Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: E porsalindura humbi jetën te “Koço Glozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: E porsalindura humbi jetën te “Koço Glozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë
KronikeLajmi i fundit

EMRAT: E porsalindura humbi jetën te “Koço Glozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë

Published: October 17, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur dy mjekë obstetër të maternitetit “Koço Gliozheni”, Ervis Vata dhe Aida Hoxha, pas hetimeve mbi ngjarjen e rëndë që çoi në vdekjen e një foshnje gjatë lindjes.

Sipas dosjes hetimore, ngjarja ndodhi gjatë një lindjeje të komplikuar, ku mjekët përdorën forcepsin, një instrument obstetrik që përdoret në raste emergjente, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje me prerje cezariane.

Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se vdekja e foshnjës ka ardhur si pasojë e dëmtimeve të rënda të shkaktuara gjatë përdorimit të forcepsit, duke ngritur dyshime për pakujdesi dhe mosrespektim të protokolleve mjekësore.

- Publicitet -

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur 2 mjekë gjinekologë për ‘Neglizhëncë në trajtimin mjekësor’, mosveprimi në kohë çoi në humbjen e jetës së të sapolindurës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, shtetasit E.V. dhe A.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të realizuar mbi procedimin penal nr.6713, të regjistruar pas kallëzimit të bërë nga shtetasja A.Z. pasi humbi foshnjën e saj gjatë procesit të lindjes, dhe nga aktet e ekspertimit doli qartë se vdekja e foshnjës erdhi si rezultat i dëmtimeve të rënda gjatë lindjes, të shkaktuara nga përdorimi i forcepsit, një mjet që përdoret zakonisht në lindjet e vështira, kur lindja natyrale nuk përparon ose kur është tepër vonë për ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas aktit të ekspertizës mjeko-ligjore, dëmtimet që çuan në shok traumatik hemorragjik të foshnjës, nuk janë pasojë e një komplikacioni të paparashikueshëm, por rrjedhojë direkte e mungesës së ndërhyrjes në kohë, që do të kishte shmangur përdorimin e forcepsit nëse lindja do të ishte bërë me seksio cezarian, siç ishte planifikuar paraprakisht.

Mosveprimi i të pandehurve, mjekes që u kujdes në procesin e shtatëzanisë si dhe mjekut roje të gatshëm, në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, kanë qenë faktori vendimtar që çuan në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ​Goditje politikës së emigracionit të Trump: Gjykata Federale në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë
  • Impiante në ishuj, Greqia dhe Turqia, në një përplasje të re diplomatike për Detin Egje
  • ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  • Skandali i spiunazhit me trupat e KFOR-it: Prokuroria kroate ngre aktakuzë ndaj ish-pilotit dhe partneres së tij serbe
  • Normalizimi i inkompetencës

Komentet e Fundit

  1. Artan on Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
  2. Inis on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  3. labi doktori on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  4. Otto on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Artan on Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?