Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Sherri mes vëllezërve binjakë përfundoi në plagosjen e nipit, 15-vjeçari mori tre plumba
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > EMRAT: Sherri mes vëllezërve binjakë përfundoi në plagosjen e nipit, 15-vjeçari mori tre plumba
KronikeLajmi i fundit

EMRAT: Sherri mes vëllezërve binjakë përfundoi në plagosjen e nipit, 15-vjeçari mori tre plumba

Published: January 31, 2025
Shpërndaje

Një 29-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pas plagosjes së një 15-vjeçari të regjistruar mbrëmjen e djeshme në Fushë-Mëzez. I arrestuari është Florant Pëllumbi. Mësohet se vëllai binjak i të arrestuarit, Nazmi Pëllumbi është shpallur në kërkim. Policia bën me dije se i mituri i plagos pas një konflikti të xhaxhallarëve të tij binjakë.

Pas një konflikti mes vëllezërve, Nazmiu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar drejt vëllait të tij. Plumbat kanë kapur aksidentalisht nipin e mitur duke e plagosur 3 herë. 29-vjeçari, Florant Pëllumbi u vendos në pranga pasi në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Nëna e të miturit me deklaratën e saj në polici ka bërë të mundur edhe zbardhjen e plagosjes së djalit. Ajo ka thënë se njëri nga kunetërit e saj, ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur 15-vjeçarin. Sipas saj, konflikti mes dy 29-vjeçarëve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe më pas ka degraduar në përdorimin e armës.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/ Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri një 15-vjeçar. Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre). Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar. Në vijim të veprimeve për këtë rast:

u shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-u arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Ci qi temen says:
    January 31, 2025 at 12:26 pm

    Jevgjeni,,,

    Reply
  • ¿? says:
    January 31, 2025 at 5:02 pm

    Hajde mer ti, shqiptaret edhe kur jane binjake kacafyten me njeri tjetrin. Binjaket jane si me qene i njejti njeri i ndare ne dysh, kurse keta koqet i shtijne njeri tjetrit. Hajde komb budall, hajde. Po nga emrat keta duken si shqipKARE, dmth si pasardhes turqish, pjesa KARE e kombit hibrid Arbe – ShqipKAR.

    Reply
  • TRENI says:
    January 31, 2025 at 5:28 pm

    SIPAS ARTIKULLIT:
    DY BINJAKET KANE PROBLEME ME DROGEN, DHE KA SHUME MUNDESI TE KENE PASOJA NGA PERDORIMI I SAJ.

    Kurse, antishqiptari dhe antinjeriu, greko maskarai (¿?) orvatet me çdo menyre ta pergjithesoje te gjithe Shqiptaret.
    Cili eshte ky llapaqen mavri katran (¿?), eshte pikerisht ai qe ka 1 vit rresht qe ka publikuar ne forumet e gazetes dita:
    shume komente antishqiptare, dhe me propagande shume te qelbur pederastie, pedofilie, homo bythqirlleku, e icesti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  • “Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
  • Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  • Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  • Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Komentet e Fundit

  1. K R on Netanyahu: Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e mi
  2. Kokpalari 21 janarit on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  3. K R on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  4. Ethem Lalaj on Kauza “jetime” nё sheshin plot!
  5. prehistoriku on Kauza “jetime” nё sheshin plot!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?