Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Egjiptianët thonë 9, arabët 7, ndërsa spanjollët… Sa shpirtra ka macja?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Egjiptianët thonë 9, arabët 7, ndërsa spanjollët… Sa shpirtra ka macja?
AktualitetKuriozitete

Egjiptianët thonë 9, arabët 7, ndërsa spanjollët… Sa shpirtra ka macja?

Published: January 28, 2024
Shpërndaje

 

Me shkathtësinë e tyre të mahnitshme – dhe një aftësi të natyrshme për t’iu shmangur me çdo mënyrë vdekjes – shprehja se macet kanë 9 jetë ka bërë jehonë në civilizime dhe shoqëri të ndryshme gjatë gjithë historisë së njerëzimit.

Por cila është origjina e vërtetë e kësaj shprehjeje?

- Publicitet -

Macet nisën të jetonin krah për krah humanëve në Lindjen e Afërt gjatë periudhës së Neolitit, rreth 10,000 vite më parë. Mendohet se transferimi ynë nga jeta si gjahtarë, në fermerë, ka qenë e dobishëm edhe për macet antike.

Teksa njerëzit kultivonin tokat dhe nisën të ruanin ushqimin në depot e rezervave, kjo tërhiqte kafshët pré të maces, si minjtë dhe gjarpërinjtë. Marrëdhënia e njerëzve me macet u kthye në një simbiozë të natyrshme dhe diçka të dobishme për të dyja speciet – njerëzit u siguronin maceve ushqim dhe strehim ndërsa macet ndalonin brejtësit para se ata të vidhnin apo infektonin ushqimet e tyre.

Zbutja e maceve nisi me ritme të shpejta në Egjiptin e Lashtë. Ky civilizim njihej për adhurimin e maceve – shumë prej perëndive të tyre pasqyroheshin si njerëz me kokën e maces. Macet shtëpiake në fakt edhe balsamoseshin nga egjiptianët e lashtë dhe varroseshin si mumie.

Por përse 9 jetë?

Një nga perënditë egjiptiane Atum-Ra thuhet të merrte formën e maces në mënyrë që të shkonte në botën e nëndheshme. Prej aty ai solli në jetë 8 mace të tjera perëndi. Disa njerëz e lidhin idenë se macet kanë 9 jetë pikërisht me këtë mit.

Por në kultura të tjera ky numër ndryshon. Për arabët macet kanë 6 jetë, për spanjollët ato kanë 7.

Ky nocion është i lidhur me faktin që macet shihen si krijesa tejet me fat, duke qenë se kanë mundësi t’i shpëtojnë rrezikut në mënyra që shpesh duken të pabesueshme.

Histori dhe video virale ku macet i shpëtojnë vdekjes edhe pas rënieve nga lartësi të mëdha janë bërë të zakonshme tashmë.

Një arsye përse macet kanë mundësinë t’u mbijetojnë këtyre rrëzimeve të rrezikshme është një fenomen i njohur si ‘refleksi korrigjues’. Ky është një refleks balancues i cili u lejon atyre të orientojnë veten ndërkohë që bien nga lartësitë në mënyrë që të zbresin në këmbë në momentin që prekin tokën.

Ky refleks së bashku me kockat dhe ligamentet e tyre tejet fleksibël janë arsyet përse këto kafshë misterioze kanë mundësinë t’u shpëtojnë rënieve nga lartësitë që për kafshë të tjera do të ishin fatale.

“Macet janë kurioze nga natyra dhe duan të eksplorojnë situata të reja dhe të panjohura gjë që nuk është gjithnjë në favorin e tyre. Por ato janë grabitqare të përgatitura. I dinë limitet e tyre dhe kanë një shkathtësi marramendëse që iu lejon të reagojnë shpejt kur përballen me rrezikun’” – thotë Celia Haddon, eksperte e sjelljes së felinëve.

a.d. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Bariu i deleve says:
    January 31, 2024 at 4:02 am

    Shkrim shumë “intetesant”! Për artikuj të tillë ka shumë nevojë “publiku i gjerë” shqiptar dhe jo shqiptar. Sikur të na thoshit për shqiptarët se me sa jetë e çmojnë macen, sa mirë do të ishte…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?