Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Edhe një dëshmi se shqipja nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Edhe një dëshmi se shqipja nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoni
Kulture

Edhe një dëshmi se shqipja nuk është gjuhë zyrtare në Maqedoni

Published: May 2, 2023
Shpërndaje

Agim Vinca

 

Më 23 prill të këtij viti, duke udhëtuar me makinë në rrugën Tetovë-Gostivar më ndali policia. Radari kishte regjistruar tejkalimin e shpejtësisë së lejuar dhe unë iu nënshtrova sanksionit të paraparë me ligj: u dënova me gjobë në të holla. Dënimet në trafik në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë shumë të larta në raport me të ardhurat dhe standardin e qytetarëve, por kjo s’është temë e këtij shkrimi (reagimi). Fjalën e kam te një problem tjetër, që është më i madh e më me peshë se dënimi me të holla për kundërvajtje në komunikacion: te përdorimi dhe mospërdorimi i gjuhës shqipe në RMV. Dokumenti i lëshuar me këtë rast nga personi zyrtar, pjesëtar i policisë së Maqedonisë, është ekskluzivisht në maqedonisht dhe me alfabetin cirilik (formulari i Ministrisë së Punëve të Brendshme); teksti i shkruar me dorë nga polici, gjithashtu; vetëm vula e rrumbullakët në fund është në dy gjuhë: maqedonisht-shqip. Përveç vulës, në tërë dokumentin nuk ka asnjë germë shqip, ndërkohë që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në RMV deklarojnë pa pushim se shqipja është gjuhë zyrtare në këtë shtet!

- Publicitet -

Rreth dy vjet më parë pata shkruar për një rast tjetër flagrant të mospërdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore në Maqedoni, duke marrë shkas nga fletëlëshimi i Spitalit të Qytetit në Strugë me rastin e vdekjes së tim vëllai, kurse tani më duhet të reagoj përsëri, duke sjellë si dëshmi vërtetimin për marrjen e përkohshme të patentës së shoferit nga policia e Gostivarit. Dokumenti në fjalë (patenta ime) është lëshuar në Prishtinë dhe në të shihet qartë logoja e Republikës së Kosovës, por polici në detyrë ka shënuar dy herë, te vendlindja dhe vendbanimi: “R. Albanija” (Republika e Shqipërisë), duke e “mohuar” Republikën e Kosovës, pikërisht në ditën që presidentja Osmani ishte në vizitë në Shkup!

Në janar të vitit 2021, në kohën kur pandemia bënte kërdi, Spitali i Qytetit në Strugë (Javna zdravstvena ustanova “Gradska bollnica”), na e dorëzoi raportin për ndarjen nga jeta të familjarit tonë vetëm në maqedonisht, kurse tani, në prill 2023, “Saobraqajna policija Gostivar” më lëshon vërtetim për marrjen e “sendit” vetëm në gjuhën shtetërore maqedonase. Që të dyja këto komuna, edhe Gostivari edhe Struga, janë me shumicë shqiptare, por pjesëtarëve të popullsisë shumicë u mohohet e drejta e komunikimit në gjuhën e tyre amtare. Po t’i ndodhte kjo serbit të Kosovës, “Sërpska lista” do të kishte ngritur barrikada, kurse Vuçiqi do të ulërinte për “terrorin” që ushtron “regjimi i Kurtit” mbi serbët në Kosovë!

Te rubrika “nëpunësi i policisë” (policiskiot slluzhbenik), shkruan vetëm: “Ali A.”. Nuk e di pse polici shqiptar nuk e ka parë të udhës ta shkruante të plotë mbiemrin e tij, por vetëm me nistoren A., mirëpo ky detaj u bë objekt shakaje gjatë qëndrimit tim në vendlindje. “Ty të paska dënuar Ali A.(hmeti)”, më ngacmonin bashkëvendësit e mi sherretë në Strugë e Veleshtë, duke marrë shkas nga koincidenca e emrit të policit, ”Ali A.”, me emrin e liderit të BDI-së, zotit Ali Ahmeti,  kurse unë ua ktheja: “E po, ja Ali A.(hmeti), ja intelektuali i tij i preferuar Ali A.(liu), i cili kur pati ardhur nga Shkupi në Prishtinë në vitet ’70 vërtetimit i thoshte “potvërdë”!

Por, mënjanë shakanë. Nuk është se nuk janë bërë ndryshime në Maqedoni (në krahasim me të kaluarën e tmerrshme, kur nuk tolerohej asnjë fjalë shqipe), por çështja e zyrtarizimit të plotë të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, me Kushtetutë e jo me ligj, është një çështje ende e pazgjidhur. Ata që pretendojnë ndryshe i demanton realiteti.

“Në polici nuk përdoret gjuha shqipe”, më thotë nëpunësi i Stacionit Policor në Gostivar ku e shlyej dënimin (shqiptar edhe ky) si të më kumtonte diçka krejt normale. Nuk e kuptoj  përse dhe me çfarë logjike, pos asaj megalomane unicentriste, në thelb albanofobe. Policia e RMV-së nuk është vetëm e maqedonasve, e as vetëm maqedonishtfolëse, popullsia aq më pak.

Prishtinë, 30 prill 2023       

P. s.

Rilexova këto ditë poeteshën bullgare Bllaga Dimitrova, poezitë dhe esetë e saj të mrekullueshme. Në Maqedoni priten ndryshime kushtetuese për t’u zyrtarizuar prania e komunitetit bullgar në këtë vend për shkak të vetos që Sofja zyrtare i ka vënë pranimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Kohë më parë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, desh shkaktoi skandal politik me Bullgarinë për shkak të Maqedonisë. Në vend që të kërkonte nga BE-ja trajtimin veças të Shqipërisë, siç do të vepronte alaminutë pala tjetër po të ishte në pozitë të kundërt, Edi ynë i vërsulet Bullgarisë!

Të kuptohemi: askush nuk është kundër politikës së fqinjësisë së mirë, përkundrazi. Por fqinjësia e mirë nënkupton respekt reciprok e jo mosdurim ndaj shenjës kryesore të identitetit – gjuhës së tjetrit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pjesëmarrje masive këtë të shtunë: Flakadanë dhe det flamujsh para Kryeministrisë, diaspora ‘ndez’ protestën në Ditën 105
  • Megjithë protestat dhe kërkesat e BE, qeveria jep sërish 90 mijë metra katrorë me 1 euro për ‘investim strategjik’ në Lalëz
  • “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona
  • A është vërtetë e mundur që Trump të japë 5 mijë dollarë për çdo amerikan të rritur?
  • Nafta kap rekorde të reja, arrin në 229 lekë për litër!

Komentet e Fundit

  1. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  2. K R on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  3. Sadiku on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  4. Detari on Protesta kundër Muzeut Hebraik, Rama: Nuk po shkatërrojmë muzeun “Labëria”, çeta e Lesko pijanikut…
  5. Vlora 97 on “Mos guxo ta prekësh me dorë, o kriminel”: Tensione në takimin e Edi Ramës në Vlorë, policia shoqëron katër persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?