Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eksportoi bazën e të dhënave të TIMS, nën hetim drejtori i IT i Policisë së Shtetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Eksportoi bazën e të dhënave të TIMS, nën hetim drejtori i IT i Policisë së Shtetit
KronikeLajmi i fundit

Eksportoi bazën e të dhënave të TIMS, nën hetim drejtori i IT i Policisë së Shtetit

Published: April 10, 2024
Shpërndaje

Emri i Ervin Muçës bashkë me veprimin e tij të ndërhyrjes në sistemin e të dhënave doli në media pas rreth një jave që ai mbërriti në krye të Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit.

Në fakt, ishte denoncimi publik i një eksperti IT-je që tregoi me detaje dhe fakte gjithçka po ndodhte nën urdhrat e drejtorit të ri të atij sektori në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Bëhej fjalë konkreti sht për Ervin Muçën, personin që pasditen e djeshme, Prokuroria e Tiranës tregoi se e kishte vënë nën akuzë dhe madje kishte kërkuar për të jo vetëm arrest shtëpie, por edhe pezullim nga detyra.

Në kohën kur u bë denoncimi i drejtuesit të IT në Polici, një reagim i ashpër erdhi edhe nga vetë Ambasada Amerikane që sipas të dhënave të asaj kohe shfaqi shqetësim të madh për ndërhyrjen në atë sistem. Po në atë kohë u tha se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore kishte nisur hetimet, por deri ditën e djeshme askush nuk di të thotë se çfarë ka ndodhur me atë ndërhyrje të paautorizuar në sistemin TIMS.

- Publicitet -

Prokuroria e Tiranës, me anë të një njoftimi ka bërë me dije se ndaj Ervin Muçës, Prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar masën e sigurisë së “Arrestit në shtëpi” dhe pezullim nga detyra për ndërhyrje të paligjshme në sistem, duke kopjuar bazën e të dhënave në mënyrë të paautorizuar. Ndërhyrja në sistem solli një reagim të fortë të ambasadës amerikane në Tiranë dhe më pas detyroi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke bërë një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës për ndërhyrjen në sistemin TIMS, për “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërhyrje e pa autorizuar”. Denoncimi i parë publik për kreun e IT-së u bë në fillim të gushtit të një viti më parë, e që prej atij momenti, drejtuesi i departamentit të Teknologjisë dhe të Informacionit në Policinë e Shtetit ka qenë i përfolur për kryerjen e këtij akti. Tashmë do të jetë Prokuroria e Tiranës që do të vijojë hetimin për akuzën e bërë publike që lidhet pikërisht me veprimin e Muçës.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kërkon masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237, 242 të Kodit të Procedurës Penale për shtetasin E.M., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 192/b/2 i Kodit Penal “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka referuar materialin procedural regjistruar me nr. 9866, datë 01.09.2023 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, si dhe “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 192/b të Kodit Penal. Po kështu, me shkresën nr. 2482 prot, datë 08.08.2023 Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka përcjellë material hetimor, protokolluar me nr. 10898, datë 08.08.2023, për vlerësim dhe është regjistruar procedimi penal nr. 5404, datë 01.09.2023.

Në vijueshmëri të hetimit, shtetasi E. M. është marrë person nën hetim, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike”, parashikuar nga neni 192/b/2 i Kodit Penal. Në mënyrë të përmbledhur nga hetimi i procedimit penal rezulton se, në datën 02.08.2023 në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, e cila ndodhet në godinën e Drejtorisë së Teknologjisë dhe Informacionit me adresë Rr. “Mine Peza” në Tiranë, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara nga drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, E.M.. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me PIN-in personal të një punonjësi tjetër joprezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jokorrekte dhe në kundërshtim me ligjin. Hetimi i këtij procedimi penal është shtrirë në pyetjen e tërë personazheve të përfshirë në ditën e ngjarjes, por njëkohësisht edhe në kryerjen e ekspertimeve përkatëse. Në vijim të procesit hetimor janë kryer verifikime mbi vërtetimin e besueshmërisë së personit nën hetim E. M., në raport me pozicionin e tij drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionin.

Personi nën hetim, sipas shkresës nr. 3041/1 prot., datë 08.01.2024 të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, rezulton se në datë 23.10.2007 në Itali është raportuar si përgjegjës për veprat penale të dokumenteve false kryer nga persona privatë dhe përdorimin e një akti të rremë. Në datë 09.09.2008, shtetasit E. M. i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari. Nga hetimi procedimit penal ndërmjet të tjerash rezulton se personi nën hetim është këshilltar i jashtëm i drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që është edhe drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionit në Policinë e Shtetit. Ligji për Policinë e Shtetit ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies. Personi nën hetim E. M. nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikues për pozicionin e DTI në Policinë e Shtetit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Patriot says:
    April 10, 2024 at 10:48 am

    Kjo ngjarje tregon edhe nje here paaftesine dhe korrupsionin e shtetit.
    E para ai jeton ne shqiperi ku njerizit dine edhe sa luge ke ne shtepi, ndersa shteti nuk e dika qe ky beka 2 pune. Nga artikulli larte re dy pune jane te taksueshme.
    Kjo tregon qe shteti nuk te merre ne pune simbase CV por sipas mikut. Pra tani duhet hetuare dhe miku.
    Dhe e dyta ky eshte nje krime kombetare dhe duhet ta jetoje SPAK dhe prokuroria e Tiranes qe te gjitha ceshtjet I shqyrton simbase orekseve politike. O Skenderbeu yne bashke me Baluken ( Ballukun) ju nuk po siguroni nje aeroport e imagjinoni cfare do te ndodhi me aeroportet e tjera?

    Reply
  • Sul Koburja says:
    April 10, 2024 at 12:05 pm

    Degjenerimi i shtetit shqiptar eshte i papare,konkurron me shtetet me te deshtuara ne bote.

    Reply
  • P S E ? says:
    April 10, 2024 at 4:51 pm

    Njeres te tille i bente zap vetem E. Hoxha . Perse veprojne keshtu , ne kundershtim flagarant me detyren funksionale ? Edhe kush. . . , kryepolici ! Keta duhen varur pas koqesh , jo te hetohen ne gjendje te lire .

    Reply
  • Ish emigranti says:
    April 10, 2024 at 9:27 pm

    Naten i paska bere punet e zeza , si hijenat. Per hesap te kujt? Te ruseve, serbeve, grekeve,apo grupeve te krimit.Ketu fshihet koka e nje grupi kriminal qe godet pas shpine shtetin ne sistermin me nervalgjik , ne funksionet me kyce te tij. Eshte e barabarte me nje pushtim te huaj qe te paralizon,dhe shkaterron gjithshka ne funksionimin e shtetit. Denimi duhet te jete maksimal si dhe te ndiqet protokolli i rrepte ku nderhyrjet ne te te dhenat te behen nga grupe te certifikuara brenda institucionit dhe jo nga individe . Si shtetas i ketij vendi, duke kuptuar ate qe ka ndodhur , jam shume i tronditur. Nuk behet fjale per mungese serioziteti , por per nje krim madhor.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?