Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Mashtronin të huajt për investime në bursa, dy prej të arrestuarve lihen në burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Mashtronin të huajt për investime në bursa, dy prej të arrestuarve lihen në burg
AktualitetKronike

EMRAT: Mashtronin të huajt për investime në bursa, dy prej të arrestuarve lihen në burg

Published: November 12, 2023
Shpërndaje

Janë zbuluar nga policia, dy ambiente të përshtatura si “Call Center”, në Tiranë, ku ushtrohej aktiviteti i mashtrimit të shtetasve të huaj, nga disa kontinente të ndryshme, duke i mashtruar ata për të investuar në tregje fiktive të kriptovalutave.

Pas  finalizimit të këtij operacioni në pranga përfunduan 8 shtetas, të cilët rezultuan se ishin bashkëpronarë dhe punonjës në dy subjektet “Call Center”.

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën “arrest me burg” për Emiljano Pajën dhe Alma Harunin, ndërsa për 6 të tjerët Eni Sula, 32 vjeç banues në Tiranë, Mario Sota, 29 vjeç banues në Tiranë Erjon Hoxha, 23 vjeç banues Fushë-Krujë, Saimir Brakaj, 35 vjeç, banues në Vlorë, Fjoralba Hoxha  27 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Erjona Murrizi 26 vjeçe, banuese në Tiranë është caktuar “arrest shtëpie”.

- Publicitet -

Njoftimi i plotë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në bazë të informacionit të referuar nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të seksionit të Prokurorisë, ka regjistruar me iniciativë procedimin penal nr. 471, të vitit 2023, për veprën penale “Mashtrimi Komjuterik”, parashikuar nga neni 143/b/2 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi, nga ana e prokurorisë janë kryer veprime duke përdorur metoda pro aktive, në bashkëpunim me sektorin e hetimit të Krimeve Ekonomiko Financiare, në Departamentin e Policisë Kriminale si dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bazë të së cilave janë identifikuar dy ambiente, të cilat ishin përshtatur si “Call Center”, në qytetin e Tiranës, në të cilat ushtrohej aktiviteti i mashtrimit të shtetasve të huaj, nga disa kontinente të ndryshme, duke i mashtruar këta shtetas për të investuar në tregje fiktive të kriptovalutave dhe më pas përvetësimin e shumave të konsiderueshme të parave në monedha huaja.

Në kuadër të këtij procedimi penal, më datën 08.11.2023, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në qytetin e Tiranës u finalizua operacioni policor, ku u ushtruan kontrolle në dy ambientet ku zhvillohej aktiviteti i mashtrimit  brenda të cilit u gjendën 75 punonjës të paregjistruar në organet tatimore, të cilët mashtronin shtetasit e huaj nëpërmjet platformave fiktive.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 servera me të dhëna, 2 pajisje “DVR”, 75 pajisje komjuterike të llojit laptop, 25 pajisje komjuterike të llojit PC, 35 aparate celulare, disa blloqe shënimesh me emrat e personave të mashtruar dhe shumave të përvetësuara, një shumë parash prej 13 500 eurosh dhe një makinë luksoze e viteve të fundit, e cila dyshohet se është produkt i pastrimit të parave nga aktiviteti i mashtrimit.

U arrestuan në flagrancë 8 shtetas, të cilët rezultuan se ishin bashkëpronarë dhe punonjës në dy subjektet “Call Center”, konkretisht shtetasit E.S. 32 vjeç, banues në Tiranë, E.P. 28 vjeç, banues në Tiranë, M.S., 29 vjeç, banues në Tiranë, E.H. 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, A.H. 32 vjeç, banuese në Tiranë, S.B. 35 vjeç, banues në Vlorë, F.H. 27 vjeç, banuese në Tiranë dhe E.M. 26 vjeç, banuese në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, më datën 11.11.2023, ka vendosur vleftësimin si të ligjshëm të arresteve në flagrancë dhe ka caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit E.P. dhe A.H. dhe masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit E.S, M.S., E.H, S.B, F.H. dhe E.M.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?