen e së shtunës nga kati i tretë, në qytetin e Korçës, thotë se do e bëjë përsëri këtë veprim.

“Nuk ka frikë nga humbja e jetës dhe e përdor si kërcënim që në rast se përsëritet ngjarja, do e bëjë përsëri. Është hera e parë, kemi patur raste suicide te fëmijët ku rasti mbetet i njëjti, edukimi në familje dhe përballja me elementin social. Arsyet familjare janë madhore. Ajo që është problem në këtë situatë është se tentativa e vetëvrasjes, por edhe qëllimi i kësaj tentative dhe vendosmëria pa ndjerë frikë dhe pendesë. E para është vetë nëna, që është në kontakt të afërt me fëmijët e saj, janë dhe tre të tjerë që kanë qenë vëzhgues të kësaj situate dhe ky model është i frikshëm që shikohet nga fëmijët e tjerë. Merren si modele në rrethin e ngushtë familjar, e shikojnë dhe reagojnë pa aspak kritikë duke i dhënë të drejtë motrës së tyre për këtë veprim. Nuk duan të humbin motrën, por i japin të drejtë në lidhje me situatën”, shprehet doktoresha.

“Vajza thotë se unë e dua lagjen dhe lagjja më do mua, por për konflikte të vogla hyjnë në lojë të mëdhenjtë dhe njoftimi i policisë nga mami bën që të realizoj këtë veprim. Është veprim banal i pazgjidhur si duhet nga të rriturit”, shton doktoreshë Nikolina Bode.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • korqari says:
    October 5, 2025 at 11:22 am

    Sa pamje mahnitëse… As rrypi i gazës nuk osht kaq modern… Si tha njoni që kur gjunte për rosa dilte huq se i shkiste koma? Kthehuni se u ka bo për s’mari knej ka anët tona.

    Reply
  • Dashi says:
    October 5, 2025 at 12:51 pm

    Ti “korqari” , që nuk di të shkruash as emrin korçari , nuk i vjen korçarëve as në një qime të bythës . Ajo foto është në periferi të qytetit me disa pallate të kohës së komunizmit , siç ka në çdo qytet shqiptar . Në ato pallate periferike , kanë jetuar egjiptianë e të tjerë me ngjyrë dhe Korça e quante Kulla e Hirit . Ti maloku shpellar , shko vizitoje një herë Korçën , që i ka rrugët dhe gjithë qytetin t’i lëpish me gjuhë nga pastërtia e rregulli . Sikur të ishin të gjithë shqiptarët si korçarët , Shqipëria do kishte hyrë në Evropë tri dekada më parë .

    Reply
  • korqari says:
    October 5, 2025 at 1:01 pm

    Mjaftoi vetem nje provokim i vogel dhe e zbulove shpejt surratin o karandash pe korqe. Shko merr lopaten tani dhe germo aty ke pellgu para pallatit me arna ku ke jetuar ti me gjithe shoket me ngjyre dhe ngopu me m¥t

    Reply
  • Dashi says:
    October 5, 2025 at 1:20 pm

    Së pari , shko blije abetaren dhe mëso të shkruash shqip , së dyti duhet të dish që unë me ty , as bythën nuk e fshij .

    Reply
  • korqari says:
    October 5, 2025 at 1:40 pm

    Ti dashaqir e le sumken pa fshire se ashtu te ka mesuar jot eme qysh kur ishe kalama. Edhe ajo nuk e fshinte faren sa here i kullonte ke buzet

    Reply
  • Detari says:
    October 6, 2025 at 7:07 am

    Ndertesat e koloneve turkarape ne Korce….

    @Dashi ti s’di te shkruash per vete.

    1. presja nuk vihet mbas nje vendi bosh.
    2. shko bli (shko blije)
    3. ta dish (te dish)
    4. nuk fshi as bithen me ty. (që unë me ty , as bythën nuk e fshij)

    Reply
  • Artan says:
    October 6, 2025 at 7:42 am

    Po Dekari sikur nuk eshte shqipo, nga e di kaq mire shqipen. Na thuaj pak o Dekar, pse bli e jo blije dhe si formohet blije, pse ta dish e jo të dish dhe si formohet ta, pse bithen e jo bythen, dhe ku eshte gabimi t’ia ndërrosh sërën bithës.
    P. S. vendi bosh “nuk vihet” pas apostrofit: ti s’ di (ti s’di)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?