Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim dhe qeverinë”, Beqaj shpërthen ndaj gjyqtares
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim dhe qeverinë”, Beqaj shpërthen ndaj gjyqtares
KronikeLajmi i fundit

“Edhe me vdekje të më dënoni s’e njollosni dot emrin tim dhe qeverinë”, Beqaj shpërthen ndaj gjyqtares

Published: January 23, 2025
Shpërndaje

Ish-ministri Ilir Beqaj është përballur sot me trupin gjykues dhe prokurorët, teksa nuk ka kursyer akuzat ndaj këtyre të fundit për procesin e sterilizimit.

Beqaj e ka cilësuar procesin politik dhe akuzën ndaj tij një farsë të sajuar, pasi u rrëzuan dy pretendimet e Prokurorisë për shpërdori detyre dhe korrupsion.

Sipas tij, gjyqtarja e çështjes në dhjetor me vendimin që mori është bërë pjesë e farsës dhe ka folur me gjuhën e Albana Vokshit dhe Petrit Vasilit.

- Publicitet -

Beqaj, nga ana tjetër shprehet se çfarëdo vendimi i ndikuar nga presioni publik dhe mediatik nuk mund ta njollosë emrin e tij dhe të qeverisë Rama.

Kujtojmë se më parë, Beqja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, e njëjta gjyqtare që i hoqi Sali Berishës masën e arrestit.

Fjala e ish-ministrit në seancën e sotme:

Ju e shkaterruat procesin, hetimet dhe akuzen ne menyre te parekuperueshme dhe permes heshtjes suaj te paligjshme, na keni vendosur ne pamundesi mbrojtjeje efektive per fakte qe nuk jane ne akuze dhe qe ju nuk i shpjegoni se ku i keni pare dhe me cfare provash i mbeshtesni si fakte.

I gjithe ky proces penal sic e kam deklaruar ne kete salle ne menyre te perseritur ka nisur si proces politik, ka vijuar si hetim politik dhe edhe ju e nderuar gjyqtare me vendimin e dates 23 dhjetor 2024 vendoset nje gur te rendesishem ne themelet e politizimit te kesaj ceshtje penale. Meqenese une Ilir Beqaj nuk mund te dilja i pa akuzar ne kete ceshtje penale dhe meqenese ju e konstatuat se as shkelja e barazise ne tender, as shperdorimi i detyres dhe as korrupsioni pasiv nuk qendronin, shpiket akuzen e vjedhjes dhe te grupit te strukturuar kriminal. Te siguroj se une do t’i cmontoj dhe keto dy akuza. Por dua te deklaroj se edhe ju jeni bere pjese e inkuizicionit ndaj meje.

Se dyti te siguroj, se edhe sikur me vdekje apo me burgim te perjetshem te me akuzosh apo te denosh nuk do mund te zhbesh, kontributin tim 33 vjecar ne jeten publike te vendit dhe as te njollosesh as emrin tim dhe as mbiemrin e familjes sime.

Por edhe nuk do te mund te njollosesh dhe as te kriminalizosh as qeverine 1 te Edi Rames dhe as Partine Socialiste.

Pas 5 vjetesh hetime rezulton se, gjykata ka pranuar se objekti i kontrates ishte nje nevoje publike e shendetesise shqiptare.
Prokuroria e Posacme nuk gjeti elemente te vepres penale te shkeljes se barazise ne tender.

Prokuroria e Posacme nuk gjeti elemente te vepres penale te korrupsionit pasiv, as te funksionareve te larte, as te funksionareve publike.

Vendimi juaj nuk ishte i papritur per mua edhe pse shume mund te jene cuditur. Ishte ne vazhden e çudirave qe paten edhe 2 vendimet e gjyqtarit te hetimeve paraprake, ne vendimet e Qershorit dhe te Tetorit 2023.

Fakti se prokuroret deklaruan se nuk kane gjetur veper penale te shkeljes se barazise ne tender dhe fakti se edhe ju zonja gjyqtare e pranuat kete deklarim te tyre konfirmojne pavertetesine e pohimeve te vendimit ne fjale te gjyqtarit Bani.

Deklaroj qe ka vendosur te mos i marre ne konsiderate me vetedije se nuk e çoj nepermend se nuk i di, sepse nese do provonim qe nuk i dine keto gjera gjyqtaret e Gjykates se Posacme, ky do te ishte deshtimi me i madh i reformes ne drejtesi. Vertete na duhen gjyqtare te pakorruptuar dhe te pakorruptueshem, por me se pari na duhen gjyqtare te afte.

Cfare vlere ka te jesh i pakorruptuar kur gjithsesi gjyqtari ndikohet nga presioni publik, mediatik, politik?! Dhe çfare vlere ka kur gjyqtari nuk ndikohet nga askush, por i mungon aftesia apo deshira per te kuptuar dhe pranuar te verteten dhe ligjin?

Ju zonja gjyqtare, me vendimin tuaj vendoset t’u bashkoheni deputeteve Albana Vokshi dhe Petrit Vasili. Pas vitesh e vitesh, qe fjalet “hajdut” dhe “vjedhje” jane perdorur rendom nga politika per sulme te ndersjellta, mesa duket edhe ju vendoset t’i provoni duke u bere pjese e debatit politik.

U provua se gjate hetimeve, organi i akuzes nuk ka bere asnje perpjekje, per te gjetur prova qe jane ne favorin tim, edhe pse kete e kerkon neni 8/a, pika 2 i K. Pr. Penale. Flitet disa here ne dosjen hetimore per numrin e nderhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013. Studimi i fizibilitetit permend se jane rreth 50,000 nderhyrje kirurgjikale. Ndersa, sipas organit te akuzes jane 63,000. Ne 5 vite organi i akuzes nuk mori mundimin te hetoje vete se sa ka qene realisht ky numer. Nuk ia kerkoi vete asnjehere zyrtarisht Ministrise se Shendetesise, edhe pse ne dosjen hetimore jane pergjigjet zyrtare te QSUT-se dhe te Spitalit Universitar te Traumes.

Organi i akuzes nuk ka lene cep ne internet pa rremuar per prova kunder meje. Lidhur me numrin e nderhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013 nuk mori mundimin as te lexoje ne internet raportet vjetor te QSUT, apo faqe zyrtare ne ëeb te INSTAT. Po ta kishte bere, do te kishte zbuluar qe numri 63,000 eshte i pasakte. Shifrat e percjella nga drejtuesit e spitaleve, me firme dhe me vule, jane ndjeshem te ndryshme nga ato qe ka marre ne konsiderate organi i akuzes, kur ka llogaritur totalin 63,000 te nderhyrjeve kirurgjikale ne vitin 2013. As ju nuk kerkuat qe organi i akuzes te provoje vertetesine e shifres 63,000.

Mbrojtja ime e ka marre nje pergjigje zyrtare nga Ministria e Shendetesise. Numri eshte ndjeshem i ndryshem nga 63,000. Dokumentin e pergjigjes do ta bejme publik ne gjykimin e themelit. Aty para publikut do te tregojme se sa te paplota dhe qellimkeqija kane qene hetimet e organit te akuzes. Do te tregojme se sa i paplote ka qene gjykimi ne kete seance paraprake. Aty do te tregojme se sa i anshem ka qene kreu i SPAK, Dumani, me udhezimin specifik qe u ka dhene prokuroreve te ceshtjes per kete qellim ne prill apo maj 2023. Do te provojme se sa qellimkeq ndaj personit tim ka qene edhe vendimi i gjyqtarit Bani i 23 qershor 2023. Do te provojme se sa inekzistent eshte Artur Metani, kreu i ILD-se, sic edhe do t’i tregojme publikisht diplomateve te huaj, per te verteten e koncesionit te sherbimeve te integruara te menaxhimit te instrumentarit kirurgjikal ne spitalet publike te Shqiperise.

Nderkohe ftuat prokurorine te beje dhe hetime qe duket se jane absurde. Se pari, ne vendimin e ndermjetem (nr 4), as nuk e cituat fare nenin perkates 332/ç te Kodit te Procedures Penale, qe ju jep te drejten te urdheroni plotesimin e hetimeve paraprake. Se dyti, me 23 Dhjetor 2024, ju kerkuat qe brenda 2 muajsh, dmth deri ne 23 Shkurt 2025, prokuroret te hetojne per shperdorim detyre, punonjesit e Ministrise se Financave dhe Gazmend Vehbi. Por dihet boterisht qe pas 12 Janar 2025, vepra penale e shperdorimit te detyres per keta persona eshte parashkruar.

Kerkuat hetime shtese per 4 anetare te KPP-se per “shperdorim detyre”. Vepra penale qe mund te bejne anetaret e KPP-se eshte shkelja e barazise ne tender. Organi i akuzes deklaroi se nuk ka shkelje barazie ne tender ne kete ceshtje penale. Ju e pranuat kete gje. Atehere, pse beni kerkesa absurde.

Ndersa lidhur me kerkesen per te hetuar Artur Lama dhe Alfred Çareri, ju treguat se vendimi juaj eshte marre nen presionin e politikes, dhe se ju dashur, pa dashur jeni bere nje vegel e mekanizmit te inkuizicionit ndaj Ilir Beqaj. Ata dy persona duhet te hetohen sepse emrat e tyre, PD nuk arriti t’i fuste ne listen e deshmitareve te komisionit hetimor.

 

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • lato says:
    January 23, 2025 at 12:37 pm

    Or te shesesh lotet me flori,hyqmila,,po ju shitet shurren me flori! o pasket qene te pangopur ju basketbollistet e Dinamos?

    Reply
  • ¿? says:
    January 23, 2025 at 1:15 pm

    Edvini ia paska shtrenguar vidat mire ketij palluqes dha ia paska siguruar “Sukseset ne Jete”

    Reply
  • Rroft Luli says:
    January 23, 2025 at 1:32 pm

    RRACQIR!

    Reply
    • ¿? says:
      January 23, 2025 at 6:25 pm

      Ti nderroi breçkat mami sot mo Luli, po te ka lene te vish era shurre si gjithmone?

      Reply
  • Rroft Luli says:
    January 23, 2025 at 1:32 pm

    Voto Lulin!
    SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË!
    DEMOKRATËT EUROATLANTIKE SHQIPTARE

    Reply
  • Gas Gas says:
    January 23, 2025 at 1:52 pm

    Beqo po’ behesh qesharak. Provat qe ta lehtesojne poziten nuk i sjell prokuroria. Ajo te sjell vetem ato qe ta rendojne. Po ti me leket qe Ke vjedhur mund te punesoje nje osé disa investigator privat qe te benin hetime mbrojtese dhe te te sillnin provat lehtesuese (po’ te egzistojne gjithmon).

    Reply
  • intelektuali says:
    January 23, 2025 at 3:39 pm

    QAJ EDHE TI O CUNI I HAMIT BEQES TE ENVERIT DHE PARTISE, NJASHTU SIC QANIN PRINDERIT TANE KUR BABALLARET TUAJ DHE XHELATET E PARTISE U THYENIN KOCKAT E TRUPIT PERPARA EKZEKUTIMIT KOMUNIST VETEM SEPSE ENDERRONIN QE SHQYPNIA TE BEHEJ PJESE E BOTES DEMOKRATIKE PA HAJDUTA MASHTRUES ENVERISTE!

    Mos qa dhe vajto, por i kerko falje popullit shqyptar per hajduterine makaber antishqyptare ne shendetesi bashke me pjellen e kriminelit komunist Gogo Nushi, Vilma Nushin, bedelen e Edvinit ne kete HAJNI, se keshtu do te ishte me mire per Demokracine o cuni hajdut i Hamit Beqes qe lindi në Shkodër, ku kreu gjimnazin, por studimet e larta për pedagogji e psikologji i kreu në Moskë nen trajnimin e KGB, si babai i Edi Rames, Killerii Enverit qe asnjehere nuk kerkoi falje per krimet e tij, por perseriste: “Te rroje Enveri dhe Partia!”

    Reply
    • pilo Lala says:
      January 23, 2025 at 6:47 pm

      Vilma Nushi ka 20 vjet qe eshte kompania qe furnizon spitalet e Shqiperise.
      Nuk e solli Beqja, ai e gjeti me kontrata te ngritura.
      Kontrata e re ishte emergjente kerkonte shpejtesi, dhe suksesi eshte te punosh me biznesmene me eksperience, kane njohuri ku gjendet malli per ta blere, ti sherbej spitaleve.
      Fakti eshte qe sterilizimi i paisjeve solli nje nivel me te larte ne sherbimet e operacioneve, ndersa kishte ca infermier qe vazhdonin te promovonin pastrimin e paisjeve me metodat e vjetra, qe sjellin infeksion mbas operacionit.
      Mua me duket se po gjykohet sepse i kane gjetur pasaktesi te financave, dhe keto te SPAK kerkojne burimin e ketyre parave, por nuk kane fakte si i ka marre ai parate.
      Eshte i zgjuar Beqja, nuk le gjurme, por presioni i PD e coi ne burg.

      Reply
      • ¿? says:
        January 24, 2025 at 1:27 pm

        Ti Pilo [aske mare vesh nje mut. Koncesionin e Sterilizimit nuk e ka Vilma Nushi. Vilma Nushi ka koncesionin e check-up, ose ndryshe te analizon ty gjakun dhe shurren, Koncesioni i sterilizimit eshte tjeter gje fare dhe ate e ka bere ky Beqja. Ik e informohu o pilo pastaj hajde pirdh ketu.

        Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    January 23, 2025 at 6:12 pm

    Kriminelet komuniste ,kur pushkatoheshin nga mema parti,para pushkatimit therisnin, te roje partia, te roje shoku Enver, partia dhe shoku Enver ja u shperblente me pushkatimin e femijeve te tyre.E njejta ideologji,i njejti qendrim,e njejta organizate kriminale. Te roje partia dhe shkou Edvin.

    Reply
  • mali says:
    January 23, 2025 at 7:20 pm

    Nuk kuptoj c’fare mut gjyqi eshte bere kur ky po flet me shume se avokati mbrojtes.
    Ne nuk kemi fjalen e avokat mbrojtesit.
    Fjala e tij meret parasysh dhe ligjerisht dhe jo brockullat e te akuzuarit.
    Me vjen shume keq per nivelin e ulet gazetaresk.
    Kush po pjerdh me titullin : Fjala e ish- ministrit …..
    Kush gomar e ka lene te flase kaq shume sikur eshte ne mbledhjen e byrose politike.
    Doemos.Cudira shqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?