Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.
Por, dy ftesave të Prokurorisë, kreu i ekzekutivit kosovar iu përgjigj me një kërkesë: prokurorët të shkojnë dhe ta intervistojnë në zyrën e tij, në Kryeministri.
As Prokuroria Speciale e as Qeveria e Kosovës, nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse palët kanë rënë dakord për një datë për dëshmimin e kryeministrit.
Ndonëse që nga ftesa e parë ka kaluar më shumë se një muaj, njohësit e fushës së drejtësisë thonë se nuk ka një afat të caktuar kohor se sa mund ta presë Prokuroria kryeministrin Kurti që të dëshmojë.
Viona Bunjaku, hulumtuese ligjore në Lëvizjen FOL, thotë për Radion Evropa e Lirë se, pavarësisht se nuk ka një afat ligjor, Kurti duhet ta japë dëshminë e tij sa më shpejt.
“Në parimet e Kodit [të Procedurës Penale], është i mishëruar parimi i ekonomizimit të procedurës, që nënkupton se duhet të ndodhë sa më parë, e në të njëjtën kohë Prokuroria është e lidhur me afatin e hetimit, i cili është dy vjet. Por, në këtë rast, kjo duhet bërë sa më parë”, shprehet ajo.
Ndërkaq, Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se në çdo rast Prokuroria duhet të ruajë integritetin e hetimeve dhe të veprojë në bazë të ligjit, dhe ndaj dëshmitarit të marrë masa, që parashihen me Kodin e Procedurës Penale.
Sipas tij, “nëse prokurorët nuk kanë guxim profesional”, atëherë jo vetëm kryeministri, por edhe qytetarët e zakonshëm “mund të tallen dhe të mos e respektojnë autoritetin e Prokurorisë”.
Se sa mund të zgjasë e gjithë kjo situatë, varet nga ajo se kur ka marrë Prokuroria vendim për nisjen e hetimeve, dhe më pas nga kjo ndikohet edhe afati ligjor kur prokurori i rastit duhet të marrë vendim për hedhjen poshtë të kallëzimit penal apo ngritjen e ndonjë aktakuze, shpjegon Miftaraj.
“Sidoqoftë, prokurori, në asnjë rrethanë, nuk duhet të lejojë që dëshmitari të bëjë obstruksione në administrimin e procedurës penale, por duhet të ndërmarrë veprime procedurale për të zbardhur të vërtetën lidhur me rastin që ka në punë”, thotë ai.
Çfarë thotë ligji për mosparaqitjen e dëshmitarëve?
Në Kodin e Procedurës Penale thuhet se një gjyqtar, sipas detyrës zyrtare, apo me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, mund ta detyrojë një dëshmitar që të paraqitet. Nëse ai nuk paraqitet në Prokurori, gjyqtari e dënon atë me gjobë prej 250 eurosh, sa herë që ai refuzon. Por, nëse ka refuzim edhe pas shqiptimit të gjobave, ai mund të burgoset, por jo më shumë se një muaj.
Më 16 dhjetor 2024 Kurti nuk shkoi në Prokurorinë Speciale, e cila tha se ai gjendej në një udhëtim jashtë vendit.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, deklaroi për REL-in se Kurti “ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë”.
Katër ditë më vonë u bë e ditur se Kurtit i është dërguar një ftesë e re.
Përplasja e ekzekutivit me gjyqësorin
Çështja e ftesës për Kurtin ka përplasur Qeverinë me Prokurorinë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se pajtohej me kryeministrin se e gjithë kjo gjoja ishte planifikuar nga Kryeprokurori i Shtetit, Blerim Isufaj, që të bëhet lajm “në media vendore e ndërkombëtare, që Kurti paska qenë i ftuar për një aferë korruptive”.
Haxhiu tha se, në të kaluarën, zyrtarë të lartë qeveritarë – pa përmendur emra – janë intervistuar në ambiente të Qeverisë. Por, Isufaj tha se, në pesë vjetët sa ai ka qenë në post, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Intervistimi në zyrë, “i kundërligjshëm”
Kërkesa e Kurtit që të intervistohet në zyrë, sipas Viona Bunjakut, është e gabuar dhe nuk është “praktikë e shëndoshë”, pasi duhet të synohet të ndërtohet një sistem i shtetit të së drejtës, mbi praktika “të mirëqena, dhe jo duke bërë veprime të kundërligjshme”.
Refuzimi nga cilido zyrtar shtetëror që të paraqitet në Prokurori, sipas saj, është praktikë e rrezikshme, që në “një mënyrë apo tjetrën cenon sigurinë juridike” dhe krijon “precedent të një revolte ndaj institucionit ndjekës”.
Edhe Ehat Miftaraj pajtohet se, nëse bëhet përjashtim për Kurtin që të japë dëshminë në zyrën e tij, kjo do të ishte në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe me rastet “kur dëshmitari ose i pandehuri mund të merren në pyetje në vende jashtë zyrave të Prokurorisë”.
Rasti i rezervave shtetërore
Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.
Në këtë ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku pretendohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Qeveria ka thënë se pagesat për rezervat shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin./REL
Eshte e drejta e tij sipas ligjit.
Ne shkel ligjin ,ne Kosove nuk ta zgjatin shume. Te mer policia pa pyetur imunitetin e te shpie para gjykatesve.
Aty fole per problemin.
Ky eshte laku qe i kane vene tek koka Albin Kurtit.
Nqse do humbase zgjedhjet, do e kerkojne te deshmoj per nje takim rutine, do e lene te lire.
Nqse do fitoje, atehere do i vihet kalvari Prokurorise per ta rrezuar dhe denuar.
Amerika eshte absolute ne heqjen e Albin Kurtit, po i sjell shume dem Kosoves dhe rajonit.
Votuesit duhet ta kuptojne qarte qe kjo eshte kurth amerikan, ata nuk te falin.
10 litra vaj 10 kg sheqer 1kv miell,,shiko ti prokuror mos i kane bere hallve turqit.Ne 9 shkurt jane zgjedhjet,ne 10 fiton votat .Atehere ftoje prape Albin Kurtin.
Kosova asnjehere nuk kishte nje kryeminister me te papergjegjshem se sa Albinin.
Uroj dhe shpresoj qe njehere e pergjithmonë ky sharlatan te largohet nga politika.
Do te ishte shpetim per shtetin e ri dhe te brishte te Kosoves.
Dakort Mollosi,fjala jote ne vesh te perendise.
Por nuk na thua si do t’i kthesh ata 500,000 bashkekombas qe I sikterise nga Shqiperia per 12 vjet ?
” shiko vendin tek ke lere ,o fatkeq..
Keshtu na keshillojne rilindasit e 1912–tes.
Jepi pergjigje.
Kjo Gjykata Speciale që çoi në Hagë udhëheqësit e famshëm të UCK-së, me urdhër nga jashtë, do të fusë në burg edhe Albin Kurtin. Duke e akuzuar për allisheverishe dhe mashtrime ekonomike, Meqë nuk e akuzon dot për krime lufte. ngaqë në atë periudhë ai ka qënë i burgosur politik në Serbi. Mjerë Kosova. Serbia po mpreh dhëmbët të gllabërojë së paku gjysmën e saj. Dhe tani Kosovën nuk ka kush ta mbrojë. Kurti ka bërê maksimumin, por era po fryn sot kundër Kosovës dhe në favor të Serbisë.
@Mollosi:
Une te dija me te emancipuar ti bie ne nivelin e katunarit dru me pre @mali dhe flet percart pa treguar asnje dokument korrupsioni per Albin Kurtin qe futi Kosoven ne Evrope pa viza dhe qe po mbron copetimin e Veriut qe Edi Rama me Vucicin kishin bere mareveshje ne terrin e nates ta ndanin si “byreku ne tepsi” bashke me bedelin e tyre Hashim Thaci qe kishte kryer krime kunder njerezimit si nje killer dhe bandit dhe prandaj tani po degjon akuzat ne Hage me killerat e tjere , lexoje komentin e @demos qe te mos hedhesh brockulla me kundershtime gomari si ajo e “Q” ne alfabetin serb ne kete forum te nerum te gazetes DITA, sepse o @Mollosi kokeforti pa llogjike, eshte shume te hedhesh llogje budalli dhe te mos paraqitesh asnje argument llogjik dhe qe te mbyll kete debat meso nga intelektuali se:
TASHETHEMET DASHAKEQE PER VDEKJEN POLITIKE TE ALBIN KURTIT DOLEN TEJET TE EKZAGJERUARA NGA FANATIKE DRU ME PRE NGA TE DY ANET E KUFIRIT, SEPSE SHBA SHPALLEN NON-GRATA HAJDUTET E HASHIM THACIT DHE JO ALBIN KURTIN DHE TE LDK.
Prokuroria rezile e Kosoves te mos vertise bythen si “Kurvat ne Bordello” duke treguar muaj me radhe me perralla me mbret, por te tregoje emerin e pederastit qe urdheroi vrasjen e inskenuar makaber te Liridones nga burri bythqir qe po mundohet ta fshehe dhe ta maskoje me murafet dhe me urdher te Edi Rames dhe agjenteve te tij ne Serbi duan te intimidojne Albin Kurtin si te korruptuar per vaj dhe sheqer nga Polonia sikur kryeministri kosovar te ishte HALLVAXHI.
Ore intelektual ,e morem vesh per Albin Kurtin por akoma po presim nga ty nje ide si intelektual qe je si do ta rezojme Edi Ramen nga froni.
Keto na duhen deri me 11 maj.
Albin Kurti eshte ne Kosove.Jane kosovaret qe zgjidhin problemet e tyre.
Perse juve iu kruhet bytha me Kosoven.
Rregulloni shtepine tuaj se nuk mbeti shtepia e tjetrit pa zot qe ju po futni hundet.
Po te kerkojne ndihme ,po,do I japim.
Deri tani nuk shikoj qe kerkojne ndihme.
Po ik o mollos o martallos! Merr vesh ti nga politika, po iku Albini kosova u be si bosnja, me republika srpska se ky eshte pllani â derzi!
@mali:
Keshtu behet debati pa fyerje pa argumenta dhe pa anatemime allogjike enveriste me oponentet kur nuk jane dakord me ty. C’eshte kjo pyetje prej budalli: “…Perse juve iu kruhet bytha me Kosoven?…” duke harruar nga mosdija gramatikore se pyetja duhet te perfundoje me pikpyetje detyrimisht? Sepse une per vete do te thoja pa asnje “patriotizem” me gisht ne bythe:
PER KOSOVEN DUHET TA KRUAJNE BYTHEN TE GJITHE SHQYPTARET ATJE KU NDODHEN
Per kete teze intelektuali grumbulloi afro $600 mije me miqte e tij per t’i derguar tek UCK e vertete e Kosoves ne fillim te vitit 1988 kur kishte plasur Lufta me Serbine dhe shkoi ne Tirane per t’ja dorezuar kolonel Ahmet Krasniqit qe u vra pabesisht duke i vjedhur edhe donacionet e pensionisteve shqyptaro-amerikane per te blere arme ne Token Amtare,
KUSH E VRAU ME PABESI HAJNI KOLONEL KRASNIQIN NE TIRANE?
Pyes kështu se më duket afër mendsh të supozojmë se vrasja e Kolonel Krasniqit është akt i SHISH-it në Shqipëri në bashkëpunim me figurat me të larta në UÇK perfdshire ketu edhe Hashim Thacin si kreun e killerave vrastare. Këta KILLERA te pacipe unifikimin e kombit e shikonin si rrezik të pozitave të tyre nga profesionistët e FARK-ut, prandaj kishin interes te sabotonin unifikimin dhe mënyra e vetme ishte vrasja e Ahmet Krasniqit.
KETE PABESI ANTISHQYPTARE REALIZOI EDHE ENVER HOXHA NE MUKJE 1943.
prandaj:
Mos hidh llogje budalli pa dogane se ka te tjere qe dine me shume, jane me te lecitur dhe helbete nuk mund te jene dakord me ty.
Ndjese gabim, viti ka qene 1998 dhe jo 1988
Intelektual po shikoj qe nuk ta mban bytha te flasesh per sot .
Leri ato $600,000 se nuk po te kerkon llogari njeri.
Tani intelektual dil ne teme : si mendon te rrezosh pushtetin e Rames.
Ti ke folur mbare e prape per Ramen.
Tani qe po vijne zgjedhjet jepi drejtim ideve te tua per permbysjen e pushtetit te Rames.
Si ne Amerike qe je ne duam mendimin tend demokratik te permbysjes se pushtetit diktatorial,ne se quhet keshtu qeverisja e Rames.