Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: EMRAT: Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë publikojnë listat, kush u përfshi e kush mbeti jashtë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > EMRAT: Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë publikojnë listat, kush u përfshi e kush mbeti jashtë
AktualitetKosovë

EMRAT: Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë publikojnë listat, kush u përfshi e kush mbeti jashtë

Published: December 8, 2025
Shpërndaje

Partitë politike i kanë publikuar listat me kandidatë me të cilat do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme që mbahen më 28 dhjetor.

Në lista ka pak risi pasi shumica e emrave janë ata të cilët kanë kandiduar edhe në zgjedhjet e kaluara. Listës së Lëvizjes Vetëvendosje i prin kryetari i saj, i cili ëstë edhe kryeministër në detyrë Albin Kurti.

Ai pasohet nga Glauk Konjufca, Donika Gërvalla-Schwarz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari-Lila, Hajrulla Çeku e Shqipe Mehmeti-Selimi. Në listë është edhe Andin Hoti, që mban numrin 11 si dhe ish-kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma.

- Publicitet -

LVV

Në dhjetëshen e parë pos Bedri Hamzës janë edhe Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Besa Kabashi Ramaj, Rrahman Rama, Eman Rrahmani, Sala Jashari dhe Kujtim Gashi.

Hamza e ka quajtur listën gjithëpërfshirëse e me profesionistë të shumtë. “Energji e re me mbi 50 kandidatë që garojnë për herë të parë dhe 37 gra që e forcojnë përfaqësimin. Një përbërje që reflekton përgjegjësi dhe përkushtim ndaj interesit qytetar dhe shtetëror. Jemi bashkë dhe të përkushtuar për ta çuar Kosovën përpara”, ka shkruar kryetari i PDK-së, Bedri Hamza në Facebook.

PDK

Në dhjetëshen e parë të listës së Lidhjes Demorkatike të Kosovës, pas Lumir Abdixhikut janë Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Doarsa Kica-Xhelili, Lutfi Haziri, Abdullah Hoti, Anton Quni, Jehona Lushaku-Sadriu, Ferid Agani dhe me numrin 10, Ukë Rugova.

Abdixhiku ka thënë se lista është kombinimi i “njerëzve të dëshmuar në profesionet e tyre, aktivistëve të palodhur të LDK-së, gjeneratës së re që kërkon hapësirë e përgjegjësi, dhe figurave që kanë ndërtuar institucione, ekonomi, arsim e siguri”.

Në listë nuk është përfshirë ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i cili ka thënë se përjashtimi i tij nga lista e LDK-së për zgjedhjet e 28 dhjetorit, është një padrejtësi e pashembullt.

LDK

Në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në dhjetëshen e parë, pas Ramush Haradinajt, janë renditur Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Bekë Berisha, Arbër Tolaj, Albana Bytyqi, Pal Lekaj, Gani Dreshaj, Diellza Kukaj dhe Agim Çeku.

Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës

 

Edhe Nisma e cila në këto zgjedhje do të garojë e vetme, e ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

Dhjetë të parët në listën e Nismës janë: Fatmir Limaj, Xhevahire Izmaku, Arbëreshë Krasniqi, Mevludin Krasniqi, Endrit Shala, Albulena Balaj Halimaj, Artan Nimani, Çerkin Dukolli, Jehona Rrafshi Lumi dhe Nexhat Mustafa.

Kryetari i Nismës, Limaj, në një konferencë për media të dielën mbrëma, ka thënë se nëse e kalojnë pragun zgjedhor prej 5% atëherë në Kuvendin e Kosovës, Nisma do t’i bashkohet Grupit Parlamentar të PDK-së.

NISMA

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të organizohen më 28 dhjetor. Ato u shpallën meqë, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit asnjë nga dy të mandatuarit për ta bërë qeverinë, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, nuk arritën të sigurojnë votat e mjaftueshme në Kuvend.

Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt Lëvizja Vetëvendosje pati marrë mbi 390.000 vota apo 42.30 për qind. E dyta pati dalë Partia Demokratike e Kosovës me mbi 190.000 vota, apo 20.95 për qind, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 170.000 mijë vota, apo 18.27 për qind. Në vendin e katërt qe radhitur koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Social-demokrate me mbi 66.000 vota apo 7.06 për qind
j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Fitorja tronditëse e AfD në Gjermani, pse Elon Musk është entuziazmuar
  • Vuçiç vendos të kandidojë për kryeministër në tetor
  • Veliaj në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet sot masa “arrest me burg” pas vendimit të Kushtetueses
  • NATO-ja rrëzon një dron në Lituani teksa Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme
  • Nga Durim Bami, tek Aldo Avdylaj dhe Altin Morina, GJKKO dënon 7 të pandehurit e dosjes ‘Revanshi’

Komentet e Fundit

  1. palermo on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  2. Dyli on Çfarë ndodhi mes Edi Ramës dhe të riut shqiptar në fluturimin e linjës Tiranë-Napoli?
  3. Patriot Redoni on Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagos me çekiç ish-vjehrrin
  4. Anonymous on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  5. Anonymous on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?