Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Erdogan trondit Europën, krijon parti në Gjermani dhe fton myslimanët t’i bashkohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Erdogan trondit Europën, krijon parti në Gjermani dhe fton myslimanët t’i bashkohen
BoteLajmi i fundit

Erdogan trondit Europën, krijon parti në Gjermani dhe fton myslimanët t’i bashkohen

Published: January 30, 2024
Shpërndaje

Me një lëvizje politike surprizuese, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka shokuar europianët, teksa ka krijuar një parti politike në Gjermani, e cila ka në thelb të programit të saj luftën kundër racizmit mysliman.

Partia e re, e cila pritet të garojë në zgjedhjet europiane të qershorit, do të quhet Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Zgjim (DAVA) dhe është krijuar zyrtarisht më 7 janar.

Partia është një degë e partisë AKP, që drejtohet nga lideri turk dhe synon të fitojë besimin e mbi 1.5 milionë turqve me të drejtë vote në Gjermani, por edhe shtetasve të tjerë më origjinë të huaj.

- Publicitet -

Partia e re pritet të drejtohet nga Teyfik Özcan, i cili ka këmbëngulur se financat e partisë do të sigurohen të gjitha nga brenda vendit, në zbatim të plotë të ligjit elektoral, pasi në Gjermani është e paligjshme të marrësh fonde nga vendet e huaja.

Krijimi i DAVA-s ka shkaktuar reagime dhe shqetësime në Berlin. I pari që ka reaguar kundër është Cem Özdemir, ministri gjerman i Bujqësisë, i cili ka prejardhje turke.

Ai shkroi në platformën X: “Një degë e Erdoganit që kandidon në zgjedhje këtu, është gjëja e fundit që na duhet”.

Edhe nënkryetari i partisë më të madhe opozitare konservatore Kristian Demokrate (CDU), Jens Spahn, kritikoi këtë nismë të Erdogan. Ai shkroi në rrjetet sociale: “Një degëzim Erdogan-AKP në Gjermani do të ishte një tjetër parti ekstreme në vend”.

Ndërkohë, kandidatja kryesore liberale gjermane Marie-Agnes Strack-Zimmermann kur u pyet për DAVA-n tha për Die Welt: “Aktualisht po shohim partitë që shfaqen kudo dhe qëllimi dhe ushtrimi i tyre i vetëm është që përfundimisht ta copëtojnë Evropën nga brenda”.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • mali says:
    January 30, 2024 at 7:55 pm

    Edhe turku per ate pune ardhi ne shqiperi.Beri ca foto me kllounet shqiptare dhe u largua.

    Reply
  • Mjerimi says:
    January 30, 2024 at 8:00 pm

    TYMI LE TI DAL
    EUROPES PLAKE
    KRIMBI PO E HA
    PAK E NGAPAK

    BOLL I PIU GJAKUN
    BOTES ANEMBANE
    TANI ERDHI KOHA
    TE PAGUAJ QIRANE

    RACE E BARDHE PO TRETET
    SIC TRETET QIRIU
    EUROPA PO NXIHET
    SI BYTHE ARIU

    Reply
  • fery says:
    January 30, 2024 at 10:04 pm

    Edhe Vetevendosje do te krijoje parti ne Maqedoni te ciles do ti bashkohet gjithe opizita shqiptare e Maqedonise. Ne Mal re Zi ponjashtu

    Reply
  • demo says:
    January 30, 2024 at 10:12 pm

    Po kur ne Gjermani eshte nxjerre jasht ligjit Partia Naziste,perse mos ta nxjerre te jashtligjshme dhe Partine Islamiste?

    Reply
  • Mollosi says:
    January 31, 2024 at 8:10 am

    Mjerimi!
    Mire qe Evropa duhet paguar qirane per gjakun e pirë, po Turqia a thua duhet paguar qirane per qindera vite qe shqiptareve (dhe te tjereve) ua piu gjakun?

    Reply
  • Xha jaho says:
    January 31, 2024 at 11:49 am

    Musulman apo krishtere!!!
    Sa shume abuzime per kete motiv. Kriminel, vrases, hajdut fjasin ne emer te ketij motivi.
    O njerez shikoni punen si burim te ardhurash, te tjerat jane tifozeri private dhe nuk duhet te jene motiv lufte dhe urrejtje.

    Reply
  • Remo says:
    January 31, 2024 at 2:38 pm

    Nuk trondit gje ne Europe Erdoqeni me pordhet e tij. Gjermania di si t’i trajtoje turko-osmanet qe edhe pse jane brezi i trete i lindur atje, ngelen qe ngelen po ata anadollake. Shikoni se i ka tronditur nga themeli ato troje ku jetojne shqip foles ki sulltani i ri, kete beni. Kolera neo-otomane eshte shfaqur me keq nga virusi Covid, tashti lind pietja: beni sikur nuk e kuptoni apo e kuptoni mire dhe eshte pikerisht kjo qe deshironi?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?