Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Mashtrime me vlerë 7 mln euro me Call Center, SPAK jep pretencën për 13 të akuzuarit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: Mashtrime me vlerë 7 mln euro me Call Center, SPAK jep pretencën për 13 të akuzuarit
KronikeLajmi i fundit

EMRAT: Mashtrime me vlerë 7 mln euro me Call Center, SPAK jep pretencën për 13 të akuzuarit

Published: April 15, 2024
Shpërndaje

SPAK ka dhënë pretencën për 13 të akuzuar për mashtrim me vlerë rreth 7 milion euro të shtetasve gjermanë përmes call center-ave. Mësohet se Prokuroria e Posaçme kërkoi sot dënimin me 9 vite heqje lirie për Erjon Kasmin, që konsiderohet personi kyç në grupin kriminal, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të struktura kriminal. Ndërsa për Xhulian Xhafën, i akuzuar për “Mashtrim kompjuterik” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, SPAK kërkon dënimi me 8 vjet e 6 muaj.

Pretenca e SPAK parashikon përllogaritjen e zbritjes së 1/3 së dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. SPAK ka sekuestruar më herët disa llogari bankare mes te cilave shumën prej 588 mijë euro në emër të Erjon Kasmit si dhe 20 milionë lekë në emër të Xhulian Xhafës. Gjithashtu një tjetër llogari me shumën e 1.5 milionë eurove iu sekuestrua Erjon Kasamit në Kosovë si dhe 9 apartamente, 3 garazhde, 2 ndërtesa dhe 5 sipërfaqe toke me rreth 6 mijë metra katror tokë.

Pretenca u dha edhe për:

- Publicitet -

Anduel Gjergji 3 vite shërbim prove

Ariol Zenuni 3 vite shërbim prove

Denada Bardhi 2 vite shërbim prove

Emion Orizaj 3 vite shërbim prove

Ermir Shehu

Eris Kurila 3 vite shërbim prove

Evis Mahmutaj 3 vite shërbim prove

Ilir Shkurti 2 vite shërbim prove

Indrit Tila 2 vite shërbim prove

Klevin Molla shërbim prove

Skerdi Llupi shërbim prove

të akuzuar për “Pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”.

SKEMA

Në qershor të këtij viti Prokuroria e Posaçme mbylli hetimit duke marrë të pandehur 13 shtetas shqiptarë me akuza për mashtrim kompjuterik dhe grup i strukturuar kriminal. Sipas SPAK ka rezultuar se shtetasit gjermanë dhe shtetas të tjerë të vendeve Europiane si Franca, Italia, Spanja, Greqia etj., ftoheshin nga agjentët e subjektit “Bluenergycall sh.p.k”, të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese.

Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro etj., të Europës dhe më gjerë, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë.

Gjatë përllogaritjes së kryer dyshohet se vlera e arritur nga mashtrimi kalon shumë mbi 3 mln euro. Gjatë hetimit janë evidentuar dhe pasuri të pajustifikuara nga të ardhurat e të Eron Kasmi dhe Xhuljan Xhafa si të punësuar.

Konkretisht lidhur me të pandehurin Erjon Kasmi janë sekuestruar llogaritë në shumën totale 588.233 euro dhe 19.786.762lekë. Po ashtu ,këtij grupi i janë sekuestruar 19 pasuri të paluajtshme prej të cilave 9 apartamente, 3 garazhe, 1 ndërtesë, 4 pasuri pemëtore me sipërfaqe totale 3100 m2, si dhe 1 Truall me sipërfaqe 2750 m2 me një ndërtesë 750 m2.

SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.300 të vitit 2021 dhe në përfundim të hetimeve ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për gjykim me të pandehur shtetasit e mëposhtëm:

Erjon Kasmi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal. Xhulian Xhafa, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”, parashikuar si vepra penale nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në grupin e strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Nga hetimi ka rezultuar se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar në datë 09.12.2021, procedimin penal nr. 300, për veprat penale “Mashtrimit kompjuterik”, në bashkëpunimin, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar si vepër penale nga nenet 143/b/1, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Mbi bazën e kërkesës për ndihmë juridike e autoriteteve të Gjermanisë të drejtësisë, përkatësisht të Zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme Bamberg, dhe në zbatim të Vendimeve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është bërë kontrolli në ambientet e subjektit ‘Bluenergycall sh.p.k’ dhe subjekteve të lidhura me të. Nga provat materiale të sekuestruara dhe nga aktet e fashikullit të procedimit penal nr.300 të vitit 2021 të kryera në bashkëpunim me autoritetet gjyqësore gjermane, ka rezultuar se shtetasit gjermanë (dhe shtetas të tjerë të vendeve Europiane si Franca, Italia, Spanja, Greqia etj., të cilët janë në proces verifikimi nga jonë), pasi ftoheshin nga agjentët e subjektit ‘Bluenergycall sh.p.k’, të investonin në bursa ndërkombëtare, duke bërë depozitimin e parave sipas udhëzimeve të agjentëve, në platformat mashtruese.

Këto depozita nga viktimat bëheshin në llogari, të cilat kanë rezultuar se gjenden në banka të vendeve të ndryshme si Bullgari, Lituani, Poloni, Qipro etj., të Europës dhe më gjerë, ku më pas zhdukeshin nëpërmjet transfertave të njëpasnjëshme ose konvertimit në kriptovalutë. Nga hetimi është provuar se një pjesë e parave të depozitave të viktimave kanë përfunduar në llogaritë e të pandehurve në Shqipëri.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Dursakja says:
    April 16, 2024 at 7:00 am

    Këto veprimtari kriminale që ndodhin në këtë vend kanë precedentët e tyre. Ligji 7501 si dhe firmat piramidale ishin modele të grabitjes dhe të ndryshimit të statusit ekonomik të individëve të ndryshëm, ku më kryesorët përfitues ishin drejtues të pushtetit qendror dhe atij lokal dhe më pas vinin ata, që më vonë u formësuan dhe u bënë banda kriminale. Këto mashtrime filluan me popullin shqiptar (qytetarët tanë) dhe mashtrimi u perfeksionua tashmë, dhe me shtetas të huaj. Vet pasurimi marramendës i politikanëve shqiptarë duket si anëtarë dhe përkrahahës të këtyre bandave(sot).Politikanët filluan me bërjen e ligjeve në interes të disa individëve dhe përfunduan në degjenerim total, bashkëpunëtor dhe mbrojtës të tyre. Këto janë fillesat e “demokracisë tonë” dhe vijushmëria parashikohej, prandaj qytetarët e ndershëm morrën rrugën e emigracionit. Zoti i shpëtoftë Shqipëtarët!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 02 korrik 2026
  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Komentet e Fundit

  1. One 11 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Latif Bora on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  4. Arratisur on Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  5. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?