Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: 15 mijë euro për një banesë sociale, SPAK mbyll hetimet për 8 të pandehurit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: 15 mijë euro për një banesë sociale, SPAK mbyll hetimet për 8 të pandehurit
KronikeLajmi i fundit

EMRAT: 15 mijë euro për një banesë sociale, SPAK mbyll hetimet për 8 të pandehurit

Published: December 31, 2024
Shpërndaje
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj 8 të pandehurve në lidhje me skemën e përfitimit përmes dhënies së banesave sociale.
Hetimi ka nisur pasi SPAK është vënë në dijeni se një bashkëpunëtor i një emisioni investigativ gjatë muajit janar 2023 ka mundur të realizojë disa takime me të pandehurin Vasil Karasaliu (punonjës pranë Ujësjellës Kanalizime në Durrës), i cili i ka premtuar përfitimin e një banese sociale në zonën e Spitallës, Durrës, kundrejt dhënies si shpërblim të shumës prej 15,000 euro.
Sipas SPAK, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar dhe provuar se të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj kishin ngritur skemën e përfitimeve të paligjshme, duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore, të cilët kishin dhe mundësi vendimmarrjeje në dhënien e banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës, Durrës, personave të interesuar, kundrejt shumave monetare, që sipas tyre do shërbenin për bllokimin e banesës përmes dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve.
“Personat e interesuar për banesë sociale, përveç pagesës paraprake të shumës monetare, do vijonin t’iu dorëzonin të pandehurve dokumentacionin për vijimin e procedurës standarde të përfitimit të banesës sociale. Më pas, sipas tyre, personave të interesuar do t’u dërgohej një SMS konfirmimi nga ana e Bashkisë Durrës, periudhë kur sipas tyre do bëhej shpallja e fituesve dhe në banesë do futeshin pas disa muajsh. Pas këtij momenti, përfituesi i banesës sociale detyrohej që të paguante një qera minimale për disa vite, shumë e cila do të vlerësohej në bazë të sipërfaqes për m2 që do përfitonte,” thuhet në njoftimin e SPAK.
Të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mes datave 01.02.2023-01.03.2023, kanë kërkuar dhe marrë përfitim të parregullt, respektivisht në 4 episode, ndaj disa subjekteve (agjentit në mbulim, si dhe ndaj tre subjekteve të tjerë), shuma monetare që variojnë nga 5,000 deri në 10,000 euro, tek të cilët kanë siguruar aftësinë për të ushtruar ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike për të mundësuar përfitimin e një banese sociale në Durrës, njofton SPAK.
Ndërsa, të pandehurit e tjerë, Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Tahir Sylaj, provohet se u kanë premtuar dhe dhënë drejtpërdrejt respektivisht të pandehurve; Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, shumat monetare (në vlerën mbi 50,000 lekë), të cilët u kanë premtuar ose u kanë siguruar atyre se janë në gjendje të ushtrojnë ndikim të paligjshëm në kryerjen e detyrës dhe marrjen e vendimeve nga personat që ushtrojnë funksione publike, për të përfituar banesa sociale.
Sipas SPAK, ndodhur para situatës kur të pandehurit Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Tahir Sylaj, nuk kanë lidhur më parë marrëveshje bashkëpunimi, kryerja e veprimeve të mësipërme, i ngarkon me përgjegjësi penale sa i përket premtimit dhe dhënies drejtpërdrejt të shumave monetare në vlerën mbi 50,000 lekë, të pandehurve Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, në këmbim të përfitimit të banesave sociale, duke konsumuar elementë të veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike,” të parashikuar nga neni 245/1, paragrafi 2 i Kodit Penal.
Akuzat ndaj të pandehurve janë si më poshtë:
  1. Gezim Sylaj – Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, bashkëpunim me të pandehurit e tjerë, dhe prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive.
  2. Vasil Karasaliu – Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, bashkëpunim me të pandehurit e tjerë.
  3. Viola Mema – Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, bashkëpunim me të pandehurit e tjerë.
  4. Behare Luzi – Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, bashkëpunim me të pandehurit e tjerë.
  5. Enxhi Çelaj – Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, bashkëpunim me të pandehurit e tjerë.
  6. Gazmend Panxha, Shyqyri Demadhe Tahir Sylaj – Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, për dhënien e shumave monetare për të mundësuar përfitimin e banesave sociale.

 

j.l./ dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Arben says:
    December 31, 2024 at 6:10 pm

    Të gjitha banesat sociale janë ndarë me krim.
    Hajdutlri e parave dhe djersës sonë.
    Kush i jep para këtij shteti ja heq nga goja fëmijëve të tij ja hedh qenëve të helmuar.
    Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari

    Reply
  • mali says:
    December 31, 2024 at 9:18 pm

    C’fare jane banesat sociale ?
    Pa ditur kete nuk mundet te gjykohet ne komente.

    Reply
  • mali says:
    December 31, 2024 at 9:37 pm

    Merni modelin e bashkise se Boston dhe nuk ka nevoje te ndertoni ligje e sterligje ku te ngateroheni.
    Modelet amerikane jane per momentin te persosura .
    Mjaft vrisni mendjen te beni cudira.

    Reply
  • Arben says:
    January 1, 2025 at 6:32 am

    Duhet njerëzit që merren me këtë punë pastaj ti marrin nga bostoni

    Reply
  • Arben says:
    January 1, 2025 at 6:33 am

    Janë ndërtime që bëhen me paratë e mija dhe i shet Edvin droga nga 15,000 euro

    Reply
  • edi says:
    January 1, 2025 at 8:18 am

    O Arben, mos e akuzo Ramen me pa te drejte. Rama nuk merret me keto pune. Po te shikoni mire Rama eshte shperndares i lajmeve te gezueshme si psh lindja ne maternotetin Nena Mbreteresge e lajmit te lindjes se dy binjakeve. sepse kete lajm nuk mund ta jape kushdo, hapjen e rrethrrotullimit sepse as kete nuk mund ta beje kushdo kurse lajmet si arratisjet nga rajonet e policise nuk e ben Rama !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria përballë sulmeve kibernetike, mbi 14.6 milionë tentativa në 6 muaj
  • Dy fjalë për nënkryetarucët e PS-së
  • Tre skenarët për fatin e udhëheqësit Iranian Mojtaba Khamenei dhe luftës për pushtet
  • Ministria e Brendshme shpall “non-grata” dy persona nga Maqedonia e Veriut
  • Shqiptarët ndër më aktivët në rrjetet sociale, Shqipëria renditet e para në Europë

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Socialisti i zhgenjyer on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  3. Ethem Lalaj on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  4. Izraeli i merr te gjitha on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  5. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?