Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E shtata për këtë vit, Koreja e Veriut lëshon edhe një raketë balistike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > E shtata për këtë vit, Koreja e Veriut lëshon edhe një raketë balistike
AktualitetBote

E shtata për këtë vit, Koreja e Veriut lëshon edhe një raketë balistike

Published: November 3, 2022
Shpërndaje

Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) të enjten, por ajo dështoi në mes të fluturimit, thotë ushtria e Koresë së Jugut.

Kjo raketë balisitike është e shtata që ka lëshuar Pheniani këtë vit. Kjo ndodhi në mes të shqetësimeve se së shpejti verikoreanët do të testojnë një armë bërthamore.

Tensionet vijnë një ditë pasi dy Koretë lëshuan për herë të parë raketa afër brigjeve të njëra-tjetrës. Seuli ka vepruar si shenjë hakmarrjeje tri orë pasi Pheniani ka nisur një raketë që ka rënë më pak se 60 kilometra larg qytetit jugkorean, Sokço.

- Publicitet -

Lëshimi i raketave nga Korea e Veriut vjen pasi SHBA-ja dhe Koreja e Jugut po organizojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat Pheniani i ka kritikuar ashpër si “agresive dhe provokuese”. Të enjten, Koreja e Veriut lëshoi një raketë me rreze të gjatë rreth orës 07:40 sipas kohës lokale.

Kjo e ka shtyrë Qeverinë japoneze që të lëshojë një alarm të rrallë emergjence të enjten në mëngjes për banorët në disa nga rajonet e saj veriore, duke u kërkuar atyre të qëndrojnë brenda.

Tokio fillimisht tha se raketa kishte fluturuar mbi Japoni, por ministri i Mbrojtjes, Yasukazu Hamada, deklaroi më vonë se ajo “nuk kapërceu arkipelagun japonez, por u zhduk mbi Detin e Japonisë”.

SHBA-ja tha se lëshimi i kësaj rakete tregoi kërcënimin që programi raketor i Koresë së Veriut paraqet për fqinjët dhe paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

“Angazhimet tona për mbrojtjen e Republikës së Koresë dhe Japonisë mbeten të hekurta”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Koreja e Veriut, më 28 tetor, ka lëshuar drejt detit dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi. Ky ishte testimi i parë i armëve balistike që Veriu ka kryer në dy javët e fundit, teksa ushtria amerikane ka paralajmëruar se përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga Phenjani do të “rezultonte në fundin e regjimit ” të këtij shteti.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, Koreja e Veriut ka kryer një sërë testimesh, teksa ka thënë se po teston sistemet e armëve bërthamore që janë të dizajnuara për të sulmuar caqe në Korenë e Jugut dhe në SHBA. / REL

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 3, 2022 at 9:15 pm

    Ato mund te leshojne me dhjetra raketa por nje rakete e vetme nga Amerika I ben hi dhe pluhur koreano-verioret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  • Dalin nga “arresti shtëpiak”, GJKKO zbut masën për ish-vartësit e Ballukut
  • “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  • Lëvizja e Flamingove tha “Jo”, tani i duhet guximi për të thënë “Po”

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?