Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Të dënuar me burg, ekstradohen në Shqipërisë 3 persona, 1 drejt Spanjës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Të dënuar me burg, ekstradohen në Shqipërisë 3 persona, 1 drejt Spanjës
AktualitetKronike

EMRAT: Të dënuar me burg, ekstradohen në Shqipërisë 3 persona, 1 drejt Spanjës

Published: March 1, 2024
Shpërndaje

Katër persona janë ekstraduar nga vendet të huaja drejt Shqipërisë, pasi ishin dënuar dhe akuzuar për një sërë veprash penale.

Mësohet se 4 personat e ekstraduar, janë të dënuar dhe akuzuar nga autoritetet në Shqipëri dhe në Spanjë, për armëmbajtje pa leje, kultivim, prodhim dhe shitje narkotikesh, si dhe për fshehje të ardhurash.

Salvatore Salozzo, 31 vjeç, lindur në Itali, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

- Publicitet -

31-vjeçari ka fshehur të ardhurat e shoqërisë tregtare të tij dhe nuk i ka paguar detyrimet tatimore shtetit shqiptar.

Renald Lleshi (Canaj), 29 vjeç, u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Sarandës, me mbi 3 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”.

Më datë 29.08.2017, në Sarandë, 29-vjeçari bashkëpunoi për plagosjen me armë zjarri, të 3 shtetasve, ndërsa në banesë iu gjetën 9.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Njazi Kulla, 28 vjeç, u ekstradua nga Luksemburgu në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

28-vjeçari duhet të vuajë dhe rreth 2 vjet burgim, nga ky dënim.

Shtetasi me iniciale L. Ll., 48 vjeç, lindur në Vlorë, u ekstradua nga Shqipëria në Spanjë, pasi Gjykata e Barcelonës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.

Njoftimi i policisë:

Finalizohen procedurat e ekstradimit të 4 shtetasve, të dënuar/akuzuar nga autoritetet në Shqipëri dhe në Spanjë, për •armëmbajtje pa leje, •kultivim, prodhim dhe shitje narkotikesh, si dhe •për fshehje të ardhurash.

Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet zyrave të Interpolit në Tiranë, Romë, Berlin dhe Madrid, janë finalizuar procedurat për ekstradimin e shtetasve:

-Salvatore Salozzo, 31 vjeç, lindur në Itali. Ai u ekstradua nga Italia në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 5 vjet burgim, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. 31-vjeçari ka fshehur të ardhurat e shoqërisë tregtare të tij dhe nuk i ka paguar detyrimet tatimore shtetit shqiptar;

-Renald Lleshi (Canaj), 29 vjeç. Ai u ekstradua nga Gjermania në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Sarandës, me mbi 3 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”. Më datë 29.08.2017, në Sarandë, 29-vjeçari bashkëpunoi për plagosjen me armë zjarri, të 3 shtetasve, ndërsa në banesë iu gjetën 9.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa;

-Njazi Kulla, 28 vjeç. Ai u ekstradua nga Luksemburgu në Shqipëri, pasi është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 28-vjeçari duhet të vuajë dhe rreth 2 vjet burgim, nga ky dënim;

-L. Ll., 48 vjeç, lindur në Vlorë. Ai u ekstradua nga Shqipëria në Spanjë, pasi Gjykata e Barcelonës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal të Spanjës.

Bashkëpunimi me partnerët europianë dhe jo vetëm, vijon, për të finalizuar ekstradimet e shtetasve të ndaluar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra penale të ndryshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Protestuesit sulmojnë me molotov, efektivi i policisë merr zjarr (Pamje të rënda)
  • VIDEO: Pamje të rënda, momenti kur vajza rrëzohet në tokë nga uji me presion, plagoset në kokë
  • Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas
  • “Me plumba gome, vazhdoni”, urdhri nga megafoni teksa protestuesit përballen me policinë
  • Një prej tyre…

Komentet e Fundit

  1. Jeta on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  2. Socialpis i nershëm... on 24 tetor 2026
  3. fshatari.pafshat on Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze
  4. Dajti on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë: Nuk dorëzohem
  5. xxx on ​As qameti, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?