Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Eksportuesit humbën 35 mln euro nga zhvlerësimi i euros, fasonët paralajmërojnë shkurtimin e punonjësve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Eksportuesit humbën 35 mln euro nga zhvlerësimi i euros, fasonët paralajmërojnë shkurtimin e punonjësve
AktualitetEkonomi

Eksportuesit humbën 35 mln euro nga zhvlerësimi i euros, fasonët paralajmërojnë shkurtimin e punonjësve

Published: September 4, 2023
Shpërndaje

Eksportuesit shqiptarë kanë nxjerrë një bilanc të parë të humbjeve nga zhvlerësimi i Euros në kursin e këmbimit me Lekun.

Në studimin mbi “Mbi Nevojën e Adaptimit të Strukturës së Politikës Monetare të Bankës së Shqipërisë” të hartuar nga anëtarë të Zyrës së Unifikuar të Bizneseve Eksporteve (ZUBE) vlerësohet se humbjet nga zhvlerësimi i euros të eksportuesit për janar-qershor 2023 arritën në 34,8 milionë euro.

“Kjo tendencë tregon për humbjet e vazhdueshme të eksportuesve shqiptarë të shkaktuar nga ndryshimet në kursin e këmbimit, duke ndikuar pasoja të tjera negative socio-ekonomike, duke filluar që nga likuiditeti më i ulët i tyre për t’u furnizuar, reduktim në numrin e punonjësve, e përkthyer kjo në efekte të tjera zinxhir, si ulja e konsumit, ulja e investimeve, etj”, theksohet në studim.

- Publicitet -

Ndër sektorët me humbjet më të lartë nga kursi i këmbimit vlerësohen sektori i veshjeve dhe këpucëve me fuqi punëtore, sipas studimit, prej 200,000 të punësuarish.

Nga analiza e kryer nga ZUBE vlerësohet se për shkak të vështirësive të krijuara nga kursi i këmbimit për të ruajtur qëndrueshmërinë e aktivitetit ndërmarrjet e fasonerive mund të shkurtojnë numrin e punonjësve.

“Nëse në analizë do të marrim pagën minimale si referencë (karakterizuar ky sektor), mund të bëhen vlerësime konkrete edhe të numrit të punonjësve që duhet të shkurtojnë këto biznese, vetëm për shkak të vështirësive të krijuara nga kursi i këmbimit në mënyrë që të mbajnë treguesit makroekonomik të tyre të qëndrueshëm”, citohet në studim.

Në mbështetje të eksportuesve, në studim rekomandohen marrja e një sërë masash nga Banka e Shqipërisë dhe institucionet e tjera shtetërore që nga skemat në mbështetje të eksportuesve deri te ndërhyrjet e BSH-së që mund të zbatojë një politikë të përshtatshme të kursit të këmbimit për të ruajtur një vlerë konkurruese të monedhës.

Të premten, shoqatat e eksportuesve i dërguan një letër kryeministrit Edi Rama, ku kërkonin marrjen e masave për të zbutur pasojat e rënda që po përjetojnë kompanitë prodhuese për eksport nga mbiçmimi i lartë i monedhës kombëtare.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 shtator 2026
  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës

Komentet e Fundit

  1. !!? on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  2. Sheiku Dubanian on U shkarkua nga Veliaj, reagon Sulaj: Mirënjohje Kryeministrit Rama
  3. Arratisur on Anketa e BB: Korrupsioni, pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë
  4. Mentori on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  5. Dursakja on Anketa e BB: Korrupsioni, pengesa kryesore për zhvillimin e Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?