Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Ekstradohen nga Dubai 3 të shumëkërkuar nga SPAK, pjesëtarë të organizatave kriminale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Ekstradohen nga Dubai 3 të shumëkërkuar nga SPAK, pjesëtarë të organizatave kriminale
AktualitetKronike

EMRAT: Ekstradohen nga Dubai 3 të shumëkërkuar nga SPAK, pjesëtarë të organizatave kriminale

Published: June 19, 2025
Shpërndaje

Tre të shumëkërkuar nga autoritetet shqiptare do të ekstradohen sot drejt Shqipërisë nga Dubai.

Ata akuzohen nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si pjesëtarë të organizatave kriminale, planifikim vrasjesh, sigurim kushtesh për diçka të tillë dhe përkrahje të personave të shumëkërkuar.

Bëhet fjalë për:

Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;

Ervis Daka, i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;

- Publicitet -

Maksim Koçi, i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

“Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër”, njoftoi Policia e Shtetit.

Tashmë, duket se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë më strehë për personat që kryejnë krime dhe i shmangen drejtësisë.

Prej rreth një viti, Dubai, që është konsideruar si parajsë për këta persona, po i dëbon, për t’i përballur me akuzat e ngritura ndaj tyre.

Drejt vendit tonë janë ekstraduar emra si Julian Meçaj, Plaurent Dervishaj, Bruno Çobo, Florenc Çapja, Dashnor Dumani dhe Armis Stafa.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Indiani hyn për të vjedhur një banesë në Kombinat, arrestohet majë çatisë
  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik

Komentet e Fundit

  1. demo on Hetimi zgjerohet: Demokratët në SHBA vënë në shënjestër resortin e Jared Kushnerit në Shqipëri
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?